| E marte, 20.03.2012, 07:33 PM |
Xhevahir Cirongu
Filizi i poezisë
Në vargun tim të poezisë
Do të derdh ëndrrat e mija
Të fëmijërisë,
Të rinisë….
Të shkruaj që ajo të mbetet
në letër e përjetshme.
……………………………….
Në kurdhën e fjalës të shkrihen
Natyra,njerëzit,bukuritë…..
Poeti s’do rrinte pa shkruar
për gjoksin e nënës,
ku piu sisë,
Atu ku mori udhën
Filizi i poezisë.
Durrës