| E premte, 02.03.2012, 07:08 PM |
Koço Sterjo
SHQIPTARET
Qylafet e bardhe si pirinj akulli
S'ua ftohen dot koken ne ere
Dhe,ku i nderruan me sece borsalinash,
Mbeten ata,qe ishin perhere.
Furre e ndezur ne shekuj
Dhe e paftohur assesi,kurre.
Nje buke per te qene s'e ka pjekur,
Nje buke,pa le me shume.
Ne mijevjecaret,qe vijne,
A do te ftohen secet,valle,
A,valle,do te shkrijne pirinjte,
Sidoqofte,do te mbeten te gjalle.