| E diele, 11.03.2012, 02:44 PM |
Krijimtaria e poetës Zahide Marije Bajrami- Ukaj
Jeta Artistike e Poetës dhe aktivistes kombëtare Shqiptare
Nga Lek Mrijaj
Zahide Marije Bajrami- Ukaj është e lindur me 18 mars 1944, në fshatin Sfircë, Komuna e Medvegjes. Familja e Zahide Marije Ukaj u shperngul nga Medvegja për ne Gjilan ne vitin 1956, ,kur ishte nxënëse e kl.III, fillore.Menijiherë Zahide Marije Ukaj filloi të merret me krijimtari qe nga mosha femijërore pra me poezi ku kishte nje imagjinatë te shkelqyeshme pra që nga klasa e VI, e viteve 1959.
Poezin e parë Zahide Marije Bajrami- Ukaj,ia kushtoj Nënës se saj e cila ndërroi jetë qysh kur ishte ne shkollën fillore ,vazhdoi shkollën e mesme normale ne Gjilan mirpo per shkak te rrethanave te tjera politike dhe kushteve te tjera specifike nuk ja arriti ta perfundoj normalen.
Menjiherë pas nderprerjes se normales Zahide Marije Bajrami- Ukaj u vendos ne mardhenie pune si arsimtare neper fshatrat e shkollave te Anamoraves se Gjilanit.
Në fshatin Skiftera punoi ne vitin 1964 deri me 31.Gusht.1966,madej punoi si mesimëdhenese ne Fshatin Stubëll prej 01.Shtatorit.1966 deri 31.Gusht.1968,u perjashtua nga puna e mesimdhensës jo pse ishte e pa diplomuar por pse u martua me vetë deshiren e saj me një Shqiptar te besimit katolik ne te cilen mburret me plotë krenari qe e ka berë një veprim te tillë ku i falenderohet Zotit qe ka shtepinë perplotë me djem nipa dhe mbesa pra ishte e padeshiruar dhe e diskriminuar nga pushtetaret ne atë kohë per ketë veprim qe e bëri
Qe nga ajo ditë Zahide Marije Bajrami- Ukaj,e pushuar nga puna nga pushteti I djallezuar komunist është amvise e perkushtuar ndaj familjes bashkeshortit femijve por edhe me shkrime dhe poezi kurr nuk është ndalur.
Zahide Marije Bajrami- Ukaj,ka botuar 3 permbledhje poezish,
1.Vula në Kurorën e Gjallë 1995 me motive biblike.
2. Djepi i Ilirisë, me 1996 me poezi atdhetar dhe patriotike te ndryshme.
Zahide Marije Bajrami- Ukaj, filloi te merret me politikë që nga vitet me te veshtira te kauzes sonë kombetare per liri çlirim dhe shtetësi te Republikës se Kosovës ne te cilen Zahiden-Marijen e mundonte tej mase situata dhe veshtiresitë politike ekonomike torturat rrahjet masakrimet ndaj populates sone Shqiptare nga ana e pushtetit djallëzor policor dhe ushtarak serbo-karapatian detyrimisht u kyq ne politike pra te merrej me aktivitete politike duke i kontribuar sado pak situates politike pra qe ne vitet 1990.
Zahide Marije Bajrami- Ukaj,ushtron postin e kryetares se LDK-së që nga viti 2000, në fshatin Stubëll,është edhe anëtare e kryesisë së LDK-së, Dega në Viti. Me vite te tera ishte deputete e asamblesë Komunale në komunën e Vitisë.
Edhe në zgjedhjet e fundit Zahide Marije Bajrami- Ukaj,kishte fituar votat e mjaftueshme per deputete ne asamblenë komunale te Vitisë,por ajo nuk pati mundësi ta ushtroj këtë post,pasi ju keqësua gjendja e te dashurit te saj pra bashkëshortit .
Zahide Marije Bajrami- Ukaj,akoma eshte aktive ne qdo manifestim ,qoftë kombëtarë, fetar apo politik e kulturor…
Jeton në fshatin Stubëll te Vitisë por edhe ne Grac të Austrisë, ku edhe atje nuk me mungon aktiviteti saj.
Është edhe këshilltare e SH I H K Stublla- Austri. etj etj.
Zahide-Marije Ukaj i deshirojmë shendet dhe jetë te gjatë e te lumtur me femijet-familjen nipat dhe mbesat e saja .
Poezitë e krijuara nga z. Zahide-Marije Ukaj
Mot me shi
Mot shumë i vrërët
Besa dhe me shi
Ma humbë disponimin
Me shkuar poezi
Zahide Marije
Mos u zhyt në mëkat
As Zotin në Qiell
Nuk po e len rëhat
Shumë po ke telashe
Me stinët e motit
Mos u përziej shumë
Kjo është Dora e Zotit
Hajt bre hiqmu qafet
Këte edhe vet e di
Po më humbi ideja
të shkruaj poezi
Lem të qetë të lutem
Mike e dashur Havë
Mos m´u lajmëro fare
Te unë- n´ këtë javë
Kam hallet e mia
Besa po harroj
Pleqëria e bën të vetën
Edhe unë gaboj
Zotit si përzihem
Në punët e Tij
Ai më ka falë dije
Me shkuar poezi
Ja, u zhduken retë
U kfjellue moti
A po e shef- moj Havë
Nuk me denon Zoti
Medvegjas Kodralia
Të kujtoj nip i dashur
Kurrë nuk të harroj
Me shpirt e zemër
Kater Vjetorin e Pavarsisë
Me kënaqësi ta uroj
Zemrat tona - nuk mund të na i ndajnë
Kurrë e përjetë Kufijt e Megjes
Krenohemi gjithmonë-kudo që jemi
Trojet e Medvegjes- ne´ zemërat tona i kemi
Mos t´ i harrojmë Trojet Tona
Atje lulëzon shqipëtaria
Kush i mohon këto treva
Do t´i mallkon Historia
Shumë herë më pyesin:
Na trego Zahide Mari
Cilen e don më shumë
Kosoven e dashur. apo
Medvegjen nën Sërbi ???
U përgjigjem pyetjeve- me plotë krenari
Medvegja është Toka ime
Kosova, është Vendlindja dhe Atëdheu
I fëmijëve të të dashur të mi
Ne nuk na pengojnë
Kurrë kufijtë e megjes
Fëmijtë e mijë. ndihen shumë krenarë
Që janë me shpirt e zemër
Nipat e M E D V E GJ ë S
Jabllanica ime e dashur
Medvegjë e dashur
Rrënjë e I L I R I S Ë
Urime nga zemëra
Katër Vjetorin e Pavarësisë
Medvegjë Krenare
Me ty jem të bashkuar
Edhe Bijtë e Tu
Për Kosovë- janë flijuar
Një nder ta ishte
Dëshmori nga Kapiti
Me emërin e bukur
Florim Rrahman Rushiti
Mëkat i Madhë
Me i anashkaluar këto Troje
Bijtë e tu Medvegjë
Ranë në Altarin e Lirisë
Për Kosovën Arbërore
Sa të kam jetë e mot
Kurrë s´kam me të harruar
Me vargun tim nga zemëra
Për Ty kam me dëshmuar
Urime Ditlindjen
Me të gjitha të mirat në jetë
Ngutu e rritu Flori
Të bëhesh President
I Kosovës Tonë të vërtetë
Rritu sa ma shpejt
po te lutet dada
Bëhu i fuqishem
Me i heqë këto barikada
Më trego Flori
Qka po të pys unë
Bbai a nëna
Cili të don më shumë ???
Besa unë mendoj
Diqka krejt tjetër
Të don Lokja Vera
Dhe Babloku Pjetër
Të dua shumë Flori
Të përshendesë më këtë poezi
Urime Ditlindjen tënde
Me Kosovën Pavarësi
Gëzuar ! Gëzuar !
Plotë shendetë në jetë
Bashkë me Kater Vjetorin
E pavarësisë së vërtetë
Dëshmorëve të Lirisë
(me rastin e Katër Vjetorit të Pavarësisë )
E flijuat jëtën
Në kohën më të vështirë
Për Kosovën Kreshnike
Të kemi Shtet të lirë
Bac Adem Jasharin
Komandantin Legjendarë
E kujton gjithëmonë
Kombi Ynë Shqipëtarë
Ti nuk ishe vetëm
O Baca Adem
Pranë vetës i pate
Shumë vajza e djemë
Në këtë Ditë të Madhe
I kujtojmë Dëshmorët e Lirisë
Gjaku i tyre i njomë
Na e solli Lirinë e Kosovës
Flamurin e Pavarësisë
Ju që iu bashkangjitët
Globit Qiellor
Urime Katër Vjetorin e Pavarësisë
Nga ky lëmësh tokësorë
U shejtërua gjaku i juaj
O Dëshmorë të Lirisë
Mbi Varrezat Tueja Valon
Flamuri i P A V A R ë S I Së
PSHDK-ë
Të kujtoj në këtë ditë
Me plotë përkushtim
Krahu Djathë i LDK-së
Me Dr. Rugovën trim
Ky Lider sot na mungon
Por, nga Qielli na shiqon
Na don shumë- na përqafon
Lutja e Tij- kurrë s´na mungon
Urime ! PSHDK-ë , Katër Vjetorin
Ditën e Pavarësisë
Lulëzo ënekënd botes
Me Vyrtyte t´Krenarisë
Urime ! baca Mark Krasniqi
Këtë Ditë të Madhe të Kombit Tonë
Lusim Zotin, dhe Dr. Rugovën
T´ na e bekojnë gjithmonë Kosovën
Gëzuar ! Gëzuar PSHDK-ë
Bashk me motren LDK-ë
I lus nga zëmëra të gjitha partitë
Tër Kosoves. me i dhënë dritë
Të bashkuar për gjithmonë
Krenari për Kombin Tonë
Rrnofsh Kosovë
Nënëlokja Jonë !
Parti me vlerë
PSHDK, parti me vlerë
Me LDK-në Aletate perherë
Vlerat e jueja kush i mohon
Është një Zot, që nuk harron
Dy parti -motra binjake
Të pa luhatura në vendime
Në qdo shtet- ndertojnë konaqe
Po e lulëzojnë Kosoven Trime
E dua shumë LDK-në
PSHK-në se la pas dore
E bekuar qoftë përgjithmonë
Sa t' kem jetë n' këtë Tokë Arbërore
Këto dy motra-të binjakzuara
U beren ballë stuhive t' motit
Para armikut- kurrë jo të gjynjuzuera
S' iu friksuan- Flakes Barotit
Këto parti-motra binjake
Plotë rrespekt, meritë e vlerë
I dhanë Kombit- Lavd e nderë
Gelozia
Gelozi moj gjelozi
Shumë kujt jetën ia shkatrron
Po të përbej në Perendi
Shpirtin tim - pse ma mundon ?
S' të kam faj moj gjelozi
Poezisë time i ke zili
Vargu im. është i lirë
Kudo në botë të fluturon
Askujt zemrën s' ia helmon