| E diele, 04.03.2012, 07:33 PM |
Drejtuar stafit të ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern-z. Naim Malaj
Pse harrohet Dega e LDK-së në Zvicër nga Ambasada e Republikës së Kosovës në
Reagim i Degës së LDK-së në Zvicër lidhur me anashkalimin e kësaj Dege me rastin e pritjës që është organizuar nga ambasadori z. Naim Malaj në 4 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2012
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur më 25.02.2012, përveç çështjeve organizative të Degës, debatoj edhe lidhur me anashkalimin e kësaj Dege me rastin e pritjës që është organizuar nga ambasadori z. Naim Malaj në 4 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2012.
Nga diskutimet e të gjithë anëtarëve të kryesisë u konstatua se të gjithë e dijmë se mërgimtarët shqiptarë, veçanërisht ajo e këtyre 150 viteve të fundit, ka qenë ndërtues dhe shtyllë me rëndësi e platformës politike për lirinë dhe pavarësinë e tokave shqiptare, me theks të veçantë të pavarësisë së Kosovës. Mërgata shqiptare ishte promovuese e diplomacisë kombëtare si dhe mobilizuese e potencialit njerëzor,kadrovik dhe financiar kombëtarë në drejtim të sensibilizimit të kancelarive ndërkombëtare për njohjen e të drejtës për liri dhe pavarësi nacionale. Por, i gjithë ky angazhim dhe organizim nuk do të kishin kuptim dhe vlerë pa organizimin dhe koordinimin e forcave mobilizuese në Kosovë. Në këtë drejtim mërgimtarët kanë meritat e veçanta në veprimtarinë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës çoft ajo edhe e pjesëshme. Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër konsideron se Injorimi i skajshëm që i bëhet degës së LDK-së në Zvicër nga ana e ambasadorit të Republikës së Kosovës në
Është dega dhe nëndegët e saj që për vite të tëra e kanë mbajtur në këmbë shpirtin patriotik te mërgimtarëve në këtë vend por edhe të Kosovës. janë veprimtarët e kësaj partie që më shumë se kushdo tjetër i trandën metropolet më të mëdha botërore për kauzën e shenjtë kombëtare dhe sot anashkalohen nga ambasada e shtetit të vet...!. Edhe pse Dega e LDK-së në Zvicër sa herë që ka organizuar një manifestim kulturor, kombëtar apo përkujtimor në listën e saj të ftesave për respektin që ka ndaj institucioneve të të
Republikës së Kosovës dhe ambasadës si pjesë e këtyre institucioneve, Ambasadori është rradhitur ndër të parët. Dhe përgjigjia e ambasadorit Malaj ishte e zakonshme “Për shkak të agjendës nuk kam mundësi të marrë pjesë në tubimin Tuaj “ por nuk e pa të arsyeshme asnjëherë të dërgoj një përfaqësues të ambasadës. Athua vallë kujt i shërben kjo ambasadë? ... A është e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës apo përfaqëson interesat e grupacioneve. Ne nuk dëshirojmë të besojmë se ambasadori është i prirë apo i orientuar për qëndrime klienteliste apo ideologjike, që nuk i shërbejnë aspak shqiptarëve në Konfederatën Helvetike, madje e shëmtojnë imazhin dhe misionin e një ambasadori, si përfaqësues i Republikës së Kosovës.
Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër
Për ribotim-Kadri Mani
/etnike@gamail.com/