| E premte, 07.03.2008, 08:39 PM |
DY DËSHMORË TË SHQIPËRISË ETNIKE
Veprimtari nuk duhet të lejojë, që ta kapin sikur lepurin çalaman!
(Rexhep Mala)
Nga Kadri Mani
![]() |
Heronjte: Nuhi Berisha - Rexhep Mala |
Vallë o bij, ç`po ndodh kështu,
vitet tutje, ju tëhu!?
burgosjes të shokëve, kishte arritur të ik për dritare dhe ishte arratisur, duke kaluar në ilegalitet. Tri vjet ilegalitet. Ai ishte ambientuar me të gjitha shtresat e popullit të Prishtinës dhe të qyteteve të tjera ku vepronte, po edhe të fshatrave e të trevave tjera, me të cilët mbante lidhje me shoqe e shokë. Nuhiu dinte të shoqërohej, jo vetëm me moshatarë, por edhe me më të rinj e me më të vjetër, me burra e me gra, me pleq e me plaka. Rexhepi dhe unë pas 8 e 9 vjetësh burgu, me zor po i mbanim mend rrugët e vjetra të Prishtinës;- në lagjet e reja humbnim fare. Ne shkonim pas Nuhiut si dy kalamaj pas pedagogut: kalonim rrugicave të ngushta, e deriçkë më deriçkë, kaptonim nga lagja në lagje, ditën e natën, pa pengesa: populli i kishte hapur hapekrahë dyert e oborreve e të odave për Nuhiun me pseudonimet „Nazimi“, „Nazmiu“, „Ilegali“...
Këto tri fjalë ishin më të ëmblat e më të dashurat: sikur për fëmijën e varfër e të uritur fjalët „Bukë e sheqer“!! Të gjithë donin të takoheshin me të. Në fjalët e tij s`kishte vend për dyshim: ta paraqiste fitoren të garantuar qindpërqind.
Kur nuk ishin mjaft të kënaqur me veprimtarinë e ditës, Rexhepi dhe Nuhiu, dilnin në midis të natës, dhe në muret e rrugës shkruanin me ngjyrë të dallueshme:“Kosova Republikë“!! Kalimtarët uronin: ju lumtë trimave!!- ka or, ka se kush kujdeset e kush lufton.
Në natën kritike, kemi qenë në shtëpinë e z. Sejdi Veseli, laborant nga Prishtina. I brengosur hyri në odë vëllai i Sejdiut, Shemsiu- Shema, dhe na lajmëroi se një grup policësh po shëtisnin në rrugë përpara derës së tyre. Kemi kërcyer në oborrin e një shtëpie rome. Ata dy e kanë kapërcyer murin e lartë, unë kam mbetur këtej murit: në këtë situatë, mendova se ata e çanë rrethimin, dhe nuk isha fort ngushtë pse mua më kapën romët dhe më dorëzuan në polici.Mirëpo, rrethimet kishin qenë të forta, dhe të përforcuara me ushtri e me polici, e me qerre ushtarake.
Rexhepi e Nuhiu ishin barrikaduar në një bodrum, dhe e kishin filluar luftën: gjithë natën kanë kënduar e kanë luftuar. Kanë pasur nganjë revole të markës „SIG“, me nga njëqind fishekë dhe nga një bombë. Nuk dihet se sa nga kundërshtarët kanë qenë të vrarë e të plagosur (ngase shtypi zyrtar i jepte ato të dhëna), dhe poashtu, nuk dihet në se shokët tanë janë vra apo kanë bërë vetëvrasje në mbarim të municionit e të hedhjes të gazrave lotsjellës e vdekjesjellës, siç vepruan armiqtë tanë edhe me nxënësit e shkollave.
Kurse me atë rast, gazetat patën shkruar:
„Lufta në rrugë“
(Borba na ullicu)
Dhe vërtet, dy Trimat e Kodrës së Trimave, bërën një luftë, e cila pati jehonë. Po nganjëherë edhe rasti e përcakton shkallën e luftës: ata e patën blerë një pushkë automatike me një karikator, po e shitën atë dhe e blenë një tjetër me tre karikatorë, sipas kapacitetit të tyre luftarakë. Mirëpo, për fat të keq, të parën e dorëzuan, e të dytën ende nuk e morën!- kjo edhe do ta shumëfishonte efektin dhe jehonën e luftës të Prishtinës.
Është e njohur Lufta e Kodrës së Kuqe: tre me treqind. Po kjo e Kodrës të Trimave, me siguri që ka qenë dy me dymijë!? Gjithë lagja ka qenë e rrethuar me polici e me ushtri e me qerre ushtarake e me helikopterë: armiku po çuditej e tmerrohej,- në çfarë shkalle paska arritur revolucionarizimi i shqiptarit!?!
Të barrikaduarit dhe Lufta e tyre, kishin tronditur Beogradin!! Duke iu dhënë të kuptojnë, se po ju afrohej fundi i pushtimit dhe i pushtuesit. Aq më tepër kur morën vesh, se dy luftëtarët e lirisë, s`ishin pos 33 e 23-vjeçar!!
Po shokët tanë po hakmerreshin për luftëtarët e rënë: Abdullah Krashnica-Presheva, Emin Duraku, Zenel Hajdini, Rifat Berisha, Fazli Greiçevci, Murat Mehmeti, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka... për nxënësit e helmuar... për tokën e pushtuar...
Ata krahas veprimtarisë konkrete, merreshin edhe me publicistikë e me letërsi. Kështu, nga Rexhepi kemi broshurën „Qëndresa“ e nga Nuhiu broshurën „Pranvera e Luleve të Kuqe“ dhe vjersha të botuara e të pabotuara...
Varganit të luleve, iu shtuan edhe dy lule të kuqe, pranë lapidarëve të të cilëve populli do të përkulet me respekt e dashuri, dhe me dhembje krenarie.
Që të dyve iu patën vdekur nënat, kanë baballarët dhe familjet: Rexhepi ka qenë i martuar dhe ka lënë gruan, zonjën Hanife, dhe bijën, tash 19-vjeçare, me emrin- Fitore. Nuhiu ka qenë i fejuar me Shukrije Gashin, e cila paska deklaruar se pas Nuhiut nuk do të martohet kurrë më...
Lavdi Trimave të Kodrës së Trimave: Rexhep Mala „Ruzhdiu“ e Nuhi Berisha;- të cilët e dhanë jetën e tyre të re, për idealin më të lartë kombëtar- Bashkimin Kombëtar dhe Territorial.
(Shënim: ky shkrim është botuar te revista „Arbëria“ nr.1/1995, f. 11-12: policia serbijane s`kishte lejuar që dy shokët të rënë në luftë kundër Serbisë pushtuese, të varroseshin pranë njëritjetrit, por veç e veç e larg njëritjetrit. Kur vdes babai i Rexhepit, pleqnari e patrioti i mirënjohur, Mehmet Mala, e lë amanet që ta varrosin afër dëshmorit Nuhi Berisha: Plaku i mençur ka llogaritur, se po të varroset pranë të birit, familjet s`do të kishin ndonjë arsye, që një shoku i birit të tij të zhvarrosej e të rivarrosej pranë tyre;- kurse në këtë mënyrë: argumenti është bindës që, i biri Rexhepi, të zhvarroset e të varroset pranë Babait, alias (edhe) pranë shokut të luftës, pranë dëshmorit Nuhi Berisha.
Kurse bija e Rexhepit, zonja Fitore, qenka rritur, qenka martuar me zotni Bedri Abdylin dhe paskan tri goca e një çun: Rrezja 10-vjeçare-(12.1.2005), Lëndina 7-vjeçare-(14.2.2005), Lira 6-vjeçare-(2.6.1999), Dielli 2-vjeçar-(21.6.2003).
DY DËSHMORË TË SHQIPËRISË ETNIKE
Moj Shqipëri n`det sa ke vala, moj Shqipëri n`mal sa ke pisha
aq të ka dashur Rexhep Mala, aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!
nëpër baltë e nëpër shi, por t`hareshëm pa ankoja
dy herakë zgjohen pa gdhi, me shumë zell me pak përvoja
s`kishin kohë as për pushime, dashurinë e kishin n`bebe
s`kishin banja për pastrime, as në lëkurë s`ishin pa zgjebe
bënin jetën ilegale, me guxim e me trimëri-e,
n`zemrat tona ideale, shtresë blerimi krenari-e
kur u thye besa e traditës, midis nate n`terr të zi-e
kur iu mbyll dera e mikpritjes, luftuan dy me dymijë-e!!
rrethimi u bë me topa, dhe me qerre ushtarake
as shtrojerë as kishin gropa, i mbante fryma luftarake
kërcyen në një bodrum, me revole dhe dy bomba
derdhën gjakun sikur lumë, gjithë natën jehoi kënga!
moj Kosovë të tillë i rrite, dhe u ngritën n`jataganë
moj Kosovë sa u trondite, kur u rrëzuan këta viganë??
kur dhanë jetën këta dy trima, e n`dukje humbi një garë-e
vdekja e tyre shkrep vetëtima, edhe dalim fitimtarë-e
tash i kemi n`përmendore, emër-artët ndër fabrika
krahëpërkrahë e dorëpërdore, ku punojnë djem e çika
vende t`zbrazta mbetën n`klasë, vende t`zbrazta n`fakultete
zemrat tona për t`na i plasë, për t`na lidh në unitete
Moj Shqipëri n`det sa ke vala, moj Shqipëri n`mal sa ke pisha
aq të ka dashur Rexhep Mala, aq t`ka dashtë Nuhi Berisha!