| E merkure, 29.02.2012, 08:37 PM |
Selim Nëngurra
ÇUDITEM
Shohim andërra se jemi të tjerë,
se jemi të pathyeshëm,
të guximshem...
sypatrembun jemi e
të jashtëzakonshëm?
Mendojmë se
hekur hamë me dhambë!
Se kemi sy të përflakun!
Yllin në ballë
Se shtatë mileniume
i dimë përmendësh
emnat e lagjeve!
Pse jo,
Edhe emnat e krojeve,
të prrockave!
Dimë emnat e mbiemnat,
dimë nofkat
e herojëve të legjendave
të trillueme.
Çuditem
se si të tjerëve
ua dimë edhe dhambët në gojë!
Edhe zorret në bark!
Por mbi të gjitha çuditëm
si vetëkënaqemi
si adoleshentët,
kur dimë ……….
hiçgja!
LIRIA
Liria asht bukuri,
Bukuri e pafund.
Të jesh i lirë
Do të thotë
Fati të ka puthë në ballë.
Se poetin,
a ka ma të lirë?
Mos e shqetësoni;
ai po andërron ditë të bardha,
ditë ma të mira.
Sarpsborg: 27.02.2012