Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hysen Berisha: Karl Ove Knausgård dhe Ymër Shinobusi

| E marte, 06.03.2012, 08:56 PM |


Një paralele në mes të dy kampeve ( "Kampi im" dhe "Në kampin Bjørnebek") dhe dy autorëve

 

KARL OVE KNAUSGÅRD DHE YMËR SHINOBUSI

 

Nga Hysen Berisha

 

Pas rrumbullakimit të vëllimit të gjashtë të romanit voluminoz “KAMPI IM” të shkrimtarit norvegjez Karl Uve Knausgård (autor ky i vetëm tre romaneve, por i përkëthyer në shumë gjuhë), mediat publike e organizuan një debat të imagjinuar. Në debat merrnin pjesë katër nga gjithë ata personazhet dhe autori i  “Kampi-t”. Ndër të tjera, autori i pyeti personazhet, një nga një, në ishin të kënaqur me përshkrimin e të bamave të tyre në roman. Të gjithë u ndanë të kënaqur, pos njërit, i cili ishte i kënaqur por jo plotësisht. Kur autori e pyeti  të pakënaqurin për pakënaqësinë, mori këtë përgjegje:

 

-Mbase ju ka shpëtuar nga mendja, zotëri shkrimtar, por është dashur të kishit cekë, në vëllimin e gjashtë, se kam blerë edhe i-Pod 4s-in.  Autori e mori shumë seriozisht këtë mungesë informative dhe tha:

 

Po të kërkoj falje, madje publikisht, por MOS MË DALTË SHPIRTI PA MBLEDHE EDHE TË TJERA FAKTE DHE TA PLOTËSOJ EDHE KËTË DËSHIRË NË VËLLIMIN E SHTATË.

 

Paralelja:

 

Edhe shkrimtari yn, fama e të cilit ka mbërritur në dy a tri familje, Ymër Shinobusi, në vitin 2009 shkroi romanin KAMPI (...I ARUSHËS) BJØRNEBEK. Prandaj u inspiruan edhe shkrimtarë, edhe rapsodë, i kurdisën bejtet e tyre dhe nxorën veprën muzikore: KËNGË PËR VEPRIMTARIN DHE PATRIOTIN YMËR SHINOBUSI.

 

Përkitazi me përsonazhet në “Kampi im” të shkrimtarit norvegjez Karl  Ove Knausgården, personazhet në romanin KAMPI ...I ARUSHËS, të Ymër Shinobusit, Hysi dhe Bajri, kohëve të fundit, jo pse nuk i ka portretizuar mirë si personazhe negative, për këtë kanë ngrit kokën në papajtueshmëri, sepse Besnikut, (vetë autori),  nuk i ka qëndruar besnik në rrëfim.  Vërtet Besniku mjaft mirë është përshkruar si ma i miri i përsonazheve pozitive, tamam si Jesusi, por ja se ka lënë mangut pa e plotësuar portretizimin edhe me këtë fakt:  se Besniku, duke parë se i kishte ra autoriteti në mesin e bashkëvendasve me të cilët ndanin fatin në KAMPIN ...E ARUSHËS, dhe duke bërë majmunllëqe për të fituar qëndrimin në Norvegji, bashkë me bashkëshortën,  por në rrethana të ndryshme kohore, në të njëjtin vend, aty mes shkollës së mesme të Ås-it dhe duçanit ushqimor, pikërisht aty ku i biri i tij 24 vjeçar, bashkë me përciellsat e tij, keqtrajtonte vajzat shqiptare, kishin marrë goditje të rënda shëndetsore nga veturat, ndoshta duke harruar se zebra nuk është shteg biçiklistash, por këmbësorësh. Ndërsa për faktin se Besniku, pastaj, jo vetëm se mori qëndrimin permanent, por edhe u “zgjodh” kryetar i LIDHJËS SË SKRIMTARVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NË NORVEGJI, autori Ymër Shinobusi u zotua duke thënë: MOS MË DALTË SHPIRTI PA PLOTËSUAR EDHE KËTË FAKT DHE PA E SHKRUAR EDHE NJË LIBËR PËR HYSIN DHE BAJRIN.  Jam i bindur se premtimi do ta shkojë në vend, por, me që kanë  vdekë e ëma e Besnikut dhe i ati i Hysit dhe Bajrit,  nuk di kush do ta lexojë gjithë atë vepër patriotike.

 

Ndërsa Hysi dhe Bajri, janë të pajtimit që vepra muzikore Këngë për veprimtarin Ymër Shinobusi, të shëndërrohet në Hymn për Lidhjën e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Norvegji.

 

Mars 2012, Norvegji