| E enjte, 01.03.2012, 08:37 PM |
Shahin Ibrahimi
Tek varri i gjyshes
Oh s`duroj dot më,do të shkoj
Troket zemra më thotë shko
Sa më mungon do ti tregoj
Për vonesën mos të më përçmoj.
Oh gjyshja ime flokë bardhë
Dashuria ime për kohën që jetove
Më fal që u vonova me ardhë
E mërzitur ike mua s`më shijove.
Në ëndërr të parafytyroj
Mes ikonave të përjetesisë
Mënçurinë tënde s`mund ta harroj
Dhimbja mbyt vargjet e poezisë.
Loti qëndron rruzë mbi qepallë
Më afron mjengullën e dëshpërimit
Ëmbëlsinë tënde pres me ardhë
Se imazhi jot më rri afër kujtimit.
Pranoje dhuratë këtë buqetë me lule
Që ëngjëlli mbrojtës të të qetësoj ty
Të na dhurojsh vullnetin,që lavde thure
Se mbrënda teje,gëzimin shoh në sy.
Vëndi jonë
Shkomëni si jam hapur unë
Mirëpres çdo referensë papastërtie
Burrat e fisëm kanë ranë në gjumë
Prandaj Atdheu ska ajkë burrërie.
Vasalë po bëhemi të hymë në Auropë
Sikur Europa do ikë ngë trojet e saj
Nga shikimi i të tjerëvë ulim kokë
Politikë,parimet për atdheun në gji mbaj.
Me baticën e kohës ne,nuk po ecim
Sepse e sotmja nuk zgjat deri në mëngjez
Në horizonte të ngushtë leqe na ngrehin
Bëhemi pre e tyre,se ne ecim serbes.
Shqipëria nga vuajtjet po plaket
Palca e saj nuk vihet më në vetrinë
Toka një euro dhe me detin që falet
Lirisë së fjalës ti bëjmë autopsinë.
Fryma ngel varur kur humb burrëria
Se fushat marrin frymë pa gjumësie
Detyrë e brezave,ti rritet krenaria
Që toka të nxjerrë aromë dashurie.
A do na kujtojnë
Ditët i lënë rradhë njëra tjetrës
Ne shënojmë të parën e tyre
Pushi i njomë ja lë vëndin mjekrës
Kjo quhet jetë,lë mbrapa një syre.
Gur gurë janë bërë kalatë
Ditët kalojnë,ne vetëm mendojmë
Syrit i vëmë perde pa kamatë
Gojës yzengji,mos të ligjërojë
Jo çdo gjë e freskët hahet
Në jetë ligjet e natyrës veprojnë
Mendimi dhe veprimi mund të ndalet
Peripecitë e moshave maraze shtojnë.
Mundohesh të ndërtojsh çdo gjë mirë
Por rrjedha e ujit shpesh të përmbyt
Dhe ky rënkim na kthen në egërsirë
Koha kalon,pasojat e nxitimit sodit.
Të gjithë jetojnë,bëjnë një jetë
Po kush të njeh dhe fëmijët e tu
Kur je larg apo dheu të tret
A kanë dëshirë me të Kujtu.