| E diele, 15.04.2012, 03:38 PM |
FJALIA E
KATËRT
Nga
DR. VLERA EJUPI
Dëshira
për të martirizuar është një fenomen i cili po mundohet të merr rolin e
autoritetit aty ku duhet edhe aty ku nuk duhet, por duke u nisur nga rrethanat
tona “të shkëlqyeshme” të krijuara nga pseudo të mençurit, të cilët po shkrihen
në zhytjen e narcizoizmit të tyre, mund të flasim në këtë kontekst që vijon
vetëm për situatat – pra për ekzistimin e autoritetit aty ku nuk duhet. Taktika
nga e cila lëngojnë këta të dashuruarit në vete janë shokime tejet të
cekëta, të lëmuara me një ironi tepër të hidhur, që iu mundëson atyre (që qoftë
në mendimet, e qoftë në të shprehurit “omnipotent”, të tyre), të krijojnë
parreshtur gjëra këto të cilat përmbajnë më së shumti një e gjysëm deri në dy
fjali, meqë nuk kanë më shumë VËND në kokë për ti përpunuar ato, falë ironisë
së hidhur.
Kështu
është më me siguri që burrat, fatmirësisht jo të gjithë, së fundja le ta gjejnë
veten këtu ata të cilët e gjejnë-natyrisht duke iu dhuruar komoditetin për këtë
vetëm dhe vetëm dëshirës së tyre për këtë, ta përdorin mpreftësinë e tehut të
inteligjencës së tyre me pretendime për ta quajtur veten gjentëllmenë katundi,
të bëjnë dallimin mes luftës së tyre liridashëse, dhe asaj tjetrës për ne më
tani kristal të qartë - luftë për
mizerje dhe vrasje, më vjen më turp ti përmendi shprehjet aq të degustuara siç
janë- fyerjet dhe zhgënjimet. Pa kaluar as një moment intervali kohor, mendimet
e tyre arrinë gjer te numri tre i fjalisë, dhe këtu mbaron çdo gjë, meqenëse
vetëm këto tri fjali janë të devotshme.
Por mungon fjalia e katërt, e aq shterp nuk jemi për të vendosë përcaktimin
tonë si ta formulojmë atë, të bëhemi më njerëz, pra ta kemi më në fund
njerëzimin- parim të rëndësishëm në klasifikimin e gjërave-caku i luftës nuk
ishte as mbrojtja, as ideali i kamufluar po qoftë, për fat të keq, edhe me ata
të cilët e deshën këtë, meqë as shqiptarizmi (kjo është diçka jo e dëshiruar), e
as liria kombëtare (për këtë mund të pasojë gilotina dhe dekaptitimi-ekzekutimi
me prerje të kokës). Pak burrëri do të ndjehej në etër, nëqoftëse do të cekej,
natyrisht fjalia e katërt - u bë luftë për shkatërrimin e shqiptarëve të
vërtetë dhe më pas për robërimin e tyre. Por rrugët e Perëndisë janë të
çuditshme, sa më i madh të jetë numri i të dekaptituarve, aq është më e gjatë do
të jetë koha e eliminimit të pasojave. E tani më që nuk ngeli kokë për tu
dekaptituar, çka do të ndodhë me shkatërruesit dhe robëruesit. Po vallë çka do të ndodhë me
invalidët e luftës dhe familjet e përvëluara, çka do të ndodhë me familjet e
shkretuara përjetë të viktimave të cilat kishin besim të vërtetë në luftën për
realizimin e idealit kombëtar.
I heshturi- TURPI, i kamufluar dikund pas gardheve të
hekurta me shumë korozion, me shumë mund dhe djersë të thurura të lagjeve të
shkatërruara të tokave shqiptare, ku as errësira nuk është e qetë se edhe ajo i
pengon atij, i cili edhe në këtë errësirë pa hezitim krijon plasaritje. Edhe
telat e shtëpive gjysëm të shprazura, ose të boshatisura fare janë hapësirë në
të cilën ata të shkaktojnë shkatërrim dërmues.
Po krenaria paraqitet aty ku shkatëruesi ka shprazur pa
pikë mëshire forcën detrimentale të tij. Dhe kur kjo forcë pashitet, vijon prap
e prap Turpi, sepse e këtillë është dialektitka e ekzistencës, ndjenjë kjo sa
njerëzore, po aq fisnike për ata të vërtetit. Fatkeqësisht, jo të gjithë e kanë
atë privilegj të jenë të vërtetit, se e vërteta mund të jetojë dhe të
ngadhnjejë vetëm e ushqyer me të vërtetën, dhe ka hapësirën e gjërë përreth të së
quajturës qartësi direkte të të folurit, e jo veprim i heshtur i TURPIT, në një
qetësi turbulente duke përkujtuar skenat e dhimbshme të momenteve të fjalisë së
katërt. Mbase pas thënies së fjalisë së katërt, vjen ballafaqimi me viktimat.
Tentativa e fundit, ndoshta do të kishte qenë: hiquni zvarrë nëpër ndonjë vrimë
të telave të ndryshkur rreth e përqark shtëpive të juaja të boshatisura. Dhe
kështu shkatëruesit mezi presin shansin e tyre për tu lutur që nëpër telat të
gjindet ndonjë plasaritje, për të mundësuar këtë heqje zvarrë, prandaj do të
kishte qenë bizare po të kishin lënë ndonjë vend pa plasaritje. Kjo është
kështu se tenderët, rrogat dhe honoraret stratoferike, mundësojnë shfarosje
totale të atdhedashurisë.
A nuk janë këto simptomet qëllimshëm të krijuara, por jo
provokative mendoj nga mungesa e inteligjencës së lindur e cila i tejkalon
profitetet me dëshirë për të ngulfatur dhimbjen kombëtare. Më tutje
manifestimet e dobësimit të tyre, vazhdimisht goditëse për natyrën dhe
insistimin për një jetë normale ju tingëllon provokative. Të gjithë jemi të
lodhur nga jehona e zhurmës së panevojshme.
Zhurma e tyre nuk u shkaktua nga ajo që ata pretendojnë
të kenë ose janë dukë ndërtuar, por nga ajo e cila ata e rrënuan. Barku i
shqiptarëve më është i shprazët. Cilat janë ato shtresa të vetëdijes të cilat
kanë vënë urë të pashembur mes mendimit të ndërgjegjshëm dhe veprimit
shkatërrues? Keni humbur ritmin kohor normal të të vepruarit, meqë veprimi
shkatërrues është shoqërues i denjë i juaji. Dhe e gjithë kjo krijon imazhin e
popullit të lënë pas dore, imazh ky i tmershëm i cili sikur po tundet nga
imazhi i kundërt i tij. Më nuk lejojmë përulje të atdhedashurisë e cila është
duke pritur pak si shumë, kurse ju nuk i sollët hiç asgjë asaj. Atdhedashuria
nënkupton agregim të përvojave të shëndetshme kombëtare, plot e përplot kreativitet
për të mposhtur liriasgjësimin, zilinë e paturpshme, projektimet
shumëdimensionale për të krijuar jetë substanciale, e jo jetë migrimi për t`iu shmangur margjinalizimeve të cilat krijojnë kënaqësi
të skajshme të konformitetit të këtyre reflektimeve. Atdhedashuria është
oponente e flaktë e vetë-selebrimit, e shkatërimit të dinjitetit kombëtar, e
dagerotipisë( procesi i parë i suksesshëm fotografik) e cila ka vetëm një hero
të përjetshëm në fokus, duke harruar se asgjë nuk është e bukur dhe tërheqëse
nëse është vetë.
Pra fjalia e katërt, ajo e cila mungon në kontekstin e
lartëpërmendur është-atdhedashuria dhe VËNDI
KU duhet gjetur ajo.
Fjalia e katërt na mëson ti adhurojmë mënyrat të cilat e
përkëdhelin të vërtetën, dhe ti duam dhe përvetësojmë ato. Sa jemi të
mbështjellur me vellon e vrazhdësisë në të shprehur, në të vepruar, në të
kontaktuar njëri me tjetrin. Fjalia e katërt na mëson ta mposhtim
pavlershmërinë, jofaleminderimin, të strehuarit e armiqësisë atdhedashurie në
heshtje pa fund...
I madhi Emerson pa dyshim do të na kishte parafrazur
fjalinë e katërt në stilin e tij të veçantë, si vijon:
Një zinxhir
me pa numër nyje, ku secila nyje e sjell nyjen e ardhshme, syri i njeriut i
vëren shenjat çdo kund ku gjindet, dhe flet në të gjitha gjuhët e mundshme- në
luftën për tu dëshmuar që jemi njerëz, krimbi mundohet të merr formën e
shtratit i cili i shtrohet.
Sipas kësaj, fjalia e katërt nuk do të thotë asgjë tjetër
pos-Mjaft më me krimba!
Pra fjalia e katërt thotë-Mjaft më shqiptari me barkun e
zbrazur!
Pra fjalia e katërt thotë-Mjaft më robëri, shqiptarët
duan liri!
Pra fjalia e katërt thotë-Mjaft më populli të jetë peng i
juaji!