Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shahin Ibrahimi: Nuk na vlerësuan

| E enjte, 23.02.2012, 07:55 PM |


Nuk na vlerësuan

 

Nga Shahin Ibrahimi

 

Për të thyer monotoninë e ditëve dhe për të hequr mërzitjen e atij mëngjezi,vendosa të dal për të takuar ndonjë shok, të kaloja atë mëngjez të trishtë.Ndalova në tortuarin e lu- lishtes dhe u ula në një nga stolat e saj.Ishte e shtunë, një ditë e bukur shtatori me diell të nxehtë.Po sodisja nat- yrën dhe humba në mendimet që më sjolli momenti.Xhirua ishte si gjithnjë e larmishme vetëm e pengonte lëvizjet e makinave. Mbas pak në drejtimin tim u afrua një burrë rreth të pesë- dhjetave i mbajtur mirë,më mori leje në mund të ulej në sto- lin që isha ulur unë.Hodha sytë për rreth,stola bosh nuk ki- shte,dhe mendova nuk më njihte,e solli rastësia. Me kënaqësi i thash unë dhe lëviza pak për respekt. Qëndroi pak sa u rehatua dhe më pyeti si për kulturë. -Ç`kemi,si po ja kalon. -Mir ja ktheva un,si ditë pushimi që e kam sot,po shty kohën nën hijen e pemëve ulur në stolat e lulishtes dhe i shoqër- ova fjalët me një buzgaz të lehtë.Edhe ai buzëqeshi dhe tha, -Vënd i mirë për të kaluar koën dhe më zgjati një cigare. Ja refuzova mbasi nuk e pi duhanin.Hytëm në bizedë me pyetje të përgjithshme,për shëndetin dhe me se merreshim. Ishte inxhinjer mekanik kish punuar në fabrikën e letrës në Lushnje,ndërsa tani merrej me tregëti rrobesh për të jetuar siç tha.Kish ardhur në Durrës për të takuar një shok për pun tregëtie.Ndërsa unë i thash banoj në Durrës dhe punoj në he- kurudhë me profesion Mashinist.Kishte respekt për profesionin e mashinistit dhe shprehu keqardhjen për gjëndjen e mjeruar të hekurudhës sot dhe shqetësimet që ndjejmë ne në punë.Mbas një pushimi të shkurtër tha. :-E kam akoma të freskët një ngjarje që më ka lënë shumë për- shtypje,e kam kujtuar shpesh që nga koha që isha student në vitin e fundit. Ishte muaji janar i vitit të fundit të universitetit,kisha shkuar për të diel dhe po kthehesha për në shkollë në Tiranë. Dola pak herët nga shtëpia me disa shokë dhe u nisëm për nga statcioni i trenit,prevëm biletën dhe po prisnim të vinte pasagjeri.Koha ishte e mvrenjtur dhe pak ftohtë,por me që kish shumë tym duhani në sallë po prisnim jashtë në peron, ndëgjojmë një sirenë dhe pak më vonë,një tren të hynte në station,nga Rrogozhina.Po ecte ngadalë rreth dhjetë deri në pesëmbëdjetë km.në orë,ndëgjuam një goditje dhe zhurmë,shoku që ishte përballë trenit na tha doli treni nga shinat,se po shikonte vagonin që po kapërcente traverst një nga një.Puno- njësit e hekurudhës po ipnin sinjal për të ndaluar treni,me dorë në formë rrethi dhe me birbila.Treni ndaloi dhe mashin- isti zbriti i mërzitur dhe bashkë me një punonjës që doli nga zyra e statcionit shkuan tek vagonat që kishin dalë. Kishin dalë dy vagona në mes të trenit,treni ishte i gjatë rreth dyzet vagona,ishte prishur rreth njezet metra linjë. Si kureshtarë u afruam për të parë pse doli,ata i vunë re mirë linjës dhe dukej qartë,që njëra shinë ishte hapur se du- kej spostimi pllakave ku qëndronte shina në tranversë.Tani treni doli mos të presim paisjen,por të mundohemi ndoshta e hypim vetë,menjëherë filluan të organizonin ngritjen dhe të thirrej brigata e mirëmbajtjes për të rregulluar linjën. Inspektori shkoi në zyrë dhe lajmëroi Durrsin që doli treni ndërsa mashinisti me puntorët e tjerë prevën trenin ku kish dale vagoni dhe e vendosën në një linjë tjetër ndërsa loko- motiva erdhi dhe u lidh tek vagonat e dalë. Në këtë kohë erdhi dhe treni i pasagjerit,mashinistët e pasa- gjerit shprehen keq ardhje për daljen e vagonit shokëvë të tyre,por thanë ata si më me përvojë që kishin,asgjë me rën- dësi vetëm do shkaktojë vonesë në pasagjerë.Qarkullim rrugor me makina nuk kish fare ose shumë pak,kështu do prisnim kur të rregullohej rruga me tren për Tiranë.Me mjete rrethanore gurë,traversa,pllaka hekuri mblodhën dhe i vendosnin poshtë rrotave që do hypnin dhe me ngadalë lëviznin vagonin me loko- motivë.Në fillim siguruan pjesën tjetër të trenit i vunë pa- puçe sigurimi,që mos të shtynte vagonat e dalë pastaj e shkë- putën dhe filluan të lëviznin vetëm dy vagonat që dolën. Disa herë e lëvizën dhe më në fund vendosën vetëm një aks në shina.Duke vazhduar punën për rrotën e dytë,filloi një shi i imët,megjithëse po lageshin punën nuk e ndaluan,vlen për tu lavdëruar vullneti i tyre i fortë dhe dëshira për të hapur sa më shpejt rrugën,thamë unë me shokët e mi. Mbas rreth një ore erdhi një makinë tip Saurel dhe u afrua sa më afër vagonave të dalë.Zbritën nga makina tre burra dhe panë vagonat e dalë dhe thane. :-I vendosim shpejt se s`jan larguar shumë nga shinat me gji- thëse janë vagona të rëndë dhe me ngarkesë.Zbritën paisjet nga makina dhe i afruan tek vagonat dhe filluan të ndihmonin meqënëse aksi i dyt ishte gati të vendosej në shina më shpejt se me paisje.Me ardhjen e tyre puntorët e statcionit vetëm i ndihmonin atyre,se ata ishin specilista në ngritjen e vagonave. Mbasi ngitën dy akset e parë vendosën paisjet tek fundi i va- gonit,binte në sy një burrë i gjatë dhe i shëndoshë rreth te dyzetave,me sa dukej ishte dhe shoferi i makinës,ju afronte çfarë ju duhej mekanikëve. Ne i shikonim me vëmëndje në veçanti anën e sigurimit teknik, në çdo takim që bënte kriku me vagonin ata vendosnin dërrasë. Ne diskutonim me njëri tjetrin se rrëshket hekuri me hekur, prandaj e vendosin dërrasën.Shiu se vinte po shtohej dhe sho- qërohej me një erë të ftohtë,por ata vazhdonin punën,ishin veshur me xhupa mushamaje që mos të lageshin,ne i shikonim nga streha aty pranë. Ai që vendoste paisjet poshtë vagonit ishte shumë i qetë,fli- ste pak dhe largonte përherë kureshtarët që afroheshin shumë afër vagonit nga frika e shkëputjes të ndonjë pjese metalike po të ikte kriku.Myzi quhej apo Myzafer. -Po i thash unë,deri tani ke përmendur dy emra Bajramin dhe Myzin. -Po më tha në mos qofsha i gabuar,megjithëse kanë kaluar rreth njëzet e shtatë vjet. -Jo i thash nuk ke gabuar dhe të përgëzoj për kujtesën e fortë që ke.Ata ishin Bajram Shala shofer dhe mekanik dhe brigadieri i avarive në atë kohë Myzafer Mane,njerëz të shkëlqyer dhe puntor të papërtuar.Gjatë ngritjes të vagonit të dytë erdhi inspektori i shërbimit dhe ju tha Myzaferit dhe Bajramit që mbasi të mbaroni punë këtu në Lushnje do ikni për Ballsh,se ka dalë një çisterno mbrënda në uzinë dhe ka penguar ngarkimin e karburantit.Ata i thanë inspektorit,të mbarojmë një herë këtu po pastaj shkojmë dhe në Ballsh.Midis tyre thanë ; -Ditë tersi sot,tre dalje mbrënda dymbëdhjetë orëve,por shyqyr që nuk kemi pasur avari me përmbysje vagonash.Kur i njoftuan për Lushnje ata sapo kishin ngritur një vagon në metalurgji dhe do niseshin të shkonin nga Metalurgjia për Durrës dhe u kthyen në RRogozhinë.Mbasi vendosnin vagonin ata e kontrollo- nin atë për sustat apo ndonjë difekt tjetër teknik,dhe në ishte i rregullt për qarkullim.Tek dy akset e fundit,se pai- sja i vendoste dy nga dy,nuk kishin dërasa dhe një herë ju ra vagoni porsa filluan ta ngrinin. Bajrami shkoi tek një shtëpi afër statcionit dhe kërkoi një copë dërasë dhe e solli që vazhduan punën.Ata punonin shum shpejt,duke qeshur pa u mërzitur dhe pse,nuk do shkonin për shtëpi mbas asaj pune të lodhshme.Sa herë që preknin paisjet fërkonin duart dhe i ngrohnin me fryme se ishte ftohët.I zuri errësira dhe punonin me prozhektorin e lokomotivës,po aq të qetë sa dhe më parë,ndrronin jëri tjetrin pa përtuar të tre dhe nuk thanë një fjalë të keqe midis tyre. Sa herë i kemi kujtuar ata me shokët për atë shoqëri që kishin dhe si e ndihmonin njëri tjetrin.Mbasi vendosën të dy vagonat në shina,çuan paisjet ashtu si ishin në makinë u lanë pak në një pellg uji me sapun,që e kishin në makinë,u ndrruan se ishin bërë pis dhe qull nga mushamai,dhe pritën sa të bashko- hej treni për ndonjë difekt të vagonave që ngritën. Ai fliste sikur i njihte nga afër më parë,mua mu bë qejfi se lavdëronte punën dhe shokët e mi dhe nuk e ndërpreva asnjëherë. Ai fliste për punën e vështirë të tyre që asnjëherë nuk është vlerësuar,qoftë me një medalje pune nga ministria,apo nga ndo- një dikaster tjetër,jo vetëm ata si mekanikë por dhe asnjë mashinist apo punonjës hekurudhe s`është vlerësuar me medalje megjithëse mbanin në kurriz gjithë transportin e vëndit. Sa u lidhën vagonat treni u nis për Fier ndërsa brigata e mirë mbajtjes rregulloi linjën dhe në orn gjashtë,me katër orë von- esë u nis treni i pasagjerëve për Tiranë. Po i thash unë,brigata e avarisë së hekurudhës kishte makinë në disposzicion,për raste urgjente dhe dy vinxha të mëdhenj me në kapacitet ngritës tetëdhjet tonësh.Pyetjes së tij ku janë tani,iu përgjigja me siklet se të dy ata dolën në asistencë dhe drejtoria i flaku në rrugë. Myzi emigroi në Itali dhe jeton atje ndërsa Bajrami tani është në pension pleqërie.Vetëm njëri nga ata të tre dhe nga ajo bri- gatë është tani me brigatën e avarisë.Vetë hekurudha nuk është më ajo që mendon ti,u shpërbë,punë nuk ka,se s`ka mallra që të transportojë,minierat u mbyllën etj.Trenat e pasagjerëve nga dhjetë që ishin me dhjetë deri në dymbëdhjetë vagonë janë sot pesë me nga dy vagona,dhe udhëtarë s`ka gati fare. Puntorët e vjetër janë po ata,me po atë dashuri për punën dhe për të,se ajo na ka rritur fëmijtë. Po më tha i kam parë,vlen për të dëshiruar,gjithë ajo punë, pse e lanë kaq pas dore hekurudhën?. S`iu përgjigja vetëm rënkova.Më kuptoi dhe ndrruam bisedë.

 

Durrës 17-11-2011