| E premte, 07.03.2008, 08:22 PM |
VEPRIMTARI SHQIPTAR - ENGJËLL KOLIQI NË AGJENSINË PUBLIKE TË TURIZMIT “BELOTUR”, TË PREFEKTURËS SË KRYEQYTETIT MINEIR:
BELO HORIZONTE HAP DYERT PËR TURIZMIN SHËNDETËSOR DHE TË PËRGJITHSHËM PËR KOSOVARËT
Në takim me shefen e kësaj agjencie – Dr Stella Maris de Moura Kleinrath, ishin edhe funksionari i lartë i këtij institucioni – Márcio José Veloso dhe presidentja e shoqatës për bashkëpunim në mes Brazilit e Kosovës “BRAKOS” – Dr Vera Lucia Alves Neves. Në kuadër të turizmit shëndetësor, këtu mund të vijnë pacientë nga Kosova, që vuajnë nga sëmundjet e syve, të veshkave, nga sëmundjet ortopedike, kardiologjike, urologjike, për transplatime, për kirurgji plastike etj.
Caio Werneck
Shkruan: Caio WERNECK
Belo Horizonte, 7 mars. – Veprimtari shqiptar i Kosovës – Engjëll Koliqi, pardje ishte mysafir i ftuar në agjensinë publike të turizmit “Belotur”, të Prefekturës së kryeqytetit të shtetit Minas Gerais. Bashkë me presidenten e shoqatës në themelim, për bashkëpunim në mes Brazilit e Kosovës “BRAKOS” – Dr Vera Lucia Alves Neves, Z. Koliqin e kanë pritur: funksionari i lartë i këtij institucioni publik – Márcio José Veloso dhe koordinatorja e kësaj agjensie – shefja e këshillit të kuadrove profesionale – Stella Maris de Moura Kleinrath, të cilët që në fillim e kanë uruar mysafirin për ngjarjen e madhe historike – pavarësinë e Kosovës dhe e kanë lutur që urimin t’ua përcjellë mbarë qytetarëve të shtetit më të ri ballkanik.
![]() |
Engjëll Koliqi, gjatë bisedës me Stellën e me Marcion |
![]() |
Mikpritësit solirarizohen me Republikën e Kosovës |
![]() |
Të gjithë njëzërit: është koha më e duhur për ta ndihmuar Republikën e Kosovës |