| E enjte, 12.04.2012, 07:40 PM |
Shtet
folk tallava, apo…?
Qeveritë janë
vela,populli është erë,shteti është anije,koha është det. (L Borne)
Nga
Zejdush Kastrati
Arrestimi
i dy pjestarëve të Policise se Kosovës, nga xhandarmeria serbe, diten e
shtune,edhe një herë tregoi haptas, se
Institucionet e Kosovës ,karshi veprimeve dhe sjelljeve të Sërbisë, jo vetëm kësaj
radhe ,por që nga paslufta, e deri më tash, po veprojnë e sillen, gjithnjë, si “macja nën sofër”!
Janë shumë
raste, për të cilat dinë opinioni i gjërë,por ka edhe shumë raste tjera, që nuk dinë publiku, e që janë ba në dëmë dhe kurriz
të Kosovës, dhe e keqja më e madhe, është,
se gjithnjë, Sërbia ka dalë fitimtare, kurse ne, apo Institucionet tona, gjithnjë, kanë përfunduar, si të ishin anëtare
nga “liga e dytë apo e tretë”,kurse ato të Sërbisë pjesë e superligës
botërore !
Sërbia,
jo vetëm që ka mbajtur kur ka dashur zgjedhjet në Kosovë,gjatë gjithë pasluftës,jo
vetëm që ka pasur,por edhe tani e gjithë kohën,
ka struktura paralele në të gjitha komunat e Kosovës,që paguhen nga
bugjeti i Kosovës,(kurse në veri ka
struktura shtetërore sërbe,pa institucione të Kosovës),por ajo, që asnjë shtet në botë, nuk do të lejonte,
dhe nuk do të toleronte, është se Sërbia
ka njerëz të vetë, edhe në strukturat shtetërore të Kosovës, të cilët, janë edhe në Qeveri, edhe në Presidencë, Kuvend,
Polici, Gjyqësi,Dogana,Medie …!
Meqë Kosova
është e vogël,dhe kuptohet, shumica
njihemi mes vedi,dhe
normalisht,që i njohim edhe ata, që jo
vetëm kanë punuar ,por që janë dalluar për
servilizëm në kohën e monizmit,por edhe
në pushtetet tjera, qoftë në mediet e atëhershme, si “Rilindje”,TVP apo Radio Prishtinë,por edhe në
Institucionet tjera ,por gjithashtu,jemi
dëshmitarë,kur menjiherë pas përfundimit të luftës,”ekspres”,të parët zunë vend,edhe në Institucionet e para të përkohshme të pasluftës ,por edhe në Institucionet
lokale që formonte Unmiku dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë, nëpër gjithë Kosovën,
disa nga ata,që ishin afër Rrahman Morinës,Azem Vllasit, Jusuf
Karakushit,...,disa prej të cilëve, tash , për Sërbinë mendojnë se , është shtet demokratik ,i civiliuar dhe
proevropian.
Kuptohet,falë
servilizmit që kanë treguar gjithnjë, shumica e këtyre përsonave, që asnjëherë nuk
mbetën pa punë e pa pagë të mirë, gjithnjë të pispillosur e veshur “shik”, herë-herë, edhe si
pjesë e stafit të ngusht të liderëve,
si në punën që bënin atë kohë, por,tani
edhe në Institucionet e Kosovës së pasluftës,
edhe para kamerave dhe afër liderëve kosovarë, këta kuadro , ishin dhe
janë, shembull për “bashkëpunim” dhe
shumë kooperativë,e që për faktorin ndërkombëtar, i cili në shumë raste, edhe ka insistuar edhe të punësohen, mbi të gjitha, për shkak të pragmatizmit të tyre, nuk është me rëndësi për ta , se si dhe kah janë të pozicionaur ata ,pasi që kjo kuptohet, është obligim e Institucioneve tona
kosovare.
Pra,ne si
shtet, jo vetëm para 17 shkurtit 2oo8,por as gjatë këtij katërvjeqari të shpalljse
së Pavarsisë, nuk kemi reflektuar, në masë të duhur, pjekuri dhe menquri, e në veqanti
aftësi, për të ndërtuar një shtet
funksional e demokratikë,me cka në radhë të parë, kishim dërguar sinjale të qarta dhe të forta
,edhe te gjithë faktori ndërkombëtarë në
botë, por edhe te fqinjët tanë, dhe ate, jo vetëm te Sërbia, se ne, si kosovarë,
kemi vizion ,kapacitet dhe aftësi e guxim, por edhe vlera shtetëndërtuese
e shtetëformuese, për të treguar edhe miqëve edhe armiqëve, se e kemi dashur,e duam, dhe do ta ndërtojmë një
shtet me të gjitha premisat, që i kanë shtetet e njëmendëta, ku zbatohen,
ligjet dhe Kushtetuta e atij vendi.
Zatën,kur
Kosovën e kanë njohur mbi 85 shtete ,shumica e tyre me ndikimin më të madhë në botë,kur Nato-ja e prirë nga SHba, Gjermania,Anglia e shtetet që janë garantë
për siguri, janë përgjegjëse dhe fuqi , se Kosova nuk ka rrezik se do të sulmohet nga askush
nga jashtë ,liderët institucioanël kosovarë,në vend që të merren me fuqizimin, profesionalizimin, aftësimin,por
edhe identifikimin e përsonelit në pozitat kyqe,të cilat janë bosht për
funksionimin e një shteti,ata në radhë të parë, regrutojnë njerëz, të dëgjueshëm,
servilë, militant partiak,”me shkollime të natës”,njerëz me dosje të dyshimta,pastaj
njerëz nga minoritetet pa ndonjë verifikim
përkatës,vetëm sa për të përmbushur qelësin nacional, që është përcaktuar nga faktori ndërkombëtarë,dhe atëherë, padyshim se rreziku gjithnjë ekziston
për dështime.
Pra,sikur
Kosova të ishte shtet respektativ,në veqanti në segmentet e sigurisë, të respektohen
ligjet dhe Kushtetuta e këtij vendi nga të gjithë , ti rregullonte dhe
menagjonte punët mirë në brendi,apo në Prishtinë
dhe në pjesët tjera të Kosovës,ska dilemë, se mesazhi, edhe për Sërbinë, edhe për
shumë të tjerë, që hezitojnë, ta respektojnë dhe të pajtohen me realitetin e
ri, të krijuar, se “ nuk ka hajgare”, kur është në pytje shteti,por, nëse ka
nevojë vepron edhe forca, e që ndodhë edhe
në shtetet me traditë të gjatë demokratike,atëherë,reagimi edhe i ndërkombëtarëve,
do të ishte, më i fuqishëm,por edhe ata
që “provokojnë”, do të ishin më të përmbajtur,e jo të tallen, si “sugari” i
Millosheviqit, që gjithnjë provokon,
sikur, ne të kishim sulmuar e okupuar
shtetin në të cilin qeverisë ai,
e jo ai neve.
Si po
sillemi, ne vetë, si shtet,por edhe Sërbia me ne,nuk është për tu habitur, që një
ditë,nuk është ndonjë befasi, apo gjë e pamundur ,që vetëm, kur të dëgjojmë ne
media, se shërbimet sërbe, kanë arrestuar, në brendi të Institucioneve tona,
ndonjërin nga liderët tanë,sepse
akuzohet sipas ligjeve sërbe për…apo
të sulmojnë ndënjërin nga burgjet për të
kapurr ndonjërin nga të burgosurit nga Eulex-i.?
Vetë ne ,
po silemi,apo siq thonë maqedonasit “vërtatemi”,
si të dyshimtë dhe hezitues , karshi shtetit të Kosovës, dhe në momente kyqe,
po tregohemi, sikur, nuk kemi, dhe
nuk jemi për shtet.Vetë, po hezitojmë të
jemi këmbëngulës dhe bindës me veprime
konkrete, se nuk ka cmim që do të
heshtim, kur dikush na cenon,poshtëron dhe ofendon, edhe nëse këtë kërkojnë edhe
ndërkombëtarët.
Herë-herë,po
sillemi, sikur, nuk po i besojmë vetëvehtes, dhe po veprojmë sikur “jemi në ëndërr”,dhe
sikur, nuk po dijmë, apo nuk po duam, të
vlersojmë në praktikë, rolin dhe fuqinë e shtetit, e që në radhë të parë,
argumentohet me respektimin e përpikët të ligjeve dhe Kushtetutës, si garancë për
funksionim të një shteti.
Një gjë duhet
ta themi haptas.
Me
deklarata bombastike e premtime boshe ,të cilat
nuk po mungojnë nga asnjëri liderë institucional e jashtëinstitucional (dikush
më i ashpër e dikush në mënyrë diplomatike),
në radhë të parë, po e rrejmë vetëvehten,
dhe pa fije përgjegjësie e ndërgjegjie, nga dita në ditë, po zhgënjejmë,
edhe miqët ,apo ata që na bënë shtet,dhe
në anën tjetër, po gëzojmë e trimërojmë armiqët,që, pa pardon, po tallen me ne.
Andaj,
edhe mesazhi i fundit i ambasadorit Dell(edhe pse i vonuar) është në këtë linjë
e në këto valë:
Stop
korupcionit e hajnisë, që e ka përfshirë
gjithë spektrin politik në Kosovë, sepse
vendi është në rrezik.
Reformave
të thella shtetërore, forcimit të rendit
e ligjit, diciplinës në punë,në radhë të parë me njerëz të dinjitetshëm e
profesionistë,janë vetëm disa nga prioritetet, që duan pergjigjie dhe veprim
konkret,në të kundërtën, arrestimet por edhe shantazhet e kërcënimet, jo vetëm nga Sërbia, do të shtohen, e shteti i Kosovës,
që po e propagandojmë si një storie e suksesëshme, do të ballafaqohet, shumë gjatë,
me probleme të mëdha.
Topi, si
gjithnjë, është te Hashim Thaci, që në opinion ,shumë herë, në veten e parë,
nuk po heziton, të thirret si lider dhe
prijës i luftës,i lirisë,por edhe
i shtetit të Kosovës.
Eshtë shumë
pozitive, dhe sukses, që vërtet Kryministri po takohet me liderët më të fortë të
botës,përfshirë edhe presidentin e SHBA-ve, Barak Obamën,por në Kosovë, policët
kosovarë po i arreston Sërbia !
Kjo është
“koktel” që skapërdihet.
zkastrati@hotmail.com