| E marte, 06.03.2012, 08:34 PM |
Jeta jote të përket ty
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Të posedesh informacione të rëndësishme është sinonim i arritjes në pushtet.Mëso mbi të kaluarën historike të zhvillimeve politike shoqërore ekonomike që të jetosh të ardhmen, ai njeri që zotëronte informacione me rëndësi ngjitej lart në pushtet.Ata njerëz që nuk i zotërojnë këto informacione konsiderohen të paditur dhe njëkohësisht nuk përbëjnë asnji rrezik për pushtetarin.Prandaj qytetar i së tanishmës ndryshoje këtë gjendje në favorin tend,hulumto informacione për tu mire informuar,bëjë studime nga më të ndryshme,bëjë kërkime mbi natyrën që të rrethon,mëso mbi të arriturat shkencore teknologjike dhe në fusha tjera të zhvillimit shkencor dhe do ta kuptosh e ndryshosh jetën tënde.Kështu do të mund të dalësh nga anonimiteti.Sepse nji qytetar i paditur i trojeve shqiptare,që nuk posedon një edukim të mirëfillt arsimor,mundet lehtësisht të manipulohet nga rrenacaku,por kur je i vëmendshëm,kur ke edukat e je me mend në kokë,do të dije fare mire të dallosh midis të vërtetës dhe gënjeshtrës.
Një qytetar që merr dije dhe kulture mbase di më së miri si të mbrohet dhe di të ndryshoj jetën e tij nga kjo pabesi shoqërore politike ekonomike që po e jetojmë tani.,ku ne të varfërit dhe të papunët ndodhemi.Andaj informohu në mënyrë të përditshme mbi atë se çka po ndodhë në mbarë botën,e në veçanti mbi atdheun tend.Kush nuk e lodh trurin për tu informuar mbi zhvillimin e jetës,do të bie viktimë e politikave ditore,që i bëjnë politikanet për ruajtjen e pushteteve te tyre.Për këtë mos rri i heshtur,por puno për vetën tënde dhe mos beso vetëm informacionin e dhënë nga pushtetari që vazhdimisht të mashtron, një politikan i mjerë e i pa peshë,që nuk ka asnji lloj ekuilibri,i cili është krejtësisht i tretur në mëshirën e të huajit.
Jeta jote të përket ty,vetëm ti mund të vendosësh për fatin tend.Nëse ti beson tek vetvetja,s,ke pse pendohesh për këtë!Ti mund ta ndryshosh jetën.Mos lejo që politikani rrenacak të vendos për ty,vendime të padrejta të cilat kanë pasoja gjatë gjithë jetës.Për këtë arsye të informuarit është me rëndësi kur e zotëron informacionin që mbështetët në të dhëna faktike dhe të argumentuara,atëherë mund të vendosësh për gjëra të rëndësishme që janë në favor të kombit e atdheut të shqipeve më shumë siguri.Mos lejo që një politikan i paaftë të komandoj jetën tënde deri në atë pik sa të shkatërroj gjithçka,që është arritur me mund e sakrificë.Prandaj informohu me kohë dhe vendos për atë që të takon e që është më e favorshme për ty dhe për të mirën e përgjithshme mbarshqiptare.Të mësosh,të njohësh rrethanat politike,të mësosh nga gabimet e jetës së kaluar,të dallosh të mirën nga e keqja,njëkohësisht të kuptosh që politikani i korruptuar deri në palcë,nuk do të mund më të shfrytëzoj votën tënde si do Ai.Një qytetar që ka dhe arrin ta ketë një nivel kulturor e arsimor të mire,nuk pranon të shfrytëzohet me lehtësi nga politikani jo parimor.të qenurit i ditur është vlerë se ti mund ta ndryshosh jetën,për të pasur e jetuar një jetë me dinjitet.
Mirëinformimi të bënë të mundur të zbulosh cilat janë të drejtat e tua,për të jetuar si njeri i lumtur.mëso të dish si të veprosh,për ta zgjidhur nji vendim,marrëveshje,apo një dokument përpara se ta nënshkruash atë.Kush ka mësuar dhe ka marrë nji edukim arsimor e kulturor të mirëfillt nuk bie me lehtësi në kurthet e politikanit servil.apo në kurthet e të huajve.Ti qytetari shqiptar ne të ardhmen,kur voton,ti vendos se kush do të udhëheq të ardhmen tënde,është një akt me mjaft rëndësi për jetën,fatkeqësisht drei më tani pak është kuptuar se kënd po e voton.Nga momenti kur i votuari po e merr pushtetin në dorë,ti votues për të më je i parëndësishëm në marrjen e vendimeve politike.Për këtë arsye ti qytetar organizohu në qytet në fshat,në lagje,organizo bazën politike kombëtare,që zëri yt të dëgjohet fuqishëm për zhvillimin ekonomik të vendit,për një jet më ndryshe më dinjitoze.Ta ndryshojmë këtë realitet absurd,ta kuptojmë një here e mire se se kujt duhet dhënë vota,se vota jote është çlirimi yt. Se jta jote të përket ty.
Fillim mars 2012