| E merkure, 29.02.2012, 09:04 PM |
QUO VADIS QEVERIA THAÇI?
Nga Sami ISLAMI
Siç po shihet politika e qeverisë Thaçi është në çorrsokak. Kjo për arsye se politikën e Kosovës po e diktojnë të huajt (ambasadorë te shteteve të tjera në Kosovë, Euleksi etj.).Në mungesë të një strategjie kombëtare, Thaçi vëhet në dispozicion të të huajve dhe vepron siç thonë ata. Ai po tregohet dorëlirë, sikur Kosova të kishte qenë pronë e tij. Serbia kërkon diçka , qeveria e gatshme t’i japë. Kryeministri me politikën e tij duket se nuk e ka hallin t’i mbrojë interesat e popullit. Me gjasë sikletin e ka të qëndrojë në pushtet sa të mundet më gjatë.
Po ta shikosh vetëm ambasadorin amerikan Dell, e sheh qartë se ai në Kosovë është gjithçka! Ai është mbi kryeminstrin, mbi kyetarin, e mbi çka jo? Ke përshtypjen se Thaçi është vetëm zbatues i urdhërave të Dellit! Kjo është politka shqiptare e Kosovës! Në zgjedhjet parlametare në Kosovë kishin dorë të huajt, po Delli ishte padyshim kryesori. Zgjedhja e kryetares së shtetit u bë me “ndërmjetësimin” e Dellit. Kryetarja u zgjodh sikur kur zgjedhet fituesi në lotari (duke e tërhequr një prej zarfave!). Delli, të cilit, fatëkeqësisht, po i përfundon mandati, do të mbahet në mend se ishte a-ja dhe zh-ja e poltikës kosovare. Unë nuk di rast tjetër në botë, përveç Kosovës (edhe, do të thosha, Shqipërisë) që ambasadori i një shteti tjetër të përzihet në politikën e brendshme të shtetit ku ai emërohet, sikur që po ndodh në shtetet shqiptare? Vetëvendosja prej se hyri në parlament, me aq sa kishte hapësirë, i tregoi se ku e kishte vendin ai. Delli nuk u muar fare me Veteverndosjen!
Se si do të përfundonin negociatat e fundit të Kosovës me Serbi për përfaqesimin e Kosovës në forumet rajonale Delli, kësaj radhe, dukej më “i shqetësuari”. Me Thaçin e dinte se s’do të kishte problem, po problem i doli pak me partinë më të madhe opozitare, me LDK dhe me kreun e saj Isa Mustafën, pse kjo parti nuk e përkrahu marrëveshjen për pranimin e fusnotës me Serbinë. Dhe Delli pa asnjë fije turpi tha se Mustafa dhe partia e tij, jo vetëm se ishte kundër marrëveshjes së tillë, po se ishte kundër Amerikës! Kështu vepron ambasadori amerikan në politikën kosovare, udhëhequr nga Thaçi.
Po meditoja: po sikur ky Delli të ishte emëruar ambasador p.sh. në Angli, apo Francë, a thua do të kishte pasur këtë “autoritet”? Një gjë jam i sigurt që as nga dyert e ministrive , ndoshta, e as e parlamentit britanik nuk besoj se do të kishte pasur mundësi të afrohej! Nejse.
Një lëvizje taman si i ka hije një qeverie popullore, qe, kur qeveria Thaçi bëri më 25 korrik 2011, kur i angazhoi forcat speciale për t’i marrë nën kontroll dy pikat doganore ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, pra pikën 1 dhe 31. Edhe pse Brukseli pati njëfarë lloj reagimi për këtë ,qendrat e tjera Vashingtoni, Berlini, Londra, Parisi e ndonjë tjetër e mirëpritën këtë gjest të qeverisë së Kosovës.
Po kjo zgjati vetëm një natë. Thaqi u tërhoq. U kthy mbrapsht dhe ia la KFOR-it ta zgjidhte këtë problem! Po këto janë çështje të brenshme të shtetit e jo të KFOR-it. Ai është vetëm për ta zbatuar rezolutën e “famshme” të Këshillit të Sigurimit, që nga themelimi i tij e deri më sot, rezolutën 1244! Pra KFOR-i është për të mbajtur qetësi. Dhe qetësia u vu por forcat speciale të Kosovës u kthyen me shumë të lënduar dhe pa një polic, i cili u vra nga bandat serbe. Dhe kjo përfundoi me kaq. Qeveria Thaçi heshti.
Kuvendi merr vendim për reciprocitet tregtar me Serbinë, qeveria Thaçi, nuk e zbaton. Kur Vetëvendosja organizon protesta, policia ,e urdhëruar nga Thaçi i sulmon protestuesit paqësor me mënyrën më brutale, qe t’i përkujton sulmet serbe të para luftës në Kosovë!
Qeveria Thaçi duke e parë se nuk kishte më argument, për moszbatimin e vedimit të Kuvendit, atëherë në një mbledhje tjetër (të jashtëzakonshme!) zhvleftëson vendimin e mëparshëm të Kuvendit me votat e partisë së vet! O tempora o mores (O kohëra të çuditdhme, o njerëz të çuditshëm)! do të thoshte një fjalë latine. Kësaj i thonë: “Për inatë të resë më vdektë djali”!
Bisedimet “teknike” me Serbinë, vetëm një i marrë nuk e ka ditur se ato kurrë nuk kanë qenë “teknike”. Ato që nga fillimi qenë, janë dhe do të jenë politike. Ia filluan të “merren vesh” përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës ,për lëvizjen e lirë , për njohjen e tabelave të regjistrimit e ku ta tij unë se çka (të cilat “marrëveshje” nuk u zbatuan kurrë); por jo , në asnjë çast për çështjet vitale, si Veriu i Kosovës, kthimi i eshtrave të viktimave shqiptare (edhe pas 12 vjetësh pas luftës), regjistrat civilë, pensionet etj.
Loja politike e Serbisë dhe zemërgjërësia e qeverisë Thaqi vjen deri aty sa një ditë Serbia e shpiku edhe FUSNOTËN. Pasi që qeveria Thaqi kishte lëshuar pe vazdhimisht (edhe pse Thaçi një ditë më parë deklaroi se përsa i takon republikës nuk mund të bënte kompromis), një ditë më vonë ai e ndërroi mendimin. Fusnota u krijua asisoji sa të gjithë dolën “fitues”! Qeveria Thaçi thoshte se ne jemi fitues se në marrëveshje kemi futë deklaratën e pavarërsisë dhe vendimin e Gjykatës së Hagës; Serbia thoshte se ne jemi fitues se rezoluta 1244 është pjesë e marreveshjes dhe kjo tregon sovranitetin serb mbi Kosovën! Hajde e merre vesh se çfarë hallakame u bë! Njerëzit s’po marrin vesh asgjë! Krejt dolën fitues!
Kjo puna e fituesit ma kujtoi vjetin 1998, kur Serbia atëherë filloi ta rrënonte atë pak autonomi që kishin shqiptarët e Kosovës. U përhap një lloj propagande nga të gjithë politikanët,në atë kohë, se Kosova nuk humb asgjë, veçse Serbia fiton më shumë kompetenca! Pra njerëzit e politikës së atëhershme, gati njësoj si qeveritarët e sotit, trumpetonin dhe i gënjenin shqiptarët se ne nuk po humbnim asgjë, veçse Serbia po merrte më shumë kompetenca në Kosovë! Më kujtohet , se si popullata u hutua, sikur edhe sot me fusnotën, sepse përditë në ekran dilnin koka të njohura të politikës së Kosovës (shumica shqiptarë) dhe, edhe ata i përsëritnin frazat se” Kosova nuk po humbte asgje”! Bile shpesh njerëzit bënin pytje: si është e mundur që Serbia të fitojë, e Kosova të mos humbas? Kjo zgjati deri kur presidenti i atëhershëm i Serbisë Sllobodan Millosheviqi , para suspendimit të autonomisë së Kosovës, erdhi në Obiliq (Kastriot). Pas një fjalimi që mbajti në Elektroekonominë e Kosovës u përgjegj në shumë pytje të punëtorëve. Dhe një nga pyetjet që iu bë qe edhe kjo: Si është e mundur z. kryetar, që Serbia të fitojë, po Kosova të mos humbas?! Kryetari serb iu përgjigj: Serbia ka fituar, atë çfarë është dashur ta fitonte, kurse Kosova ka humbur, atë çfarë është dashur ta humbte” dhe doli nga salla.
E kjo fusnota e tashme, në mos tërësisht, pak a shumë ka ngjajshmëri me këtë. Qeveria Thaçi po thotë se ky është një një kompromis i dhimbshëm, po s’kemi pasur çfarë të bëjmë. Po , zotërinj , kjo është kur juve ju mungon strategjia e punës! Qeveria vepron në krye në veti. Në vend që ta arsyetoni votën e popullit, ju po e nëpërkëmbëni atë. Ju po veproni kështu që Serbisë t’ia rregulloni punët për të hy në Bashkimin Europian. Kurse ju zonja Edita Tahiri, fusnota nuk do të jetë një fluskë bore që do të shkrihet shpejt, por zoti e di se sa do të qëndrojë e ngrirë. Deri atëherë i ngrirë do të mbetet edhe përfaqësimi i Kosovës në prezentimet rajonale!