| E merkure, 29.02.2012, 08:26 PM |
REPUBLIKËN N' XHEP
Qendra e Evropës
kujdeset për ne,
sot " na dhuroi "
një formulë të re !
Në vend të Republikës
na shoqëron fusnota,
kështu do
e pëlqen bota.
Së shpejti vizën n' dorë,
Republikën n' xhep,
Washington, Bruksel
deri në
Mirë për Serbinë,
Kosovën e rajon,
paska thënë n' Amerikë
zonja Klington.....
Pyet nënë Hajria,
nga doli fizibiliteti
na e morën Republikën ,
çka na gjeti ?!
Jusuf Zenunaj, 24 shkurt 2012