Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Revista "Shqipëria Etnike" Nr. 1/2012 (III)

| E diele, 25.03.2012, 04:56 PM |


Meditime, peizazhe, kujtime

 

Nga Petraq J. P ali

gjivlashi@aol.com

 

Dielli, sa ka derdhur rrezet e florinjta maje malesh, dita e re sapo çel. Gjithë natyra është mbuluar me një brymë mëngjesore vjeshtake. Dalëngadalë, rrezet e diellit bien edhe mbi syprinën blu të detit, i cili me dallgët e përjetshme dhe shushurimën e ëmbël puqet e përplaset lehtas mbi harcat e shkëmbinjve të thepisur që bien pothuaj mbi breg, pingul, duke e larë e gërryer atë...

Jemi mbështetur në krahët e njeritjetrit, unë dhe Tina. Dhe sodisim këtë peizazh mëngjesor. Jemi aty ku kemi lindur e jemi rritur, aty ku kaluam fëmijërinë që s’kthehet më. Aty, ku u dashuruam e krijuam edhe lidhjen martesore. Unë atëherë isha 21 vjeç e Tina 18, madje edhe celebrimin e dasmën këtu e bëmë. E, më pas, të dy  ikëm dhe morëm udhët e jetës duke krijuar familjen tonë të shenjtë. Ishte një udhë e vështirë si vetë jeta, s’qe e lehtë. Ishin kohë të vështira dhe rrallë të harreshme!

Përballë kemi fshatin tashmë të braktisur, atë fshat që dikur ngjante si qytet. Të bukur dhe të stolisur. I tëri ndërtuar me gurë e me tjegullat e kuqe të vendit mbi çatitë. Shtëpitë janë të tëra dykatëshe, të ngritura një mbi një. Dritaret e tyre të mëdha dhe plot dritë. Oborret plot gjelbërim, me lule, hardhi e pemë dekorative edhepse vendi vuante për ujë. Ashtu si njerëzit pinin edhe pemët: me pikatore! Ama, u rritën bashkë me njerëzit dhe gjelbërimi s'iku kurrë. Rrugicat po të gurta gjarpërojnë si labirinte të pafund. Ato, dredhojnë e përsëri dalin në rrugët kryesore. Ndërsa kalldrëmet dhe vijat anësore për kullimin e ujërave i çonin ujërat në përrua e mandej, në det ...

Ky fshat ka bukuri të rralla. Ai, përbehet nga "qendra", ku ishte vendosur kisha, shkolla, kambaneli i lartë, me pamjen e tij karakteristike muzeale prej guri të gdhendur e me dritare të shumta e të harkuara në çdo krah të tij. Sipër tij, është kubeja e bukur me kryqin lart. Në këtë qendër është edhe vendi i qëndrimit të burrave. Ai, quhet "Qafa" e në të lartësohet një rrap shekullor. Përreth, mure me drurë dekorative, vendosur simetrikisht ndaj rrapit. Pikërisht këtu, kanë qenë ngritur të shtatë kafenetë. Një fshat - qytet!

Më lart është "Maja" e fshatit e cila qëndron kryelartë dhe e bën atë edhe më të madhërishëm. Rrugët e tij kryesore, janë më të gjera dhe shtëpitë shikojnë të gjitha nga deti. Pra, fshati qëndron si shqiponjë mbi shkëmbej e mbi buza të larta. Më poshtë është "Bishti" ose fundi i fshatit, me po të njëjtat karakteristika. Më parë shtëpitë ishin të gjitha të bardha, sot, myshku dhe bari me ngjyrën e tij të përzier në okër, e kanë ndryshuar atë ish pamje fantastike. Oborret, nuk kanë gjelbërimin e parë. Aty-këtu duket ndonjë hardhi ose peme, me jeshillëkun e saj. Lulet pothuajse mungojnë. Më parë çdo avlli apo mender, ishte e mbushur plot me ngastra. Në to kishte karafila garufulla, trëndafila, manxurana, jargavanë, borzilokë, mëllagë, "lule miremengjes”, nga të gjitha ngjyrat e llojet!

Mbyll sytë dhe kujtoj atë peizazh, atë magji që lamë pas, i marr avllitë nje nga një. Ende, në oborrin e shtëpisë time, atu ku linda, është pema e lartë e xinxifes që i kalon të 10 metrat. E, ajo çdo vit prodhon, sikur të ishte gjallë i zoti që e ujiste, e krasiste, e plehëronte me merak. Por shtëpia është braktisur. Dritaret janë rrënuar e kanatat e tyre mbyllur. Koha u ka degraduar ngjyrën dhe përbërjen e ato janë kalbur. Kullojnë lot si edhe unë! Sytë me lagen, përlotem, dhe vështroj me tej. Avlli më avlli, shtëpi më shtëpi, çati më çati e dritare më dritare. Mbyll sytë dhe i kujtoj si kanë qenë më parë. Hap sytë dhe shoh si janë sot. Tjegullat të rëna! Nis t’i numëroj, dua të bëj një preventiv imagjinar. Të bëhem i pasur, të gjej e hap fonde, të ringjall këtë fshat margaritar! Jam në ëndërr? Po, sikur të paguajmë nga pak të gjithë ... a mund të bëjmë diçka?

Hë, Tina, po ëndërron? Po! Po shoh atë ëndërr që sheh edhe ti!... Kështu më thotë, urtë e qetë ajo. Në sytë e saj shoh lot që varen heshtazi. Ajo, nxjerr shaminë dhe i fshin. Më buzëqesh e më përqafon: Po vjen fundi, jemi larg, më thotë! Jeta ecën, i them, fëmijët le të gëzojnë, le ta ndërtojnë këtë vend që qan për zot! Ne që u rritëm e lamë! Por, a do kthehen më të pasmit, më pyet ajo.  E shtrëngoj fort në gjoks dhe qaj me ngashërim ...

Dielli, ky banor i përjetshëm i këtij mjedisi të varfër e të braktisur, mundohet t’i japë dritë së vjetrës. Rrezet e tij mëngjesore, të forta e të ndritshme, ngrenë lart avuj që duken si një mjegull e cila shtrihet butë, nëpër luginat e malet përreth. Rrezet mëngjesore, bien pastaj në fushën që shtrihet poshtë. Ne jemi lart, në fshatin e vjetër, 340m mbi nivelin e detit.

Ashtu të mahnitur e pafolur, unë e Tina, kemi rënë në një gjendje e cila është më se shumti melankolike, se sa ngazëlluese. Ngjyrat e ëmbla te ylberit të sapodalë, kalojnë në harkun e madh qiellor ndërmjet dy qafa malesh. E, ne vazhdojmë të sodisim me kureshtje, dashuri e mallëngjim fshatin tonë. Atë vend që na jep vetëm mall. Kështu, na ndodh çdo vit, pikërisht në këtë kohë e në këtë vend. Sapo vijmë nga larg, duam ta shijojmë, ta bëjmë tonën, shpirtërisht e trupërisht këtë mrekulli. Shikojmë, sodisim, s'flasim. Vetëm mendojmë, kujtojmë ...

Fusha, dikur, ishte e stolisur. Me shumëllojshmëri pemësh frutore, nga të gjitha llojet e nga të gjitha ngjyrat: të verdha si limonë, portokalli si portokallja, e zezë si fiku i zi, e jeshile si gjethja e nespulles, e kuqe si molla, si rrushi i të gjithë ngjyrave, si gjethet e ullirit, si bajamja. Të gjitha këto, përziheshin me blunë e detit. Por sot, medet, nuk i sheh më këto peizazhe flakëruese!

Natyrisht, vite kanë ikur. Por, ajo që solli shkatërrim ishte Ikja e Madhe. E tani ngjyrat mungojnë. Limonët janë prere, portokallet thyer, plakur, dheu është pa ujë e i pa plehëruar. Pemët pa krasitur e pa përkujdesje. Jetime! Se, pema është dhe ushqehet si gjëja e gjallë, si njeriu. Do ujë, do ushqim do edhe dritë, (shyqyr kjo e fundit nuk i ka munguar... as do t'i mungojë)! Nga do që të kthesh kokën, nga do që të hedhesh sytë, ngjyrat e dikurshme mungojnë.

Shpirti ynë, i të dyve, timit dhe i Tinës, ndihet i rënduar, i munduar. Për më tepër, ai behet edhe më delikat e mallëngjyes, kur këtij horizonti i shtohen edhe qiparisat e gjatë, atje, tek lugina poshtë këmbëve tona. Aty ku ndodhen varrezat, ato varreza ku prehen njerëzit tanë për të cilat dhembja na dhëmbon në shpirt. Kthejmë kokën andej e, mendueshëm, kujtojmë pa folur. Unë nenën, babanë, vëllanë, motrën e qindra te afërt të mi që flenë në përjetësi, ashtu si edhe ajo kujton nenën, babanë, motrën, dajën, kushëririn e parë e shumë e shumë që s'i s’janë më në këtë jetë.

Por, në këtë bukuri të madhe, në këtë ansambël ngjyrash janë edhe ata që deri dje ishin mesnesh. Ata që linden dhe u rriten këtu e që tani s’janë më. Siç edhe ne që një ditë do te ikim. Megjithatë, shpirti i tyre jeton, endet në rrugët, shtëpi e zemrat tona. Pra, jeta vazhdon. Dielli është atje dhe vazhdon të ndriçojë. Ne jemi gjallë dhe i gëzohemi jetës, familjes, familjeve, diellit, detit, natyrës.

Por, përsëri edhe pse mundohem të ngushëlloj veten, nuk rri dot pa bërë pyetjet: Pse kam ikur, pse kam mërguar? Dhe sa do te rri aty “-mbrapa diellit”? Dhe sa kohë, do të bëj këtë rrugë të mendueshme, duke kapërcyer oqeane e kontinente? Dhe sa vjet, sa muaj, sa ditë do t’i mungoj fshatit tim? Sa?... Pyes Tinën, por ajo nuk më përgjigjet. Lotët i vezullojnë mbi fytyrë. Eh, nuk është më Tina e parë. Mosha ka bërë të veten. Nje lot, i bie nga sytë e shket nëpër rrudha. Ikëm fare të rinj, nga streha jonë. Aso kohe, s’mendonim kurrë se do të kishte pleqëri. E tani, ja, ajo po na vjen dalëngadalë. Duhet bërë diçka, duhet nxituar, duhet vendosur. Duhet ardhur këtu, përgjithmonë. Këtu, ku edhe balta është me e ëmbël se mjalta ...!

 

Shtator, 2007

 

Nexhat Rexha (1.2.1956, Topanicë-Dardanë)

 

PRANVERË ME SHI

 

Në pranverë shiun kërkojmë

Lulet dritën me diell

Mbrëmjeve hapim dritaret

E thithim aromën ditore

 

Në pranverë çapkënët luten

Për shkëlqimin e luleve

Edhe kur bie shi

Edhe kur vjen nata

 

Në pranverë akullnajat strehim ndërrojnë

Shkretëtirat për t`i ngrohur me plafin e bardhë

Për t`u kthyer përsëri me rrëmujën

Dhe gjerdanët për t`ia vënë në qafë trishtimit

 

Të dashuruarit e stinëve me Lule

Bëjnë luftën për shiun

Dhe karvanin për pushim

Afër Itakës magjepse

 

Në këtë pranverë me shi

Të dashuruarit kanë sjellë në këtë udhëtim

Më të dashurin e tyre në këtë botë

E lindja po afrohet Itakë

 

Të lutem kujdes për maminë

Që do të jetë në këtë lindje

Së paku dhimbjet e lindjes t`i zvogëlojë

E pagëzimin mos e ndërroni Itakë

 

KUR FLET VETMIA

 

Sonte bënë ftohtë

Në melodinë e pritjes

Ëndrrat trazojnë kujtesën

Për dashurinë

Vetmia flet thellësisht

Për rrënjët e atij trazimi

Sa fllad bënte shpresa

Për ditët që ikën

Për ditët që lidhnim

E për folenë e durimit

Kur e shikuam orën

Akrepat ishin shkrirë në një

Befas vetminë zgjoi mëngjesi

Jeta dhe vetmia mori trajtën e shirave

 

 

Remzi Limani

 

(fragment  nga romani)

 

ETJA E LUMIT

 

Ai, sapo i zgjidhi duart dhe, të majtën e tij me gishtërinj të hapur e shtriu mbi kërthizën e saj zambake. Me gjuhët e shtangura dhe shikimet e etura, ndeznin shkëndijat në sytë e tyre.Tashmë, fytyrat e tyre kishin marrë ngjyrë alle. Trupi i saj, sikur lëshonte frymën e zanave dhe krijonte rrethin magjik të një flake dehurie të paparë. Nga gjokset e saja vërehej një stinë e pjekuer në të…

Ajo, me tërë trupin e saj të mbuluar me push kadifeje… e shkrirë nga zjarri… vetvetiu filloi të nxirrte dihatjet e para… Loja e zjarrit filloi me frymëmarrjet e thella… Duke e perkëdhelur poshtë kërthizës zambake, Fisi tha me veti: Kjo lojë duhet të përfundoj aty ku ka filluar… në rrënjet e zambakut… Kur njeriu luan me zjarrin djersitet edhe nata në të. Dhe, kështu, pa bëza, njerëzit vdesin nga dashuria. Kjo lojë duhet të ketë kuptimin e vet. Nëse në fluturimin e bletës nuk e gjejmë nektarin, atëherë, loja do ta humb kuptimin e zjarrit dhe trupi i saj nuk do të vishet me nur.

Në mesnatën e kafshimeve të yjeve, ne mes tyre filluan puthjet e flakave… Herë – herë, nga qerpikët e rrufeve shpërthenin vetëtima puthjesh më të cilat, njëri - tjetrin e godasnin këndshëm, duke u përplasur pas përkundjeve valëzore dhe ledhatimeve  të cilat botën e tyre në mes yjesh të ndezur e kthenin rrotull…

Më ngadalë të lutem! T`i nuk e di?!? – me butësi engjëllore i bëlbëzoi në vesh duke i thëne: në mua janë thyer shumë ura dhe, asnjëherë, askush, nuk e pati guximin të kaloj përtej lumit… T`i, sikur don t`i kapërcesh të gjitha shtigjet e lakmisë… - pa i shijuar të bukurat me ngadalë… Andaj, të lutem! – Kalo lehtas mbi trupin tim. Mos i merr gjërat hajdutçe – sonte e tëra jam e jotja… me gjithë mend e kam vëndosur të bëhem grua… mund të më shijosh me ngadalë, duke më shpalosur të tërën deri në majë flake. Etjen e zjarrit mund ta shijojmë së bashku dhe ta fikim pikë për pikë deri në shkëndijat e fundin… Tani… mos mendo për hijen e lisit të thyer… Leri tash kujtimet e së kaluarës. Mallin nuk e tret dot mallkimi. Ndaj, përqendrohu në në sytë e mi. Lëshoje dhembjen mbi mua dhe shkriu me ngadalë në brendinë time…

Tani me kujtohej thënia e Dostojevskit, se e bukura do ta shpëtoj botën, i foli Fisi vetvetes duke shtuar: se shpëtimi tij, sonte u takua me vetveten… ajo s`mendon si unë, ajo e shpalosur nxjerr djersën në ballë - i foli prap vetvetes… Kur takohesh me vetveten, nata xhelozon ëmbëlsitë e pëshpëritjeve duke numëron puthjet mbi trupin e saj…

Papandehur, u dëgjua zëri miklues i Hanës… me frymë shpirti i bëlbëzoi ca fjalë dhe duke e shtrënguar mbi shpatulla i tha: mos e ndal dorën të lutem! – vazhdo me ledhtimet… Ledhatomi dhe kofshët. Vazhdo të më puthësh qafën dhe… m`i grimco ngapak edhe veshtë… Kësaj nate asgjë tjetër si ka mbetur, pos të shkrihet në zjarrin tonë – i tha Hana me butësi eksituese… Këto fjalë, sikur Fisin e trandën, ia rriten gjakun dhe… tok me hingëllimat e kuajve në përmasa gjëmash, përtej natës së zhveshur, të përqafuar nëpër fusha zjarresh, ata, kaluan nëpër ulurima çmendurie mbi dallgët e tërbuara, të cilat i merrnin me vete dhe i kthenin të larë në djersë.

Ai, sikur nuk i ndjente zërat e virgjërisë së gurit... Ai, vazhdonte të shponte gurin tej për tej – deri te bregu i ëmbël…  i ngjeshur mbi të… I mbështjellë me flokun e saj... Sikur donte të vdiste në aktin e dashurisë së pafund - deri në këngën e parë të gjelit të kuq. Mbi të… Mbi buzë…Mbi sy e faqe të saja - fokusoi vështrimin dhe lumin e ndjenjave e derdhi thellë në të…Tingujt e dashurisë vazhdonin të jehonin me gjëmën e ëmbël të natës. Pa ndalur, etja kacafytej me lindjen e epshit.

- Disi… po të thahen buzet moj mike! – Sa etje ke në trup? I tha Fisi duke i ndier frymëmarrjet e thella në të, të cilat, ende kërkonin të shuanin etjen e natës së kallur në trupin e saj.

- Kush ka shpirt t`i thotë mjaft dashurisë?!? – Kjo natë na shperbleu shpirtërat me aromën e trupit të ndezur… Nata kërkon shoqëri… Ajo, edhe kur fle pa çarçaf, nuk e lodh gjumi, ngase etjen e ka mall – ia ktheu Hana me një kafshim të butë në cepin e krahut të djathtë.

Kështu, duke e zbrazur etjen e lumit, duke i kafshuar rrënjët e Drinit të kulluar… Ata, me lakuriqësitë e veshura në bulëza margaritarësh, vazhduan deri në dihatjet e fundit… per t`i fikur shkëndijat e mbetura nga loja e tyre, e cila zgjati deri në këngën e parë, e cila rodhi nga sytë e gjelit të kuq dhe, në fund të udhës së tyre… pushuan të gjitha ofshamat e natës së kallur në sytë e virgjëreshës - tashmë e shndërruar në grua…

 

Koment:

 

Remzi Limani (1955) një shkrimtar i madh, por i heshtur!

 

Kadri Mani

 

Në tavolinë kam romanin e tij REGËTIMA, Prishtinë, 2010, f. 218, të cilin ma pati dhuruar me një dorëshkrim-bukurshkrin të rrallë: Z. Kadri Manaj me konsideratë, autori (nënshkrimi) Prishtinë, 14.03.2010, në një restorant mbi Shkollën fillore "Hasan Prishtina", ku pimë kafe dhe na njoftoi z. Vezor Ukaj, miku i tij; dhe me pak fjalë na prezentoi reciprokisht.

Këtë fragmet mbase e ka ndarë nga ky roman, të cilin jam duke e lexuar me vëmendje, ngase është një prozë e veçantë, pa kapituj të ndarë, pos me yjëzi.

Në roman i ka radhitur 5 kopërtina librash...

 

Borxhi i përjetshëm i Tivarit

 

Pse duhet te rishikohen listat e atyre qe sot nderojme. Si u ngjyrosen te renet, si u vecuan dhe u harruan ata qe nuk kishin “biografine” e pershtatshme. Partizanet, ballistet, nacionalistet dhe krimi me i madh i qe komunistet shqiptare i kane Kosoves...

 

Nga Albert Kotini & Alqi Kociko

 

Shumekujt i ka rene rasti te kaloje neper bulevardin “Deshmoret e Kombit”, por me siguri, pak vete i kane shtruar vetes pyetjet: Cilet deshmore dhe sa jane; a jane vertete “te kombit” te gjithe ata, apo vetem te nje partie; a ka te tjere te rene?

Eshte e vertete se deshmoret, sipas nje historiani francez, zbukurojne kuroren e nje kombi; atehere kurora jone rezulton e sakatuar, plot vende bosh nga njera ane, e ndoshta me shkelqim te rreme guresh falso nga ana tjeter.

Nese se pari duhen shtruar kriteret pergjithesisht te pranuara se cilet duhen quajtur deshmore e cilet jo, sigurisht qe shume me kompetente per kete jane institucionet qe supozohet te merren me kete leme. Por askush nuk mund t’i hedhe poshte argumentet sipas te cilave, deshmor i atdheut eshte ai qe vritet ne lufte e ne aktivitet kunder pushtuesve te huaj dhe ai qe lufton ne mbrojtje te vendit te vet nga zhberja e tjetersimi. Nuk eshte sekret nderkaq, se regjimi komunist perzgjodhi kohe pas kohe dhe sistematikisht, listen e heronjve dhe deshmoreve, ne varesi te grupeve “armiqesore” dhe spastrimeve te rradhes brenda llojit; duke mberritur ne fillim te viteve 90-te, me nje grup gjithsesi te diskutueshem bijsh e bijash qe nderoheshin e nderohen cdo pervjetor. Pse kjo liste eshte e diskutueshme, perpiqemi ta argumentojme ne kete shkrim.

Gazeta zyrtare nr.9 e vitit 1969, sqaron dekretin 4558 te dates 18.10.1969 “Mbi deshmoret e atdheut”, ku jepet motivi: “Te brumosur me idete e Partise, me ndergjegje klasore revolucionare, ata kane kryer dhe kryejne akte te rralla patriotizmi, vetmohimi, sakrifice dhe heroizmi te jashtezakonshem per mbrojtjen e atdheut socialist… Presidiumi i Kuvendit Popullor, me qellim qe te nderoje dhe te perjetesoje vepren dhe emrat e tyre, mbeshtetur ne propozimin e keshillit te Ministrave vendosi:

Neni 1. Deshmore te atdheut quhen: a) Te gjithe ata qe kane dhene jeten duke luftuar kunder armiqve te jashtem dhe te brendshem per lirine, pavaresine kombetare, demokracine, ose per kauzen e proletariatit te vendeve te tjera…”. E ne vijim perjashtohen “te gjithe reaksionaret e tradhetaret” nga ky nderim, cka automatikisht te con sot ne konkluzionin se atdheu, kombi, populli, nuk mund te identifikohet me heronjte, deshmoret e veteranet vetem te nje partie, pavaresisht se ne parim eshte konstatuar se “historine e bejne fitimtaret”. Nevojen urgjente te rishikimit e shtron pikerisht fakti qe sic e provuan shqiptaret ne kurriz te tyre, humbesit e vertete te atij sistemi ishin shumica derrmuese e popullit. Sa per shembuj qe tregojne se ata qe rane ne lufte kunder pushtuesit, nuk ishin vetem partizane, ata nuk jane te pakte.

Deri ne marreveshjen e Mukjes, lufta antifashiste ishte patriotike; pasi komunistet radikale si Enver Hoxha, nen udhezimet e perhershme te te derguarve jugosllave Popovic e Mugosha, hoqen dore urgjentisht nga Mukja, situata degjeneroi. Madje mund te thuhet me plot gojen se kaloi ne vellavrasje, sepse realisht vellai mohoi vellane, djali te atin.

Megjithate, nuk ishte kjo situata ne luften e Gjormit, diten e pare te vitit 1943. Ketu luftuan perkrah kunder italianeve, forcat e Hysni Lepenices, Mehmet Shehut dhe Skender Mucos. Ende kujtohet akti i nacionalistit Bajram Xhebro, qe u hodh me gjithe bomba nen autoblinden armike, apo lufta e komandantit te cetes vullnetare te Terbacit, Beqir Selimi, gjithashtu i vrare. Nje bashkepunim i ngjashem u realizua ne luften e Recit, ne Shkoder, ku luftuan bashke balliste e partizane. Dhe rastet vazhdojne me betejen e Greshices ne Mallakaster, me 12 shkurt 1943, apo me ate te Ruzhdijes ne te njejten zone me 13 mars 1943, ku komandonte ballisti Tefik Cfiri. Ne kete perplasje humbi jeten Jashar bej Cakrani, per te cilin dha vleresime dhe Mehmet Shehu, duke u shprehur se Cakrani do te behej deshmor. Sot, pas gjithe atij bombardimi ideologjik mund te tingelloje e panatyrshme fraza “beu deshmor”, por fakti mbetet fakt. Ne betejen e Selenices me 5 prill ’43, komandant kryesor i Ballit ishte Isuf Luzaj, ndersa me 28 maj, ne luften e Luarit ra deshmor ballisti Selfo Hekali (nipi i Rrapo Hekalit), te cilit me vone, komunistet i vrane babane dhe vellane. Nuk do te vononte shume dhe ne gusht 1943, ajo qe nisi si shpresa e kombit, marreveshja e Mukjes mes ballisteve dhe komunisteve, me prishjen e njeanshme nga te dytet, do te kthehej ne denimin e kombit. Megjithate, edhe persa i perket luftes kunder gjermaneve, kesaj rradhe pa bashkepunuar me partizanet, per Ballin Kombetar mund te kujtohet: Lufta e Qafe Thanes kunder kolonave gjermane ne shtatorin e vitit 1943, nga Abdulla Alarup Dule; lufta e Gjirokastres, ne te njejten periudhe; lufta e Shtepezes, afer Gjirokastres, ne fillim te tetorit 1943; lufta ne rrethinat e Vlores nga Ismail Golemi etj. Sigurisht, historiografia e pasluftes beri cmos qe keto perpjekje dhe keta te rene te mos permendeshin kurre, por u kujdes per kete Mit’hat Frasheri, i cili shkroi nje memorandum te tijin per Konferencen e Paqes ne Paris, pertej fjales se mbajtur nga kreu i qeverise se re komuniste, Hoxha.

Ne veren e vitit 1944, dy batalione te ballisteve, ata me emrin “Besnik Cano” dhe “Qeramudin Sula”, moren pjese ne perplasjet e nacionalisteve kosovare kunder forcave cetnike serbo-malazeze. Xhemal Alimehmeti, si pjesetar i ketij batalioni ka treguar: “Me 9 korrik 1944, u sulmuam nga forca te shumta. Ne kete beteje, luftetaret e bashkuar shqiptare, treguan trimeri te rralle, deri sa e detyruan armikun te terhiqet me humbje ne njerez. Nga rradhet tona ra ne fushen e betejes, djaloshi 19 vjecar nga Tirana Hamit Troplini”. Sa per vete Canon dhe Sulen, fjala eshte per nje 22 vjecar student universitar ne degen e inxhinierise, dhe per nje 21 vjecar maturant ne liceun e Tiranes, te cilet u zune pabesisht ne Kavaje, tek udhetonin prej Tiranes per te shkuar ne Jug. Nen akuzen e vetme pse ishin nacionaliste, ata u masakruan “partizance” me thika, ndersa doren e pari thuhet se e ngritur vete Dushan Mugosha.

Lufta ndaj pushtuesit ishte kthyer ne lufte brenda vetes. Hadi Kasimati se bashku me Zija Gashin, Zutbi Velisken dhe Delo Stropanin, me 11 nentor 1943, u vrane ne lufte me forcat e Mehmet Shehut. Perfundimi i kesaj perplasjeje tragjike dyditore ndermjet Cermes dhe Divjakes se Lushnjes, pati te vrare 109 partizane e 18 balliste, ndryshe 117 shqiptare me pak. Rastet jane te shumta, e po keshtu jane dhe abuzimet me historine. Per kete mjafton te shpjegojme lojen e qellimshme me termat, qe klika e pasluftes e kishte shume per zemer: Nen logon “balliste” u futen te gjithe ata qe regjimi i kishte ne listen e armiqve apo te shenuar per te qene te tille ne te ardhmen. Dhe quhej i tille kushdo element qe nuk hynte nen hyqmin komunist, duke ngaterruar ne nje kazan xhandarmerine e regjences nen gjermanet, milicine, grupet e armatosura per mbrojtje territoriale etj. E njejta loje edhe me termin “kolaboracionist”, pra “bashkepunetor”. U quajt i tille pershembull, Bektash Cakrani, qe ishte internuar ne Porto Romano pikerisht prej italianeve.

Por shqiptaret mbeten shqiptare. Packa se te mbuluar nga pluhuri i harreses, edhe per te renet e Ballit njerezit ngriten kenge. E tille eshte vjersha “Deshmoret e Kicokut”, kushtuar Ahmet Leskajt, apo vargjet mbi njerez si Asllan Ogici, Shuko Roboci, Qani Kuci, Mehmet Xhelili, Resmi Kulla, Lahe Kuspari, Sheme Xhelili etj.

Me monopolin e heronjve eshte luajtur politikisht dhe ideologjikisht, sepse nuk jane vene emra qe e meritonin. Por eshte edhe ana tjeter e medaljes: Jane vene emra qe jo thjesht nuk ishin te nderuar, por kishin bere gjema. Nje shembull i treguar pas viteve 90-te nga ish partizani e ish zv.ministri i pasluftes Nexhmedin Ballka: Nje spiun dhe kriminel i njohur ne tere Delvinen gjate kohes se luftes, u shpall deshmor, sepse ishte i afert i Kadri Hazbiut. Ketij “te imunizuari” nuk iu hoq titulli deshmor me gjithe kerkesat e panumerta te gjithe zones se Delvines, drejtuar udheheqjes se atehershme. Ngjarjet e luftes e cojne kete personazh ne Prishtine, gjate javeve te fundit para largimit te gjermaneve. Aty, vete i dyte, i veshur me uniforme gjermane ai perfitonte dhe mblidhte “ndihma” neper familjet e pasura kosovare. Rastesisht, ne nje familje mjaft te pasur ndodhej per vizite nje kolonel gjerman, i cili u habit kur mori vesh prej te zotit te shtepise, se sa keq ishte katandisur ushtria gjermane qe mblidhte ndihma te tilla. Doli jashte dhe mori vesh, se njeri prej dy gjermaneve, nuk dinte gjermanisht dhe e arrestoi. Aty ne kampin e Prishtines, mbasi u verifikua e verteta, spiuni u ekzekutua. Pikerisht ky, u shpall deshmor i PKSH-se meqe “kishte vdekur ne kamp te perqendrimit”.

per te mbetur ne Kosove, ketu kerkimi per te verteten shpalos nje tjeter pamje, dyfish makabre. Sepse se pari, nuk jane te pakte ata heronj qe mbeten gjithnje te tille, por rrethanat e vrasjes se te cileve, vijojne te jene te erreta. Se dyti, pikerisht atehere kur shpresa per nje Kosove qe vendos vete per fatin e saj ishte me afer se kurre, atehere komunistet shqiptare ia shiten shpirtin sllavizmit. Duke shitur keshtu mijra jete nacionalistesh qe luftonin per nje Kosove jashte Serbise. Deri ne vitet 90-te, as historianet kosovare nuk i kane permendur vrasjet e nacionalisteve, te kryera prej divizioneve V-VI shqiptare. I pyetur rreth masakres famekeqe te Tivarit, eksponenti shqiptar i Kosoves e pas luftes, zyrtar i larte lugosllav, Xhavit Nimani, deklaroi me 27 qershor 1990 se: “Pas kthimit nga Shqiperia ne vitin 1944, mora vesh se ne Kosove jane bere pushkatime te te mobilizuarve dhe ne Prizren sidomos, gjendja sidomos ishte alarmuese. Per kete i kam kerkuar Predaga Iticit, qe te nderpriten menjehere pushkatimet e njerezve. Nderkaq, Sava Derkvic, atehere komandant i administrates ushtarake ne Kosove, me kercenoi se per pyetje dhe verejtje te tilla mund te shkohej ne gjyq ushtarak dhe mund te pushkatohesha”. Nderkaq Ymer Haxhidauti ne po ate kohe eshte shprehur: “Une si historian dhe si kolonel ne pension i Armates Popullore te Jugosllavise, dyshoj ne realitetin e vrasjes se Emin Durakut dhe Xhevdet Dodes, Hajdar Dushit, Meto Bajraktarit etj. Pse u dergua Emin Duraku nga baza e sigurte ne Gjakove, ne bazen e pasigurte afer Lipianit, ose pse asnje ushtar i cetes se Pjeter Brajevicit, qe ishte ne percjellje te Hajdar Dushit, nuk humbi as gishtin e dores, kurse ne mbetem pa Hajdarin? Ne nje bisede qe bera ne Katarsy me Pjeter Brajevicin, me tha se ne Maqedoni jane likujduar 5000 shqiptare. Iu drejtova Fadil Hoxhes, Xhavid Nimanit, Xhevdet Hamzes dhe te tjereve, se perse lejuan administrimin ushtarak ne Kosove ne vitin 1945, dhe perse nuk dhane doreheqjen ne vitin 1981, kur pa argumenta u shpall kunder-revolucion ne Kosove”.

E pra, fjala eshte per ata mijra shqiptare te Kosoves qe u derguan nen plumbat serbe nderkohe qe komunistet shqiptare nuk luajten as qerpikun, nen emrin e bashkim-vellazerimit. Perkundrazi, nje pjese e mire e atyre qe nuk e donin serbin ne Kosove, u vrane pikerisht prej brigadave shqiptare.

Edhe te ikur nga kjo jete, ata qe jane vrare per kete vend sot figurojne te ndare ne njemije kampe: deshmore te luftes, deshmore nacionaliste, te batalioneve te ndjekjes, te ashtuquajtur diversante etj. Nga ana tjeter, komunizmi per 50 vjet nuk arriti te mbaroje numerimin e 28 mije deshmoreve “te vet”, per arsyen e thjeshte se nuk ka ku t’i gjeje kaq shume. Ironia shqiptare eshte se ashtu sic vazhdojne te marrin miliona leke pensione shume pasardhes deshmoresh te shpikur ose te pamerituar, ashtu pas 1990-es u turren te marrin deshmi te persekutuarish shume me teper njerez nga sa ishin ne te vertete. Por nese kerkojme nje model te bashkimit shpirteror te kombit, nje proces qe fillon edhe nga nderimi i perbashket ndaj te reneve, mjafton edhe nje shembull ne dukje i cuditshem: Diktatori spanjoll Franko lejoi varrimin dhe nderimin jo vetem te te vrareve te se djathtes, por edhe te kundershtareve te tij te majte. Ne te njejten toke.

 

Masakra e Tivarit

 

Me qellim kryesor shkrirjen e berthames se rezistences shqiptare ne Kosove, Shtabi Operativ i Kosoves dhe Metohise ne ushtrine e partizaneve jugosllave, urdheron gjate muajve mars-prill 1945, mobilizimin me dhune te shqiptareve per t´i derguar ne frontin e dyte, te ashtuquajtur te ”Adriatikut”, ne veriperendim te Jugosllavise. Skenari makaber parashikonte itinerarin Prizren-Kukes-Shkoder-Tivar-Dubrovnik-Rijeke. Te mobilizuarit prej oficereve shqiptare nga cdo cep i Kosoves, u grumbulluan ne kazermat e Prizrenit, ku u carmatosen me arsyetimin se “do t’ju japim arme te reja angleze kur te mberrijme!?”. Prapaskena ra ne sy sidomos kur iu hoqen armet edhe oficereve, ndersa per shoqerimin e grupeve u ngarkua brigada terroriste e 26-te e divizionit 46 serb, e njohur per krimet ndaj shqiptareve ato muaj.

Grupi i pare prej 3700 vetesh u nis me 24 mars 1945, mberriten ne Tivar e pastaj ne Istria, ku 65 prej tyre u mbyten gjate kalimit me anije drejt ishullit Ciova. Grupi i dyte me 4700 vete, u nis dy dite me pas, i percjelle nga brigada jone e 27-te per t’iu dorezuar malazezeve ne Shkoder: Shume prej tyre u vrane gjate rruges, naten ne pushim apo kur tentonin te shkeputeshin nga rreshti per te pire uje. Mes tyre u eliminuan qe ne Kukes oficeret grumbullues, njerezit me me ndikim. Ne afersi te Pukes, nje teleferik i improvizuar “rrezohet” dhe hedh ne gremine 50 vete te tjere.

Me mberritjen e grupit te dyte ne Tivarin e blinduar nga armatat jugosllave, me 1 prill, provokohet nje konflikt mes kater shqiptareve dhe rojeve, dhe ushtaret urdherohen te shtijne mbi turmen e paarmatosur. Pjesa tjeter dergohen nen tytat e armeve tek ndertesa 3 kateshe e “monopolit te duhanit”, ne oborrin e rrethuar te se ciles kryhet nje shfarosje e vertete: Qindra kufoma brenda pak minutash. Masa e njerezve te shtrire (ata qe kishin mbetur gjalle) urdherohen me megafon te cohen ne kembe, sepse “Titoja i madh ju ka falur”, dhe ata qe cohen, masakrohen serish. Te dhenat thone se ate dite, minimalisht jane zhdukur 1700 shqiptare.

Nga grupi i trete prej 2700 vetesh, pjesa me e madhe e tyre pas mberritjes ne Tivar, u cuan ne Dubrovnik. Rreth 800 vete mes atyre qe u strehuan ne nje depo te madhe baruti, rezultuan te vdekur pas helmimit nga nje lende e panjohur...

Ato dite te denja per Hitlerin, u be e pamundura te mbeteshin te panjohura per shqiptaret, por te mbijetuarit kane folur edhe pas 60 vjetesh. Krimi merr permasa biblike, sidomos kur mendon se bash ne ato muaj e vite, regjimi i Enevr Hoxhes trumbetonte miqesine e pathyeshme mes Beogradit dhe Tiranes, ndersa ata mijra djem te Kosoves u cuan ne kasaphane nga vellezerit e tyre shqiptare...

 

Për ribotim- Kadri Mani

/etnike@gmail.com/

 

VATRA 100 VJET PAS KRIJIMIT NË BOSTON

E Mërkurë, 03.14.2012, 09:38am (GMT+1)

 

Një grup veprimtarësh nga Bostoni po përpiqen të vendosin një pllakë përkujtimore në vendin ku u themelua Vatra, organizata panshqiptare e Amerikës, e cila këtë vit mbush 100 vjet. Në këtë vit jubilar, veprimtarët e Vatrës kujtojnë rrugën e saj të gjatë dhe reflektojnë për rolin që ata mendojnë se kjo organizatë mund të luajë në të ardhmen.

Në vitin 1912, në rrugën Tremont të Bostonit, në ndërtesën me numër 227, ka qenë një kishë, në sallën e së cilës disa shoqata emigrantësh shqiptarë u bashkuan në një federatë, duke themeluar Vatrën, organizatën më të madhe të shqiptarëve të Amerikës. Van Kristo, aktivist i komunitetit, tregon se zonës i janë shtuar ndërtesa të reja dhe shumë pak ka mbetur nga pamja e dikurshme e rrugës. Zoti Kristo, i cili ka patur një biznes reklamash dhe tani shkruan për blogun me emrin Frosina, e komenton kështu rëndësinë e themelimit të Vatrës.

"Kristo Floqi, Kolë Tromara, Kristo Kirka, takoheshin atje dhe me anë të përpjekjeve, dëshirës së mirë dhe vendosmërisë së këtyre shqiptarëve mjaft besnikë, u bë e mundur të hidheshin bazat e Vatrës dhe Diellit si dhe në një masë të madhe bazat e krijimit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikës, që u drejtua nga Fan Noli. Pra, ky vend ka rrënjë të thella historike dhe duhet të përkujtohet, që edhe amerikanët ta dinë. Por kjo ka edhe më tepër rëndësi për të rritur krenarinë e shqiptarëve që jetojnë në Boston ose që vijnë për të vizituar Bostonin, sepse ky do të jetë një vend që ata do të duan ta vizitojnë."

Sot, Bostoni nuk është më qendra e Vatrës. Disa dekada më parë, zyrat e organizatës u zhvendosën në Nju Jork, me arsyen se atje jeton një numër i madh i shqiptarëve të Amerikës. Por aktivistët e Bostonit duan ta përkujtojnë historinë e lindjes së Vatrës me një pllakë përkujtimore që duan të vendosin aty ku u krijua Federata Panshqiptare:

Publicisti nga Bostoni, Agron Alibali, është njëri nga nismëtarët për vendosjen e pllakës.

"Kjo pllakë, thotë ai, do të jetë e para dhe e vetmja në SHBA për të nderuar komunitetin shqiptaro-amerikan dhe kontributin që ka dhënë ky komunitet në forcimin e lidhjeve dhe të miqësisë midis SHBA dhe Shqipërisë."

Sotir Pani nga Dardha e Korçës, është bir i njërit prej atyre që punuan për Vatrën në Boston. I ati i tij quhej Vasil Pani, një personalitet i shquar i federatës panshqiptare, i cili ishte në Boston kur këtu u themelua Vatra, në vitin 1912.

"Meqë ishte një i ri aktiv dhe e kishte provuar patriotizmin edhe me armë në dorë, tregon zoti Pani, ai u bë sekretar i Shoqërisë Vatra, pastaj arkëtar dhe më 1929 u zgjodh kryetar i saj. Punoi në Vatra me gjithë shpirt, forcoi degët, lidhjet më të mëdha i kishte me Konicën".

Sipas zotit Van Christo, Fan Noli, Faik Konica dhe patriotët e tjerë meritojnë respektin e vazhdueshëm të të gjithë shqiptarëve në SHBA si dhe kudo tjetër në botë, për atë që bënë në Amerikë sidomos në Boston.

Zoti Alibali mendon se kjo duhet të kujtohet e nderohet:

"Jam i sigurt se edhe shumë veta që do të vijnë të vizitojnë Bostonin, do të gjejnë në këtë vend një pikë të domosdoshme për ta vizituar dhe për të nderuar këtë trashëgimi historike të rrallë dhe të çmuar".

Shqiptarët e atyre kohëve të para, thotë zoti Van Christo, bënë aq shumë për të ngritur një komunitet, gazeta dhe një kishë dhe për ta çuar përpara shqiptarizmën.

"Kjo na mungon shumë sot, jo vetëm në Amerikë por edhe në Shqipëri. Mendoj se kjo është me shumë rëndësi dhe thellë brenda meje unë besoj se ajo ditë do të vijë, e kjo do të jetë një ditë e lavdishme për shqiptarët kudo në botë. Ata munden që në kuptimin e vërtetë të fjalës të bëhen zëri i ri i Shqipërisë në Amerikë, në mënyrë që të tjerët të kenë mundësi të dinë se cilët ishin shqiptarët, cilët janë dhe përse meritojnë një vend shumë të respektuar, sidomos në Ballkan".

Sipas zotit Van Christo, Vatra ka qenë dhe duhet të jetë gjithmonë jopolitike.

"Si rrjedhojë e asaj që thuhet në vetë statutin e saj, Vatra është një organizatë ombrellë për shqiptarët e çdo besimi, të krishterë ortodoksë, katolikë ose muslimanë, apo të çdo bindjeje politike për sa kohë që ata nuk i sjellin këto bindje brenda në organizatë dhe nuk përpiqen t’i përhapin ato. Vatra tradicionalisht ka qenë dhe duhet të jetë gjithmonë jopolitike".

Sigurisht, thotë zoti Pani, Vatra nuk mund të luajë atë rol që luajti në atë kohë, por përsëri ka vend për ndihmën e saj, për shembull ajo mund të ndihmojë emigracionin shqiptar në Amerikë.

"Mendoj që kjo Vatër 100-vjeçare mund të shkojë edhe 100 të tjera nëqoftëse krijon degë të forta dhe lë pasardhës me ndjenja patriotike, duke vizituar edhe Shqipërinë por edhe me organizimin këtu të shkollave për të mësuar gjuhën shqipe. Vatra mund të ketë shumë aktivitete. Ajo mund të krijojë një muze të shqiptarëve në Amerikë, një muze në Harvard me Albanian e Konicës që njerëzit të afrohen, sepse tani janë krijuar shumë organizata dhe duhet që ne të kemi organizatë nën Vatrën dhe të gjitha të tjerat mund t’i quajmë bija të Vatrës.

www.voal-online.ch

 

 

UKË MAVRIQI  KY STRATEG I LUFTËS PËR SHQIPTARIZËM E SHQIPËRI (1888 – 1973)

 

Nga Gani Mehmeti

gani_mehmeti2@hotmail.com

 

Në luftërat kundër çdo pushtuesi, janë shquar banorët e Mavriqit të Llapit. Shumica e meshkujve në Mavriq kanë vdekur nga pushka, duke luftuar armiqtë tonë shekullor. Këta janë varë në mbrojtje të vendit dhe në luftë për çlirim që nga koha e Perandorisë Turke e deri në ditët tona, pra deri me përfundimin e luftës së vitit 1999. Në kohë lufte kanë luftuar, ndërsa në kohë paqeje, ata kanë qenë të burgosur nga që nuk kanë prajtur asnjëherë, dhe se, nuk janë pajtuar në asnjë kohë me armikun, duke kërkuar lirinë me mjete paqësore, duke u inkuadruar në parti të ndryshme politike shqiptare, po pse jo edhe në grupe politike, por që në program kanë pasur gjithherë çështjen kombëtare. Në Mavriq, po edhe në grykën tjetër të Llapit, nga Zhitia, Breca e Murgulla armiqtë nuk kanë mundur dhe nuk janë lejuar asnjëherë të hyjnë nga

veriu i Kosovës, pra nga Serbia. Çdo armik nëse ka shkelur në këto vise, ai ka shkuar nga rrafshi, duke i pushtuar fshatrat tjera më parë. Dhe, të mos harrojmë se të gjitha fshatrat e Mavriqit të  Llapit si dhe fshtrat tjera në perëndim të tij (Mavriqit) kufizohen pikërisht me Serbinë qysh me vendosjen e kufirit në vitin 1878. Mavriqasit kanë çmuar gjithçka tjetër më shumë se jetën: Lirinë, nderin, burrërinë, e, pse jo, edhe pasurinë. Të gjitha këto cilësi i kanë pasur trashëgim nga të parët po i kanë fituar edhe nga vetë jeta, që ua kanë imponuar armiqët.

Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore Mavriqi ishte  i lirë plotësisht, duke e mbrojtur vetë kufirin nga  serbët. Shih nga kjo, Mehmet Gradica me të drejtë i ishte drejtuar Ukë Mavriqit me këto fjalë: Uko, ti e ke ba Mavriqin Shqipni të Vogël!

Ukë Mavriqi, njëri ndër kaçakët më të njohur në Llap, shquhet si më trimi, më i pastërti dhe që ka sakrifikuar shpesh për të realizuar gjithë atë që i është tekur, pa mndur t’ia lë ngile kush prej serbëve as në kohën e krajlit e as në kohën e mëvonshme, të Jugosllavisë titiste.

Ukë Mavriqi shkollën e policisë e ka kryer në Maqedoni, i cili dërgohet me detyrë në Mitrovicë. Prej aty, Sherif Voca e çon në Kaçanuell. Sherifi e çon në Kaçanuell per t’iu kundërvënë një postkomandanti të atëhershëm në Kaçanuell i cili po e keqtrajtonte dhe po i shkonte në dru banorët e këtij fshati. Shih, për këtë qëllim, duke e njohur karakterin e fortë të Ukës, Sherif Voca e kishte porositur që të mos i bindej urdhërit të postkomandantit në mënyrë që të vijë deri tek dorëheqja e komandantit nga posti. Për  disa ditë kishin kaluar si uku e dhia ndërmjet veti, derisa, pas disa ditësh komandanti detyrohet ta lëshojë vendin e punës dhe në vend të tij vendset Ukë Mavriqi. Mbas një kohe Uka transferohet në stacionin policor të Herticës. Policët gjatë marsheve të tyre nëpër fshatra kanë pasur odat (familjet) e caktuara se ku mund të hyjnë të pushojnë, të hanë dhe të pijnë. Kur kishin shkuar një ditë në njërën nga familjet e Xhakalive, vërejnë fotograflnë e krajlit (me gjasë të Nikolla Pashiqit, v.j.), e cila kishte sytë e shpuar (dëmtuar). Aty për aty nuk bëjnë zë. Mirëpo, kur kthehen në Herticë ky problem aktualizohet nga policë serbë. Vendoset që të nesërmen të shkojnë policë nga Hertica dhe nga Podujeva për të verifikuar. Atëhere Uka gjen një njeri të besushëm dhe e dërgon në atë familje duke e porositur që të gjejë një fotografi tjetër të krajlit e ta vendosë në vendin e fotografisë së dëmtuar. Përndryshe, do ta pinte e zeza po t’i gjindet ajo fotografi.

Xhakaliu  kishte pasur dikund në Serbi një shok dhe shkon e ja merr fotografinë e krajlit dhe e vendos në vendin e asaj të dëmtuerës.

Kur shkojnë të nesërmën policët e të dy stacioneve nga Podujeva dhe Hertica, e rrethojnë këtë familje. Kur hyjnë brenda shohin fotografinë e pa dëmtuar të varur në mur. Tani çuditen dhe bisedojnë se si ka mundur të ndodhë kjo brenda natës! Ua merr mendja se për këtë ka lajmëruar Uka, mbasi nga policët ky i vetmi ishte shqiptar. Nga ky moment u shkon mendja dhe vendosin që të gjejnë mënyrën për likuidimin e Ukës. Ndërkohë, Ukës i thonë se duhet të shkojnë  në Gërdofc ku ishin lajmëruar kaçakët. Xhanarët e tjerë (serbë) ishin porositur që ta vrasin sepse nuk mundë të bahet (durohet) ky njeri kështu. Rrugës po shkojnë bashkë.  Kur shkojnë në Urën e Gërdofcit, Uka nuk ua kishte besën xhanarëve prandaj ju thotë atyre të kalojnë urën përpëara. Policët nuk duan, duke thënë se udhëheqësi i rrugës duhet kaluar i pari. Posa Uka kishte hypur në urë, xhanari prapa tij shtjen me pushkë në të. Plumbi e rrok në lug të qafës depërton nëpër gojën e tij. duke ia qitur dy dhëmbë. Bijnë në ujë edhe Uka edhe polici. Çohen në këmbë burrat e Gërdofcit dhe shkojnë tek ura për të mësuar ngjarjen. Shkon njëri dhe po e thërret “O Ukë, o Ukë!”, duke menduar se e kishin vrarë kaçakët. Uka përgjigjet duke i thënë:

-         O n’kofsh filani, hajde!

Qëllon pikërisht ai, emrin e të cilit e kishte cituar Uka dhe shkon. E merr dhe e çon në odë. Uka u thotë që të mos iknin kaçakët sepse nuk ishte plagosur prej tyre, por nga xhanari i vet. Lajmërohet stacioni i Herticës dhe pyesin Ukën qysh ndodhi? Ç’ka u bë? Uka u përgjigjet se atë e kishte plagosur “shoku” i tij, xhanari. Kishin shprehur gjoja mosbesimin se si ka mundur ta plagoste xhanari. Uka ju thotë:

-Shikoni filan xhanarin, nëse nuk është i lagur deri në shokë (brezë) që ka rënë në ujë edhe unë po them se nuk më ka plagosur. A nëse është i lagur, ai është që më ka plagosur.

-Mirë, tha ai komandiri. Xhanari i cili e kishte plagosur Ukën kishte nisur e po dridhej nga frika.

Të nesërmen e kanë ngarkuar në një qerre me kuaj dhe  në mëngjes kanë mbërri në Podujevë. Këtu kishin ardhur edhe vëllezërit e Ukës nga Mavriqi, mbasi kishin ndëgjuar se ai ishte plagosur. Në momentin kur po donin ta nisnin Ukën për tek mjeku në Prishtinë, takohet me vëllezërit e tij, të cilët nuk i ishin ndarë por kishin shkuar bashkë tek mjeku. Qëllon një Ruskia mjeke, mjaft e njohur në profesionin e saj. Uka nuk i besonte hiç e nuk lejon të marrë asgjë tjetër nga barërat, përveç  ndonjë yndyre që ia kishte qitur varrës (plagës) pa e çelur fare. E hetojnë se ajo ishte e porositur për ta helmuar. Xhaxhai i Ukës, Hashimi, i jep pesë lira ari mjekes vetëm që ta shpëtojë. Mbasi i merr lirat, po i tregon Ukës se e kishte urdhërin për ta helmuar por i jep fjalën se nuk do ta helmonte vetëm do ta shëront për dy ditë dhe ai duhej të iktem sepse më shumë nuk guxonte ta mbante Ruskia. E mjekon për ato dy ditë dhe i thotë ikë. Uka shkon drejt në shtëpinë e tij në Mavriq, duke i marrë edhe disa barëra me vete. Zgjatë një kohë derisa Uka shërohet në shtëpi.

Serbët kishin ndërmarrë një aksion ku prenin, vrisnin e masakronin shqiptarët. Kjo quhej errëfi. Nuk dinte si të lajmëronte se ishte në pushim mjekësor. Nuk dinte as si të shkonte. Po ndërkohë dikush duhej të çonte një sej sanë për kuajt e ushtarëve dhe policëve serbë ne Podujevë. Vendosin që sanen ta dërgonte një plak i lagjes, duke shpresuar se nuk do ta ngucnin xhanarët gjatë rrugës. Uka thotë se unë do të hyjë në sanë  që të shkonte në Podujevë. Vëllezërit i thonë “Zoti t’i plastë sytë, ku po don me shkue sikur capi te kasapi?!” Po Uka e kishte vendosur të shkonte tek komandanti. Hyn në sanë, maskohet mirë. Pushkën dhe armët çka i kishte pasur i merr krejt me veti. Kur shkojnë në Podujevë, i thonë plakut veç hiqja kungjin e sajit edhe leje sajin, merri qetë e mos këqyrë kurrgja e shko prej shtëpisë. Duke e hequr kungjin e zgjedhës prej sajit, njëri nga xhandarët i bjen plakut me kungjin e sajit, që kishte bërtitur në kupë të kresë edhe e lë sajin e ec për në Mavriq.

Uka po rri e po këqyrë. Kur sheh që u larguan policë e ushtarë, del prej sanës edhe shkon drejt në derë të komandantit! Komandanti kishte qenë duke lexuar gazetë, kur e sheh Ukën brenda, i bjen të fikët prej tij kur hynë me armë brenda. Uka e nxjerr letrën për t’i treguar se ai ka qenë polic, duke i thënë “mos u tut, mos u tut”!

Kur i del kllapa (të fiktit), e merr letrën e po e lexon ai. Mbasi e lexon letrën i thotë:

- Rri këtu, por mos ma shih për të madhe, po i thërras disa të mitë e po i pyes se çka po thonë edhe ata. Kish qenë Boshku i Merdarit komandant në Podujevë dhe Mirku i Zakutit komandant në Krypimeh. E thërret së pari Boshkun dhe e pyet:

-         Çfarë njeriu ëshë ky?

-  O, ma nieri i mirë s’ka. Pak ish prekur komandanti dhe po e pyet Boshkun: “Po kah erdhi ky këtu?” duke treguar Ukën dhe ia jep nja dy tri shuplakë, duke i thënë që të rrijë aty në qysh. E thërret tani Mirkun, edhe këtë e pyet për Ukën dhe merr po të njëjtën përgjigje që kishte marrë prej Boshkut, edhe këtij i kishte dhënë shuplakët.. Tani ju drejtohet që të dyve (Boshkut dhe Mirkut): “prej Zotit të dëgjojë kush se ky njeri është këtu, unë patare u bëj të dyve, sepse edhe ashtu jam shumë i prekur në juve se si ka mundur të hyjë ky drejt tek unë pa e parë askush.” Pasi darkojnë, u vjen lajmi se atë natë kaçakët ishin në Pakashticë. Kapiteni i tyre nuk guxonte të shkonte vet t’i ndjek kaçakët, e i drejtohet Ukës: “Ukë, ti sonte kie me u pri xhandarëve e me i çue në Pakashticë, sepse ti e din terrenin!

-         Po qysh me u pri une, që këta mue më hanë pa piekë si t’ më hetojnë se kush jam.

-         Qure, thotë. Qyrkun tem kie me e vesh edhe kush nuk ka me e ditë që je ti, pos këta dy që e dinë. Del kapiteni dhe i rreshton xhanarët,  posa nis të terrohet. Edhe u thotë:

-         Ndëgjoni, ky njeri ka për me ju pri. Kah t’u thot ky kini me shkue. Edhe pej egjeli me dek, ju ini t’maruem, tanve patare u baj.

Nisen për në Pakashticë. Ukës ia merr mendja se kaçakët mund të jenë në Pakashticë. mirëpo nuk donte t’ i zinte, prandaj ai u prinë xhanarëve, duke i shëtitur kodër mbas kodre rreth Brezovanit në Sylevicë. Mbasi zbardhet dita, kur ia merr mendja se kaçakët kanë mundur të dalin nga Pakashtica, ai me xhanarë hyjnë në fshat. Kontrollojnë dhe nuk hasin në asnjërin prej kaçakëve. Xhanarët ja shtrejnë e po prejnë lopë. I vejnë kazanat për ta zier mishin. Ndërkohë përmes një serbeje, u vjen lajmi se kapiteni në Pollatë është i rrethuar dhe kishte kërkuar ndihmë për shpëtim  nga vetë Uka. Uka u thotë tani xhanarë serbë:

-         I leni kazanat. Hajde po shkojmë e po e pshtojmë njeriun atje! Kur bijnë te Lanovitë e Repës, ishin ngarkuar si moti me plaçka, kishin vjedhur çeizin e nuseve e gjithçka tjetër. Për ta lënë plaçkën, Uka i’u bërtet ngërmueshëm;

-         A po e dini ku jemi tu shkue? Na po shkojmë n’front! Me gjithë këto tesha ku jeni tu shkue, ku po i qoni?! A po shkojmë me e pshtue njeriun a ku! Krejt ktu me i lanë!

Kur u tubua gjithë ajo plaçkë, u pa se ishin mbushur nja dy saja tesha. Kapiteni në Pollatë shikonte përmes  dritares dhe dridhej e po priste edhe kur po sulmohej nga të rrethuarit, po edhe kur po çlirohej. Ai po jetonte në ankth. Kur shkon Uka me xhanarët, po i thotë: “po qysh erdhe ti ktu e kah i re? – i cili dridhej nga frika se ishte i rrethuar, - se rreth e rreth jemi të  rrethuar vetëm tash u kanë shti edhe juve në rreth!”

-         Jo, mos kie gajle se une ju prij juve, - i thotë Uka.

-         Ti na prinë nëpër Mavriq, Sllatinë e Reçicë e me na shti mrena në Serbi, i thotë komandiri i Pollatës.

-         Andej nuk mujmë se nëse jemi të rrethuem, nga ajo anë jemi, u thotë Uka. Une ju prij rrugës drejt për në Krypimeh.

Mbasi shkojnë në Krypimeh, Ukës i thonë që të shkojnë e të lajmërohet në Mitrovicë. Pastaj shkon kah  të thonë atje. Në Mitrovicë kryekomandant e gjenë Sherif Vocën[1]. Sherifi po mendon për Ukën se në Kosovë nuk e lënë rahat serbët dhe i propozojnë që të shkojë në Novi Pazar. “Shko, i thotë Sherifi, do ditë e pastaj shohim!” Qëndron disa ditë në Novi Pazar dhe Drazha Mikajloviqi u bjen shqiptarëve edhe boshnjakëve për t’i qitur fare të gjithë. Xhanarët serbë nuk u dolën në mbrojtje përveç ndonjëri nga shqiptarët. E kallin luftën me çetnikë. Uka kë e kish  pas gjuajtur më bukë nuk kish pas hangër, sepse ishte shejtar i fortë. Për këtë tregonte edhe një plak i Drenicës i cili thoshte se nuk ia dinë namin Ukë Mavriqitë sa gjak të shkieve ka derdhë ai në Sanxhak. Një nga komandantët i kishte rënë në sy Uka dhe i vjen inati për numrin e madh të të vrarëve që kishte bërë. Ai e thërret një ditë. I kishte shti fjalët komandanti me një shoq të vetin edhe i bjen shuplakë. Atëhere komandantët rrihnin edhe xhanarët. Kështu kishte menduar se duhen të rrihen të gjithë. Prej inatit, i bjen edhe Ukës. Po Uka e kishte bartur gjithmonë një revole tinëz, dhe, po sa i bie shuplakë komandanti, ky e nxjerr revolen e i bjen në lule të ballitë, i cili bie i vdekur në tokë. Derisa merret vesh krejt kjo, Uka i rrokë armët e veta, i gjuhet një kali që ishte aty afër dhe niset për në Mitrovicë. Rrugës e lë kalin dhe ec këmbë. Në Mitrovicë duhej të kalonte urën e cila ruhej. Shkon në treg, e merr një maxhup me magar që po shiste dru, goditet me të që t’ia çojë drutë përtej urës, ku i thotë Uka se e kishte shtëpinë, por i thotë ta ndalë e ta shtie pushkën në dru. I grah magarit maxhupi. Uka i kishte ndërruar teshat, tani  kishte veshur tesha të këqia. Mbasi kalojnë urën, kur ia merr mendja se kishte kaluar rrezikzu, i thotë maxhupit që ta ndalë magarin. E merr pushkën edhe i thotë maxhupit të kthehet prap në pazar edhe t’i shetë drutë prapë, se ai e kishte pasë vetëm sa ta kalonte urën.

I bjen Shalës së Bajgorës edhe kthehet në Mavriq. Mbasi kthehet në Mavriq pas pak ditësh, kallet lufta. I bjen gjermani. Mbasi pushtohet prej gjermanit Mavriqi, Uka emërohet kryetar në komunë të Pollatës. Më vonë e bëjnë komandir të xhandarmërisë. Një kohë ka qëndruar si komandir edhe në Besi. Të shtunave mavriqasit shkonin në tregun e Podujevës të gjithë. Uka, si komandir, u kishte pas thënë burrave që të mos e lëshojnë Mavriqin se na bien serbët prej kufirit, të cilët i kishte diktuar  që po lëviznin e po silleshin rreth kufirit.

Një të shtune, kur meshkujt kishin shkuar në Podujevë, u kish rënë me ushtri Peka Dapçeviqi. Ai i kishte rënë Bellosicës, Reçicës e deri në Uglar.

Në Bellosicë, duke luftuar vritet Islam Bellosica me gjithë të birin; në Tërnavicë kish  luftuar Neziri i Banit, lis mabs lisi me ta. Në Reçicë kishte luftuar Ramë Igrishta me Sallah Mavriqi e Imer Reçica fyt më fyt. Në Uglar kishin luftuar Fejzë e Beqë Uglari. Ia kishin qitur fishekt atje me sanak te vendi i quajtur T’u Qadarat. Aty shpërndahen shkiet dhe i mbërthejnë andej kufirit. I kishin zënë dy çetnikë. I bien në Pollatë. Këtu i kanë marrë gjermanët dhe nuk dihet se ç’është bërë me ta.

Pa vonuar shumë, në luftë kundër forcave gjermane hyn edhe Rusia. Rusët i vejnë përpara bullgarët dhe serbët dhe po shkonin prapa tyre. Rusët, pra  i detyronin të hynin në front  bullgarët dhe serbët, ndërsa vetë shkonin prapa tyre. Tani ishte numër i madh i tyre dhe nuk u dalin përpara deri në Krypimeh. Kur vijnë në Krypimeh, Uka me xhanarë të tjerë ishin pozicionuar dhe sulmohen bullgarët. Këtu ka mbetur togu i bullgarëve qysh ka qenë. Prej Krypimehi kanë dalë tek Guri i Bardhë, ku kanë luftuar fyt më fyt me rusë dhe bullgarë, ndërsa serbë ka pasë më pak. Kjo ka ndodhur me rastin e thyerjes së Gjermanisë.

Mbas kapitullimit të Gjermanisë, Uka dhe shumë të tjerë që kishin qenë përkrahës të tyre e që kishin luftuar kundër forcave ruse, bullgare e serbe, mbesin në mal dhe vazhdojnë jetën e tyre prej kaçakut. Të Grykës së Mavriqit në mal kanë qenë: Ukë e Tal Mavriqi, Sali, Sejdi e Avdi Tashefci, Mujë Monolli, ndërsa nga Dobërdoli, Behram Dobërdoli. Ka pas edhe të tjerë që kishin ikur prej brigadave partizane por ata kanë qëndruar më pak. Kanë qëndruar pastaj në Shalën e Bajgorës. Atje kishin qenë tubuar rreth 300 kaçakë dhe po mendonin të shkonin për në Greqi. Mbasi tubohen, po i thonin njëri tjetrit që të prinin. Uka u kishte thënë: “Na prini deri përtej Sitnicës, se ju e njihni terenin ma mirë. Le të  prijë ose Ukshin Kovaçica ose Ahmet Selaci. Aty e andej unë e di terenin dhe kam me ju pri deri në Maqedoni se atje kam kryer shkollën.” Ahmet Selaci nuk dëgjonte mirë. Ai i thotë Ukës: ”Unë po prij, po ti me ardhë mbas meje, aty ngat. Nëse bajmë me ra në pritë dikund, mos më folë, veç më gjuen me diçka, sepse nuk ndiej mirë:”

Bëhen rresht për t’ u nisur. Kur po duan të  nisen, Ahmet Selaci thotë: ”O vllazni koka ky dhe i amël, tybe n’muj me ardhë!” Imer Selaci, kusheri i tij, ia kish pas shti pushkën edhe i bërtet:”O, kurva plakë, na preve tanve, bre!”

Atëherë një nëse ndalej, as të tjerët nuk kanë guxuar të nisen, duke mos i besuar se ai që do të mbetet do t’u trgonte të tjerëve. Aty janë thyer dhe është prishur marrëveshja për të shkuar në Greqi. Thonë se dimni gati po na ze. Ahmet Selaci kish pas thënë: “Unë kam me e çlirue Mitrovicën!”  Ukshin Kovaçica thotë: “Unë kam me e çlirua Stantërgun dhe Vushtrrinë.” Ukë Mavriqit i kishin  thënë që ta çlironte Podujevën.

Uka u kish  thënë: “Mosni, se nuk mujmë me luftue, se une e çliroj për 24 orë Podujevën, veç deri t’i çlironi ju Mitrovicen edhe Vushtrrinë une nuk po marrë në qafë robë e thmi, se shkojnë posht krejt.” Mësyhen. Kur vijnë në Qafë të Kaqanollit u dalinë përpara llapjanët dhe u thonë: “Mosni, bre sytë ju plaqin, se shkojmë krejt posht e marojmë.” Në Mitrovicë[2] e Vushtrri niset lufta. Kur niset lufta, Ukshini lyp ndihmë. Kthehen e shkojnë edhe luftojnë krah për krah me Ukshinin, deri sa u detyrua të ngujohet në shpellë[3], e këta të tjerët shpërndahen dikush andej e dikush këndej, duke ia mbajtur secili kah vendi i vetë. Ukshini dhe Ahmeti kishin qenë vrarë, ka pasë edhe të tjerë të vrarë e disa kanë qenë dorëzuar. Mbesin kaçakët e Llapit dhe Grykës së Mavriqit, po mendojnë se si të veprojnë. Uka u thotë: “Dorzonu ju, se sa t’jam une n’mal, juve nuk guxojnë me ju ba kurgja.” Dorzohen Sejdi e Avdi Tashevci, Mujë Monolli, Tali e të tjerë. Në mal mbesin tre veta: Ukë Mavriqi, Sali Tashevci e Behram Dobërdoli, duke thënë se kurrë nuk dorzohemi. Mbesin edhe një motmot mbas tyre në mal. Pushteti nuk po mund t’u binte në gjurmë. Kanë luftuar te Kisha e Reçicës, kanë luftuar te Kroni i Tashefcit, ku kanë qenë vrarë 7-8 ushtarë serbë. Kanë luftuar edhe në tri- katër vende tjera. Të tretë kishin qenë trima deri në fund.

Pushteti, duke parë se nuk po mund t’i zinte as në verë e as në dimër, shkojnë edhe i marin në lagjet e tyre nga një burrë nëpër shtëpi.

-Hajdi, thonë, se te Musinca janë dikund kaçakët e kini me i gjetë! – shkojnë e i shtijnë nëpër borë andej e këndej, por nuk i gjejnë, sepse edhe nuk ishin atje. Hajdar Mavriqi vëllai i Ukës u kishte thënë:

-     Mos e merrni në qafë krejt këtë popull për vlla tem, se me kanë me ditë dikush diçka, kisha me ditë une, po tybe nuk e di  ku e kam vllaun. – Hajdarin e kishin pas shti për ujë të ftohtë atë natë,  qysh ka qenë. Më në fund u japin afat një javë që t’i gjejnë dhe të tregojnë se ku janë kaçakët.

-Shkoni te shpia, thonë, kujtonu. Nuk bien në dorë, kini me ardhë dy mahallët me robë e me thmi e me krejtë në Podujevë! – këta ishin të OZN-ës. Për Behramin nuk dinin se a ishte gjallë, disa thonin se edhe kishte humbur. Nuk dinin se si t’i gjenin. E ëma e Ukës e kishte ditur pak nga që i kishte treguar Uka se kur të duash të dish për mua se ku jam, pyete Brahimin e Ramës. Aj Brahimi ka qenë që i kishte vdekur gruaja dhe kishte pas mbetur vetëm me disa fëmijë të vegjël, të cilët nuk dinin të tregonin, prandaj me të ishin të lirë dhe i besonin. Ai u jepte bukë. Ata kishin qëndruar në një çufrrajë nja 300-400 metra larg shtëpisë së Brahimit, rrëzë një përroi, ku gjurmët e lëvizjeve të tyre humbnin prej kafshëve, që të mos hetoheshin. Shkon Hajdari dhe e vetë nënën e Uksë se a dinë gjë për Ukën se ku rri. Ajo i thotë të shkojë te Brahimi edhe ta pyeste. Shkojnë dy vëllezërit e Ukës te Brahimi dhe e pyesin. Brahimi para se t’u tregonte këtyre duhet të bisedonte me Ukën, që të marrë mendimin e tij se pranon t’u tregojë vëllezërve të tij apo jo. Prandaj ai u thotë që nesër do t’u tregonte. Brahimi i tregon Ukës. Uka i thotë që të vinte Hajdari edhe do të bisedonte me të. Të nesërmen shkon Hajdari tek Uka, Uka i thotë:

-Shko, thot, thuej Selim Obrançës edhe Luba Gjykiqit, të vijnë e të bisedojnë me mue. N’koftë që m’i plotsojnë kushtet, mirë. Perndryshe, i gjallë kurrë nuk bie në dorë.

Shkon e bisedon Hajdari me Selimin edhe me Lubën. Po, i thonë ata. E lamë të takohemi në odë të Bislim Potokut për me bisedue. Vijnë në odë të Bislimit. Bisedojnë. Uka po u thotë:

-         Me besë po bie në dorë për mos me m’i ngjit çka s’i kam ba; mos me m’sha e mos me m’ra. Nëse m’i plotsoni kto tri kushte, unë po dorzohem.

Ja dhanë besën qi as s’kemi me t’i ngjitë, as skemi me të sha e as me të ra. Pra, nashta me tjera mënyra të munojnë, edhe me ra në dorë.

-         Une me ra në dorë po bie me qito kushte. A me ardh me m’i marrë antarët e familjes, njet e kam pasë me jau nxan ni ngushticë edhe e kom pas ndërmend mos me e lshue as nja t’gjallë pej juve.

Ua dhanë tri ditë afat të  shkojnë në familjet e tyre për t’ u shmallë, ndërsa mbas tri ditësh mbeti që të shkojnë e të dorëzohen në Pollatë. Atë natë erdhi në shtëpi. Erdhën vëllezërit e Ukës të gjithë: Hashimi, Hajdari, Sallahi, Ilazi, Hasani e po bisedojnë. Vëllezërit po i thonë: “Ukë, mos bjer në dorë se kanë me t’gri si duhanin edhe as gjenazen s’kemi me mujt me ta gjetë. Kanë me t’ba copa –copa! Krejt le të desim na robt, e mos bjer në dorë!”

- Jo bre Hajdar! Do të bahna kurban i ktyne thmive edhe i ktyne bijve të miqve tanë që i kemi për fisi, që  na i kanë dhanë, për mos me i çue para shkau, unë do të bie në dorë. Qysh e ka ba Zoti emër qashtu ka me u ba. – Të gjithë kishin qajtur atë mbrëmje, me vëllezërit e me krejtë. Shkoi atë natë prap në mal, se nuk besonte. Të nesërmen erdhi prapë e ndejti me të gjithë, ndërsa të pasnesërmen shkoi e u dorzua vetë në Pollatë.

Prej Pollates e çuan në Podujevë me saj, se borë ishte. Nga Podujeva e çuan në Prishtinë. Këta të tre: Uka, Salihi e Behrami u gjykuan nga gjyqi ushtarak. Ishin thirrur edhe familjet e tyre që të prezentojnë në gjykim. Gjykatësi po pyet:

-         Ukë, për çka ke luftue?

-Unë kam luftue, tha, për qat shkam që je ulun ti. Pra, une s’kam mujt me e nxan, po masi e ke nxan ti, ja pafsh hajrin.

-         Ukë kam nie qi je kanë shejtar i fortë.

-Vallahi, veç çka s’kam mujt e çka s’kam ditë. Edhe ti, tha, kie dikë ma të madh që duhet të zbatosh urdhnat e tij. Me të dhanë urdhën për luftë, ti a beson se s’po t’vret ai tjetri mos me i’a majt ti? Ja kam majt, tha, sa kam mujt.

-         Mirë, tha Ukë, pra. Po ku ke hangër bukë? Kush të ka dhanë bukë e kah ke hangër?

-U-ha, sa mullijt janë Reks t’Majancit, sa Reks t’Dobratinit, sa Reks t’Revuçit, sa Reks t’Pakashticës, sa Reks t’Mavriqit! N’tana mulliet jam shkue e kam marrë qysh ka pas drith në kosh t’mullinit ashtu kam marrë miell në magje të mullinit; kur ka pas shumë drith në kosh – edhe miell kam marrë ma shumë po kur n’kosh ka pas drith pak edhe miell kam marë ma pak.

-         I paske viedh hallkun, tha gjykatësi!

Mbasi u krye gjykimi, gjykaëtsit dolën. Kur u kthyen, i thanë:

-Ukë, çou e falenderoju fotografisë së Titos që nuk po të dënon me pushkatim, por po të dënon me vjet, vet Marshali!

-         Kurrë deri sod s’ja kam shtre dorën, tha, pos Zotit qi m’ka falë e as sod nuk ia shtrij dorën kurkuj!

Tri herë i thanë çhou, duke  iu lutur edhe familjarët.

-         Kurrë nuk i nënshtrohna pushtetit serb, përgjigjet Ukë Mavriqi.

-         Ukë, tha, i merr 12 vjet burg të rëndë!

-         Pesë pare, tha Uka, nuk i jepi!

Salihin e dënuen shtatë vjet, Behramin gjashtë vjet.

Prej Prishtine e kanë çue në Nish ku i ka mbajtur dy vjet burg, dy vjet i ka mbajtur në Mitrovicë të Sremit, dy vjet i ka mbajtur  në Beoqin.      Mbas  tetë vjet e gjysmë vuajtjeje burgu të dënimit, erdhi në shtëpi. Jetoi deri në vitin 1973, vdiq në moshën 85 vjeçare çka do të thotë se ai ka lindur në vitin 1888.

Mbas veti la tre djemë: Rexhepin, Shefqetin  dhe Ahmetin.

Pat thënë 14 ditë në çeli ka ndejtë pa hangër bukë, vetëm me një kilogram sheqer qe i kishte qilluar dhe ujë. Kur i kishte pyetur Uka pse kështu më lini pa hangër, të burgut i ishin përgjigjur se nuk ka qenë një nga kushtet që kishte kërkuar para se të dorzohej.

 

Podujevë  

Marrë nga inçizimi në kasetë të

kasetofonit, inçizuar prej birit të

Ukë Mavriqit - Rexhepit

 

Të tjerët kanë thenë e shkruar për Ukë Mavriqin:

Me okupimin e Podujevës me rrethinë nga Armata II Bullgare, nga Divizioni  XXII i UNÇJ-së , nga Brigada V e UNÇ të Kosovës dhe nga Batalioni “Meto Bajraktari” më 8 nëntor 1944, mund të thuhet se rajoni i Llapit ishte ripushtuar tash e sa herë nga forcat dhe ushtritë sllave  -  serbe, bullgare e ruse, që më pas ishin burgosur të gjithë njerëzit më të njohur të Llapit, të cilët ishin dorëzuar tek organet e pushtetit. Për këta njerëz të njohur, që kishin luftuar për liri, për Shqipëri më pak se Etnike (sepse Shqipëria Etnike do të përfshinte territoret deri në Nish, pra të kohës së para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878) ishin formuar burgje shpejt e shpejt, në të cilat kishin gjetur vdekjen  pa u gjykuar faremë se 500 burra shqiptarë, në mesin e të cilëve shte edhe Jahja Fusha, nënprefekti i Nënprefekturës së Llapit.  Prandaj, mosdorëzimi i atyre pak kaçakëve menjëherë pas formimit të pushtetit sllavo-komunist, kishte qenë i qëlluar, sepse uji ishte ende shumë më i turbullt. Kështu kishte vepruar Ukë Mavriqi me disa shokë, të cilët për më shumë se tri vjet as konsolidimit ë këtij pushteti, nuk ishte dorëzuar, po edhe nuk mundin ‘i kapnin, derisa “pushteti” po donte t’ua mirrte anëtarët e familjes. Po edhe kështu, tani ata nuk dënohen me vdekje, por vetëm me burg, të  cilët kishin arritur ta vuanin dhe të jetonin sërish në gjirin e familjeve të tyre.

Me Ukën ishin edhe Salih Tashefci e Behram Dobërdoli.

Nga 25 tetori deri më 2 nëntor 1944 në vijën kufitare Përpellac-Merdar-Podujevë-Orllan-Lluzhan ishin dy regjimente gjermane me tanksa, të cilat mbronin kufirin me Serbinë. Bashkë me gjermanë luftonin edhe forcat vullnetare shqiptare me rreth 5.000 luftëtarë. Komandant i tyre ishte Jahja Fusha, por në mesin  komandanëve të tjerë shquhej edhe Ukë Mavriqi.

(Llapi gjatë historisë, faqe 188.)

 

Divizioni XXIV i UNÇJ-së nga 24-28 tetor të vitit 1944 e shpërtheu vijën e frontit në jug të  Gurit të Uglarit dhe pushtoi fshatrat veriore.Depërtoi në Pakashticë-Kaçanuell-Majë të Mprehtë. Vullnetarët shqiptarë, Brigada e Ukshin Kovaçicës,Bataloni “Hasan Prishtina” dhe një grup luftëtarësh në krye me Aziz Zhilivodën, kaluan në sulm dhe i shkatërruan forcat e UNÇJ-së. Luftëra të përgjakshme u zhvilluan edhe në Kaçanuell dhe Dobratin Divizioni XXIV arriti të tërhiqej me 300-400 veta përtej kufirit. Këtë e zëvendësoi Divizioni XXII i UNÇJ-së. Me dhjetëra oficerë bullgarë u pushkatuan nga oficerët rusë për shkak se ata ër 10 ditë arritën të pushtojnë vetëm Merdarin.

(po aty, faqe 188 dhe 189)

 

Më se dhjetë vende janë të shënuara si varre kolektive  të shqiptarëve të pushkatuar nga brigadat serbe.

Varret e të pushkatuarve në Podujevë nuk dihen.

E qindra u mbytën në Pusat e Surkishit dhe vende të tjera.

Edhe pas pushtimit të trevës së Llapit, shqiptarët vazhduan rrezistencën e armatosur në formë grupesh siç ishin: Grupi i Bahtir Dumnicës, Grupi i Shahin Gërdovcit, Grupi i Musli Dumoshit, Grupi i Adem Selimit, Grupi i Maliq Pushkolit, Grupi i Adem Gashit dhe Ismail Thaqit dhe Grupi i Ukë Mavriqit. Ky grup kur ishte formuar kishte pasur 100 luftëtarë. Luftoi deri në vitin 1946, kur u shpërnda grupi i tij, ndërsa Uka u dorzua një vit më vonë, nga fundi i vitin 1947. U dënua me 12 vjet burg

Ukë Mavriqi ishte komandant i Xhandarmërisë shqiptare në Pollatë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

* Ukë Mavriqi kishte formuar grupin e tij, i cili kishte për qëllim të luftonte komunizmin dhe të bashkëpunonte me partitë dhe organizatat që ishin formuar  në Kosovë dhe vepronin për të mirën e saj për pengimin e vendosjes së “pushtetit popullor” në Kosovë[4].  Ky, në vitin 1946 gjendej në male me Zymer Shajkofcn e me Musli Dumoshin[5].

 

[1]  Ndodh të ketë qenë ndoshta Adem Voca.

[2]   Mbase duhet të jetë këtu fjala për  kohën mbasi  Komanda ushtarake e Lidhjes së Dytë të Prizrenit ishte shpërndarë më 17 nëntor të vitit 1944 dhe mbasi Xhafer Deva ishte larguar nga Mitrovica për në Austri së bashku me ushtrinë gjermane  Me gjasë mbasi Adem Voca kishte filluar bisedimet me Fadil Hoxhën dhe Miladin Popoviqin për formimin e organeve të pushtetit shqiptar në Kosovë. Bisedimet kishin dështuar dhe për këtë arsye ishte ftuar në Vidishiq paria e Llapit dhe e Shalës. Kuvendi  i Vidishiqit u mbajt më 22 janar 1945 dhe në të u vendos të sulmohen dhe të shlirohen Mitrovica dhe Vushtrria. Në këtë kohë në Shalë nga Llapi erdhi edhe Mehmet Gradica me rreth 400 luftëtarë. Brigadat e Adem Vocës bashkë me Mehmet Gradicën e sulmuan Mitrovicën natën mes 26 e 27 janarit të vitit 1945, me rreth 1500 luftëtarë, këtu si komandant ishte edhe Ahmet Selaci, mirëpo, nuk arritën të depërtojnë në qytet. U tërhoqën me humbje. Aty mbetën të vrarë, përveç të tjerëve, rreth 30 Llapjanë.

Ukshin Kovaçica ishte duke përgatitur luftëtarët për të sulmuar Vushtrrinë, por me 27 janar 1945 e rrethuan në kullën e tij në Kovaçicë dhe luftoi deri më 4 shkurt 1945, kur e shpërtheu rrethimin dhe doli nga kulla. Në luftë kundër Ukshinit mbetën të vrarë, të humbur, apo të ngrirë rreth 700 partizanë të Brigadës 27 Serbe dhe Brigadës 25 Serbe të divizionit 46 të UNÇJ-së. (marrë nga AIUH, K-27, dok.316, (Brigada 27 Serbe) – Llapi Gjatë Historisë, f.190).

[3]  Këtu duhet të  jetë fjala për ngujimin e tij në kullë e jo në shpellë. Me gjasë bëhet fjalë për datën e 27 janarit e deri më 4 shkurt 1945. Shihet se këtu nuk është vrarë Ukshin Kovaçica.

[4] Adem Ajvazi, prof. : MULLA RAMË GOVORI, Podujevë, 2005, faqe 153.

[5]  Po aty, faqe 159.

 

MARRËVESHJA E KONÇULIT

 

Shkruan: Refik  HASANI

refik.hasani@yahoo.com

 

Që nga koha e arritjes së nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit   , asnjë takim nuk është mbajtur për tu konsultua,vlerësuar implementimi  i këtyre pikavë në prakti , u bën një dekad , të gjitha anët pozitive dhe negative kemi munduar t'i shohim të ksaj marrëveshje . Për këtë kohë edhe nenet dhe preambula e çdo kushtetute më të avancuar do të dilte në pah se çka duhet të përmirësohet . Beogradi sigurisht nuk do të kërkon për anët që jan duke u  implementuar ,për  rishikim apo plotësimin eventual të ksaj Marrëveshje .

***

Popullata shqiptare ishte ngritur në kryengritje të armatosur dhe përmes UÇPMB-së mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Me kërkesën dhe këmbëngulësinë e faktorit politik u vendos që luftimet duhet të ndërpriten se do të garantohen të drejtat individuale dhe kolektive të kësaj krahine. Me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s,Piter Fejt, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe UÇPMB-së . Kjo marrëveshje ishte rezultat  që u arritë duke u konsultuar të gjithë lidereët të partive politike , Drejtues politik të ushtrisë son dhe Komandanti  i përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket  Musliu.

 

Një dekadë pas...

 

Sa i përket marrëveshjes nga kufizimet pika a) , thotë , citojm : a) Pal?t pranojn? q? KOMKFOR –i , n? k?t? faz?, ta ruaj autoritetin n?n kushtet e Marr?veshjes Tekniko-Ushtarake mbi Zon?n Tok?sore t? Siguris? dhe Zon?n Ajrore t? Siguris?. Ata pranojn? KOMKFOR-in  si autoritet t? vet?m, i cili vendos n?se, dhe n?n çfar? kushte, forcat e RFJ-s? lejohen t? kontrollojn? dhe kthehen gradualisht  n? Zon?n Tok?sore t? Siguris?. N?se ai vendos t? lejoi  nj? rihyrje t? till?, zonat n? t? cilat forcat   e RFJ-s? mund t? hyjn?,  do t? jen? t? dedinuara gjeografikisht  dhe nj? definicion e i till? do t’i z?vend?soi  referencat e m?parshme,  t? dh?n? n? k?t? marr?veshje, mbi  ,, lokacionet e tanishme ” .  N? t? gjitha aspektet e tjera, kushtet e dh?na do t? vazhdojn? t? vlejn? , përfundon pika e marrëveshjes . Pra Beogradi ka stacionuar për gjithe vijë s kufitarë që kufizohet me Kosovën dhe shumë afërë së ksaj  zone   .

***

Kurse sa i përket  marrëveshjes nga Modalitetet , pika c) , thotë , citojm : Pal?t pajtohen t? ruhen pozicionet  e tanishme t? forcave t? tyre  t? armatosura, me p?rjashtim t? armatimit t? r?nd? rreth Buajnocit, t? cilat duhet t? kthehen n? kazerma, e jo t? shfryt?zojn? arm?pushimin p?r t’i ndryshuar pozicionet e veta , përfundon pika e marrëveshjes . Serbia armatimin e rëndë e ka jashta kazermave veçmas në Medvegjë , Malësi të Bujanocit në vendin e quajtur Sitili dhe mbi qytetin e Preshevës te livadhi i shehut  .

Kjo marrëveshje ka shumë arsye të rishikohet, pasi:

Beogradi jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës.Edhe pse jemi dëshmitarë të kohës, deri më sot askush nuk ka kërkuar që kjo marrëveshje të plotësohet , duke u përmirësuar me elemente që me kohë nuk janë paraparë

- Prezenca e forcave serbe është shtuar edhe më shumë në këto zona ,

- Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar  ,

- Kemi baza të shumta ushtarake si ,,Cepotina" ,  ,,Sitilia " dhe fusha mbi qytetin e Preshevës i quajtur Livadhi i Shehut dhe pjesë të tjera në rajonin e kësaj krahine shqiptare,

- Forcat e të gjitha llojeve të Beogradit jo që janë tërhequr nëpër kazerma, por edhe më shumë pozicionohen nëpër vendbanime dhe lokalitete shqiptare ,

- Policia multietnike nuk është instaluar në bazë të përqindjes së popullatës së kësaj krahine ,

- Shqiptarët në hierarkinë komanduese në policin multietnike nuk janë të përfaqësuar ,

***

  rishikohen pikat e ksaj  marrëveshje

 

Jo vetem banorë i asaj ane por ky është mendim i shumë aktivistëve dhe veprimtarëve  që të rishikohet  ky nënshkrimi . Kjo mund ta bëhet  në forma të ndryshme dhe mbështetur në shumë argumente. Së pari ishte kënaqësi dhe privilegj për firmosjen e një dokumenti për ndaljen e luftimeve, po aq me rëndësi është edhe rishikimi i këtyre pikave të dakorduara atëher . Edhe ky publikim yni do të ndërgjegjësojë sadopak që vërtet të mendohet përë këtë . Përveqë Ridvan Qazimit – Kamandant LESHI  që është tani dëshmor të gjithë akterët e tjerë jan të gjallë  dhe këtë mund ta bëjnë pas një takim-konsultimi dhe me një deklaratë të përbashkët publike duke arsyetuar rishikimin e këtyre pikave .

 

***

Marrëveshja e Konçulit vërtet ishte dokumenti i parë që shqiptarët e mbetur nën administrimin e Beogradit arritën nën prezencën, ndërmjetësimin dhe monitorimin e faktorit ndërkombëtar të firmosin një marrëveshje të njohur edhe ndërkombëtarisht dhe me obligime të barabarta. Së paku kërkesa dhe deklarimi i të nënshkruarit në këtë marrëveshje automatikisht do të zgjonte kureshtjen e faktorit politik dhe ushtarak jo vetëm ndërkombëtar, por edhe atij serb.

Pasi asnjëherë deri më tani faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar nuk e ka pasur të arsyeshme të ftojë një takim konsultativ lidhur me atë se sa janë të kënaqur shqiptarët e kësaj krahine me respektimin e kësaj marrëveshje.

Ne shqiptarët nuk duhet të presim që iniciativa për një takim konsultativ do ta bëjë Beogradi sepse as që ka kërkuar dhe pranuar për një marrëveshje për dhe me shqiptarët . Një ndër arsyet e shumta për rishqyrtimin e kësaj marrëveshje është pasi jo që nuk janë amnistuar ushtarët e UÇPMB-së, po përkundrazi për ditë ndiqen , keqtrajtohen dhe burgosen .

 

Çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare

 

Duhet të jemi të vetëdijshëm që çështja e shqiptarëve nga krahina jon e mbetur nën administrimin e Serbisë nuk është zgjidhur. Prandaj, u bëjm apel publik të gjithë ushtarëve dhe ushtarakëve, ata që sakrifikuan më së shumti, të gjithë liderëve të partive politike nga krahina jonë të marrin një vendim dhe të dalin unanim me një qëndrim publikisht që marrëveshja e Konçulit të analizohet dhe të plotësohet .

Së paku të tërhiqet vemendeja që pikat e ksaj nuk jan duke u respektuar

Çdo nismë për të filluar që kjo marrëveshje të plotësohet me elemente nga terreni . Vendbanimet dhe lokalitetet shqiptare për çdo ditë ballafaqohen me telashe duke u përballur me vështirësi dhe me padrejtësi të madha . Kjo të rikthehet edhe një herë në një marrëveshje ose të shpallet botërisht se Qeveria e Beogradit është shkelësi i kësaj. Është në interes të ruajtjes së sigurisë dhe investimin për sjelljen e paqes i faktori ndërkombëtar, përveçqë bëri ndërmjetësimin, nuk është e mjaftueshëm, pasi edhe duhet të monitorojë respektimin në tërësi të pikave të kësaj marrëveshje. Popullata shqiptare nga kjo krahinë tanimë ka krijuar një identitet dhe përvojë, ka ditur të organizojë referendumin më 1 e 2 mars 1992 për një autonomi territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën amë. Mbi të gjitha ka ditur ta bartë barrën për organizimin dhe formimin e ushtrisë për çlirimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës . Por , edhe do të  marrë përgjegjësit e kësaj ane kanë ditur dhe kanë kërkuar për ndërprerjen e luftimeve dhe uljen në tryezën e bisedimeve dhe kjo të bëhet me një marrëveshje që do ta implementohej dhe që do ta garantonte faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar. Kur kemi ditur të gjithë këto është momenti pasi pikat e marrëveshjes nuk janë askund duke u respektuar, atëherë duhet të kërkojmë unanimisht të dalim me një qëndrim për këtë marrëveshje.

Të gjitha  Marrëveshjet e lidhura nën prezencën e shqiptarëv dhe për ne , si :   Marrëveshja e Rambujes , e Kumanovës  , e Ohrit , Marrëveshja e Konçulit  më së paku  përmendët dhe asnjë takim a konsultim nuk është mbajtur për  mbi dhjetë   .  Shumë pak zihet në gojë kjo marrëveshje , prandaj të gjithë akterët duhet të kërkojn të rishikohet pasi nuk është implementuar si duhet  . Pala serbe ishte pyetur, konsultuar edhe për detaje, por nuk kishte pranuar ta nënshkruante, prandaj pikërisht kjo palë askund nuk iu ka përmbajtur pikave të këtij dokumenti.

 

20.12.2011

 

PENSIONISTËT NUK I BESOJNË MË ASKUJT!

 

Kaloi edhe viti 2011 dhe Qeveria as Kuvendi i Kosovës nuk denjuan ta

miratojne një ligj adekuat për pensionet, ashtu që pensionistët edhe më

tutje mbeten njerëz jashtë ligjit. Ata nuk kanë status të definuar shoqëror

me ligj. E kanë vetëm statusin real të kategorisë më të varfër të popullit

më të varfër në Evropë

 

Shkruan: Adil FETAHU

adil_fetahu@hotmail.com

 

Është bërë zakon që në numrin solemn të gazetave të fundvitit të botohen shkrime në të cilat bëhen analiza të fushave dhe segmenteve të ndryshme të punës e të jetës në shoqërinë tonë kosovare, sikurse që praktikohet edhe në vendet e tjera. Kur nga gazeta më e lexuar në Kosovë, “Kosova sot” më porositën të përgatis një shkrim për pensionistët, u hamenda të pranoj ose jo, për shkak se nuk di se çka nuk është thënë deri më tash, por gjendja nuk ka lëvizur fare për të mirë. Dhe vetëm për hir të konsideratës dhe korrektësisë së bashkëpunimit me këtë gazetë pranova megjithatë ta bëj një shkrim, duke rrezikuar të përsëris konstatime, vërejtje e kritika që i kam bërë unë ose të tjerët në shkrimet e mëparshme. Dhe vërtetë ndonjë përsëritje nuk ke si t’i ikësh, për shkak se në fushën e pensioneve nuk ka ndodhur asgjë e re, jo vetëm nga fillimi i këtij viti por edhe qe disa vite me radhë, përveç se në ndërkohë një numër i pensionistëve kanë vdekur. Ndjesë paçin.

 

Pensionistët kategoria më e varfër e popullit më të varfër në Evropë

 

Kaloi edhe viti 2011 dhe Qeveria as Kuvendi i Kosovës nuk denjuan ta miratojnë një ligj adekuat për pensionet, ashtu që pensionistët edhe më tutje mbesin njerëz jashtë ligjit. Ata nuk kanë status të definuar shoqëror me ligj. E kanë vetëm statusin real të kategorisë më të varfër të popullit më të varfër në Evropë! Kanë edhe një status: atë të kategorisë më të diskriminuar, në mos në botë, në Evropë gjithsesi po.

Prej vitit 2003 deri në fund të vitit 2011, janë hartuar e diskutuar shumë versione të Ligjit për pensionet, në mënyrë që të arrihet te varianti i fundit i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, i cili është versioni më i papranueshëm për komunitetin e pensionistëve, posaçërisht për pensionistët kontribut-pagues. Të kota kanë qenë përpjekjet e shumta të Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës dhe të organizatave tjera e (dy) partive të pensionistëve për të arritur ndonjë marrëveshje për një ligj adekuat, sikur e kanë të  gjitha vendet e rajonit, me të cilin do të përcaktohej statusi dhe të përmirësohej pozita materiale e sociale e të gjitha kategorive të pensionistëve. Kërkuan e bënë takime të shumta me përfaqësuesit e Qeverisë, iu shkruan letra të gjitha organeve e strukturave kompetente vendore e ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Vetëm Babadimrit që nuk i kanë shkruar për hallet e tyre. Arsyetimet e qeveritarëve, se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk po lejojnë një ligj që ngarkon fiskalitetet, janë jobindëse për pensionistët, ngase vendet e tjera të rajonit kanë ligje adekuate, me shumë më tepër të drejta e prestacione se sa ishin kërkesat e pensionistëve të Kosovës. Edhe vet shtyrja e miratimit të ligjit duket se ishte në funksion të blerjes së kohës për qeveritarët.

 

Vlera reale e “pensioneve” pothuajse është përgjysmuar

 

Pozita materiale dhe gjendja sociale e pensionistëve të Kosovës sa vjen e keqësohet, për shkak se qe disa vjet pensionistëve nuk u janë rritur “pensionet”, përkundër inflacionit dhe rritjes së çmimeve të të gjithë artikujve, të gjitha shërbimeve, shpenzimeve komunale dhe barnave. Në çdo shtet pensionet harmonizohen sipas formulës së caktuar, krahas rritjes së shpenzimeve të jetesës dhe rritjes së bruto të ardhurave. Në Kosovë harmonizimi i tillë as nuk parashihet me asnjë akt, as nuk bëhet në praktikë! Prandaj, vlera reale e “pensioneve” pothuajse është përgjysmuar, ashtu që “shporta” e pensionistëve mund të mbushet vetëm me probleme, e jo me artikuj të nevojshëm.

As dy partitë politike e tri organizatat joqeveritare të pensionistëve, secila duke “u tërhequr në zhegra të veta”, nuk arritën të bëjnë asgjë në përmirësimin e pozitës materiale e sociale as të statusit të pensionistëve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në fund të këtij viti në Kosovë janë 159.693 pensionistë të gjitha kategorive. Prej tyre 104.196 janë pensionistë në bazë të moshës mbi 65 vjeçe, të cilëve iu paguhet pensioni bazik 45 euro në muaj. Janë 31.911 pensionistë poashtu me moshë mbi 65 vjeçe por që kanë qenë në marrëdhënie pune së paku 15 vjet dhe kanë paguar kontribute për sigurimin pensional. Ata bashkë me pensionin bazik prej 45 euro, marrin edhe një shtesë 35 euro në muaj, pa marrë parasysh nëse kanë punuar: 15 apo 40 vjet, dhe pa marrë parasysh se çfarë page kanë pasur dhe sa ka qenë shuma e kontributeve të paguara për pension! Kategoritë e tjera janë ata me aftësi të kufizuara (19.086), pensionistët e “Trepçës” (3852) dhe pensionistët e TMK-së (648), të cilët kanë “pensione” të ndryshme. Në Kosovë janë 31.283 pensionistë (kryesisht serbë) të  gjitha kategorive, të cilët marrin pensione nga Serbia. Një numër i konsiderueshëm i tyre marrin pensionin edhe nga buxheti i Kosovës, sipas bazave dhe kushteve të caktuara.

 

Pensionet rriten 5 dhe 21 euro

 

Ministri Nenad Rashiq këto ditë publikisht ka paralajmëruar se së shpejti do të miratohet Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, dhe se pas hyrjes në fuqi të atij ligji, pensionet do rritën linearisht nga 5 euro në muaj për pensionistët e pensioneve bazë, dhe nga 21 euro për pensionistët kontribut-pagues. Natyrisht, organizatat e pensionistëve nuk janë pajtuar as me përmbajtjen e Ligjit as me “rritjen” lineare, duke konsideruar se duhet të bëhet diferencimi varësisht nga stazhi i punës dhe shuma e kontributeve, ashtu siç praktikohet në ligjet e të gjitha vendeve tjera. Ata pyesin veten dhe qeveritarët: vallë, i kanë mbledhur gjithë ato vite moshe, gjithë ato vite stazhi pune, gjithë ato kontribute të paguara, për një “pension” 80 euro. Atyre tash iu ka mbetur vetëm roli i “kustosit” të jetës së vet të shpenzuar, kur ata ishin dikushi, ndërsa këta qeveritarët e tanishëm që po ua nxijnë jetën, ose nuk ishin fare ose nuk ishin kërkushi!

Për të mos hyrë në ndonjë analizë më të hollësishme, nga e cila do dilte prognozë dëshpruese, t’i lëmi pensionistët me shpresë se viti që po vjen do jetë më i mirë për ta. Thonë se shpresa vdes e fundit (prandaj nuk është mirë që vjehrra ta ketë emrin Shpresë!).

Hajde, të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2012, paqi shëndet e gëzime!

 

Agim Gashi

 

Mikja ABETARE

 

Ndër një hije të asaj molle

Plot me fruta të kuqe fare,

Më zë të ëmbël çupëza e vogël

Lexon shkronjat në ABETARE!

 

Shkronjën A e lexon të parën

Edhe emri me A i fillon,

Tjerat shkronja duke i kënduar

Një nga një i ledhaton.

 

Qeshu e gëzohu çupëza ime

Me ato shkronja të gjuhës shqipe,

N’këngë e n´valle si sorkadhe

Me ABETAREN më t´miren mike.

 

25.02.12, Düren A.G.

 

Reagim

 

Libri që provokon ngatërresa!

 

Nga Ferat Imeri

feratimeri943@hotmail.com

.

Nuk është e moralshme të shtrembërohen faktet historike. Libri i Mehmet Bislimit ,”Mehmet Delia,” të botuar nga shtëpia botuese PPG ” SHKROLA” nga Prishtina, përmban shumë të pavërteta dhe shtrembërime të fakteve historike. Njollosen fytyrat e kauzës gjithëkombëtare, bashkëluftëtarë të Azem Bejtës, siç është Avdyl Imeri, nga Prekazi.

Kohë më parë në kuadër të shtëpisë botuese PPG” SHKROLA” nga Prishtina keni botuar librin me titull: “Mehmet Delia”, libër ky që nuk bën fjalë vetëm për Mehmet Deliun, por edhe për shumë e shumë trima të Drenicës. Në libër bëhet fjalë edhe për të afërmit tuaj ashtu siç janë përmendur shumë ngjarje dhe personazhe që në të vërtetë nuk është ashtu siç keni shkruar z. Bislimi. Për disa ngjarje dhe për disa personazhe që janë trajtuar në këtë monografi mund të flasin (lexo: sot) njerëz të gjallë, si bashkëkohanikë të disa personazheve të librit në fjalë. Është e natyrshme se për këtë libër me kompetencë mund të flasin njerëzit edhe njerëzit e Prekazit të Drenicës, njerëz që realisht janë në afërsi gjaku me Ju dhe me disa personazhe të librit Tuaj. Lidhur me këtë libër, konkretisht lidhur me vrasjen e Lutfi Veshkuqit, me kompetencë mund të themi se shumë ngjarje në këtë libër janë të trilluara, faktet janë të shtrembëruara për mos me thënë se libri përmban shumë gënjeshtra. Sot në jetë jemi disa trashëgimtarë të vëllezërve Imeri të cilët pasi që e kemi lexuar dhe analizuar mirë e mirë librin, themi me sa vijon: Për vrasjen e Lutfi Veshkuqit, ne si vëllezër të “akuzuar” në këtë libër si bashkëpunëtorë “zabit dhe qaush” të regjimit të atëhershëm të Turqisë dhe Serbisë kemi konsiderata të larta për burrërinë edhe trimëritë e Veshkuqit. Ju z. Bislimi në faqen 193 e përmendni se si vëllezërit Imeri në pabesi e kanë vrarë tashmë të ndjerin Lutfi Veshkuqin. Arsyeja pse në të vërtetë e kanë vrarë vëllezërit Imeri është se ai, pra Lutfiu në krye më veti (pa nore siç thot populli, pra pa marrë leje paraprake nga vëllazëria Imeri) e shoqëron një njeri të hasmuar me neve, kështu që njëri nga vëllezërit tanë e vrasin Lutfiun, pikërisht për shkak siç thamë më sipër, kjo është e vërteta e jo siç thuhet në libër se është vrarë në pabesi nga vëllezërit Imeri. Emërtimet “zabit e çaush” nuk qëndrojnë, sepse Shaqiri, njëri nga vëllezërit si edhe shumë bashkëfshatarë të tij janë vrarë në kohën e “turkut” ashtu siç është vrarë edhe Brahim Velia, (Lexo: njeri i familjes tënde) çka do të thotë sikur të kishin ata ashtu siç ju i “gradoni” ato vrasje nuk do të ndodhnin. Ndërkaq, për shpifjen “qaush” të Kralit, është plotësisht e pavërtetë, sepse pikërisht Abdyli në luftim me xhandarët e kralit, plagoset dhe pas pak ditësh nga ato plagë ai vdes. Poashtu vritet edhe masakrohet Hamit Velia. Pra sikur të ishte “qaush, zabit”, me siguri se nuk do të vriteshin. Kurse Zymeri i sëmur dërgohet në Spitalin e Mitrovicës dhe aty e pranon mjeku Vuksanoviq, ja hap barkun dhe e ngadalëson qepjen e plagës, në anën tjetër i thotë motrës medicionale (siç tregohet ndër vëllazni tanë) ” neka umre jedan ballista manje=le të vdesë një ballist më pakë”. Tragjeditë që e kanë përcjellë këtë familje Imeri është i përshkueshëm, gjatë gjithë kohës kemi vuajtur. Është njëri prej vëllezërve, Avdyl Imeri, që ka qenë edhe krenaria jonë gjatë gjithë kohës, sepse ka qenë një luftëtar i denjë i kauzës gjithëkombëtare shqiptare, i lidhur ngushtë me Ahmet Deliun, Isa Boletinin, Hamit Veliun dhe i vëllazëruar me Zefin e Vogël, dhe si i tillë, ai përfundon tragjikisht siç thamë më sipër, nga dora e shkaut. Pse ju z. Mehmet keni shkruar njëanshëm në këtë libër dhe pse keni akuzuar vëllezërit Imeri, është çështja e juaj, por do të ishte e udhës që vetë ju këto shtrembërime (ndoshta të paqëllimshme) t’i korrigjoni dhe vëllazërve që na ke “prekur” me këtë libër të na kërkoni falje. E keqja e krejt kësaj nuk qëndron në këto që u thanë më sipër, e keqja është se ju në njëfarë mënyre provokoni gjeneratat e sotme, duke deklaruar “... pa dyshim se kësaj edhe sot nuk i vjen erë e mirë, i vjen erë hakmarrjeje, që i shkonte për shtati vetëm pushtuesve tanë shekullorë (fq. 194).

Pas botimit të këtij libri, respektivisht pas këtyre fjalëve kontaktuam edhe me familjen e juaj z. Bislimi dhe ata u gjetën të prekur thellë në shpirt për shkrimin që ke bërë z. Mehmet Bislimi. Në biseda konstatuam: se ajo vrasje për të cilin flisni ju z. Mehmet ka qenë aksidentale e paplanifikuar. Tjetër, raportet e më vonshme kanë qenë të shkëlqyera pikërisht për shkak se asaj vrasjeje nuk i kanë kushtuar vëmendje pasi që ka qenë vrasje aksidentale. Asnjëherë njëra-tjetra palë  në ahengje njëra-tjetrën, në dasma e dreka të ndryshme nuk e kanë lënë për pa e ftuar.

- Kur armiku klasor ka planifikuar likuidimin herë në anën e familjes Lutfiu e herë në familjen Imeri, çdo herë shpëtimi u gjet mu aty, pra tek raportet e mira mes këtyre familjeve.

- Ka pasur raste që kanë mundur të jenë tragjike për familjen Lutfiu, por aty janë gjendur familja Imeri dhe ka përfunduar mirë e mirë, dhe jo vetëm kaq po ka pasur edhe shumë raste me karakter bamirësie nga ana e familjes Imeri dhe anasjelltas.

Prandaj z. Mehmet keni për obligim moral që të arsyetoheni se nuk e keni pasur qëllimin për të “provokuar” ngatërresa vëllazërore si edhe qëllime të tjera dashakeqe. Pra ju do të duhej t’i zhvleftësoni faqet e librit 143 dhe 193, 194 ku bëhet fjalë për vëllezërit Imeri. Një fjalë e urtë popullore thotë: Ashtu siç e ke mbjell, ashtu do ta korrësh. Pra ti ke shkruar gjëra të pavërteta në libër, tash të mbetet t’i përgenjështrosh ato gjëra. Jemi të bindur se do t’i thuash mendjes që të veprojë sipas arsyes për të mos u acaruar raportet tona të shkëlqyera ndërmjet familjeve tona.

Për fund u dëshirojmë që të keni botime edhe të tjera që mund t’i shërbejnë historiografisë tonë kombëtare.

Krejt në fund. Sikur t’iu kishit përmbajtur të vërtetës, Avdyl Imerin e kishit pasqyruar ashtu siç në realitet ka qenë, pra fytyrë kombëtare shqiptare, këtë të dhënë ke mundur ta hasësh në ato libra që t’i i ke lexuar, në të cilat po thirreni.

 

Familja Imeri, Ferat Imeri

 

Për ribotim-Kadri Mani

/etnike@gmail.com/

 

"BLUE CARD" PËR TË HUAJT ME KUALIFIKIM TË LARTË

E Djelë, 03.04.2012, 09:09am (GMT+1)

 

Gjermanisë i mungojnë mjekët

Gjermanisë i mungojnë inxhinierë, mjekë dhe informaticienë. Për të joshur ardhjen e tyre nga vende të tjera qeveria gjermane do të lehtësojë rrugën e ardhjes dhe qëndrimit të tyre në Gjermani

Ajo që në SHBA quhet "Green Card", është për Evropën "Blue Card". Direktivat e Brukselit për specialistët me kualifikim të lartë, të formuluara në vitin 2009, kërkojnë t`i ofrojnë specialistëve nga vendet jashtë BE-së të drejta të njëjta qëndrimi. Qeveria gjermane i ka dhënë vetes tre vjet kohë, për zbatimin e këtyre direktivave dhe futjen e "Kartës blu të BE-së", siç quhet ky dokument në gjermanishten e autoriteteve. Kjo edhe sepse Gjermania vazhdon të mos jetë vend migracioni.

Por, kërkush nuk mund t´i mbyllë sytë para fakteve demografike. Gjermanisë do i mungojnë deri në vitin 2030 gjashtë milionë krah pune, bëjnë të ditur prognozat e reja të Agjencisë Federale të punës. Një tkurrje e tillë drastike e potencialit të krahut të punës frenon zhvillimin dhe dinamikën inovative, paralajmëron Klaus Zimmermann, drejtor i Institutit për të ardhmen dhe punën. "Ulja e numrit të popullsisë deri në vitin 2030 në 77 milionë dhe deri në vitin 2060 në 65 milionë, rrezikon bazën financiare të sigurimit tonë social."

Tregu i punës i izoluar

Pengesa më e madhe për tu bërë pjesë e tregut gjerman të punës kanë qenë deri tani të ardhurat që duhet të tregojë një migrant që vjen nga shtetet që nuk janë anëtarë të BE-së. Kufiri i të ardhurave është të paktën 66 mijë euro në vit. Kjo shumë është parë si shumë e lartë, thuhet nga ekonomia dhe në Lidhjen e sindikatave gjermane. Në bazë të këtyre ligjeve aktuale vetëm 150 vetë kanë marrë të drejtën e qëndrimit në vit.

Kjo duhet ndryshuar tani. Me ligjin për zbatimin e direktivave të BE-së për specialistët shumë të kualifikuar Gjermania filloi të enjten e fundit (01.03.2012) debatet e para në parlament. Qeveria federale do të ulë kufirin minimal të të ardhurave. Kush kërkon të marrë një "Blue Card" duhet të ketë mbaruar një shkollë të lartë dhe të tregojë që merr të paktën 44 mijë euro në vit. Në këtë mënyrë ai merr lejen e qendrimit dhe pas tre vitesh punë një leje qëndrimi pa kufizime kohore. Kur merr 48 mijë euro në vit, merr menjëherë lejeqendrimin e përhershëm. Bashkëshortët duhet të kërkojnë menjëherë punë dhe nuk kanë nevojë të dëshmojnë njohuritë e gjuhës. Për mjekët, inxhinjerët dhe teknikët, për të cilët ka shumë nevojë, kufiri i të ardhurave do të ulet në rreh 35 mijë euro.

Studentët dhe specialistët duhet të mbesin në Gjermani

Për të mbajtur në Gjermani ata që mbarojnë shkollën këtu, ofrohet "Blue Card". Vitin e parë pas përfundimit të studimeve ata mund të vazhdojnë të punojnë në punën që kanë pasur gjatë studimeve. Nëse pas një viti ata gjejnë një punë e cila i përgjigjet kualifikimit universitar, atëherë pas dy vitesh marrin lejeqëndrimin pa kufizim në Gjermani. Kjo vlen edhe për ata që bëjnë shkollim profesional. (dw)

www.voal-online.

 

TELEGRAM-NGUSHËLLIMI

 

Me rastin e vdekjes të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milazim Arifi, baba i dëshmorit Skifter Arifi, ju shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes të nderuar Arifi, farefisit, miqve dhe dashamirëve. Milazimin  kam pas nderin ta njoh për herë të parë në vitin 1970-1972, në Kufstein të Austrisë. Më 1972 kalova me punë në Gjermani. Në vitin 1975, përmes shtypit të atëhershëm, u njoftova se Milazimi me Begzad Osmanin e shokë të tjerë, për shkak të veprimtarisë së tyre politike dhe atdhetare, ishin burgosur, për çka edhe kanë vuajtur shumë vite burg të rëndë. Për herë të fundit, vitin e kaluar në Gjilan, gusht 2011, ndejëm në Hotel Kristal dhe në vendin e punës të Tij, në Barnatore. Biseduam për shumëçka: për luftën e fundit, për të kaluarën, rininë tonë në Austri, për shokët dhe punëtorët e shumtë që kishim njohur atëherë.

Lavdi jetës dhe veprës të Milazim Arifit!

 

Xhafer Leci-Gjermani

 

 

==============================

 

LEXIM TE KENDESHEM DASHAMIRESVE TANE NE TE KATER ANET E BOTES DHE GEZUAR KETE VIT TE 100 VJETORIT TE SHTETI TONË SHQIPTAR

 

-Nga Redaksia e Revistes ShE-