Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Neçaj: Kamer Prela - Patriot dhe Luftetar per Shqiptarine

| E hene, 27.02.2012, 09:03 PM |


PATRIOT DHE LUFTETAR PER SHQIPTARINE

 

(Kushtuar patriotit nikajmerturas, Kamer Prela, ne 100 vjetorin e pavaresise)

 

“N’per gjuhe shqipe bota mbare,

Ka me u njofte s c’fis ju kini,

Ka me u njofte ju per shqiptare,

Trima n’za sikurse jini…”

Gjergj Fishta

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

Nje nder ata burra qe nuk harrohen eshte dhe patrioti Kamer Prela.Kameri u lind ne Peraj te krahines se Nikaj Merturit ne vitin 1880,ne ato vite kur,mendjet e ndritura te kombit perqafonin idete patriotike dhe platformen e vendimeve historike te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.Ai ishte nga i njejti fis me Mic Sokolin.U rrit i edukuar nga babai dhe te afermit e asaj dere ne Peraj,dere trimerie,bujare dhe me ze ne krahine.Degjonte per Mic Sokolin,Sylejman Vokshin dhe Abdyl Tosken.,e keto ndikuan ne formimin e tij atdhetar e burreror.Dhe shume shpejt Kameri zuri vend ne odat malesore,ne kuvendet e burrave.Ne vitet 1910-1912,kur Dergut Pasha me ushtrine e tij iu turr Malesise se Gjakoves,Kameri u bashkua me trimat e Nikaj Merturit,qe komandoheshin nga Prel Tuli.

Qe nga ajo kohe jeta e Kamerit ishte maleve,kacak.Shpesh u thoshte vellezerve te tij se nuk do martohej,se ishte “martuar” me mauzeren e tij te shtrenjte,krisma e se ciles degjohej ne te gjithe krahinen.Ai kishte dale malit ne lufte per liri,kunder pushtuesve te huaj.

Me 1915 serbo-malazezet sulmuan Malesine e Gjakoves.Ne pranevere te atij viti u be lufte e pergjakshme ne qafe te Kolcit.Rane dhe u plagosen shume malesore trime,midis tyre Ali Haka,shok i ngushte armesh dhe idealesh i Kamerit.Mbi 20 luftetare i armatosi Kameri ne ate beteje te pergjakshme duke vrare shume shkie.Ne perpjekje e siper u plagos rende.Tashme ai ishte 35 vjec.Kenga popullore percjell heroizmin e malesoreve te atyre aneve:

 

Bashkoi fisin Sokol Basha,

Sonte naten na vjen Shala…

 

Kamer Prela trim drague,

Hajdar Ukes fjale i ka cue,

A po vjen Hajdar  me mue,

Ne qafe te Kolcit me luftue,

Shkiet qafen e kane zaptue…

 

Kur kane ra  n’kshtajat e Geghysenit,

Therret Kameri vet me veti;

Me ka marre pushka qaf qemeri,

Qafe qemerit me ka keput krejt,

Kurtesh Kurti rrepte po qet,

Bek Selimi po pisket,

Kjo Krasniqja ka dale krejt…

 

Nga kujtimet e nipit te Kamerit,Bafti Zeqiri,kemi ruajtur kete episod: E kerkojne Kamer Prelen te dorezojne armen ne postekomande te xhandarmerise.Vellezerit e sugjerojne qe te largohet,se ishte ne rrezik,te pakten 5-6 muaj.Por ai veproi ndryshe.U paraqit dhe kur i kerkuan armen,ai u pergjigj: “Zotni komandant ! Ne malesoret  e ketyre aneve e kemi pase zakon se gruaja e arma nuk jepen”. I tha keto fjale komandantit austriak dhe iku maleve.

Kamer Prela kishte dosjen e zeze ne komanden e xhandarmerise austriake ne Shkoder.Arriten ta kapin.E derguan ne burg ne Shkoder.vargjet e nje kenge popullore e tregojne gjendjen ne burgjet austriake te asaj kohe:

Krajli i Nemces krajl s’ish kane,

Nuk po u jep buke me ngrane,

As po i len me pi duhan…

 

Ne burg Kamer Prela ishte takuar me Tunxh Miftarin,bajraktarin e Merturit,te cilit me vone i ka shpetuar jeten.

Pas 6 muajsh  erdhi urdheri per varje ne litar.Kur  thirren emrin e Kamerit,trupvogel e sygace,e pyeten se c’deshironte te thoshte si fjale te fundit,ai u pergjigj: “ Une sot jam i gezuem,se po vdes me nder per dheun tem.”Komandanti i burgut u habit nga kjo pergjigje e ketij shqiptari nga malet e veriut.Ai menjehere nderroi mendje.I fali jeten dhe e la me burgim te perjetshem.

Pas 6 ditesh e dergojne ne Viene,ku pas 3 vjetesh,me 1918,vdiq ne burg.Ai u shua per shqiptarine,sepse nuk e duronte sundimin e huaj dhe e luftoi ate me arme deri ne fund te jetes se tij te re.

Ne Peraj,lagja Mserr,ende mbahen muret e kulles trekateshe te Kamer Preles.Ajo u ka rezistuar rrebesheve te kohes dhe qendron si monument historie per t’u treguar brezave sakrificat qe kane bere paraardhesit e tyre per kete vend, per Shqiperine.