| E enjte, 12.04.2012, 06:31 PM |
Timo Mërkuri
Shtëpia ime në breg të detit
…e
vogël, si një pikë lot. Era
sjell
kuje skafesh
e dallgët,
përplasin te pragu i saj
trupat
pa jetë të shpresave të mbytura.
Shtëpia
ime, në mes të pjergullave. E fshehur
si dashuria e parë
Këtu, trishtimi si një qukapik troket në
trungjet e ëndërave
të mia,
që nuk lulëzuan kurrë.
O, po dua ta shëmb këtë shtëpi mureplasaritur
se më shkoi jeta me ankthe,
pa
fjetur një natë gjumë.