| E premte, 02.03.2012, 08:49 PM |
Ejup Ceraja
Edhe Lezha e priti me krah shqiponje*
(Me rastin e 568-vjetorit të Lidhjes së Lezhës - 2 Mars 1444)
1
Kur mbi tokat arbërore
kalonte me vrull murrlani,
vringëllonin furishëm
shpata dhe jatagani.
Dhe, për furtuna të atilla
në çdo kohë e në çdo stinë,
luajt ishin të gatshëm prore
që të mbronin Arbërinë.
Seç herë qetë e pa zhurmë
ngjiteshin lart përpjetë,
e arritën kulmin e dëshiruar
mu në shekullin e pesëmbëdhjetë.
Në fillim të atij shekulli
si në legjendë që del Orfeu,
në skenë doli me krah shqiponje
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
U kthye ashtu pranë Nëne,
që asaj t’i dilte zot,
dhe ta bënte atë të lumtur
të mos vesonte më vaj e lot.
Kur arriti në kufi të arbrit
Gjergjit iu kujtua i lashti Ante,
u përkul në gjunjë – trimi,
për ta mbushur grushtin me dhe.
E puthi dheun aq përmallshëm
me pikla vese nëpër sy,
u betua me përulje - tha:
- Jetën do ta flijoj për Ty!...
Kruja e priti me gëzim të madh
siç e pret gjithmonë atdheu burrin,
dhe në shenjë nderimi për te
mbi kështjellë e ngriti Flamurin.
E nderuan atë si i kishte hije
princër të shumtë e princesha,
po nderimin ma të madh pas Krujës
me krenari ia bënte L e zh a.
Ashtu në Lezhë u tubuan
princër po edhe princesha,
pas fjalës së Skënderbeut
e fortë mes vete u lidh Besa.
2
Pas lidhjes së asaj Bese,
në mes kreshnikëve të lirisë,
u zotuan të gjithë si një
për mbrojtjen e Arbërisë.
_______________
*) Fragment...