Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Urime.., Urime.., Urime.., Mësuese e Mësuesë të nderuar, 7 Marsin

| E marte, 06.03.2012, 08:26 PM |


7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjitha trojet etnike por edhe në Diasporë

 

Urime.., Urime.., Urime.., Mësuese e Mësuesë të nderuar, 7 Marsin

 

Nga: Ramiz DËRMAKU

 

Të nderuar e të respektuar, mësuesë e mësuese tona, kudo që jetoni e punoni,gëzuar 7 Marsin ditën tuaj. Ne këtë ditë ne ju nderojmë ju për punën e kontributin tuaj të madh qe keni dhënë e po jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët. Dhe detyra jonë sot është ta përcjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm. Ne jemi krenar me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë GËZUAR FESTËN TUAJ, 7 MARSIN, duke ju uruar shëndet e jetë të gjatë. Ne i ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë mësuesë e mësuese tona të shtrejtë. Ndaj ne këtë ditë një telefonatë një lule, është ajo që ju gëzon dhe ju bën të lumtur ju, kujtimet për ju do ti ruajme të gjithë jetën tonë.

 

Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqipetare. Ne këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë njëri tjetërin dhe atdheun. Na mësuan poezitë e bukura të autorve tonë të mrekullushëm që çdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thellë ne mendjet tona. Me aq dashuri e respekt janë sjellur me ne për té na mësuar e kritikuar me ate metoden dashamirëse kur ne gabonim. Mësimet e mësuesve tonë u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë ne të ardhmen. Ato mësime na ndjekin edhe sot që kemi dalë ne jetën tonë të pavarur. Le t'ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë. Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet shqiptare dhe si një ditë kur të gjithë kujtojnë mësuesit e parë dhe shkronjat e para shqipe. 7 Marsi u njoh si Dita e Mësuesit pasi më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap shkolla e e parë shqipe. Mësuesi dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri, ndërsa drejtues të tjerë dhe mësues ishin figura të njohura të Rilindjes Kombëtare si Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj .Për nder të kësaj feste shënohen aktivitete të ndryshme në Kosovë e diasporë. 7 Marsi u njoh si Dita e Mësuesit pasi më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap shkolla e e parë shqipe. Mësuesi dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri, ndërsa drejtues të tjerë dhe mësues ishin figura të njohura të Rilindjes Kombëtare si Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

URIME::; urime…,URIME

Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo krahinë, dhe kudo në diasporë keni qenë, jeni dhe akoma do të jeni profesionistë të arsimit, por ne rradhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emacipuar, agjitaorë të shqiptarizmes dhe idealiste, humane dhe artiste te fushave të ndryshme. Çdo njeri nga ne, ka ne zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjohje. Pra çdo njeri pavarsisht se çfarë detyre ka sot, qoftë ai mjkë, poet,oicerë armate,pilot, ministër apo politkan , biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës, ka patur përballë Mësuesin, Mësuesen që s'kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur vogelushet me dije, me kulture dhe edukate. Mësusit shqiptarë kurrë s'u shpërblyn si duhet me paga, punuan ne kondita të vështira, larg ne zona të thella, përballuan rreziqet, injorancen dhe kanunin, por i qëndruan besnik misionit të tyre fisnik të arsimimit të brezave si në trojete tnike ponjashtu edhe në Diasporë. Popolli ynë halleshumë, do të arrijë prosperitetin që aspiron, atëherë kur mësuesit ne këtë vend do të respektohen me tepër ose aq sa politkanët me të lartë të shtetit. Mësuesit shqiptarë ishin mësues ishin edhe artistë, prindër, pajtimtarë, shok edhe miq me të gjithë si në vendlindje ponjashtu edhe në mërgim. 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në të gjitha trojetetnike por edhe në Diasporë, ndërsa në Kosovë për herë të parë, ka filluar të festohet puplikisht, vetëm pas viteve të '90-ta, ku mësuesi dhe shkollat shprehën gëzimin e tyre për një datë të shënuar që festohej prej katër dekadave në Shqipëri, kurse mësuesi kosovar para nxënsëve të tij nuk ka pasur mundësi të flasi haptas ngase regjimi komunist serb i kishte rrënjet edhe në shkollat shqipe. Por edhe pse regjimi serb ju a mbylli shkollat ato e vazhduan mësimin,ku populli hapi dyert e shtëpive të veta që fëmijët të mësonin gjuhën shqipe. Shumë mësues u dënuan dhe u gjykuan nga regjimi serb,por asgjë nuk e ndalte në rrugën e diturise e të arsimimit në gjuhën amëtare. Arsimi ne kosovë i dha shumë mësues luftës për lirinë e Kosovës. E sot ne këtë ditë ato kujtohen me respek nga nxënësit e tyre. Edhe një herë GËZUAR FESTËN TUAJ, mësuese e mësues të nderuar e të respektuar !