Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Engjëll I. Berisha: Na duhet më shumë konsensus dhe punë

| E diele, 26.02.2012, 06:03 PM |


Na duhet më shumë konsensus dhe punë

 

Shkruan: Engjëll I. Berisha

 

Nëse marrëveshja për fusnotën konsiderohet e kryeme, e pëlqyer apo e pa pëlqyer, atëherë t’u kthehemi punëve tjera se kemi shumë për të bërë, së pari e kemi të nevojshme imixhin se po na duhen miqët për për qasje tjera në Bashkësitë ndërkombëtare, pastaj kemi një shtet të pa qëndrueshëm ekonomikisht dhe me shumë akuza tjera për njëri tjetrin. Nuk bëjnë punë, peticionet e mbledhura rrugëve, nuk bëjnë punë as deklaratat e subjekteve në forma distancimi, e nuk bëjnë punë as reagimet e pa matura, duke u thirrur në një Atdhedashuri që nuk e di kujt i mungon.

Të gjitha shkrimet, komentet dhe reagimet janë se pajtimi për një shenjë simboli në emrin Kosovë, nuk është aq i pëlqyeshëm as në pamjen e parë si estetikë e shkrimit, as në dukjen e dytë si mundësi e manipulimit. Këto janë reagime të vetë Shqiptarëve, përderisa analizat që nuk duhet marrë si dytësore, të atyre vendeve mike dhe me rëndësi për ne e konsiderojnë si gjë shumë të domosdoshme. Pra, sipas tyre qenka dashur të jetë kështu, edhe përkundër vullnetit të shqiptarëve të Kosovës. Kjo në një gjuhë quhet edhe imponim, jo zgjidhje e dëshirueshme. Këso imponime kemi pasur edhe më heret dhe nuk mbarojnë me kaq. Por ka edhe diçka tjetër që na duhet ta marrim më me shpirtë dhe me shqetësim. Nuk kemi pajtueshmeri, apo konsensus ndërpartiak dhe çka është më keq nuk ka as në Shoqërinë Civile. Që të mos mbetesh shtet i imponimeve, duhet të punosh dhe të bëhesh faktor i vetvetes. Ne nuk duhet pritur të na mësojë ndonjë subjekt se a duhet reaguar, por se a është e mirë, apo është e keqe marrëveshja duhet parë nga ne të gjithë, madje të arsyetuar. Unë nuk dua të bëhem patriot vetëm nëse këtë e thotë Vetëvendosja, por duhet matur gjërat me shpirtin tim dhe me logjikë institucionale. Dhe nuk duhet kënaqur nëse gabon qeveria në pushtet, madje me kaq dëm, nëse është e dëmshme, por duhet shtruar këso marrëveshje në spjegime për popullatën, me dy fjalë: “A është me ndonjë favor kjo marrëveshje, a ishte e domosdoshme politikisht, dhe a është me rrezik për të nesermen”. Askush nuk e ka këtë vogëlsi ta dijë se nuk guxojmë të nënshkruajmë fatalitete, dhe këtë të drejtë nuk e ka asnjëri prej mandatarëve. Por, të gjithë e kërkojmë daljen nga kjo geto izoluese, duke kërkuar heroin.

Më shumë duhet t’i  frigohemi konsensuesit tonë, i cili mungon në mes subjekteve, se sa fusnotës.  Jo se e duam fusnotën, këtë bisht simboli mbi emërtimin e shtetit tonë Kosovës, por, ka shumë mundësi të hiqet ky bisht simboli me një yll që po na duket shumë i vrazhdë në të pamur e më shumë në logjikë.

Une nuk e takova asnjë njeri nga Kosova i cili e pëlqeu vendimin e qeverisë së Kosovës  për një bisht siq është fusnota.  Këtë e ka ditur edhe ideali i Thaqit, dhe e ka ndjerë peshën e një vendimi, jo të lehtë.  Ta shikosh fusnotën, pas asaj deklarate pompoze të Parlamentit, pas katër festimeve dhe pas gjitha atyre shkrimeve me “Republika e Kosovës”, nuk është punë që pëlqehet lehtë. Serbët e quajtën se fusnota është “zemra e Serbisë”.  Pas nënshkrimit, Tadiq e proklamoj sintagmen e tij famoze se ne e fituam edhe Kosovën edhe Bashkësinë Evropiane. Përderisa, miqët tanë urojnë kosovën për këtë pajtim, ngjajshëm me ditën e shpalljes së Pavarësisë, atëherë çka i mbetet masës të bëjë? Masa e ka të pamundur të nxjerrë mendimin e duhur. Masa e ka frikën. Po këtë frikë, pikërisht në këso rastesh, të duket se nuk ka mandat askush t’ia hjekë. E nuk ka mandatë, ngase, nuk ka consensus,duke mos u pajtuar për asgjë.

Konsolidimi i resurseve njerëzore është me ngutë, me, apo pa këtë bisht simbolin, ngase, analizat japin pamje jo të mirë të gjendjes të shkaktuar nga faktori njeri. Sot eksiston bota bashkëkohore, moderne. Identitetin e shpallë me trashëgimin dhe traditën kulturore. Breznitë që po vijnë kërkojnë nga ne tu lëmë libra, arsim, dije,  zhvillim ekonomik,  spitale për ta ruajtur shëndetin e popullit, akademi për ta hulumtuar e lëvruar shkencën, gjuhën tonë, më mirë është të kemi një kulturë, një kulturë shqiptare dhe, do të barazohemi sa më shumë edhe në ndarjet ideologjike e konceptuale, e do të bëhemi një. Më mirë është të mos e vrasim përkatësinë tonë të gjallë. Politika vepron edhe atëherë kur, barku do bukë, e shpirti liri. Si shumë kohë e kemi mbushur botën me robër të bardhë, duke i falur botës  rininë dhe gjakun e ri të saj, dikur nga spastrimi etnik, ndërsa tani, në dilemen “ barku do bukë e shpirti liri”. Koha është të mendojmë shpejt për vetveten, ngase Evropa  ka zgjidhur punë me biografinë tonë kombëtare.

Ideali i Hashim Thaqit, Fusnota e Serbisë dhe (mos) izolimi i Bashkimit Evropian, janë tri parime politike, këtë rast në një simbol yll, ku përputhen në tri karaktere që Kosoven e bëjnë të jetë shtet me simbol. Kryeministri Thaqi, deponoj idealin e vetë për garancë të këtij nënshkrimi. Fusnota qenka një fjollë bore e cila do të zhduket bashkë me erën në një nga pranverat që do të vijnë, por cila është kjo pranverë  mbetet për ta parë. Ndërsa Bashkimi Evropian ka përgatitur një pako me dhurata të cilat do ta gëzojnë masën e cila pret me padurim të bëjnë levizjen e lirë. Askush nuk është humbës, të gjithë fitojmë, thuhet në deklaratat e miqve tanë. Dhe miqët tanë janë ata që edhe këshillojnë, edhe ndihmojnë, por ajo çka është më e duhur, duhet të garantojnë.

Kur jemi te miqët tanë, kryesisht Amerikanët, jemi të prirë dhe të bindur se duhet pranuar të favorshme ato që na këshillojnë miqët tanë.