| E enjte, 12.04.2012, 08:00 PM |
Përkujtojmë
dëshmorët
Dëshmori: Indrit Lulzim Cara - " Ushtar Kavaja"- Lulja e Shqipërisë
(11 korrik 1971 - 31 mars 1999)
"Dashuria
për liri s'ka kufi,
ajo
s'e njeh dekën, andaj s'do ta njohim as ne.
Lum ai
që vdes në sherbim të Atdheut,
në
sherbim të Kombit!"
(Indrit Cara)
Nga Fazli Maloku
Indrit
Cara u lind në qytetin e Kavajës më 11 korrik
1971, nga prindërit Lulzim Cara dhe Xhemaile Cara. Lindja e çdo fëmije tek shqiptarët nga
prindërit përjetohet me gëzime dhe emocione të veçanta. Nënë Xhemaileja shpjegon: " Qe një
foshnje e bukur si drita,ndaj dhe e quajtëm Indrit". Indrit lindi, u rrit
dhe u edukua në një famije atdhetare me
taban kombëtar.
Të jetë i dashur me shokë, i sinqertë dhe besnik ndaj shokëve e Atdheut. Arsimin tetëvjeçar e kreu në shkollën "Mehmet Babamusta".
Mësuesja
e tij Minavere Sinella flet për ish nxënësin e saj - Indritin : "Indriti
ishte nxënës shembullor e sistematik, i edukuar dhe i dashur me fëmijët e
tjerë". (shih tek libri: Indrit Cara-"Ushtar Kavaja",autor Zyhdi
Shehi, fq. 13). Indriti ishte djalë i shëndetshëm e plot gjallëri. Përveq
mësimit merej me sport-futboll por bënte pjesë edhe në grupin e valleve
popullore. Indritit përveq mësimeve shkollore i interesonte edhe e kaluara e
familjes Cara sidomos mësoi për veprimtarinë, atdhetare të stërgjyshit të
tij-Mustafa Cara (1868-1955), i cili në kohën e pushtimit osman e xhonturk
ishte përhapës i gjuhës amtare me alfabetin latin. Me gazeta e libra shqip,
fshehur në trup, shkonte nëpër fshatrat e Kavajës, Durrësit e Shijakut për t'u
mësuar bashkatdhetarëve shkrim-këndimin e shqipës...(po aty,fq-20). Një frymë
atdhedashurie Indritit i vinte edhe nga dajallarët, familje kjo kontribuese në
zhvillimet luftarake kundër fashizmit.
Më 28
gusht 1985 në mëngjes Indrit Cara, i shoqëruar nga i ati, u paraqit në shkollën
e mesme ushtarake "Skënderbej" ku edhe u regjistru nxënës i kësaj
shkolle. (po aty,fq-25) Komandanti i tij i togës Xheladin Curri kujton: "Familja
e Indritit ishte nga më të interesuarat për mbarëvajtjen e të birit në shkollë.
Me babanë e tij, Lulzimin jemi takuar shumë herë". (po aty,fq-29)
Dashamir Leka, bashkënxënës me Indritin në shkollën "Skënderbej" e më pas në të lartën, kujton: " ...Indriti fiskulturën e bënte me qejf, sidomos veglat gjimnastikore. Kishte fizik të bukur e ai e mbante gjithnjë në formë... Indriti më ka ndihmuar shumë në mësimin e gjuhës ruse. Ishte i papërtueshëm për cilindo që i kërkonte ndihmë. I qetë e buzagaz, i shoqërueshëm me të gjithë, kudo që ndodheshim...(po aty, fq-30)
Ngjarjet
e vitit 1991-92 Indriti i përjetoi shumë rëndë.
Në Kosovë
ishte krijuar dalëzotësja e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në të cilën
ishin rreshtuar djemt e bijat më të mirë të Kosovës, por kishte edhe eprorë e
ushtarë edhe nga Nënlokja Shqipëri, siq ishte kolonel Dilaver Goxhaj _
"Shpetim Golemi", i cili ishte emruar zv shefi i Shtabit të
Përgjithshëm i UÇK-së, s'bashku me të birin-Dritanin-pilot ushtarak, Major Adem
Shehu, komandant i Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit, oficeri Tahir
Sinani, tani dëshmor e plot të tjerë. Indriti si ushtarak që ishte e dinte më
mirë se kushdo tjetër sa është i nevojshëm për luftën e Kosovës. Pa hezitim ai
ra në kontakt me përsonat e autorizuar të UÇK-së në Londër, dhe bëri kërkesën
që sa më shpejtë që është e mundur të futej në Kosovë. Pleurat Sejdiu, njëri
nga drejtuesit e UÇK-së në Londër kujton: "Aty nga fundi i vitit 1995 në
klubin shqiptar "Faik Konica në Londër u organizua një tubim përkujtimor,
kushtuar të rënëve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu...vrarë në përpjekje me policinë
më 3 nëntor 1989...Si mbaroi tubimi vura re të vinte drejt meje një djalë.
"
Më datën
8.12.1997 në Londër, Indriti botoi një shkrim tepër domethënës te gazeta
"Zëri i Kosovës"me titull : UÇK-ja, Shpresë dhe Krenari Për Kosovën
dhe të Gjithë Shqipërinë.(po aty,fq-82)
Pleurat
Sejdiu vazhdon kujtimin: "Në Dhjetor 1998 u vendos të përgatitej grupi i
dytë i vullnetarëve për në Kosovë. Këtë grup do ta udhëhiqte Indrit Cara,
tashmë anëtar i strukturës së UÇK-së në londër...(po aty,fq-82)
Në rrugë
për në Kosovë Indriti kthen në familjen e tij pas tetë vjetësh mërgimi,
pikërisht më 26 janar 1999 (po aty,fq-85)
Por sipas
shenimeve Indriti ndejti vetëm një natë në familjen e tij. Ç'mallja me
prindërit, familjen e të afërmit as që kishte filluar. Indritit nuk i pritej.
Në mëngjesin e hershëm vazhdoi për Tiranë për tu takuar me shokët dhe për të
rrugëtuar për në Kosovë. Edukatën për ta dshur, por edhe për ta mbrojtur çdo
cep T'Adheut, Indriti e kishte marrë pjesërisht në edukatën familjare si dhe në
edukatën ushtarake në shkollat ushtarake të Tiranës. Gadishmërinë e oficerëve
të karierës të Nënlokës Shqipëri për sakrificë sublime u dëshmua katërcipërisht
në betejat e Kosovës e të trojeve shqiptare të pushtuara nga sllavët, jo vetëm
ata që ranë ndërshmërisht në altarin e lirisë, por edhe ata që nuk e patën
fatin ta kapte plumbi i serbit.
Çdo cep i
tokës Arbërore është Atdheu im." Kështu veproi edhe ushtaraku Indrit Cara.
Në Tiranë u takua me shokë dhe vazhduan rrugën për në Kosovë. Pas shumë orë
udhëtimi të lodhshëm arrijnë në fshatin Cahan buzë kufirit me Kosovën. Pas disa
tentimesh të kalim kufirit të dështuara më 16-18 shkurt '99, me shumë mund e
sakrifica të papërshkruara, grupi prej rreth 30 vetash arrinë të depërtoi, bile
pati edhe shokë të plagosur, arritën në fshatin Nishor të Therandës, ku
ndodheshin përkohësisht drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Nga
Shtabi i Përgjithshëm Indrit Cara emrohet kuadër drejtues pranë kompanisë
autonome të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me bazë në Divjakë të maleve të
Berishës ku nuk arriti kurrë të shkelë këmba e shkaut. Indrit Carës i
shkëlqente fytyra nga gëzimi.
"
Një ditë luftimesh në Semetisht, një predhë goditi një polic ushtarak tonin me
emrin Haxhi, duke ia këputur të dyja këmbët dhe duke e lënë të vdekur në vend.
Ajo pamje e tmerrshme sikur i mpiu ushtarët, sidomos ata më të rinjët, nën
njëzet vjeç. Humbja tragjike e shokut e tronditi tërë njësitin. Ato çaste të
rënda, kur breshëri i predhave të mortajave armike nuk kishte të ndalur, jehoi
zëri burrëror i "Ushtar Kavajës" dhe fjalët balsam të tij vërshuan si
gjak i nxehtë në zemrat e luftëtarëve: " Qetësohuni, burra! Mos e lëshoni
vetën! Ne e dimë pse luftojmë. Ne mbrojmë tokat tona, fëmijët, gratë, pleqtë,
varret e të parëve tanë. Ne mbrojmë lirinë dhe vetën tonë.
Më 13
qershor 2004 Lulzim Cara i ftuar merr pjesë në ceremoninë festive të
pesëvjetorit të çlirimit të Therandës nga pushtuesi serb. Një ditë mjaftë e ngjeshur
me aktivitete e veprimtari të shumëta. Lulzim Cara ishte në qendër të vemendjës
së organizatorëve për respekt që e meritonte. Syrprizë e gjithë kësaj është
vizita e Lulzimit në familjen e ish komandantit të Brigadës 123 të ZOP-it, z.
Gëzim Hazrollit, në fshatin e tij ku ishte i ftuar. " Gëzimi hapi derën.
Në oborr, me një djalë të vogël në krah, qëndronte bashkëshortja e tij. Kur u
afrua Lulzimi, Gëzimi zgjati dorën në drejtim të voglushit dhe i tha Lulzimit:
Indriti ! Lulzimi e vështroi me dashuri e buzëqeshje voglushin dhe hapi krahët
për ta marrë. Ai, pa ngurrim , u shkëput nga e ëma dhe zgjati doçkat drejt
Lulit. Ky e mori dhe zuri ta përkëdhelte e ta puthte... Indriti u
ringjall." ( po aty,fq-65). Kështu veproi edhe ish komandanti i njësitit
special të SH.të Përgjithshëm që luftoi në Gallushë...z.Besim Gashi, e shumë të
tjerë.
Trupi i pa jetë i Indritit fillimisht u varros në fshatin Ngucat me një ceremoni të thjeshtë ushtarake, për shkak të rrethanave të luftës. Dhëmbja ishte e madhe për të gjithë bashkëluftëtarët e tij. Lajmi për vrasjen e të birit ngjajti me një rrufe përbindshe edhe në familjen e Indritit. E tërë Kavaja ra në dhëmbje e lot, por krenaria triumfoi edhe në çastet më të vështira. Bacë Lulzimi dhe nënë Xhemaileja të fortë si shkëmbi ngushllojnë shokët e Indritit.
Dhjetë
tetor '99 trupi i dëshmorit Indrit Carës përcillet për në Kavajë, në
vendlindjen e tij të dashur, për të pushuar përgjithmonë. Rivarrimi ishte sa
madhështor po aq edhe dinjitoz. Dhëmbja e krenaria nuk kanë të ndarë. Sot në
sheshin kryesor të Kavajës madhështore rrezaton rreze lirie përmendorja e
dëshmorit të kombit- Indrit Carës.
ngritet
madhështor lapidari i dëshmorit - Indrit Carës.
Brezat e
ardhshëm do të bëjnë nderim dhe respekt për jetë e mot për dëshmorët e lirisë.
Qoftë e
ndëruar familja e Lulzim Carës që e lindi, e rriti dhe e gatoi një djalë të
tillë!
Lavdi dëshmorit Indrit Cara!
Lavdi
dëshmorëve të lirisë të të gjithë brezave!
Rroftë Shqipëria Etnike!
Prishinë,
datë. 25 mars 2012
Fazli Maloku-mësues