| E premte, 24.02.2012, 08:55 PM |
Julia Gjika
USHTARET
Ushtari është vëllai im, yti…
Ushtarët janë dhurata e botës,
Ndjekin urdhërin
Janë nderi i kombit.
Gdhihen pa fjetur
Në marshime
Me vesën e argjendë,
Që s’është gjë tjetër
Vec loti nënave
Këputur në ankthet
e pritjeve.
Rendin përpara,
Mbështjellë në krahët e erës,
Që s’është gjë tjetër
Vec padurimi i nënave
Në shkretëtirën e luftës së egër.
Ditët dhe netët ku derdhet gjak
S’janë gjë tjetër
Vec blatimi i këngës drejt fitores,
Të parat e dëgjojnë nënat,
Kur luten.
Nga Vellimi poetik, MUZG