Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Prof. Dr. Riza Smaka

| E shtune, 24.03.2012, 04:43 PM |


Riza SMAKA ( RS) u lindë në Rugovë     Pejës, në vitin 1943 ,ku e kreu shkollën  fillore katerklasëshe , ndërsa ,   shkollën e mesme  ,gjimnazin - drejtimin e shkollës   normale, e  kreu në Pejë më 1963/4,  në të cilin vit shkollor  ,në rezultatet e konkursit “ Kërkojmë nxënësin më të mire në Kosovë”, në  prillin e vitit 1964,  ka qenë  shpallur  nxënësi më i mirë në Kosovë.

 

Dy vite më pas, RS , ushtroi mësuesinë  dhe , gjatë shërbimt ushtarak (1966/7) në Bileqë , Maribor dhe në Zagreb, e kreu Shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë.

 

Pas diplomimit  në Fakultetin Juridik më 1971,më 1972, RS,  e kreu  Provimin  për Jurisprudencë ;  RS, paralelisht  i frekuentoi studimet post universitare në shkencat historike dhe  në shkencat juridike , ashtu që , në këto të fundit, në gjeneratën e parë , i  pari, magjistroi  (1979 ) dhe, në po atë gjeneratë,  i   pari  doktoroi ( 1987 ).

 

Pos gjuhës amtare – shqipe, RS  korrespondon mirë    Kroatisht & Sërbisht, English-t  dhe, shërbehet me literaturë   në Frangjisht.

 

Pas suprimimit  violent të autonomisë  politike – kushtetutare të Kosovës nga Sërbia (1989-1999), në periudha  të caktuara , ka qenë  inkuadruar     aktivitete të organizuara për Kauzën  e Kosovës :

o        antar i kryesisë  së Forumit të Intelektualëve  Shqiptarë të Kosovës;

o        antar   i kryesisë ,  sekretar e mëpastaj kryetar i Shoqatës së Juristëve të Kosovës;

o        antar i kryesisë  dhe sekretar i përgjithshëm   i  Lidhjes Shqiptare në Botë;

o        antar  i  Komisionit Kushtetutar të Kuvendit të Kosovës për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës , të  miratuar  më 1990 në Kaçanik dhe njëni  nga  katër

o        konsulentët kosovarë  për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të miratuar në vitin 1997…

Pas vitit 1999,  RS, në periudha të caktuara, ishte:

o        advokat-koordinator i   UNMIK’s NRC CRP ,

o        koordinator i Këshillit të UNMIK-ut për  Gjyqësorin e  Kosovës,

o        antar i Komisionit  Përbashkët të UNMIK-ut për Çështje Ligjore të Kosovë ( Joint Advisory Commetee on the Legal Mater) ,

o        antar i Këshillit Legjislativ të Qeverisë së Kosovës.

Deri në vitin akademik  2008/9 , RS  ishte

o        profesor ordinar ( Programi Bachelor)  për lëndën E Drejta Biznesore & Nderkombëtare  ( viti i parë) ,    Kontratat në Biznesin Nderkombëtar   ( në vitin e tretë)  në Fakultetin Ekonomik të UP-së ; Në Programin Master, në  Fakultetin Ekonomik të UP-së ligjeroi lëndën    Menaxhmenti  në shërbimet publike e ,ndërsa, në Fakultetin e Shkencave të UP-së,  ligjeroi lendën     Zhvillimi i Qendrueshëm .

Nga viti akademik 2009/10 , RS është profesor  i rregulltë  për lendën       E Drejta Biznesore  ( Bachelor Programm),  Aspekte   Krahasimore të Drejtës së UE –së ( Master Programm) dhe Konflikti i Ligjit ( Master Programm) në Kolegjin Dardania në Prishtinë dhe, në punë plotësuese,  në Fakultetin Ekonomik të UP-së e  ligjeron të  Drejtën Biznesore Nderkombëtare ;

 

Në anketime të organizuara , sipas opinionit të studentëve të FE të UP-së dhe të UMI –t – Prishtinë, disa here është  vlerësuar pedagogu më i mire me notën maksimale!

 

Për punën dhe aktivitetet e zellshme dhe të sukseshme ,RS ka marrë shumë   mirënjohje , nder të cilat :

o        Mirënjohja për kontributin në Organizimin e Aksioneve të Hulumtuesve të Rinjë të Kosovës  ( 1984);

o        Plaketa e Universitetit të Prishtinës   për merita të jashtëzakonshme në  zhvillimin e Fakultetit të Mjekësisë, 1985

o        ABA CEELI   , UNMIK, JACLM, Certificate   of   Attendance, 2001

o        ASU   Arizona  State University, University   of  Pristina   Educational  Pertnership,  2001

o        Ceritificate of  Appreciation  , UNMIK. Joint Advisory   Council  on Legislative   Matters, 2002

o        Mirënjohje   Publike  e Lidhjes së Ekonomistëve të Kosovës,, 2003

o        Mirënjohje Publike nga Shoqata e Pavarur e Juristëve të Kosovës, 2004  &  2011

o        Mirënjohje  e Kolegjit Universitar “ Biznesi “,Prishtinë, 2007

o        Mirënjohje  nga Kolegji Universitar “Dardania” ,Prishtinë, 2011

 

RS ka bër udhëtime dhe qendrime studimore   të shumta , nder to , në  Londër, Amsterdam , Bruksel…

 

RS,  deri  tani, i ka botuar  kater tekste universitare  të cilat i ka ribotuar    plotësuara , të  përmirësuara  dhe të recensuara:  E Drejta (1995)  , E Drejta dhe Shteti (1997),  E Drejta Biznesore   (2003)   dhe E Drejta Biznesore  Ndërkombëtare  (2009) .

 

RS   ka botuar   mbi 191  punime profesionale dhe studime  dhe, ka marrë pjesë në shumë  tryeza profesionale , tryeza  të rrumbullakta,  simpoziume dhe në konferenca shkencore.  Nga punimet e publikuara pas vitit  2000 , veçohen këto :

o        Aspekte   Ligjore  dhe Gjenocidi   : Legal  State ang Genocide, Juridicial Aspects, E  Drejta , FJ , UP, Prishtinë, 20O1

o        Aspekte juridike në funksion të  Strategjisë së Zhvilimit Ekonomik të Kosovës, Kosova-  Strategjia e Zhvillimit Ekonomik, ASHAK, 2002

o        Shoqëria  Bashkëkohore   në Transicion dhe Universiteti  i  Saj,  studim i prezantuar në  tryezën  shkencore referuar Universitetit Sot mbajttë nga SHJK dhe Universiteti i Prishtinës, 2003 ( më pastaj  i  publikuar në përmbledhje të   punimeve);

o        Divergjencat  inkonsekuente  ndermjet  juridikës dhe politikës  ndërkombëtare   referuar  Çështjes së Kosovës, referat në   Konferencën Shkencore të organizuar dhe mbajtur nga UMI  - Prishtinë, 2003

o        Problematika e kamatave  në kontratat bankare për kredimarrëdhënie/ The Issue of  Interest Rates  With  the Banking  Contracts   Regarding  to Loans, E Drejta, FE i UP-së, 2007

o        Reformimi universitar   në funksion të punësimit   cilësor në Kosovë, Lajm, Prishtinë, 2008

o        Zgjidhja e kontesteve   në transaksionet juridike – biznesore nëpërmjet  arbitrazhit, Iliria, revistë shkencore, UMI, Prishtinë, 2008

o        Diskurs  për origjinën e dy kolosëve të lashtësisë,  Aristotelit dhe Lekës së Madh, Nacional, 2008 ( po ky punim i plotësuar është publikuar në revisten shkencore Iliria , UMI, Prishtinë, 2009

o        Konstitucionalizmi dhe legaliteti, kumtesë e lexuar ( dhe më pastaj  e publikuar  në përmbledhje të punimeve)  në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Shoqata e Juristëve të Kosovës në Prishtinë, 2010…Vetëm gjatë vitit 2011, RS , në   shtypin  ditor , në   portale e revista të ndryshme , ka publikuar 33   vështrime  analitike referuar  temave aktuale në vend e jashtë, ndër të  cilat:

o        Almanaku, një  libër i madh, me gabime  jo të  vogla;

o        Clavus  Clavo, Extratidur, z. Karl Bild;

o        Gjuha  shqiper , e durueshme;

o        Përgjegjësia  politike,  ç’është  ajo.

o        Aspekte   juridike   rreth   konstitutimit     Qeverisë së Republikës së Kosovës,

o        Nevoja imediate   për   modifikime   kushtetutare,

o        Diskurs   për  imunitetin,

o        Etosi  dhe patosi     Shqiptarët,

o        Diskurs  kritik  për Propozimin Përmbledhës ( jo …për “Pakon e Ahtisarit..”) për Zgjidhjen e  Statusit  Politik të  Kosovës,

o        Rasti Leo, incident   skandaloz,

o        Diskurs   kritik referuar   burimit  formal  të Kushtetutës sonë,

o        Dinamika shoqërore dhe statika juridike,

o        Edhe disa   zgjidhje kushtetutare  problematike,

o        Aristoteli e Leka i Madh, dy  kolosë  të lashtësisë,

o        “Bisedimet  teknike”  dhe gabimet  teknike të Editë Tahirit,

o        Pse ashtu z. Kadare ?

o        Pse ashtu z. Presidente?

o        Actio  Popularis,

o        Pozita   juridike e femrës në  shoqërinë kosovare,

o        Puçi   dhe grushtshteti i Sërbisë  në Kosovë në  vitin 1989

o        Për   gjuhën  shqipe, standarde, unike kombëtare,

o        Mandati  i Presidentës,  kushtetuta, parimi i  sigurisë  juridike, parimi  i të  drejtave të   fituara  dhe “marrëveshja politike “…

 

RS , gjatë  Legjislaturës  se tretë     Kuvendit  të Republikës së Kosovës , 2008-11  ka qenë  :

 

o        deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku  ,  edhe sipas  vlerësimeve  profesionale të KDI-së,       gjitha   etapat   dhe  kategoritë ishte deputeti     i  sukseshëm ;

o        antar   i  Komisionit   për hartimin e  Kushtetutës së Republikës së Kosovës të miratuar     vitin 2008;

o        ishte njëni nga  nënshkruesit e  Deklaratës së Pavarësisë   dhe i Kushtetutës së Republikës  së Kosovës , në  vitin 2008;

 

Në librin  e  Prof dr.   Ismet ELEZIT :  “ Mendimi Juridik Shqiptar” ,Tiranë, 1999, në faqet 249,250 dhe 251,ndër të tjera ,theksohet se” ..Dr Riza SMAKA, ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, të drejtës kushtetuese dhe të drejtës administrative…”

 

Prof    dr   Riza   SMAKA