| E marte, 20.03.2012, 09:04 PM |
Me Beslidhje Kastriotike drejt Shqipërisë Etnike,
apo mallin e shkret e hanë kuajt e verbër
Nga Mr.sc.Nue Oroshi
Mallin e shkretë e hanë kuajt e verbër. Me këtë thënje filozofike të traditës sonë kombëtare po e filloj një shkrim analitik të gjendjes së përgjithshme që sot gjendet në trojet etnike shqiptare. Në vend që sot o kurrë ne shqiptarët të lidhemi rreth Beslidhjes Kastriotase, ne jemi më të përqarë se kurrë. Në vend që të gjithë së bashku pa dallim, partie, feje, krahine apo ideje -te lidhemi së bashku për t’i respektuar parimet e shënjta kombëtare, komb e fe, besë e burrni, dhe, për të lufutar në çdo moment që vendin tonë, Arbërinë e Kastriotit ta kthejmë tek ndërgjegjja Kastriotase, një pjesë bukur e madhe e shqiptarëve e bëjnë të kundërten.
Ata fatkeqësisht janë te zhytur thellë në bërjen e pabesisë, si, në korrupsion, krime të organizuem, antikastriotizem, e çka jo tjetër. Ngjarjet e fundit në trojet e Arbërisë gjithnjë e më tepër po tregon se liburnia shqiptare e ka marrë tatpjetën dhe krerët e politikës shqiptare në vend që të jenë në, krye të saj ata qëndrojnë dikund në bisht të saj, duke e pritur momentin që të hudhen në det, së paku që vetë të shpëtojnë, pa u interesuar fare për pasagjerët apo udhëtarët që gjinden mbrënda saj.Në Iliridën shqiptare, sllavo maqedonasit vrasin dy të rinjë me të vetmin qëllim, se janë shqiptarë. Rrahin me dhjetëra të tjerë dhe djegin flamurin e Gjergj Kastriotit me shqiponjën dykrenare, ndërsa udhëheqësi i liburnies shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, bën sikurse këto ngjarje të kishin ndodhur në Kubë, Indi,Bangladesh apo në Australinë e largët.Duke mos e prishur fare muajin e mjaltit Politik, që po e kalon me shovenistët sllavomaqedonë, që s’u nginë asnjëherë me gjak shqiptari. Edhe në Dardaninë Antike, që pas betejës së Kosovës 1389, u emërua me emrin Kosovë, situata nuk është aspak më e mirë. Serbët e karpateve pas suksesit diplomatik të tyre, që arritën t’i fusin në rrugë pa krye udhehqësit e Liburunies Shqiptare në Kosovë që të pranonjë humbjen e shtetësisë së Kosovës, duke pranuar rezolutën 1244, ata marrin hapin tjetër, duke paralajmëruar edhe zgjedhjet në Veri të Kosovës. Zgjedhjet në një shtet të huajin (për ta) por që ata e konsiderojnë si të tyre. Këtë e bëjnë, sepse në veri të Kosovës shqiptarët e kanë lënë vendinë shkret. Dhe, këtë vend, tani të shkret, kanë filluar ta kullosin kuajt e verbër serbë. Dhe, ky vend që u la shkret nga shqiptarët dhe nuk po mbrohet fare nga politika e Kosovës, është një vend i cili ka nëntokën e pasur me minerale të shumta, që nga ato minerale do të nxirren: ari, argjendi, plumbi dhe shumë gjëra të bukura dhe me vlerë të tokës tonë të bekuar, që na i fali i madhi zot, e që ne në tokë, nuk po mundohemi ti mbrojmë fare ato. E mos të flasim për Liqenin e Ujmanit (Gazivodës) i cili me ujë e furnizon gjysmën e më tepër të Kosovës. Në mendje më sillen fjalët e mikut tim atdhetarit e studiuesit Avni Bilalli, i cili në një bisedë me të, më thotë:“O Nue Oroshi, nëse politika shqiptare në Kosovë lëshon pe dhe bën koncesione me këtë pjesë të Kosovës, atëherë ne dhe pasardhësit tonë me miljona euro do ta blejmë ujin e krojeve tona të bekuara“. Politika shqiptare në Kosovë asesi nuk e mori parasyshë propozimin e mikut të madh të shqiptarëve, kroatit Stipe Mesiq, i cili para disa ditësh e dha një propozim shumë konkret dhe pa politikë. Ai ndër tjera tha, „Shqiptarët duhet të veprojnë me Veriun e Kosovës njejtë siç kishte vepruar Kroacia vite më parë me Kninin“. Ky propozim me vend, u la në harrresë, sepse udhehqësit politikë të Liburnies Shqiptare në Kosovë, nuk kanë kohë të mirren me veprime konkrete për Veriun e Kosovës, sepse janë të zënë me tenderin e Hotel Grandit në Prishtinë, se, cili do ta merr Grandin.