| E shtune, 25.02.2012, 06:58 PM |
Pse (s)duhet kjo qeveri!?
Nga Albert Shabanaj
Qe nga ardhja e kësaj nomenklature ne pushtet jemi te goditur ne te gjitha sferat shoqërore, qofshin ato kombëtare, politike, sociale, kulturore etj. Me një fjale është goditur e terë qenia shoqërore shqiptare. Goditjet janë te forta dhe te pa durueshme, pavarësisht nga intelektuali, punëtori, bujku, pensionisti, invalidi, i varfëri, me një fjale te gjitha shtresat kanë pësuar nga kjo nomenklaturë politike, ne përjashtim te serbeve dhe turqve te cilët mbeten ne vazhdimësi te pa prekshëm dhe te privilegjuar.
Se fundi për katër vjetorin e pavarësisë, u goditen edhe themelet e Atdheut Kosovë, pos tjerave... duke ja varur litarin e tiranisë serbe, mu ne fyt te quajtur rezolutë 1244! Kjo politik e BOSIT TE KRIMEVE... tani godet ne nivelet më te larta te fateve tona dhe ATDHEUT, duke u fshehur prapa ndërkombëtarëve, duke tingëlluar pa cipshëm me një zë te lartë “pro amerikan” për kinse këto (DUKE SHITUR ATDHEUN) janë idetë e politikave integruese te tij (...)
Ndonëse, debati rezolutë 1244, pozitë-opozitë nuk te çon t’u beson asnjërës, thjesht u mungon Atdhedashuria dhe niveli intelektual. Duke ju munguar konceptet e mirëfillta se si te shpëtohet nga kjo gjendje shkatërruese qe ka katandisur vendin tone. Si te krijohet rendi dhe ligji, për te shpëtuar atë qe është për shpëtim nga vulgaret pushtetar, te arrihen ide tjera për integrime, pa u prekur dhe shitur interesat vitale te Atdheut, siç është vepruar deri me sot. Megjithatë, Unë për pos Vetëvendosjes nuk shoh shpëtim nga ky intensitet i lartë për varrosjen e Kosovës.
Ketë te vërtet tashme kanë filluar te kuptojnë edhe miqtë tanë perëndimor, te cilët janë ne bisedime dhe takime te vazhdueshme me VV-ën.
Dhe... siç e ceka edhe me lart se, fjetja dhe mungesa e fjalës se intelektualëve, ne këto rrethana kaq te errta ne vendin tonë, është e habitshme dhe gjithçka me duket si makth.
Për me shumë, per ketë huti enigmatike janë dëgjuar rrëfime urbane ne format e tyre te ndryshme deri ne utopi.
Mos angazhimi i intelektualëve te mirëfilltë dhe te shëndetshëm... ne këto kohëra te mjerimit edhe sot e kësaj dite atëherë mbetet për t’u dëshiruar se, një dite dot pushojnë lojërat e pista politike, lojërat e mistereve me opinionin e gjerë. Pse duhet qe këto lojëra te turpshme te lejohen dhe deri kur!?
Nga pas lufta e deri me sot, ne mungesë te fakteve dokumentare vazhdohet qe njerëzit te besojnë me çdo kusht ne thashetheme urbane te cilat deri me sot kishin vetëm një qellim, te ju besohet serviseve nga lartë dhe servileve urbanë nga mos inkuadrimi intelektual. Këto servise dhe zhurma urbane ne mungesë te shtetit ligjor dhe te zemëruar nga ata qe menduan ndryshe kane kryer dhe po vazhdojnë te kryejnë ekzekutime, rrahje, kërcënime, zhvatje etj... krime këto te krijuara nga bandokracit e Kosovës, te cilët nuk lanë guri pa levizur për te ardhur ne pushtet dhe tani e bëjnë te njëjtën gjë për t’i besuar këtij pushteti te dështuar dhe tepër enigmatik.
E theksova mungesën e angazhimit intelektual, te profileve te ndryshme dhe fushave përkatëse te cilët nuk bëhen fare te gjallë !? Fundja te thonë fjalën e tyre për te vërtetat dhe për ecurit e mëtutjeshme qe janë jetike për shoqërinë tone, te ndodhur përball sfidave historike, përball një tranzicioni te tipit Kolumbian...!
Te gjurmojnë te vërtetat historike, te gjurmojnë te vërtetat e arsyes se fshehtë për te fshehurat e fakteve qe janë kapitale për historinë por edhe për zhvillime e shëndetshme te shoqërisë tonë.
Te hulumtohen vendimet e qarta dhe te pa qarta, aq me shume te dyshimta te pushtetit dhe sejmenëve tyre për rreth e rrotull, te gjurmohet ne te gjitha kategoritë e mundshme.
Duke filluar nga sehirgjinjet dhe militantet urban e deri ke akademiket. E them kushtimisht akademiket, sidomos te atyre qe nuk pushojnë për te justifikuar dhe mbrojtur gjithçka dhe çmos... për interesa dhe favore te tyre qofshin dhe kapricioze qe kanë apo qe pretendojnë t’i kenë.
Ndonëse, këtu kemi edhe intelektual te tillë qe nuk i dalin zot arsyes por bëhen mur i justifikimeve te pa peshuara, jo për interesa personale por nga bindjet dhe besimi tyre i gabuar ne skena dhe njerëz te pa cip.
Ndonëse, nga një digresion sa do i butë te jetë, del i barabartë me besimin ne barbar!
Këtu e kamë parasysh friken e intelektualëve nga idiotet e pailuminuar, e kamë parasysh se, hulumtimet dhe ndriçimet ekzistuese bartin kërcënime te pa parashikueshme, ne një vend për te cilin po flasim ( Kosova ), qe nuk ka ligje e as mbrojtje te mirëfilltë prodhojnë rreziqe potenciale vdekjeprurëse.
Megjithatë, nuk duhet lejuar qe edhe me tej te lihet populli i pa mbrojtur, te jetoj me ankth dhe mizërie shoqërore, te kanosur dhe kontrolluar nga lloj-lloj bandokracive.
Është koha e fundit te flitet dhe gjurmohet për te vërtetat e pa ndriçuara deri me sot, duke filluar nga historitë e kaluara dhe te sotmen, një diçka kjo e munguar për t’u zbardhur te vërtetat, për te dalë njëherë e përgjithmonë nga malet e mistereve tendencioze...
Sepse sipas mendimit tim, ndryshe nuk arrihet një jetës e dinjitetshme dhe e shëndetshme për shoqërinë tonë, e nëpërkëmbur dhe skajshëm e manipuluar.
Nuk arrihen as te vërtetat mbi historinë sublime, mbi te vërtetat e çlirimtareve te vërtet te atyre, qe organizuan dhe barten luftën për ballë pushtuesve sllavë.
Si protoganist i zhvillimeve kombëtare, qe nga mesi i viteve te 80-ta e deri ne armëpushim te sotshëm, menje bagazh te përvojave dhe informacione te bollshëm, ende nuk e kame te njohur te vërtetën e madhe, kur behet fjale për lindjen, ngritjen, organizimin, angazhimin, kontrollin etj. te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës ( UCK )?
-Kur u formua ? - Kush e formoi ? - A është formuar UCK-ja si Ushtri Çlirimtare e Kosovës apo si Ushtri Çlirimtare Kombëtare ? Për ketë te vërtetë kaq te madhe ende nuk ka materiale serioze nga akademitë tona ne Prishtinë apo Tiranë, për pos thashethemet neper kafenetë e metropoleve perëndimore dhe atyre thashethemeve urbane ne Kosove!? Ne ketë temë mjaft komplekse te një rëndësie te veçantë historike dhe nëse e bëjmë një analizë sado provizore krijohen vetvetiu rrugë te paqartësive te mëdha, për te mos thënë gënjeshtra te cilet i njohim deri me sot si te “vërteta”. Ne akoma njohim vetëm deklarata pompoze-individuale te pa konfirmuara dhe konfuze njëra me tjetrën. Qe jemi mësuar ti dëgjojmë herë pas here për përfitime politike dhe interesa tjera... orvaten për te bindur opinionin se, unë, ky dhe ai kemi qen bashkë ideator, bashkorganizator, bashkë punëtor etj. te celulave te para Çlirimtare. Këto deklarime te shumta dhe konfuze kane kaluar tashme edhe ne monotoni, ne një devalvim te vlerave te mirëfillta kombëtare.
Ndonëse, këtu behet loja edhe me e fshehur, edhe me e mërzitshme kur ne vazhdimësi dëgjojmë se LEVIZJA POPULLORE E KOSOVËS (LPK) na paska krijuar UCK-ne?! Këtu sipas mendimit tim, LPK-ja bie ne kundërshti me vetveten, sepse sa ka informacione për njërën ka edhe aq për tjetrën se, UCK, është krijuar si Ushtri Çlirimtare Kombëtare. Ushtri për Çlirimin e trojeve etnike, një diçka kjo jo parimore dhe shume kundër thanëse me ideologjinë e LPK-se, si lëvizje majtiste e cila kushtimisht kundërshtonin dhe luftonin te djathtit ( Ballistët ) e viteve te 80-ta. Këto dy grupime te mërgatës shqiptare ishin skajshëm te ndara sepse Ballistet, kishin si program-qellim bashkimin kombëtar ndërsa LPK-ja, kishte program te ceket për Republikë te Kosovës brenda RFSJ-se, se atëhershme. Pikëpamje ideologjike e kuqe qe kishin dhe mbronin me çdo kusht, prodhonte arsyen e ndarjeve për te mos thënë konflikte me tyre. Sipas tyre ( LPK-se )te gjithë ata te cilët mendonin dhe orientoheshin ndryshe ishin tradhtar, demagogji ato... te njohura nga shkollat Stalino-Enveriste.
Ndonëse, thuhet nga protoganist te LPK-se - pushtetarëve te sotit se, UCK-ja është formuar qe nga fillim vitet e 90-ta, sa është utopike është dhe jo serioze nga shume fakte te cilat unë, po i theksoj vetëm dy: E para, Lëvizjet e majta kanë qen skajshëm te përçara dhe te dëmtuara nga konflikti shumë vjeçar i brendshëm i viteve 80-ta, i cili u bart edhe viteve ne vijim, kategorikisht te ndara mes dy e me shumë grupeve te majta, siç njiheshin krahu i udhëhequr nga Fazli Veliu etj. dhe krahu tjetër i udhëhequr nga Xhafer Shatri etj. E dyta, lëvizjet e majta u dëmtuan jashtëzakonisht me bartjen e partive politike ne Evropë gjate viteve te 90-ta. Atë kohë flitej për kalimin e rreth 70-80% te bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve te lëvizjeve te majta ne LDK, dhe ne partitë tjera politike qe vërshuan diasporën shqiptare. Këto dy fakte por edhe faktet tjera i shthuren lëvizjet e majta ne diaspore dhe u pakësuan ne dhjetëra anëtar. Megjithatë, nëse mendojmë logjikshëm na del ne pah se nuk ka pasur mundësi LPK-ja te krijoi UCK-ne, por si duket dhe flitet kalaja u pushtua nga brenda ne Tiranë. Dhe..
-Ta zëmë se është krijuar UCK-ja nga protagonist te LPK-se, atëherë pse nuk dalin ata protagonist me fakte dokumentuese :
-Kur, ku dhe kush e krijoj UCK-ne ?
- Kur, ku dhe kush vendosi për tekstin e betimit te UCK-se meqë ai tekst (Origjinal) nuk përkon me programin e LPK-se si lëvizje e majte qe ka qen dhe është ?
- A kane qen ne dijeni themeluesit dhe nëse po kush për vendosmërinë e Komandantit Legjendar ADEM JASHARI për luftë te armatosur me okupatorin shkua?
- Për lidhjet nëmës tyre dhe pozitat e tre protagonisteve kryesor ADEM JASHARI - ZAHIR PAJAZITI - REXHEP SELIMI ?
- Cili nga këta tre protagonist te luftës çlirimtare ishte KOMANDANT I GRUPIT OPERATIV NE KOSOVE, NGA KUSH PERBEHEJ GRUPI DHE NGA KUSH KOMANDOHESHIN ?
- Pse Xh. Haliti, ishte kundër marrëveshjes ne mes partive politike ne diasporë dhe Shqipëri dhe kush i kërcënoj ato delegacione ne Shqipëri ?
-Pse Xh. Haliti, ishte kundër dhe u shqetësua kur dëgjoj për luftën e përbashkët ne Koshare, te dy Ushtrive Çlirimtare te ndara ne UCK dhe FARK ?
- Çka kërkoj A. Krasniqi nga A. Syla dhe Xh. Haliti dy ditë para se te vritet?
- Pas kërkesave te A. Krasniqit për një lufte te përbashkët dhe te organizuar mire për Çlirimin e Kosovës, pse i përgjigjet Xh. Haliti se, nuk është mire për ketë ide te dëgjon dhe te na shoh dikush bashkë ne Tiranë ?
- Kush-Kur vendosi qe Hashim Thaçi, te behet Shef politik i UCK-se dhe t’i prij delegacionit ne Rambuje te Francës ?
- Kush dhe pse u vendos qe Qeverinë e përkohshme te udhëheq Hashim Thaçi ?
- Pse dhe e kujt ishte ideja ne Rambuje te krijohet-legjitimohet shërbimi informativ i Kosovës ( SHIK ) ?
- A ishin inskenime atentatet ndaj Xh. Halitit apo ishin te vërteta te cilave ju shpëtoj me ndihmën e SHIK-ut te Shqipërisë ?
Është një varg i gjate i pyetjeve enigmatike gjate rrugëtimeve tona për Çlirim, te cilat besoj se një ditë te ndritshme te thuhet dhe shkruhet e vërteta madhe.
Krejt për fund, nëse ju besojmë serviseve dhe servileve te me lart cekura është e njëjtë sikurse te ju besojmë pohimeve për vite te tera për luftimin e krimit ne Kosove e sidomos ne veri, ose aperturave integruese Evropiane, qe i dëgjojmë vite te tera e ne fakt nuk është bërë asnjë lëvizje ne atë drejtim, përkundrazi integrimi është bërë absurditet ne kuptimin e plot te fjalës, ndërsa kur flasim për krimin e organizuar ne Kosove, te rrëqethet trupi.
Krimi ke ne ka fituar primatin e industrisë dhe ekonomisë primare ne shoqërinë tonë, pa te nuk imagjinohet sot shoqëria moderne. Veprimet kriminale janë pjekur tashme atje ne mënyrën e normalitetit dhe mënyrën e fuqisë industriale, duke zëvendësuar namin e vërtet te Kosovës qe kishte dikur si vend industrial.
E sot Kosova, u transferua ne një vend pa shpresa, te depresioneve te mëdha nga mjerimi dhe çmimi i lart për te jetuar dinjitetshëm.
ZOTI NA BEKOFTE !