Gezuar 8 Marsin e pak me shume…
Nga Suzana Kuqi
 |
Suzana Kuqi |
Uroj te gjitha vajzat, grate e nenat shqiptare Gezuar festen e 8 Marsit. Tashme te gjithe e dime se si ka lindur dhe ç’fare eshte 8 Marsi. Duhet ta festojme, por duhet edhe te ngreme zerin per te kerkuar te drejtat tona. Edhe kjo eshte e drejte. Megjithate sa here vjen 8 Marsi, ndjej brerje te ndergjegjes. Perpara se t’ja kerkojme shoqerise kete duhet t’ja kerkojme vetvetes. C’fare te ardhme i pergatisim vajzave e grave tona e per me teper ketu kam parasysh ne shqiptaret qe jemi rritur me tradita te thella familjare, kur nena apo gjyshja na kane edukuar te behemi te zonjat e te mira, se neser do te shkojme ne dere te burrit e duhet t’ua zbardhim faqen atyre e familjes qe na kish lindur e rritur …Se do te mbanim ne supe barren e nje familje etj etj. A nuk jam une e shume e shume gra te tjera qe u themi ende vajzave tona : “ bije e mamase, rregulloi shtratin vellait, beji per te ngrene kur te vije nga shkolla… hekurosi pak kemishen…e shume e shume gjera te tjera qe duhet te beje per te vellane. E sa e sa gjera te tjera u kerkojme vajzave tona qe nuk ua kerkojme djemve. E gabojme perseri, po ju rrenjosim po ato zakone e mentalitete me te cilat jemi rritur, se punet e shtepise e shume e shume gjera te tjera i takojne gruas . E kush tha se djemte nuk i bejne dot, ne as qe kemi marre mundimin ta provojme kete. Dhe me e keqja eshte se nese djali grindet me te motren se nuk i ka hekurosur mire kemishen, apo ajo pjate qe i ka servirur perpara nuk ishte aq e mire sa ç’duhej , i veme perseri fajin vajzes. Eshte familja jone ajo ku duhen rrenjosur me pare konceptet e barazise dhe e te drejtave. Eshte detyre e nenave, grave te sotme te fillojne qe aty per te ndihmuar e per t’u pergatitur nje te ardhme me te mire vajzave te tyre. Familja, ajo qelize baze e shoqerise qe ka nje force aq te madhe ne zhvillimin saj. Aq me teper familjet tona, shqiptare e une jam krenare per to. A nuk ka qene familja jone, menyra se ka edukuar bijte e saj qe ka bere te perballojme situata nga me absurde e te veshtira . Mjaft te kujtojme ate çmenduri te 1997 kur u hapen depot e armet rane edhe ne duart e femijeve. Cili komb do t’i kish rezistuar asaj situate , cilit komb nuk do t’i ishin hapur plage shume me te medha se ato qe morem ne ne ate kohe. Gjendja u qetesua vertet por nuk ishte merite e shtetit, ai pothuaj nuk ekzistonte, as e Europes, si gjithnje bente sehir. Ishte merite e familjeve tona te mira. Nese fillojme qe tani te ndryshojme konceptet brenda saj per te drejtat e gruas ,them se me kohe ajo do te jete ne gjendje te ndryshoje edhe konceptet e shoqerise e me e bukur do te jete e ardhmja per vajzat tona te urta e te mira.