| E hene, 05.03.2012, 08:00 PM |
Jusuf Zenunaj
MOS NA SILLNI LULE
Mos na sillni lule,
këngë për ne mos këndoni,
në këtë dimër të acartë
tek shokët tanë shkoni,
plagët e shpirtit
veç ju ua qetësoni.
Mos na sillni lule
me fjalë atdhetarie,
përkulja përpara flamurit
si dikur nuk u ka hije !
Harruat bukën në male
që e hanim bashkë,
vetëm një cigare
pinim gjashtë a shtatë,
me k?mishën e trupit
shokëve u lidhnim plagët.
Rrugën q? morëm bashkë,
në fusha e në shkrepa
harruat pas euros,
kulltuqeve t? nxehta.