Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Europ?, ''ke harrue'' me ua pre... k?rthiz?n...!

| E shtune, 14.04.2012, 05:04 PM |


EUROPË, “KE  HARRUE”  ME  UA  PRÉ… KERTHIZEN..!

N? 100 vjetorin e Pavarsis?...

Nga Fritz RADOVANI

Sa fyemje e madhe do t’ ishte për Shqiptarët tanë në vitin 1912, me ua njohë Europa Pavarësinë por me kusht me kenë edhe 100 vjet të tjera e sundueme nga turqit!..

Aq sa për Shqiptarët e Kosovës para 4 vjetësh t’ i jepej Pavarësia prap nga Europa me kusht që edhe 100 vjet të tjera do të vazhdoni me u qeverisë nga serbët!...

Në se presidentët e qeveritarët tanë janë “vëllezer gjaku” me turqit, pse presidenti e qeveritarët kosovarë nuk janë “vëllezer gjaku” me serbët? – Kush e garanton këte?...

Po kush po e merr vesh se me ké nuk po dalin “vëllezër gjaku” këta qeveritarë?!

Sa turp do t’ ishte me mendue Burrat e Atdheut tonë në një kuvend ku në krye të vendit në një sallë rreth një tavoline mbi të cilen asht shtrue Flamuri i Shqipnisë, dhe në sfondin e saj t’ ishte busti i Gjergj Kastriotit, ku janë Dedë Gjo’ Luli, Isa Boletini, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Don Nikoll Kaçorri, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Fan S. Noli, Bajram Curri, Mehdi Frashëri, Avni Rrustemi, Mustafa Kruja apo Rregjentët Shqiptarë e aty me tá në një anë ma të rijtë trima Ibrahim Rrugova, Adem Jashari e Ymer Berisha, etj...e Këta Burra, që ishin tue bisedue për fatin e Atdheun e Tyne...ndigjojnë dikund aty pranë do vagabonda hajdutë, janë tue u gri e coptue bash presidentat e qeveritarët e sotem dhe tue i thanë njeni tjetrit se “ti je vëlla gjaku me turqit, e se nëna yte ishte kurvë e shkerrdhyeme me turqë!” e ai tjetri pergjegjej: “Ti shiko veten që jé vëlla gjaku me serbët, se nëna e yte...kur ishte në Bosnje e Cetinë...” ndërsa një tjeter tue persëritë: “E kam për nder që nëna ime është qenë e tillë, se turqia...” e atje, kah fundi, veç sikur t’ ju hapej dera e të shihnin kah t’u çonte në kambë Dedë Gjo’ Luli e t’u thonte: “Po a për ju mor zojgj kurvash që nanat tueja....kam luftue, derdhë gjakun tem dhe të gjithë djelmëve të mijë bashkë me far’ e fisin tem e Hotin mbarë...po ju mor tradhëtarë të shitun deri sa hypët në pushtet të gjithë keni thanë jemi “shqiptarë” ...Pritni, se tash po ju rregulloj ju e nanat tueja mor qena e bijë qenësh të shitun!”... E fillë mbas Tij tue hy Isa Boletini me mauzerr në dorë pa ju tutë syni...Veç kur ia beh e u del para At Anton Harapi: “Mohni bré Burra, se janë vllaznit tonë!”... I siellet Deda e i thotë: “Pashë t’ Madhin Zot At Anton, na léni rahat e mos na u perzini ju Fretnit, se po t’ ishte e mbara e këtij vend i kishte fshi me kohë babat dylbera e nanat e tyne kurva Ai Kolë Biba e Xhafer Deva, e nuk kishte shkue puna me drejtue Shtetin Shqiptar bijtë e putanave të...me turqë e me muhaxhirë e vehabistë...që për dy pare të ndyta si gjaku i tyne po shesin vendin e mbarë Trojet Tona të lame me Gjak për Liri e Demokraci Europjane!”

Besoj se edhe në Bruksel do të ndigjoheshin armët e Tyne tue u shkrepë e të gjithë Ata që menduen me çlirue Kosoven, tue kapë kryet me grushta e tue thanë: “Po për këta ‘njerëz kot e horra’ me çue forca me djelmët tonë me luftue për me i nxjerrë shtet në vete, po këta lé se nuk paskan kenë kurrkushi po këta nuk paskan as Nder’ as Flamur..!?”

O Zot i Madh! Ku ka vojtë Shqiptari... Po ku jeni ju o Burrneshat e Alpeve Tona?

Po a Ju janë tha lotët e Ju asht marrë goja që nuk i qitni vajin këtij vendi të tradhëtuem po, por edhe të qitun në treg për me ua shitë (se po më vjen turp me thanë me ua falë) bash anmikut vet, t’ ardhun nga shkurret e shkretinat e Kaukazit e t’ Azisë, që sollën me vete veç gjarpinjë e kobra dhe helmatisën Gjakun e Virtutet e Shqiptarëve, që sot e kanë për “nder” me pasë “vëllezer gjaku” dhunuesin e Nderës, Besës e Bujarisë Shqiptare!

Po a thue janë shue e dalë fare me nipa e sternipa Burrat e Himarës e Tepelenës, dhe as Vlonës dikurshme e as Permetit kreshnik nuk i ka mbetë një Burrë për farë?..

Po ju o vejushave të Gjirokastres e të Shkodres, që tash 68 vjet nuk u asht hjekë nga koka veli i zisë, shamija e zezë e degermia nuk u asht rritë një djalë për hajer!?...

Çohi brè Burra! A jeni kund ndër Ata gropa që u patem “tretë”!!

Çou brè Gjergj! Se as unë nuk po di se cilin Gjergj me thirrë...Se asnjenit nuk ua lame as Eshtnat rahat ndër vorre Tueja!

Po a nuk jeni brè askurrkund këtu afer që nuk ju dëgjohet zani...apo keni qitë e lanë këte vend në dorë të dreqit të mallkuem...e hasmit shekullor, flisni brè Burra po a kémi dalë fare që nuk e thoni asnjë gjysë fjale! Pse na lêni brè në dorë të patenzonëve hajna e horra të pashoq?! Po kaq shumë jeni idhnue e dëshprue me né?! Jo, brè jo, se nuk jemi të gjithë sa mos me na vue veshin, nuk besoj se Zoti e ka gjuejtë me rrfé Krujen, Dibren, Prishtinen, Prizrenin e Shkupin.

A e dini se edhe sot ka prap Shqiptarë?! E janë edhe të mirë e të dijtun!...

Po, po ka Shqiptarë, sa nuk ua merr as mendja! Kanë Atdhé e Fé, kanë Familje dhe kanë edhe shkolla! Po sot nuk bajnë për Shqipni se dijnë çka asht Nderi e Burrnija!

Janë Ata Djelmë të Arbënisë, që kur kanë lé Nana ua ka këputë kerthizen...dhe ua ka lidhë ny...Ashtu si dikur ua ka lidhë Lokja... Malësorja e Alpeve Tona Kreshnike!..

 

Nuk janë si ata të serave që ka zgjedhë Europa “moderne”...në Tiranë e Prishtinë!

Ajo ka harrue me ua pré...kerthizën me “nënën e tyre”... turke...që në 1912 !..

 

Melbourne, Prill 2012.