| E marte, 13.03.2012, 09:02 PM |
Qemal Mançe, rrëfimtari i luftës dhe i punës….
*( Ai qëndron i fortë si
Nga Xhevahir Cirongu
Të pishë një kafe me Qemal Nuri Mançe,s’ke sesi të mos ndihesh krenar. Që me takimin e parë,tek ai dallon cilësinë e një burri të fortë, me shikim si të shqiponjës,fjalë ëmbël dhe i përkushtuar të thotë gjithmonë vetëm të vërtetën. Meqënse ka mbushur 87 vite,atë e gjen mes shokëve, kolegëve apo qytetarëve Durrësakë që bisedojnë për probleme të ndryshme në të mirën e shoqërisë.Ai sjell rrëfime të gjalla edhe nga jeta e vetë. Në përshkrimin e tij gjatë rrëfimit, ngjarjet duken sikur ato janë të tashme. …Dhe prapë historitë tregohen të gjalla edhe sot nga goja e Qemal Mançes.
Qemal Mançe ka lindur në vitin 1925-ës në fshatin Vlushë të rrethit Skrapar. Familja ku ka lindur ai, shquhet për tradita patriotike e atdhetare. Nuri Mançe i ati i Qemalit, së bashku me vëllezërit, kanë marrë pjesë në shumë luftime për çlirimin e atdheut nga okupatorët e ndryshëm.Por, nuk kanë munguar edhe pjesëmarrja e tyre në shoqata të ndryshme, që janë formuar jashtë atdheut në emigrim.Si: në shoqatat e formuara në Stamboll,Bukuresht,,Rumani, deri në shoqatën ‘’Vatra’’ në Amerikë. Nuri Mançe ka qënë edhe kryetar i shoqërisë ‘’Vatra’’.
Atje në emigracion ,në moshën adolishente në vitin 1905 në Turqi mëson të lexijë e shkruajë shqip.
Me armë në dorë, që nga viti 1915 deri në 1920, ata i gjenë duke luftuar kundër Turkut, Francezëve, Grekëve, dhe më 1920 në luftën e Vlorës kundër italianëve.
Nuri Mançe ka komanduar edhe forcat e Skraparit, ku në luftime të ndryshme edhe është plagosur. E migjithatë, ata kanë përballuar vështirësitë e kohrave duke ecur krenar për të mirën e kombit. Në vitin 1924,ka bashkëpunuar edhe me Fan Nolin kundër regjimit të Zogut.Duke qënë në krye të forcave të armatosura të Skraparit,ka dhënë kontributin e vet në mbrojtjen e Kongrsit të Lushnjes.Por, edhe në revolucionin demokratik të qërshorit të vitit 1924-ës. Kjo ka ndikuar që edhe djali i Nuriut, Qemal Mançe të rritej dhe edukohej me frymën e atdhedashurisë.
-Mos u kurse për atdheun,as edhe me jetën tënde,more bir! – i thoshte shpesh të birit Nuriu.
-Këto biseda i bënim në mbrëmje, rreth zjarrit pranë vatrës,- na thotë Xha Qemali.
Pastaj, kujtimet e Xha Qemalit marrin udhën e vetë.
-Të them të drejtën,pushtimin e Shqipërisë nga italia fashiste1939-ën, nuk e kam pritur mirë.Por edhe luftën italo-greke të vitit 1941. Meqënse isha i ri në atë kohë,kur shikoja aeroplanët që bombardonin, më digjësh xhani si prushi i zjarrit. Po ç’kërkonin ata në tokën tonë!? Na digjnin e na vrisnin si në shtëpinë e tyre! Në fshatin tonë ka zhvilluar luftime italia e greku.Unë së bashku me xhaxhain që e quanin Nurçe,që është dhe dëshmor,së bashku edhe me një kushëririn tim ,çarmatosëm tre ushtarë grekë.Ata bënin terror në fshat.Për këtë arsye, më arrestojnë e na çuan në fshatin Gjergjovë. Aty,që të treve na u bë edhe gjyqi ushtarak.Na dënuan me burg.Të shoqëruar edhe nga tre karafillak, na çuanë në burgun e Selanikut; në vendin e quajtur’’Jedikul’’. Kjo na irritoj edhe më shumë ndaj pushtuesëve italo-grekë.
Më vonë, që këtej mua më trensferojnë për në Athinë në kampin e internimit për në Koqinase.Aty gjeta edhe shumë patriot të tjerë të intrnuar. Ata ishin: Sabri Qyteza, Sejfulla Selenica, Sefedin Dume, Kasem Qafzezi, dhe profesor i Liceut të Korçës, Emin Kopliku.
Qëndimi im në atë burg internimi së bashku me të tjerë shqiptarë e intelektualë patriot, më dhanë edukimin e dashurisë edhe më shumë për atdheun. Por edhe m’u shtua urrejtja akoma më shumë për pushtuesit e vendit tonë. Pas sakrificave të shumta,këta patriot më ndihmuan që unë të kthehesha nga Athina në Korçë. Atje në burgun e Athinës, kuptova se sa i shtrenjtë dhe i dashur ishte atdheu që të ka lindur!...
Kështu,dalëngadalë unë po kuptoja se duhej luftuar deri edhe me jetën tonë, që atdheu ynë të ishte i lirë dhe sovran,të përparonte e zhvillohej si gjithë popujt e tjerë.Më datën tre shtator të vitit 1942,është data që unë inkuadrohem në luftën nacionalçlirimtare.Në këtë datë vjen në shtëpinë time togeri Xhelal Staravecka së bashku me një ushtar. Unë isha tek porta e shtëpisë me gjithë xhaxhanë. U prezantuan.Pastaj m’u drejtuan mua:
-Do shkoshë në fshatin Leshnje.Atje do takosh Mestan Ujaniku,komandantin e çetës partizane dhe komisar Gjin Marku.Do i thuash të vijnë në shtëpinë tonë.Do bëjnë një takim me Xhelal Staraveckën.
Mirë u thashë ,- dhe u nisa për në fshatin Leshnje.
Pas disa orë rrugë, arrita më s’fundi në Leshnje.Në një shtëpi bazë të luftës, takova Mestanin dhe Gjin Markun.Midis të tjerave u thashë se në shtëpinë tonë, Xhelali kërkon një takim. Pas një bisede që bënë Mestani dhe Gjini më thanë se mos ishte ndonjë kurth.
-Jo ,-u thashë më s’fundi i bindur unë.Nuk është kurth.Kini besim.! Gjini nuk kishte shumë besim nga ky takim që donte Xhelali.Më s’fundi vendosi edhe ai. Komandant Mestan Ujaniku i tha Gjinit se, nuk na bëjnë kurth,sepse kam besim tek djali i Nuriut! U nisëm për në fshatin e takimit për në Vlushë, duke kaluar nëpër një rrugë të fshehtë që të çonte në shtëpinë time.
Më në fund arritëm në vendin e caktuar,pra në shtëpinë tonë,ku ishte Xhelal Staravecka.
Në atë takim, unë nuk isha. Ata biseduan shumë gjatë,dhe më s’fundi ranë dakord që të bashkëpunonin me luftën nacionalçlirimtare.
Xhelali në atë kohë ishte oficer i plicisë fashiste(komandant batalioni).Në muajin gusht, pasi ishte arratisur, komandant Mestani,shteti i asaj kohe i dogji shtëpinë në muajin qërshor të po këtij viti. Xhelal Staravecka ishte edhe një nga firmtarët që firmosi në ditën e Shpalljes së Pavarsisë dhe ngritjen e flamurit në qytetin e Vlorës më 1912.
Komandant Mestan Ujaniku me çetën e tij, rrethon Milicinë në fshatin Mëlovë, dhe i çarmatos bashkë me komandant Xhaferr Bali.Si kundër peshë qeveria fashiste bëri një operacion në Skrapar për të kapur komandant Mestan Ujanikun,- rrëfen së treguari veterani Qemal Mançe.
Operacioni filloi në dy drejtime: në lumin e zonës së luginës Tomorricë, e në lumin e luginës së Osumit që kalonte në fshatrat Radësh, Vlush e Gradec. Për këtë arsye ,Xhelali i tradhëtoi fashistët, ku ai ishte komandant i batalionit të milicisë që merrte pjesë në operacionin kundër çetës që drejtonte Mestan Ujaniku.Në takimin që patën në datën katër shtator 1942-in, u bashkua me forcat e çetës së San Venikut.Kjo ndodhi mes datave tre e pesë shtator të vitit 1942.Kjo ditë, pra pesë shtator i vitit 1942,është dhe çlirimi i qytetit të Çorovodës e i gjithë Skraparit.
Me këtë rast u krijuan edhe dy çeta luftëtare. Njëra me komandant Mestan Ujaniku e komisar Gjin Marku, dhe tjetra komandant Xhelal Staravecka me komisar Ramiz Aranitasi.Dhe mbas çlirimit të Çorovodës, u formua çeta e Kapinovës me komandant Avni Kapinova në komunën e Potomit.Në këtë çetë mora pjesë edhe unë,- na thotë xha Qemali në këto copëza rrëfenjëza historie të luftës.
Kjo çetë zhvilloi luftime si për çlirimin e qytetit të Përmetit e të Beratit,por edhe për shkatërrimin dhe asgjesimin e postave milice e fashiste në Frashër,Çerman, Potom,etj.Më vonë nga çetë kaloi në formacionin luftarak të organozuar në formacionin Batalion i’’ Ostrovicës’’ me komandant Avni Kapinova.Më 22 Nëntor 1942,në Kalibar u formua Organizata e Rinisë për krahinën e Potomit.Aty Qemal Mançe u zgjodh Sekretar i Rinisë antifashiste çlirimtare të brigadës.Mbas operacionit të qërshorit 1944-ës, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, u bë organizimi i dytë në Kaliba.Nga shtabi i përgjithshëm për organizimin e batalionit ishte i ngarkuar Zylyftar Veleshnja. Ndërsa unë ,thotë xha Qemali, u caktova me detyrën Komisar Batalioni.
Për mua,na thotë xha Qemali, kjo ishte një detyrë me përgjegjësi të madhe, por edhe krenari në shërbim të çlirimit të atdheut nga okupatarët.
Por, rrëfimet nuk mbarojnë këtu për këtë veteran që udhëton drejt një shekulli jetë.Ndonjëherë edhe përlotet kur kujton ato vite të stuhishme lufte.
….Dhe vazhdon rrëfimet e tija!.....
Në shtator të vitit 1943-it,me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm, u emërova zvëndës i DEdent i Qarkut të Beratit.Kurse zvëndës u emërua Qemal Vokopola i DEndt, ku ishin pjesëmarrës edhe Sadi Koprëncka,Qemal Mançi, Ahmet Prishta, Fadil Dervishi, Myrteza Sanxhaku, dhe Laze Qeshibesi.Pas disa ditësh me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm u nisëm drejtë Vlorës për të takuar Hysni Kapon për t’i dhënë disa ndihma finaciare që kishim grumbulluar Ishte një rrugë e gjatë.Hodhëm lumin Vjosë me lundër në Selenicë.Rrugën deri në Vlorë e kaluam pa probleme. Kur erdhëm në Greshicë të Mallakastrës, ramë në përpjekje me batalionin e Ballit Kombëtar që drejtohej nga Sefedin Kreshica. Na rrethuan,por pas një ore luftimesh mundëm të çanim rrethimin.Ishte 26 Prilli i vitit 1944-ës. Në këtë rrethin ,unë u plagosa në gjurin e këmbës së djathtë.Jetën time ia dedikoj shokut tim të paharruar,Ahmat Prishta që ishte dhe i fuqishëm; ku më mori në krahë gati 200-300 metra derisa u afruam pranë një shtëpie që quhej ‘’Kolonjari’’.U strehova aty.I zoti i shtëpisë na priti me një ngrohtësi njerëzore.Ishin të gjithë pjestarët e asaj familje dashamirës.I përkrahnin partizanët e luftën nacional- çlirimtare.
Një plakë e shtëpisë m’u bë ‘’nënë’’e dytë në ato çaste. Më pastroi plagën, e mjekoi dhe gjaku ndaloi.Mori dy copa mish derri, dhe i vendosi mbi dy anët e gjurit dhe i fashoi me çarçaf. Më von më shoqëruan me një kafshë deri në spitalin e Lushnjes,ish shtëpia ime.
Mjekimin në Lushnje e bëri një mjek Italian,profesor Dalcua.Kur pa plagën që ishte pastruar, u çudit dhe më pyeti si shpjegohet që është plagë kaq e pastër!? Kur unë i tregova të vërtetën për atë nënë që bëri mjekimin, u çudit dhe bëri kryq!.
-Eh,- kohë lufte!,- psherëtiu xha Qemali, tek sa tregonte ngjarjen në atë kafene shokësh.
Por, rrëfimin se ndal këtu ai.Dhe vazhdon:
….Në vitin 1946-të, me të rinjtë e Elbasanit shkova për ndërtimin e rrugës Peshkopi- Kukës.Aty u zgjodha edhe Komandant i aksionit për sektorin Fushë Muri, deri në Urën e Dodes. Aty jam dekoruar me urdhërin e punës të Klasit të Parë.Mbas aksionit punova në Bashkimet Profesionale si sekretar i sektorit të ndërtimit.Më 1949-ën, mora pjesë në ndërtimin e kombinatit të sheqerit në Maliq, deri në inagurimin e tij.Kjo periudhë zgjati dy vite.Në vitin 1950 më emërojnë drejtor në Ndërmarrjen e Ndërtimit në qytetin e Vlorës.Por përgjigjesha edhe për qytetet e jugut si: Saradnën e Gjirokastrën, por edhe për Fierin,Lushnjen. Kjo ishte një punë e vështirë, por dhe me përgjegjësi për ato vite ndërtimi. Më vonë u emërova drejtor i Ndërrmarrjes së Ndërtimit në qytetin e bregdetar të Durrësit. Përveç kësaj, kisha edhe kantjere ndërtimi në Peshkopi, Mirditë, Burrel.Por nuk mungonin objektet e ndërtimit në Elbasan, hidrocentrale etj.
Kudo që ka punuar e drejtuar veterani i luftës dhe i punës, Qemal Mançe, ka lënë gjurmë të pashlyeshme e respekt tek gjithë njerëzit që e njohin e që kanë punuar së bashku.Ai jeton në qytetin e Durrësit, nga ku ndihet i vlerësuar dhe i nderuar nga qytetarët e këtij qyteti.
-Për xha Qemalin, 87 vjetët janë si të jenë 87 ditë,- na thotë Rrahman Petova nga Fieri.
-Ta ka ënda të rrish pranë Qemalit, e të dëgjoshë rrëfimet e tija të jetës,sepse ato janë të gjalla e konkrete,- thotë bashkëfshatari i tij Bashkim Halili. Ku njeri të jepë jetë teksa bisedon me të.
Ndahemi nga xha Qemali për t’u takuar përsëri.Ai ka shumë për të rrëfyerë ngjarje nga jeta e vetë dhe e shokëve.