| E hene, 12.03.2012, 09:03 PM |
Deri kur kështu?
Nga Ardian Ramadani
Më kujtohet kur isha fëmijë Televizioni shqiptar transmetonte një emision të titulluar “Deri kur kështu”, e që përkonte me dhunën dhe etnocidin serb ndaj shqiptërëve të Kosovës.
Ky emision më nxiti që të marr të njëjtin titull dhe t`ia përshtas realitetit dhe ngjarjeve më të fundit në këtë shtetin tonë të brishtë. Është e qartë se detyra e analistit është të bëj analiza që përkojnë me të vërtetën, mirëpo kohëve të fundit të thuash dhe të mbrosh të vërtetën është bërë rrezik, ngase ekziston mundësia që të linçojnë nga puna, të bojkotojnë medialisht, të privojnë nga çdo e drejtë. Mirëpo, duke qenë koshient për thënien se “Intelektuali duhet të ketë qëndrim negativ ndaj dukurive në shoqëri”, mora guximin të shkruaj ca rreshta për ngjarjet e fundit në këtë shtetin tonë. Krahas shumë problemeve të mëdha që na kanë kapluar ne si shqiptarë, kohëve të fundit monstruoziteti ndaj qenies shqiptare nuk ka të ndalur dhe vetëm sa vie e rritet. Kurba e huliganizmit antishqiptar (edhe pse një përfaqësues i partisë shqiptare në pushtet akuzoi për huliganizëm edhe shqiptarët, e kjo nuk është fare e vërtetë ngase ata që vriten dhe rrihen janë shqiptarët) është rritur në skajshmëri. E krejt kjo e orkestruar dhe e projektuar nga qeveria, me të vetmin qëllim, shmangjen e zgjidhjes së problemeve reale dhe inskenim i skenarëve që të tërheqë vëmendjen nga problemet reale. Ajo që nuk më habit aq shumë ëshët qëndrimi gjakftohtë dhe shumë i qetë i kryeministrit Gruevski, ngase as që duhet të habisë ndonjë ky qëndrim prej akulli i tij. Ajo që duhet të na habisë është qasja ndaj këtyre problemeve e partisë shqiptare në pushtet BDI së, dhe e qeveritarëve të saj. Shkojmë me radhë.
E para, ndodhi botimi i Enciklopedisë antishqiptare me paratë edhe të taksapaguesve shqiptarë, e qeveritarët aktual shqiptarë në vend se të kërkonin ndalimin dhe dënimin e autorëve të saj, ata lërë që nuk bënë një gjë të tillë, por Enciklopedia famëkeqe vazhdoi dhe vazhdon të shitet, ku populli shqiptar paraqitet si popull i akulturuar.
E dyta, ndodhi vrasja në pabesi e komandanit të njohur të kryengritjes shqiptare të vitit 2001, komandant Kushtrimit, Harun Aliut të ndjerë me shokë, vrasje kjo makabër, larg çdo logjike të shëndoshë e përsëri qeveritarët shqiptarë preferuan omertën, heshtjen e turpshme. U burgosën shumë luftëtarë shqiptarë me procese të montuara politike, me ç`rast 130 pjesëtarë të kryengritjes shqiptare janë në burg, ndërsa 13 shqiptarë janë të dënuar me burgim të përjetshëm e misogjenia sllavomaqedonase nuk ka të ndalur, por edhe omerta qeveritare shqiptare bëhet çdo ditë e më e fortë.
E treta, ndodhi rrahja e qytetarëve shqiptarë në lagjen Nerez të Shkupit, e përsëri heshtje.
E katërta, u soll ligji diskriminues për (mos)përdorimin e gjhës shqipe, e qeveritarët lëre që nuk kundërshtuan, po e përkrahën duke tentuar të justifikojnë se gjoja u zyrtarizua gjuha shqipe.
E pesta, u dogj flamuri shqiptar për të satën herë me radhë nga majmunët dhe orangutanët, ë në bllokun politik shqiptar qeveritar heshtje dhe reagime shumë të zbehta.
E gjashta, investimet e mëdha në pjesët maqedonase nuk kanë të ndalur, e në anën shqiptare varfëri, lebeti, mjerim dhe anarki, e përsëri heshtje vrastare.
E shtata, e teta, e nënta, .........., e deri në pafundësi, u vranë dy qytetar shqiptarë nga dora kriminale, u rrahën shqiptarët e pafajshëm dhe po rrahene dhe më tej, e përfaqësuesit shqiptar në qeveri, po me të njëjtin fjalor të Ivo Kotevskit dhe të mediave maqedonase dënojnë dhunën e huliganëve nga të dyja palët. Ec e mos pëlsit. Nga të dyja palët, shqiptarët rrahen, vriten, e këndej maqedonasit na dalin të viktimizuar. Mu si në kohën e kolonizimit serb të Kosovës, ku vriteshin shqiptarët, e këndej serbët paraqiteshin viktima.
E politika qeveritare shqiptare preferon heshtjen, kuietizmin, omerëtn vrastare, krejt kjo ngase pakti i tyre me djallin që po na sfidon ne si shqiptarë çdo ditë është pakt i shenjtë dhe i pathyeshëm, i shenjtë dhe tejet “funksional”. Po, prandaj edhe thirren në kryengritjen e vitit 2001, ku vetëm dëmet në komunën e Likovës arritën atëherë 450 milionë marka gjermane dhe 72 % të dëmeve toale, e ku vetëm njëri fshat Sllupçani u granatua nga 25 pozicione prej rreth 84 tankeve. Për këtë realitet dhe për këtë gjendje ranë dëshmorët, për këë u dogjën dhe u shkrumbuan shumë zemra të nënave të gjora, bashkëshorteve....., për këtë shkuam me dhjetëra vite pas e nuk po mund të rikuperohemi assesi, për këtë realitet të hidhur, i cili vret dhe rrah shqiptarë pa asnjë ngurrim.
E përderisa në njërën anë rrihen dhe vriten shqiptarët e pafajshëm, në tjetrën anë fjalori patetik dhe i mërzitshëm i vendosjes së Skëndërbeut në Shkup, i punësimit të disa policëve shqiptar si blerës byrekësh, hapja e disa fakulteteve në disa mëhalla të qyteteve me ç`rast termi student e k ahumbur kuptimin, po edhe ai profesor, duke u shndërruar në trafikues notash dhe kërcënues vlerash, hapja e Muzeut të kryengritjes së vitit 2001 ( i cili mund ta ketë qëllimin e mirë), por ama sikur në atë Muze të vareshin dhe të vendoseshin edhe të bëmat dhe veprimet antishqiptare dhe poltronizimi i qeveritarëve aktual shqiptar.
(Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt)