| E merkure, 22.02.2012, 08:56 PM |
Poezi për Ushtaraket
Feti Vogli dhe Aleksander Peci
Nga Lek Mrijaj
I.
Mua më dhembë zemra
dhe po me pikon gjak
për keta dy pëllumba
trima Shqiptar ushtarak
misionar e humanitar
të paçes nga i yni atdhe
u qëlluan në tradhëti
nga djalli e ai pafe.
II.
Djalli i zi i Kandaharit
i Azisë në Avganistan
e vret ne pabesi
Feti Voglin në atë vatan,
ra pëllumbi i Shqipërisë
për liri në atë zonë
me Aleksander Pecin
i plagosuri i renë në komë.
III.
Ata qe i vrasin çlirimtaret
të paçes së ketij moti
dhe ai qe ngre dorë
ne misionaret e Shënjt të Zotit
janë të denuar - mallkuar
ata per jetë e mot
nga fuqitë e mëdha dhe nga i madhi Zot.
IV.
Lavdi për Feti Voglin
misionarin e botës dhe lirisë
i qoftë i lehtë dheu
dhe nderi i njerëzisë,
Aleksander Pecit
ushtaraku i renë në komë
i urojmë shërim ne jetë
dhe shëndet përgjithmonë.