Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Demokracia autentike

| E diele, 25.03.2012, 05:59 PM |


Demokracia autentike

 

Nga Gjon KEKA

 

Shtetet janë gjithnjë organizma të ndryshëm edhe pse kanë të përbashkët fatin e njëjtë të sistemit demokratik institucional ,juridik e kushtetues ,kjo jo se ata nuk kanë prejardhje nga rrënjët e demokracisë autentike ,por se ata nuk kanë të njëjtën histori krijimi dhe të njëjtën histori politike e kombëtare të zhvillimit të tyre në të gjitha fushat.

Ndërtimi dhe historia e një shteti mbi parimet e lirisë ,respektivisht të demokracisë autentike nuk është një punë e ndërtimit të një “shtëpie kartoni”,qëllimi i një shoqërie të mbështetur në parimet e demokracisë autentike nënkupton mbështetjen në vullnetin e saj ,në kohën e saj ,në historinë e saj,në liriën e brendshme të saj si dhe në rrënjët identitare e kombëtare të saj.

Asnjë shtet nuk do të mund të qëndronte në këmbët e tij po nuk qe mbështetur apo poqese nuk i ka vënë themelet në rrënjët e identitetit,kulturës rrënjësore dhe parimeve të demokracisë autentike ,poashtu në këtë kontekst asnjë shtet nuk do të njihte vetveten po nuk qe shtet i lindur nga vullneti i lirë politik i shoqërisë dhe demokracisë burimore, si dhe poqese nuk ka ardhë lindja e tij si rezultat i kontratës në mes vullnetit të popullit dhe bazës së përbashkët të vendimëmarrjes së akterëve politik.

Vetëm atëherë kur shteti ka lind si burim i vullnetit historik të popullit dhe kontratës së përbashkët të vednimëmarrjes politike për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike,ne jo vetëm se do të kuptojm esencën e tij ,por edhe do të arrijm të zhvillojm shtetin mbi këto parime ,si dhe do të kuptojm fatin dhe të ardhmen e tij të natyrshme historike.Një shtet demokratik që ka lind si burim i vullnetit të popullit dhe kontratës politike do të përjashtoj automatikisht lojërat e fushës politike për rreth tij ,si dhe do të detyroj çdo gjë dhe të gjithë të respektojnë parimet dhe rregullat e asaj shoqërie te lirë, të ndërtuar mbi parimet e demokracisë autentike dhe kështu ne do të mund të shohim qytetarin të barbartë dhe që rrespekton vetveten(në kuptimin e të qenit faktor me anë të përfaqësimit politik të tij) dhe tjetërin si dhe shtetin e dal po nga vullneti i tij politik e historik.

Në demokraciën e moderuar shtetet si faktor dhe subjekt ndërkombëtar hyn në fushën e lojës politike ,por në asnjë kohë ,në asnjë lojë ,në asnjë marrëveshje ,nuk i dëmtojn interesat vitale kombëtare të shtetit të tij,e vetmja gjë që një shtet me demokracië autentike dhe i moderuar që mund të bëjë si pjesë dhe subjekt i sistemit të së drejtës ndërkombëtare të kombeve dhe popujve është të jetë një kontributor i rëndësishëm i zhvillimit,demokracisë,stabilitetit ,paqes,ekonomisë dhe i ecjes së përbashkët të popujve drejtë të ardhmes së mirë dhe të sigurtë në një botë me çarje të mëdha ideologjike dhe interesash politiko-strategjike.

Megjithatë duhet potencuar një gjë tepër të rëndësishme këtu se në një shtet të vërtetë ,demokratik e kushtetues vizioni dhe urtësia janë të vetmet armë ne politik respektivisht qeverisje që një lidership apo pushtetar mund të drejtoj fatin e një kombi në rrugën e sigurtë drejtë të ardhmes.

Dhe këto madje duhet të jenë edhe një normë në jetën politike e qeverisëse të një shtetit demokratik e i moderuar.Një lidership i shëndosh dhe vizionar e i urtë duhet të jetë një edukator, ai duhet të kapërcej hendekun në mes të përvojës së një populli dhe vizionit të tij.Poashtu në këtë kuptim synimi i nje “politikani” apo lidershipi te vetedijshem dhe mendjempreht eshte te racionalizoj politiken,ta bej politiken sherbetore te kombit dhe interesave vitale te shtetit te tij,nga kjo sigurisht qe edhe morali do ngritet ne politik madje do t'i qendronte mbi koke asaj,ndersa njerezishmeria(humanizmi) do te nxirret keshtu njeriun social i cili ka para vetes pasqyre e pergjithshme te kombit dhe te ardhmes se tij.

Poashtu nëse nje lider politik-shteteror qe nuk arrin te dalloj shenjat e kohes ne politike ,tregon se ai jo vetem qe nuk ka vizion,por edhe nuk mund te behet kurre nje burrshtetas i madhe i kombit te tij.Çdo herë dhe në çdo kohë paaftësia politike e lidershipit e zbulon veten në mosbesnikerin ndaj fuqise morale dhe interesave vitale-kombetare te shtetit te tij.

Do të ishte tmerrësisht çmenduri që në një shtet politika të behet streh e te paafteve,te paidentitetëve,parazitëve politik ,te intriganteve etj ,etj ,atehere edhe shteti ne trupin e tij do të permbante keto defekte si dhe mungesen e parimeve te verteta politike dhe morale.

Politikanet apo pushtetaret e pergjegjshem jane vleresuar gjithmone ne baze te korrektesise politike dhe pergjegjesi qe kane pas ndaj shtetit dhe kombit te tyre.

Nga tërë kjo që u tha më lartë duhet thënë se Kosova përsëri do të ngritet në një pozitë me ndikim dhe në një politikë të pavarur efektive ,por pa humbur shpresën se pa rinovimin e ardhshëm të politikës së saj ajo nuk mund te ngritet ne kete pozite.

Ndërkaq në anën tjetër duhet nënvizuar edhe këtë se shqiptaret nuk po nxjerrin nga i njejti burim uje,prandaj kjo e dëmtom shumë rrugëtimin e kombit tonë europian drejt fatit të tij të natyrshëm, duhet thënë troç me lidhje sulltaniste nuk mund të rikthehet në familjen eruopiane kombi shqiptar në përgjithësi,por vetëm me vlerat e tij,identitetin e tij,kulturën e tij europiane rrënjësore ai mund të rikthehet krenar tek familja e tij e lashtë ,e braktisur me shekuj.

Poashtu edhe një gjë duhet nënvizuar tepër këtu se atdheu duhet dashur pa llomotitje,pa retorik absurde,pa e futur ate ne interesa egosite politiko-ideologjike ,me fjale te paketa e me pune te medha qe burojn nga vlerat e perjetshme te kombit.Secili individ pa marre parasysh nivelit social, politik ,intelektual ,akademik jep ne menyren e vete ate qe ka si te dobishme per te miren e atdheut dhe te ardhmes se mire e te sigurte te tij.

Me fjalë të tjera ështe koha qe kombi shqiptar te beje nje hap te ri te kercimit nga erresira ideologjike sulltaniste ne driten e se ardhmes se tij te transoformimit rrenjesor,te ringjalljes dhe zhvillimit te gjithmbarshem.Pa u vetndricuar nga brendesia e tij, kombi yne nuk mund te shoh rrugen dhe veteven se eshte i lire,i pavarur me identitet te tij te vertete europian ,i sigurt dhe krenar.

Prandaj ne duam te jemi te lire ashtu si deshen eterit tanë ,të lirë,të barbart me vlerat dhe kulturën rrënjësore europiane.