Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Neçaj: Ëndërra që mbeti në vendlindje...

| E hene, 05.03.2012, 07:58 PM |


ËNDËRRA QË  MBETI  NË VENDLINDJE…

 

( Libri me poezi  i  Pal Necajt  “ Enderren e lashe atje”, botoi SHB “ Kristalina – KH “, Tirane 2011 ).

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Para disa kohesh, ndonese e kerkoja prej muajsh, me ra ne  dore libri me poezi “Enderren e lashe atje” te intelekualit te shquar nga Tropoja, me banim ne Nju Jork te SHBA, Pal Necaj.

Me shtynin dy arsye te lexoja permbledhjen me poezi :

Se pari, une nuk e dija qe Pali , mesuesi dhe kusheriri im, shkruante poezi,  e se dyti, ai tashme ishte 75 vjec ,  e poezia sipas studiuesve shkruhet ne rini…

Ne fakt, kur fillova te lexoj poezite e Palit, te dy arsyet e mia u hodhen poshte automatikisht.Pal Necaj shkruante poezi, bile te bukura dhe m’u krijua bindja e plote se poezia shkruhet edhe ne moshen e pleqerise.Por shtysa qe e nxiti, kuptohet , ishte emigracioni, jeta larg vnedlindjes.

Tre simbole, thote poeti i shquar nga Tropoja, Hamit Aliaj, njeherazi redaktor i permbledhjes, janë në librin e Pal Necajt: guri, dheu, enderra.;;Dy te parat i ka marre me vete, ndersa te treten, enderren e ka lene, atje ne vendlindjen e tij, ne Nikaj Mertur.Besojini enderres, pa te cilen njerezimi do te ishte i vonuar neper shekuj, rikujton  Aliaj.

 

Une , kuptohet qe nuk do te beje kritiken e librit, se ate ua leme specialisteve te kesaj fushe, por ne  prag te 7 marsit me ngacmoi ndergjegja dhe vitet e shkuara te rinise sime, duke kujtuar mesues Palin, edukatorin e pazevendesueshem, mesuesin dhe intelektualin, nga i cili ne, brezi im kemi mesuar shume,  te shkruaj  dy fjale si sinteze e pasioneve te heshtura te Palit, te cilat kane shperthyer si lastari i njome ne bjeshket e Kakise, duke i shkruar e latuar me kujdes, atje ne Nju Jork te Amerikes me vite e vite….

Qe nga poezia e pare me titull “Guri me therret”,  e deri tek e fundit ‘Pavaresise se Kosoves”, autori Pal Necaj shpalos ndjenjat shpirterore te nje mergimtari qe shkrihet si qiriri per vendlindjen, e njeherazi ngjarjet ne Kosoven trime lene gjurme ne frymezimet e tij.Dhe poezi te tilla si “Guri me therret”, Mergimi”, Permallimi”, Elegji per mesuesin”, Lamtumire Nju Jork”.poemen ( mund ta quajme te tille) “Kroni me emrin nga tragjedia”, etj., etj.si dhe shume poezi kushtuar te afermve , jane yllesi qe ngjallin nostalgji dhe kersheri per jeten vetiake te autorit ne dhe te huaj, mergim.

Po cili eshte autori  i  ketyre vargjeve brilante ?

Pal Necaj lindi ne Mserr ( Peraj ) te krahines se Nikaj Merturit te Tropojes, me 3 shtator 1936, ne nje familje me tradita patriotike dhe bujare.Pali ka mbaruar shkollen e mesme pedagogjike ne Tirane dhe pasi ka ushtruar detyren e mesuesit per disa vite ne krahinen e tij, ka mbaruar Institutin e Larte Pedagogjik ne Shkoder me rezultate te mira.Ka kryer dhe kursin e larte te Filozofise.

Pal Necaj ka ushtruar detyren e mesuesit dhe drejtuesit ne disa shkolla te zones , si dhe i ngarkuari i arsimit per zonen e Lekbibajve per 11 vjet.

Qe nga viti  1971 eshte transferuar me pune dhe leje banimi ne Bajram Curri familjarisht.Ka punuar shume vite ne Komitetin Ekzekutiv te  rrethit te Tropojes ne detyra te ndryshme.Ne vitet 1990-1992 ka qene zv/kryetar i deges se turizmit ne Bajram Curri.

Pali mban urdherin “ Per mbrojtjen e Atdheut” te klasit te trete, si dhe “Urdherin e Punes” te klasit te dyte te akorduar nga Kuvendi Popullor.

Ai ka shkruar here pas here artikuj e reportazhe ne shtypin e kohes, te cilat jane vleresuar ne kohen qe jane shkruar.

Qe nga shtatori i vitit 1992, Pal Necaj ka emigruar ne SHBA dhe jeton familjarisht ne Nju Jork.

Krijimtaria poetike eshte gjithpushtetshmeria e krijuesit,  qe vetem ajo i ka dhene  statusin e te qenit prijetar i apokalipsit gjenial te rrugetimit mijera vjecar te shkrimit arberor.

Sot mendjet e ndritura jane zgjuar dhe kujtojne dishepujt qe u shkrine dhe po shkrihen si qiri per fjalen e bukur shqipe.

Ne apokalipsin mijeravjecar qe ka kaluar nje komb me moshe sa guri, ende ne sinoret e ndarjes se boteve te epokes se gurit dhe internetit,  nuk zbulohet opiumi qe ndan ( dhe zor i bashkon) penelopat e zhurmave te mistershme te kesaj bote te pakuptimte, sidomos ne fjalen e shkruar,  se e para ishte fjala,  sipas Bibles.

E keto sentenca te pakundershtueshme e shtyne Palin te krijoje vargje neteve te bruzta nen qiellin e Nju Jorkut…

Por dishepujt  ende jane gjalle,  e punojne e punojne , mbase per te ndryshuar kete bote dreq, qe " paskan lindur per ta  ndreq"E Pal Necaj, 75 vjecari  me banim ne Nju Jork, ende rrugeton kah Diogjeni skutave te botes per te sjelle drite, drite qe te mos  shuhet kombi i  tij,  se edhe tashme  mbase  ka nevoje si dikur ne kohen e rilindasve per sa me shume drite…

 

Pal Necaj na solli  nje  margaritar ne poezise shqipe,  ne prag te 7 marsit, zbritur  nga piedestali i buronjave memezonja  qe kurre nuk u shuan, ndonese u munduan te erresojne e ta zhdukin jo vetem jeten, por edhe racen e tyre.

Ne mbyllje te ketyre radheve po citojme disa vargje te poezise “Nena”:

 

Nena, emri me i dashur me kater shkronja t’arta,

Kater shkronja, sa katermije rreze dielli,

Keto jane miliona dashuri, puthje te zjarrta,

Kater shkronja , ”Nena” , i nderon planeti…

 

Doren e purpurt te nenes kushdo ndjen,

Kampionja me artistike e saj, buzeqeshja,

Perkedhelite si  te  nena kurre nuk gjen,

O nenoo!

Therrasin ne gezime, ne zore dhe te vdekja.

 

Pali ka plane te tjera krijimtarie dhe po punon ne disa zhanre njeheresh.

Ne i urojme suksese dhe vepra sa me dinjitoze !