| E premte, 13.04.2012, 06:18 PM |
Agron
Hasbajrami, një qytetar shqiptar 27 vjeçar me banim në Bruklin të Nju Jorkut,
pranoi sot fajësinë në një gjykatë të Nju Jorkut për tentativë mbështetjeje të grupeve
terroriste. Hasbajrami përballet me deri në 15 vjet burgim. Si kusht për
deklarimin e fajësisë, Hasbajrami ka rënë dakord që të deportohet nga Shtetet e
Bashkuara.
Njoftimi
u bë i ditur nga prokuroria e Nju Jorkut. Sipas dokumenteve të gjykatës. Hasbajrami
ishte përpjekur të shkonte në rajonet fisnore të Pakistanit për t’u bërë pjesë e
një grupi radikal xhihadist.
Për të ruajtur
fshehtësinë e komunikimit, Hasbajrami dhe individi tjetër në
Më 5 shtator
2011, Hasbajrami bleu një biletë pa kthim për në Turqi dhe nga komunikimet e
tij me email rezultonte se ai do të shkonte në zonat fisnore kufitare të Pakistanit.
Të nesërmen ai u arrestua në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork. Pas
arrestimit në banesën e tij u gjet mes të tjerash një shënim ku thuhej “mos
prit për pushtimin, është koha për martirizim”.