| E hene, 05.03.2012, 08:59 PM |
IPESHKVI I KOSOVËS IMZOT NIKË PRELA NË KËNDIN E ANGAZHIMIT KOMBËTAR DHE BASHKËPUNIMI NË RRAFSHIN DIPLOMATIK PËR LIRINË E KOSOVËS
Populli shqiptar simbol i jetës dhe shpirtit dhembjes dhe durimit për liri
( Përkujtim për veprimtarinë e pashuar Imzot Nikë Prela, me rastin e 16 vjetorit të pushimit në amshim ).
Nga DEMUSH ZEFI
Imzot Nik Prela ishte përkrah Presidentit të Kosovës Dr Ibrahim Rugova. Atë e kishte njeriun që i besonte më së shumti dhe shumë herë theksonte: ”E kemi engjëllin Rojës në Kosovë dhe një ditë do të jemi të lirë. Ai Presidentit të Kosovës i hapi shtigjet e kërkimit të lirisë. Kurorë ishte vizita tek ati Shenjët Papa Pali i II-të i cili për mes veprës së besueshme të Imzot Nikë Prelës i dhe urtësisë së Dr Ibrahim Rugovës së kishte dhënë premtime “ Do të lutem për popullin e Kosovës dhe do të kërkoj mbrojtjen e tij”.
Njerëzit e mëdhenj gjatë historisë behën shpirtra që simbolizojnë gjithmonë ardhmërinë. Ata veprën e tyre e shkruajnë vetëm më butësinë dhe urtësinë e shpirtit. Megjithatë, edhe ata vdesin, nuk kthehen dhe nuk flasin si të gjithë të tjerët sepse janë të nënshtruar thjesht ligjeve të natyrës dhe msheftësisë shenjtë. Në këtë vargua epitetesh lidhet figura madhore e Imzot Nikë Prelës që nga kjo botë fizike u nda pikërisht më 25 shkurt të vitit 1996 për tu shpërndarë fryma e tij shpirtërore në botën e msheftësisë qiellore. Në ditëlindjen e tij të vitit 1918 nga prindërit Gjergji dhe Çilja, si i nënti fëmijë nga dhjetë sa kishin këta bashkëshort, askush nuk ka medituar se Nikë Gjergj Prela do të mbetët një yll polarë më rreze të pa shuara për popullin shqiptar.
Biografia e tij të përkujton pa dashtë një ëndërr shumë të tmerrshme, sepse ai lindi, u rrit dhe u arsimua në një kohë, si thoshte ai të „papërshtatshme“ kur i mbuloi terri dy perandori të cilat u „viktimizuan“ në saje të shkatërrimeve historike të njerëzimit. Rrugën e arsimit që e kishte zgjedhur Imzot Nik Prela ishte ajo e vullnetit të mirë, e sakrificës dhe e dashurisë që e përbënin virtytin themeltar të së ardhmes së tij. Për këtë rrugë fisnike arsimore ai shumë herë është deklaruar se „ ka qenë i motivuar në Gj. Buzukun, F. Bardhin, Pjetër Bogdanin, Fishtën etj, të cilët më veprat e tyre të mëdha, kanë madhëruar jo vetëm personalitetet e tyre por edhe kombin shqiptar“.
Ajo që e ka entuziazmuar Imzot Nik Prelën për të ardhmen e tij, ishte pikërisht vuajtja që populli shqiptar në kohën e tij përjetonte. Dhe as ky bari i Zotit nuk arriti që ti shpëtoj kësaj „enigme“ shekullore sepse e vetmja që sot e ndryshon këtë ipeshkëv nga ata që pësuan masakër është se, ai gjendët në një varrë ku eshtrat e tij sot pushojnë në paqe, nën frymën e lirisë, në mesin e popullit shqiptar, aromën e luleve të Kosovës, në mesin e dëshmorëve të lirisë dhe në nderim të emrit të Nënës Terezë. Këtë peripeci pas vdekjes shpirtërorët besimtarët mëdhenjë të kombit nuk e kishin përjetuar, sepse varret e tyre nga shpirt këqij ishin trazuar dhe zhveshur nga mbulesa e vdekjes që më eshtrat e tyre i kishin hedhur ngopur për “drekë” e “darka” qentë e kohës. Ipeshkvi Prela me butësinë e shpirtit shqiptar, dashurinë ndaj njëri-tjetri, dhe nderin ndaj Zotit, prej “varri “ shërben njerëzit më urtësinë e tij të shkruar dhe praruar në vepër më gati tetë dekada.
Ardhja e Nikë Prelës në Kosovë në mision të shenjët
Fjalën e besës në Zotin Imzot Nikë Prela e kishte dhënë më 1941, pasi kishte përfunduar studimet teologjike në Strasburg të Austrisë. Si meshtar ai përsëri gjendet në kohën kur era e luftës kishte përfshi shumicën e vendeve të botës dhe kishte lëshuar rrënjë gjenocidi mbi njerëzit e pafajshëm. Gjatë periudhës së këtyre dyndjeve njerëzore ai disa herë kishte parë vdekjen më sy vetëm pse ishte shqiptarë dhe mburrej më këtë komb që ishte trashëgimtarë i të parëve të tyre.
Kur në Kosovë kishte “pushuar” vala e dhunës mbi shqiptarët dhe priteshin më shumë të drejta mbi një popullatë tërësisht të regjur dhe dërmuar, më 1969 Imzot Nikë Prela vjen në Kosovë, por në një mision të shenjët të natyrës së tij të trashëguar nga Buzuku, Bogdani, Bardhi , Fishta etj, tash për të ngreh zërin e arsyes dhe më hapur për të dalën në anën e vëllezërve të tij.
Rreth një dekadë përmes predikimeve ai vendosi ura të reja të qytetarët sepse kishte nevojë që njeri më tjetrin të jenë unik. Ngriti fjalën e tij në çdo familje që shkollimi të jetë primar në jetën e tyre. Krijoj mundësi të forta vëllazërimi në mes dy besimeve. Mbi të gjitha ai nuk kishte durim të pranonte padrejtësitë që i bëheshin pa u ndalë popullit shqiptar. Shtypja e demonstratave me dhunë në vitin 1968, atë e kishin demoralizuar, e sidomos ndaj rinisë, që kishte përjetuar kataklizëm në vendin e vet edhe atë vetëm pse kërkonin që të jetojnë të barabartë në trojet e tyre shekullore më ata që ishin të ardhur dhe sundues.
Ai Kosovën e përjetoj si emër i pagëzuar në altarin shenjët. Pjesën më të fuqishme të jetës së tij të bujshme intelektuale e derdhi në fushat, malet dhe afër tempujve të zotit duke u lutur që një ditë edhe në këtë oazë të perëndisë të mbretëroj paça, jeta e bekuar dhe drejtimi në lutje drejtuar Zotit. Ishte kohë që humbeshin edhe pëllumbat nëse ata nuk këndonin për idenë e pushtetarëve jugosllav. Në momentet kur çdo gjë ishte nën flakë dhe askush nuk kishte guxim të ndikonte të shuante zjarrin e venë, fjala e tij tejkalonte kufijtë, tejkalonte retë dhe shtrëngatat e dhe rrebeshet policore. Nuk i dridhej zemra e as fytyra më të cilën ngjallte dashuri, trimëri dhe urtësi në popull i cili vuante ashtu si kanë vuajtur të parët në perandori të ndryshme.
Në viti 1968 Kosova u mbështjell në një plaf të hekur të politikës sllave. Mbi kokën e popullit shqiptar ata që kishin sy dhe veshë të dëgjojnë kishte rënë mortaja politike. Xixat e shfarosjes përhapeshin në Llap e Gollag, Rugovë e Has Gjilan e Karadak, Ferizaj e Kaçanik e Prizren e Dragash, Pejë e Gjakovë Podujevë e Mitrovicë, Klinë e Fushë Kosovë, Drenicë e Vushtrri dhe gjithkund ku fjala ABETARE kishte peshë dashuri, krenari, dhe padyshim ishte vullnet sepse vetëm më këtë fjalë shqiptarët zgjoheshin nga gjumi që ishin kapluar nga një tmerr e dhune. Imzot Nikë Prela më kohë kishte vërejtur së në Kosovë koha nuk pret. Ai kishte vendosur që të mos e tradhtoj fjalën e Zotit, të mbaj besën shqiptare duke treguar realitetin para botës së qytetëruar.
Brenda dy vjetësh shërbese ai filloi së bashku më suitën e tij baritore të përhapë me predikime padrejtësitë që i bëheshin në kurriz të popullit shqiptar. Kështu ai në një mënyrë u bë zëdhënës për të drejtat njerëzore duke u munduar që sado pak të ndikoj që të mos thyhet shpirti i vuajtur i fëmijëve, të rinjve dhe të rejave që i konsideronte ardhmëri të këtij vendi të bujshëm më besim në Zotin. Atje ku shkelte këmba e tij, përhapte të vërtetën , për atë që ndodhte në Kosovë.
Viti 1974 Nikë Prelën dhe vizita në Selinë e Shenjët në Vatikan
Vizitat e tij të shpeshta në Itali dhe Vatikan janë shfrytëzuar që edhe bota të jetë e informuar nga prelati i parë i fesë katolike i cili gëzonte autoritet të madh për guximin dhe respektin që ai kishte në altarin e shenjtë të Vatikanit. Koha kalonte e ky bari i Zotit, kishte shpresën se një ditë edhe Kosova do të lulëzoi, do të largohet nga tronditjet që e kishin përthekuar. Vitit 1974 Nikë Prelën në selinë e tij e gjeti të gëzuar, të buzëqeshur si thoshte ai “ Fjala e Zotit u bë mbi ne dhe tash e tutje do ta kemi më lehtë për të përballuar nëpërkëmbjen që kishte dominuar me dekada“.
Ai kishte hetuar një vit më herët se Kosova ka përkrahje edhe nga disa vende demokratike të Evropës prandaj vitin 1974 e konsideronte vit të një kthese e cila simbolizon të ardhmen më të fuqishme. „ E kaluam një zjarr të fuqishëm, flaka e të cilit nuk na mori në saje të duresës, dhe urtësisë së popullit fatin e të cilit edhe unë e kam. Koha është para nesh dhe ne lutjet tona duhet t'i drejtojmë që të mos përfshihemi në zjarre të tjera të cilat mund të jenë edhe më të rrezikshme se sa ato prej viteve 1945 e deri më 1974“. Me thënje të këtilla ai nuk kursehej të deklaronte në tubime të larta kishtare, po edhe në mesin e njerëz intelektual e predikime në tempullin e shenjtë. Ai kishte hetuar prej kohësh se shqiptarët deri në fund të shekullit 20, shumica duhet të dëboheshin nga trojet e tyre, ndërsa Kosova të fshihej edhe nga hartat e kohës. Kosova si njësi e barabartë me republikat të tjera të ish Jugosllavisë në kuadër të Serbisë, përsëri kishte tmerrin e nëntokës së komunistëve, sepse ata nuk tërhiqeshin nga shovinizmi dhe gjenocidi. Prandaj nuk ishin fjalët e kota të këtij prelati se „ Kosova të mos përfshihet në zjarre edhe më të forta që mund të na djeg flaka“.
Imzot Nikë Prela ishte përkrah Presidentit të Kosovës Dr Ibrahim Rugova
Fjala e tij në këtë kohë gjeti përkrahje në shumicën e vendeve demokratike. Kulmi i gjithë këtyre ishte ai i viteve 1985 - 1996, kur më sytë e tij përjetoj tmerr mbi një popull të pa- mbrojtur. Ishin këto ditë të vështira kur tempujt kishtarë ishin shndërruar në strehimore, ndërsa priftërinjtë dhe motrat e nderit kishin misionin e engjëjve për t'i shpëtuar dhe ndihmuar të rinjtë. Në një moment kur policia kishte intervenuar që të hyj në kishën “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj dhe ti torturonin qytetarë të strehuar ngujuar dhe të verbuar nga helmi misterioz i hedhur në sytë dhe trupin e tyre, u kishte thënë:” Largohuni se ju jeni bijtë e djallit, populli im është i pafajshëm, pa më mbuluar plumbat nuk lejoj që ju të merrni as një njeri”.
Pas këtyre barbarive penda e tij shkëlqeu nëpër presidencat e vendeve të Botës. Ai njoftonte se në Kosovë populli shqiptar është i vetmuar, i pambrojtur dhe i pafajshëm. Që t'i kundërvihet këtyre barbarizmave ushtarak dhe policor serb, Imzot Nikë Prela ishte përkrah Presidentit të Kosovës Dr Ibrahim Rugova. Atë e kishte njeriun që i besonte më së shumti dhe shumëherë theksonte: ”E kemi engjëllin Rojës në Kosovë dhe një ditë do të jemi të lirë. Ai Presidentit të Kosovës Dr Ibrahim Rugova i hapi shtigjet e kërkimit të lirisë. Kurorë ishte vizita tek ati Shenjët Papa Pali i II-të i cili për mes veprës së besueshme të Imzot Nikë Prelës i kishte dhënë premtime Dr Ibrahim Rugovës së “ Do të lutem për popullin e Kosovës dhe do të kërkoj mbrojtjen e tij”.
Kosova nuk humbet sepse në te kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë shqiptarët
Viti 1981, Imzot Nikë Prelen e gjeti të vyshkur në saje të gjithë asaj masakre që kishte përfshi gjeneratën e re. „Kam hetuar se në këtë kohë Kosova do të jetë vatër e lotëve dhe e gjakut, sepse Kosova nuk humbet lehtë nga një vend që nuk njeh të drejtën e njeriut. Qëndrimet diplomatike serbe kanë qenë të thelluara në tërë nëntokën e Kosovës, Jugosllavisë dhe vendeve të tjera të botës ku është përkrahur propaganda serbe, e pavërteta për Kosovën“ patë thënë më shpirt të thyer gjatë një vizite që ai i bëri Kishës së Shena Prendës më 1981. Dhe si njëri i urtë gjithnjë kujtonte se këto mund të jenë peripeci më atë që e ardhmja do të sjellë në këtë vend të bekuar. Kohët kalojnë e ai përballët edhe më një realitet edhe më rrëqethës. Kosova filloi ngadalë por sigurt të zhvishet nga edhe ato pak kompetencat që kishte. Ato të drejta që i kishte fituar më mund dhe angazhim të bashkësisë ndërkombëtare.
Kishte filluar përsëri aktivitetin e tij të shenjët sepse askush nuk kishte qelës të politikës që mund të ndikonte siç bënte përherë ai. Shkruante, telefononte, vizitonte ambasada të vendeve të ndryshme, takonte njerëz më fuqi në pushtet . Të gjitha këto i bënte para se të fillonte më një lutje drejtuar Zotit: „O Zot ke mirësi dhe fuqi e ndihmona që të mos pësojmë atë që paramendoj dhe nuhati nga fati i keq që mendohet të jetë prerë për ne“ Letrat që ai i shkruante në to të shumtën e rasteve pikon lot, pikonin edhe fjalë që nuk e lenin të qetë më ditë të tëra. „Athua se, jemi popull i nëmur, popull që pësojmë vetëm pse jemi shqiptare“.Më këtë fjali Imzot Nikë Prela është shprehur edhe në shumë vende të Botës duke mohuar se shqiptarët nuk mund të jenë fundamentalistë, sepse edhe ata të besimit katolik, islam dhe ortodoks janë vëllezër dhe nuk mund të qëndrojnë njëri kundër tjetrit.
Këto thënje botën demokratike vazhdimisht e kanë qitë para aktit të kryer duke u bindur, se propaganduesit e pushtetit serb kanë bërë gjithçka për të dezinformuar dhe sugjeruar opinionin ndërkombëtar për rrezikun që vjen nga islamistët dhe fundamentalistët shqiptarë nga Kosova.. Vizitat më frytdhënëse kanë qenë ato në Itali, Austri, Belgjikë, Gjermani Francë, SHBA etj. Fjala e tij kudo që dëgjohej lënte gjurma të suksesshme që i kontribuonin paqes në Kosovë dhe rajon..
Mos keni frikë, komunizmi dhe ateizmi kanë vdekur, janë në fazën e fundit të ekzistencës.
Imzot Nikë Prela dhe dr Ibrahim Rugova sipas shënimeve të dr dom Lush Gjergjit famullitar në fshatin Binqë komuna e Vitisë, janë takuar më mbarim të muajit shkurt të vitit 1981 pas një vizite që kishte bërë Imzot Nikë Prela në Vatikan më 5 shkurt 1981. Në takim më Papa Gjon Palin e II-të u bisedua konkretisht rreth gjendjes në Kosovë e cila ishte e tensionuar. Ai më shkrim dhe më gojë e kishte lutur ” Shenjtëri, bëni diçka për Kosovën tonë e cila gjendet para një shpërthimi më pasoja të mëdha në një popull të vogël”. Papa pasi që kishte dëgjuar këtë thënie të Imzot Nikë Prelës ishte shprehur ”Mos keni frikë, komunizmi dhe ateizmi kanë vdekur,janë në fazën e fundit të ekzistencës.
Fitorja është e Zotit dhe e popullit e lirisë dhe demokracisë. Pas kthimit në Kosovë Imzot Nikë Prela u takua me dr Ibrahim Rugovën dhe e informoi në detale për vizitën tek Ati shenjët Papa Gjon Pali i II-të, po edhe për vizitat të tjera që ishin më interes për Kosovën dhe popullin e saj. Pas takimit Dr Ibrahim Rugovës ia dhuroi dy libra, atë të Besëlidhjes së re dhe librin Nëna Jonë Tereze. Dr Ibrahim Rugova më vizionin e dashurisë për kombin e falënderoi Imzot Nikë Prelën duke e falënderuar për prezantimin që e kishe bërë të Ati Shenjët dhe instanca të tjera në Vatikan dhe Itali. “Kjo është mënyra më e mirë për ta mbrojtur dhe paraqitur popullin shqiptar para botës”ishin fjalët falënderuese të dr Ibrahim Rugovës.
Ky ishte takim i parë por edhe takim që krijoj ura të reja në mes këtyre dy viganëve të dijës. Bashkëpunimi ishte gjithnjë e më i madh dhe shumë më i frytshëm. Pas vitit 1981, takimet e tyre kryesisht ishin për strategji paqësore në zgjidhjen e problemit ë Kosovës e sidomos në vitet kur u tërhoq autonomia e Kosovës nga ana e shtetit serb.
Strategjia për pajtimin e gjaqeve, themelimi i SHHB”Nëna Tereze” dhe krijimi i sistemit paralel shkollor dhe shëndetësor përbënin strategjinë e re të këtyre dy ideatorëve të Kombit.. Dr Ibrahim Rugova në një takim patë deklaruar “Çka na duhet Kosova e masakruar dhe e përgjysmuar. Më rendësi është të shpëtohet populli. Do të kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare protektorat për disa vite e pastaj do të vazhdojmë rrugën tonë për pavarësinë e Kosovës.
Imzot: Bota ka besim të madh tek ju andaj duhet të bashkëpunojmë”.
Kjo mjaft shumë e kishte nxitur vëmendje e Imzot Nikë Prelës sepse ai kishte vërejtur se, ideja ishte e shkëlqyeshme për momentin dhe ashtu ngjarja rrodhi. Prandaj shumëherë në predikime dhe kudo në mesin e zyrtarëve dhe intelektualëve thoshte” Dr Ibrahim Rugova është njeri i dërguar prej Zotit, për shpëtimin e popullit shqiptar në Kosovë. Në një takim tjetër më rastin e 300 vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit dhe ngritjes së bustit të tij në oborrin e kishës katolike “Shën Ndou” në Prishtinë pikërisht më 10 dhjetor 1989 ndër të tjera tha: Imzot, kemi mbetur pa asnjë institucion që kujdeset për ne. Ju dhe Kisha Katolike keni mundësi ta paraqitni gjendjen tonë në botë dhe ta mbroni ashtu siç bëri gjatë shekujve kleri ynë e sidomos Imzot Pjetër Bogdani dhe shumë të tjerë. Bota ka besim të madh tek ju andaj duhet të bashkëpunojmë”.
Nga vazhdimi i bisedës që është zhvilluar në mes këtyre dy atdhetarëve ekzistojnë edhe këto të dhëna. “Kisha katolike ka qenë dhe është gjithnjë më popullin e nëpërkëmbur. Pa popull nuk ka as kishë. Çdo shqiptar është vëlla dhe motër e ime. Unë në popullin tim shqiptar gjeta vetveten, por edhe mundësinë që t'i shërbej Zotit por edhe popullit sipas parimit të Imzot Pjetër Bogdanit.”Fati i popullit tim është fati im. Edhe në shumë takime të tjera interesi gjithnjë ishte rreth zgjidhjes së problemeve .
Kam ngritur zërin dhe do ta ngris kudo që të shkoj nëpër botë, se u jeni drita e paqes për çka kemi komplimente për ruajtjen e paqes dhe qetësisë. Në të gjitha takimet kam ngritë zërin që ju të jeni ndër kandidatët potencial për ta marrë edhe çmimin Nobel për Paqe, sepse deri më tani keni treguar maturi dhe urti.
Zoti do të ndihmon një ditë popullin e Kosovës të jetë i lirë.
Në momentet kur i ndjeri Imzot Nikë Prela ishte i prekur nga sëmundja e kancerit, e vizitoi Dr Ibrahim Rugova. Ai ishte i kapluar më sëmundjen që e kishte mbuluar, megjithatë Imzot Nikë Prela e ngacmonte Dr Ibrahim Rugovën se një ditë edhe në këtë Kosovë të bukur do të buzëqeshë liria. Ishin disa raste të prekshme e sidomos në momentet kur i ndjeri kishte edhe këmbën të amputuar. “Imzot, pavarësinë e Kosovës duhet ta nënshkruaj së bashku sepse ke më merita të veçanta.”
Ashtu si gjithherë Imzot Nikë Prela më buzëqeshjen e tij të bukur i patë thënë: “ President Rugova, të jesh më popullin sepse atë e ke mbrapa. Zoti do të ndihmon, e një ditë ti dhe populli i Kosovës do të jeni të lirë.Unë nuk do ta arrijë atë ditë e cila do të jetë më e bukura dhe më e çmueshmja. Konsideroj se shpirti i popullit është me ju sikur edhe ju më popullin.
Shkëlqesia e tij Imzot Nikë Prela lëvizjet e filluara në Kosovë edhe pse të vogla, i konsideronte të pavlefshme dhe mjaftë domethënëse për kohen aktuale. „ E kuptoni se vetëtima më nuk kthehet prapa në shtratin e vet, ashtu sikurse edhe ylberi që shndërrime pas shiut tregon ngjyrat, ndërsa më vonë humbët kur qielli është i pastër. Lëvizjet kanë filluar dhe ato nuk duhet të mbetën vetëm lëvizje, por të shndrisin në kohë ashtu si ngjyrat e ylberit“. Konsideronte prelati më zemër e shpirt shqiptari se është filluar simbolikisht por që shpejt
simbolika mund të shndërrohet në diçka të madhe, diçka që i paraprinë proceseve që do të ndryshojnë edhe periudhën e ardhshme. Dhe vërtetë ashtu ndodhi sepse nga një lëvizje simbolike u shndërrua në një lëvizje gjithë popullore.
Imzot Nikë Prela ishte i informuar për themelimin e kësaj lëvizjeje. Mirëpo, kishte frikën se do të ndodhni ato që ai i kishte dëgjuar zi, të grumbulluara nga diplomacia e jashtme se shpërthimi mund të ndodhë në Kosovë. Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore, u pajtuan, gati spontanisht, që të themelohej një parti politike, e cila do t'i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist.
Nikë Prela përmes mediave ishte në vëzhgim të situatës, por që mjetet e informimit publik një gjë të këtillë nuk e lejonin të behët publike. Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet “Lidhja Demokratike e Kosovës”, doli nga shkrimtarët : Jusuf Buxhovi, Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa. Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë. Nisma për themelimin e partisë u përkrah menjëherë parezervë nga dr.Ibrahim Rugova, dr.Ali Aliu, Basri Çapriqi, Milazim Krasniçi e të tjerë, të cilët me nënshkrimet e tyre, pranuan të bëhen anëtarë të Këshillit nismëtar për themelimin e LDK-së.
Ditët kalonin e Imzot Nikë Prela ishte në pritje se kur do të ndodhë një gjë e këtillë e cila sa e zemëronte aq edhe e frikonte duke ditur se e keqja nuk ka skaj. Situata vërtetë ishte e tensionuar, ngase nuk dihej se si do të reagonte pushteti i atëhershëm partiak serb, i cili ishte në shkatërrim e sipër. Pas shumë shqyrtimesh, u caktua data - 23 dhjetor 1989, pra, ditë e shtunë. Kuvendi unanimisht zgjodhi Dr Ibrahim Rugovën për kryetar. Ndërsa më të kumtuar lajmin nga agjenci të jashtme Imzot Nikë Prela kishte bindje se subjekti i ri Lidhja Demokratike e Kosovës shpejt do të jetë masive dhe se tash populli më lehtë do të mbrohet nga padrejtësitë e tyre. Dhe kështu ndodhi. LDK-ja e organizuar mirë në mënyrë të qetë organizoi zgjedhjet të cilat edhepse nuk kishin legjitimitet ndërkombëtarë ato u vëzhguan nga shumë vende të botës duke i lënë ata të mahnitur me guximin po edhe organizimin e qetë tërësisht më forca të veta.
Do të lutem për popullin e Kosovës dhe do të kërkoj mbrojtjen e tij
Në momentin kur në Kosovë pritët nënshkrimi i një akti të madh, akt që me shekuj është pritur dhe munduar, Imzot Nikë Prela fizikisht nuk është në mesin e vëllezërve të vet. Ai shikimin do ta drejtoj shpirtërisht sepse ishte një prej projektuesve të lirisë së Kosovës. Ferizajasit po e përkujtojnë për çdo vjet ndarjen e tij në amshim nga veprimtarija e tij baritore dhe kombëtare..
Aty ku është shpirti i mirë është liria, aty ku është dhuna është mëkati, ndërsa ata që shtypin të tjerët e shtypin veten dhe të ardhmen e tyre”
Imzot Nikë Prela ishte përkrah Presidentit të Kosovës Dr Ibrahim Rugova. Atë e kishte njeriun që i besonte më së shumti dhe shumëherë thoshte: ”E kemi engjëllin e Rojës në Kosovë dhe një ditë do të jemi të lirë“. Presidentit të Kosovës ai i hapi shtigjet e kërkimit të lirisë. Kurorë ishte vizita tek ati Shenjët Papa Pali i II-të i cili për mes veprës së besueshme të Imzot Nikë Prelës si dhe urtësisë së Dr Ibrahim Rugovës kishte dhënë premtime
Në një akademi solemne Dr Dom Lush Gjergji Imzot Nikë Prelën e quajti Plaku i Kosovës derisa Dr Ibrahim Rugovën Profeti i paqes. Më sinqeritetin më të madh konsideron dr dom Lush Gjergji se ata Imzot Nikë Prela dhe Dr Ibrahim Rugova, do të mbesin të pavdekshëm jo vetëm para Zotit por edhe para popullit, sepse veprat e tyre mbi të gjitha flijimi dhe dashuria i bëjnë të tillë. Dr dom Lush Gjergji në temën “Plaku i Kosovës Imzot Nikë Prela dhe Profeti i paqes Dr Ibrahim Rugova” citon thënje të Imzot Nikë Prelës që kishin të benin kryesisht më afërsinë e dëshirës së tij për shqiptarët.
Në momentet kur ai konsideronte se populli i tij po përjetonte ditë të zeza dhe se e ardhmja po keqësohej, nxiste shpirtin e tij të përmbahej dhe ti drejtohej më shumë Zotit duke kërkuar më duart e bashkuara dhe zemër të thyer:
Duke vërejtur se historia e Kosovës, tradita e saj, kultura e ndër më kryesore rinia e kish përjetuar degradim, ai nuk pajtohej sepse kishte besim në këto komponente, e sidomos në gjeneratat e ardhshme që do të jenë simbole të pathyeshme në ruajtjen dhe kultivimin e komponentëve kombëtare. Dr Dom Lush Gjergji përkujton më devotshmëri thënjen e imzot Nikë Prelës :
“Arma e jonë më e fuqishme është historia, tradita, kultura, dhe identiteti e ndër më të rëndësishmet rinia. Nëse do të mundnim urrejtjen , ndarjen përçarjen e sidomos hakmarrjen atëherë padyshim se do të jemi të lirë dhe popull demokratik.”.
Gjithashtu në 10 vjetorin e vdekjes së Imzot Nikë Prelës në akademinë përkujtimore Dr Dom Lush Gjergji përkujtoi angazhimin e Nikë Prelës në relacionet diplomatike dhe ndihmën që ai i ka dhënë Dr Ibrahim Rugovës. U paraqiten një varg ngjarjesh që konkretisht kishin të bënin më ndërkombëtarizimin e kërkesave të popullit të Kosovës, që këto kishin fituar reputacion në saje të vizitave që organizoheshin në kuadër të kishës katolike. Më një fjalë prej vizitës në shtetin e Vatikanit e deri tek ato tej atlantikut dhe fitores, konkretisht më 12 qershor të vitit 1999.
Dr Dom Lush Gjergji kishte shprishur historikun atdhetar të Imzot Nikë Prelës dhe ndikimin e përbashkët më presidentin e Kosovës Dr Ibrahim Rugovën. Prelati i Kosovë Imzot Nikë Prela kishte parandjenjë se e ardhmja e Kosovës kishte mbështetjen dhe ndikimin në tërë botën demokratike . Gjatë një historiku 27 vjetësh Imzot Nikë Prela la amanet gjeneratave të reja se Kosova duhet të ketë emrin Kosovë, lirinë dhe të ardhmen demokratike.
Fjalët që u bënë vepra dhe inkurajuan popullin
Në takime me Nikë Prelën Presidenti i Kosovës dr Ibrahim Rugova gjithmonë ishte i hapur, gjente mundësi që të bisedonte rreth Kosovës, popullit shqiptar dhe padrejtësitë që i bëheshin. Kishte mendime të thukëta dhe domethënëse.
Më poshtë po shkëpusim disa mendime të Presidentit dr Ibrahim Rugova në takim më Imzot Nikë Prelën.
Në Kosovë vjen Imzot Nikë Prela vjen në një mision të shenjët të natyrës së tij të trashëguar nga Buzuku, Bogdani, Bardhi , Fishta etj, Tash e tutje do ta kemi më lehtë për të përballuar nëpërkëmbjen që kishte dominuar me dekada me praninë e këtij prelati të Zotit. Populli im është i pafajshëm dhe nuk e meriton dhunën dhe torturën Imzot lutuni për ne për të ardhmen tonë. Mbrojtja dhe lutja është mënyra më e mirë për ta mbrojtur dhe paraqitur popullin shqiptar para botës së qytetëruar. Ju dhe kisha katolike keni mundësi ta paraqitni gjendjen tonë në botë dhe ta mbroni ashtu siç bëri gjatë shekujve kleri ynë e sidomos Imzot Pjetër Bogdani dhe shumë të tjerë. Imzot, pavarësinë e Kosovës duhet ta nënshkruaj së bashku sepse ke merita të veçanta. Lëvizjet kanë filluar dhe ato nuk duhet të mbetën vetëm lëvizje sepse populli i mbanë dhe zgjeron. Një ditë ato do të shndritin ashtu si dielli në agim. Kam frikë se në këto troje shqiptare projektet serbe po vulosen me ndihmën e udhëheqësve të kishës serbe. Kosova në shpirt ka ndryshimet që do të jenë bekim për të ardhmen. jam i nderuar që bashkëpunoj me një prelat të denjë për çështjen kombëtare,Vdekja e Imzot Nikë Prelës më velin e dashurisë kombëtare dhe dritën amanet për popullin e Kosovës
Dita e 25 shkurtit 1996 në vete ngërthen dhembjen dhe lotët. Në këtë ditë qytetarët ferizajas të parët u informuan për vdekjen e humanistit dhe atdhetarit të devotshëm. I madh e i vogël u ofruan pranë kishës katolike „Engjëlli i Rojës“ për të lëshuar se paku një pikë loti. Shumë shpejt oborri i kishës ishte mbushur , edhe përkundër se ishte kohë e anktheve dhe tmerrit nga shteti serb dhe pushteti i tij i shtrirë në Kosovë. Pranë kufomës së Imzot Nikë Prelës ishin qytetarë të dy besimeve. Ata kishin mbajtur në mend fjalët që i përsëriste “ „Vetëm të bashkuar më fe dhe më atdhe do të jemi më të fortë dhe krenarë. Ishte e pamundur që oborri i kësaj kishe të pranonte gjithë atë lumë njerëzish. Delegacionet e Kosovës nga të gjitha komunat vërshonin. Vërshonin edhe besimtarët e sidomos bashkëpunëtorët e tij të kishës. Imzot Nikë Prela kishte një amanet që varrimi ti behët në Prizren, në qytetin ku dikur kishte qenë qendër e Kosovës. Ferizajasit edhepse kishin dashurinë që këtë shpirt humanitar ta mbajnë afër sepse ishte gjithmonë më ta, kjo ishte e pamundur sepse Imzot Nikë Prela kishte vendosur vetë të zgjedh shtratin dhe banesën e fundit të jetës. Megjithatë, atij përcjellja nga Kisha „Engjëlli i Rojës“ në Ferizaj iu bë në mënyrë madhështore. Ferizajasit i madh e i vogël edhe përkundër se kishte dhunë e terror në Kosovë dolën dhe me uratë disa kilometra e përcollën. Ata u ndanë më shpresë se një ditë në këtë qytet fjala e tij do të bëhët realitet“ liria është afër dhe askush nuk mund ta ndalë“.
Prizreni e varrosi për të mos vdekur Imzot Nikë Prela. Ai në altarin e shenjët kishte vepruar gjatë dhe më ngulmim që lutjet e popullit të tij ti pranoj zoti sepse e kishte në shpirtë dhembjen dhe terrorin që kishte filluar ta godas popullin shqiptar.
Mungesa fizike dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës
Në momentin kur në Kosovë pritët nënshkrimi i një akti të madh, akt që me shekuj është pritur, Imzot Nikë Prela fizikisht nuk është në mesin e vëllezërve të vet. Ai shikimin do ta drejtoj shpirtërisht sepse ishte një prej projektuesve të lirisë së Kosovës. Gjithçka kishte në shpirt për Kosovën nuk e kursente, sepse thoshte“ E kemi për obligim ta çojmë përpara amanetin e të parëve tanë të cilët vuajtën më shekuj“. Angazhimi i tij diplomatik ishte det i pafund. Kudo që prezantonte ai lente gjurmë, krijonte ura të reja për kombin që të mos mbyllen në rrethin e qeverisë serbe për të pësuar gjenocid. Angazhimi i tij ishte i kyçur dhe mjaft i sinqert sepse tregonte realitetin që e mbulonte përherë në shpirt. Ai pas vetes kishte bashkëpunëtorë që krijonin rrugë të reja dhe të forta për të ardhmen e Kosovës. Në momentet kur Kosova kishte nevojë më së shumti, ai vdiq, dhe në këtë Kosovë ndodhi tragjedia dhe gjenocidi. Nga ky ciklon lufte Kosova nuk doli humbëse sepse sot po përgatitet që të nënshkruaj pavarësinë. Për këtë ditë të madhe që do të ndodhë Imzot Nik Prela do të mungoj fizikisht por do të jetë i pranishëm në mendjen e çdo shqiptari, sepse ai veproj që kjo ditë të arrihet shpejtë dhe pa pësime të mëdha.
Katër vite pas pavaresisë po të ishte në këtë jetë Imzot Nikë Prela, do të kishte ndryshuar shumëcka.Nuk kishte lejuar qe disa shtete te Evropes te jene kundër Kosovës sepse Kosova e ka merituar lirinë nga gjithë ajo dhunë qi i ka bërë Serbija. Ai edhe sot do të kishte vrapuar derë më derë e do të kishtë bindur evropjanet dhe të gjitha vendet se në Kosovë ka vetëm vëllëzër dhe vëllazëria kanë konceptin e paqës konceptin e besimit qe u mungon të fjitha vendeve në botë që kanë edhe traditë të gjatë të demokracisë. Nikë Prela ndoshta do tu kishte thënë evropianeve ska ma rezolut sepse ajo edhe eshte e vdekur si kanë thënë edhe vete evropianet. Imyot Nikë prela do të kishte dhënë karton të kuq të gjitha bisedave që do të ishin zhvilluar pa mendimin e matur të qytetarëve, të subjketeve politike dhe të gjithë njërëzve vullnetmirë për Kosovën. Tash Imzot Prela ndosha veren këtë angazhim të gabuar edhe të institucioneve të Kosovës.
Ferizaj, 25.02.2012