| E shtune, 25.02.2012, 06:59 PM |
Marrëveshja Prishtinë-Beograd në Bruksel dhe reflektimet tona rreth saj:
Mbështetje po, por edhe obligim...
Nga Agron Shabani
Me favoret ose disfavoret e saj, apo thënë me ndryshe, me benificionet dhe koncesionet e ndryshme shtetërore, nacionale dhe politike ,personalishtë e mbështes në parim marrëveshjen e arritur ditë me parë në Bruksel në mes palës kosovare dhe asaj serbiane. Përse kjo?
E para: Me rastin e ´Marrëveshjes´së lartëpërmendur të Brukselit, kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi dhe qeveria kosovare edhe njëjerë e dëshmuan në vepër besimin, respektin,përkushtimin dhe devocionin e tyre politikë dhe historikë ndaj miqve dhe aleatëve të njohur natyrorë dhe historik të popullit (kombit) dhe atdheut tonë që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë.Respektivisht, besimin, respektin dhe devocionin e palëkundur shtetëror dhe nacional ndaj Shtetëve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Republikës Federale të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të të gjitha vendëve të tjera mike dhe aleate në këtë Orë të Madhe dhe tepër sublime të historisë me të re të popullit dhe atdheut tonë në Republikën e Kosovës dhe kudo. Se këndejmi, para se të flasim ose shkruajmë " pro & contra" marrëveshjes së mesipërme në fjalë , duhet të mendojmë dhe reflektojmë për disa çaste në angazhimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të SHBA/së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, italisë, Francës etj. për çlirimin, pavarësimin dhe shtetformimin e shumëpritur të vendit tonë. Madje, për ndihmat, kontributët dhe donacionet e vazhdueshme për njerëzit ose refugjatët e shumtë shqiptarë nga ana e vendëve të lartëpërmendura mikëpritëse ose respektive.Të cilat, duke ndarë nga buxhetët e tyre shtetërore dhe nacionale po vazhdojnë t´ua sigurojnë njerëzve dhe popullit tonë këtu në mërgim dhe atje në Kosovë e kudo ekzistencën ose kafshatën e gojës në një kohë krize dhe recesioni të përgjithshëm monetar dhe ekonomik në të gjithë botën.
E dyta: Me këtë marrëveshje të arritur kryeministri Thaçi, presidentja Jahjaga dhe pjesa tjetër e lidershipit kosovar; edhe njëherë i dëshmuan botës së përparuar qytetare dhe demokratike se nuk janë, nuk kanë qenë dhe nuk do jenë kurrë viktima të sloganëve, parullave, mentalitetëve ,iluzionëve ose fiksionëve të njohura autoritare dhe totalitariste që njëherë e përgjithmonë i ka shpartalluar dhe davarisur mengjesi.Respektivisht, Agu i përjetshëm i lirisë,shtetit dhe pavarësisë së pakthyeshme shtetërore dhe nacionale të Republikës së Kosovës. Dhe, mbase viktima ose recidivistë të parullave dhe sloganëve tashmë të njohura militare, hegjemone ,imperiale dhe totalitariste të regjimit kriminal dhe gjakatarë të Millosheviçot dhe përkrahësve të tij në Beograd ose dikund tjetër. JO. Por miq, partner dhe aleat të përkushtuar dhe tepër dinjitoz të ´tregut global´të vlerave dhe kapitalit të gjithëmbarshëm botërorë.Përkatësisht, miq, aleat, aspirant,pretendent, participant dhe partner të përkushtuar dhe tepër serioz të integrimëve të njohura kontinentale dhe interkontinentale.
E treta: UÇK/së dhe shqiptarët nuk kanë luftuar kurrë kundër tërë popullit serb.Jo.Por, vetëm kundër ish regjimit kriminal dhe gjakatar të Millosgheviçit. Gjegjësisht, kundër soldateskës dhe falangave të ndryshme kriminale dhe gjakatare të Sheshelit, Arkatin, kapiten Draganit dhe të tjerëve që kryen masakra të egra ndaj popullatës civile shqiptare në vendin tonë.E dekoduar dhe deshifruar ndryshe kjo donë të thotë shqiptarët hëpërhë nuk ndodhën në luftë totale kundër Serbisë ose kundër tërë popullit serb.
Për fund: Në vargun e obligimëve të shumëta të shtetit dhe qeverisë kosovare:
Ti pretëndoshë "tregun global" të vlerave të kulturave dhe kapitalit botërorë së bashku me integrimet e lartëpërmendura kontinentale dhe interkontinentale.Gjegjësisht, Euro-Atlantike në sfond: Pos tjerash, në radhë të parë duhësh ti njeh dhe respekton rregullat e njohura të "lojes së madhe" parlamentare dhe demokratike. Dhe,mbase ti njohësh, respektoshë dhe zbatoshë me përpikëri të plotë të drejtat dhe liritë e njohura individuale dhe kolektive në kontekstin e njohur global ose universal.Ti njeh dhe respekton polaritetin dhe diversitetin e njohur fetar, kulturorë, gjinorë,etnikë, social, finansiar,, ekonomik, funksional, institucional,konstitucional,politik, kadrovik etj.Të lufton dhe angazhohësh vazhdimisht për njeriun e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës.Pra, për lirinë, reflektimët, intuitën, idealet,vizionet,spontanitetin, lutjet,sakramentët, kulturën dhe besimin e tij.Të lufton dhe angazhohësh për paqen sociale dhe harmoninë e preferuar shtetërore dhe qytetare në të gjitha segmentët ose drejtimet e mundshme.Për dialogun e njohur shtetërorë ose politik, konsenzusin dhe kompromisin e njohur në relacionin shteti-shoqëria-grupi-personi ose individi. Dhe, jo vetëm për pakicat e njohura nacionale ose etnike në vendin tonë.Por, mbi të gjitha për "pakicën e madhe" të vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të besimit kristian në Republikën e Kosovës.Që dorën në zemër nuk janë të përfaqësuar sa dhe si duhet në imekanizmat dhe institucionet e ndryshme shtetërore dhe qeveritare të vendit tonë. Dhe, mbase për gjakun, trupin dhe shpirtin tonë të përbashkët pellazgo-oliro-shqiptar që na bën të shquar dhe tepër krenarë në të gjithë botën. Bashkëjetesa dhe harmonia e pashoqe fetare, kulturore dhe krahinore e shqiptarëve që paraqesin thesarin me të madh të popullit ose kombit tonë.Ky është Obligim mbi të Gjitha Amanetët dhe Obligimet tjera. Vëllezërit dhe motrat tona shqiptare të besimit kristian ose në vëllezërit dhe motrat e tyre të besimit tjetër musliman, ortodoks ose protestant.