Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Abdullah Prapashtica: 17 shkurti - 4-vjetori i shpalljes së pavarësisë dhe 30 vjetori i LPK

| E marte, 21.02.2012, 08:55 PM |


17 SHKURTI - 4 VJETORI I SHPALLJES SË PAVARËSISË

DHE 30 VEJTORIT I THEMELIMIT TË LPK

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

ME 17 SHKURTI 1982 ARRIHET BASHKIMI I ORGANIZATAVE ILEGALE PKMLSHJ E LNÇKVSHJ NË (LPK) LËVIZJENË PËR E REPUBLIKËN E KOSOVËS, SË CILËS MË VONË I BASHKOHET EDHE OMLK. ME 04 SHKURT 1991, NË KONFERENCEN E DYT TË LPK MERRET VENDIMIN MBI THEMELIMIN E KRAHUT USHTARAK, QE ME PAS MERR EMRIN UÇK. ME 17 SHKURTI 2008 SHPALLET PAVARËSIA DHE FILLON REALIZIMI I SAJ. KJO DËSHMON SE NDRYSHIMET HISTORIKE NDODHIN VETËM NË PERIUDHA TË GJATA KOHORE DHE NË SAJË TË KEMBNGULEJES TË FORCAVE PROGRSIVE QË TË FITOJN LUFTËN MBI FORCAT REAKSIONARE, QË DUAN TA NDALIN KOHËN DHE SUNDIMIN E VET TË E BËJNË TË PËRJETSHËM!

 

JANARI, SHKURTI, MARSI E NËNTORI JANË MUAJT HISTORIK TË SHQIPTARËVE

 

Sa herë që fillon muaji i JANARIT i viteve të reja, kombi shqiptar përkujton me dhimbje humbjet e mëdha të njerëzve të mëdhenj të kombit ton. Janari fillon të mbahet në mend si tillë me vdekjen e Skënderbeut me 17 janar 1468. Sa herë që fillon muaji SHKURT i viteve të reja, kombi shqiptar përkujton me krenari përvjetorët e vet të mëdhenj të fillimeve të lëvizjeve të mëdha kombëtare. Sa herë që vjen muaji MARS i viteve të reja, kombi shqiptar përkujton me krenari përvjetorët e vet të mëdhenj të fillimeve të fitoreve të veta si dhe ata që ranë në altarin e lirisë për arritjen e tyre. Sa herë që fillon muaji i NËNTORIT i viteve të reja kombi shqiptar përkujton arritjet e rezultateve të luftës së vet, që nga 28 nëntori 1443 i kohës së Skënderbeut e deri me 28 nëntor 1912 i kohës së Ismail Qemailit. Nga 28 nëntori 1443 fillon luftua për shkëputjen e zinxhirëve të sundimeve të huaja dhe për krijimin e shtetit unik shqiptar. Me NËNTORIN e dytë shpallet pavarësia e Shqipërisë londineze dhe me NËNTORIN e tretë do të krijohet shteti unik shqiptar.

 

Në periudhën e re historike, rrënjët e LPK fillojnë në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, andaj LPK është vetëm një hallk në zinxhirin historik të gjeneratave, që brez pas brezi vazhduan zbatimin e Programit Kombëtar Lidhjes së Prizrenit të 1878. Nga 10 Qershori 1878 e deri te 28 nëntori 1912 janë vite të përmbushura me luftë. Kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, me një flamur për një komb dhe për një shtet, me 28 nëntor 1912, ajo u shpall në baze të vendimeve të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.

 

SHQIPTARËT SHPALLIN PAVARSINË E TËRSISHME,

FUQIT E VJETRA TË EVROPËS PRANOJN VETËM GJYSMËN E SAJ

 

Në Vlorë u shpall pavarësia e gjithë Shqipërisë. Por, në Londër u pranua vetëm gjysma e saj. 28 nëntori 1912 shënon vetëm fillimin e realizimit të pavarësisë, sepse kjo po vazhdon edhe sot si një proces në zhvillim.

 

Gjithashtu pjesë e këtij procesi është edhe shpallja e pavarësisë se Republikës së Shqiptare të Kosovës. Nga njëra anë vet populli me 17 shkurt 2008 e shpallen në mënyrë plebishitare e me aklamacion pavarësinë e Kosovës, brenda atdheut dhe kudo ku gjenden shqiptarët nëpër botë, në baze të Vendimeve të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, në bazë të Vendimeve të Konferencës së Bujanit 1943 në bazë të Vendimeve të Themelimit në LPK të 1982 dhe në baze të Betimit të UÇK, e nën flamurin kuq e zi. Pra, me këtë kërkohej Zgjedhja e Çështjes së Popullit Shqiptare të Kosovës të ndarë mes tri republikave jugosllave gjatë diktaturës titiste.

 

Por, nga ana tjetër, nga Brukseli dhe vasalet vendor u shpall pavarësia e kushtëzuar vetëm e gjysmës së Kosovës nën flamurin kolonial të Ahtisarit (të BE), në kufijtë e ish KSA të Kosovës të caktuar nga Beogradi me 1945. Kufijtë e ish KSA të Kosovës të caktuar nga Beogradi me 1945, BE i imponoi ne flamurin e vet kolonial për Kosovën kundër vullnetit të Popullit të Kosovës. Ndryshimi i sundimeve koloniale nga Beogradi te Brukseli u tentua të shitet si “pavarësi”! Edhe pse kombi shqiptar që 135 vite lufton për bashkimin e tij brenda një shteti, Populli Shqiptar edhe një herë mbeti i ndarë në 6 pashallëqe të Bashkimit Evropian me imponimin e dhunshëm të Brukselit. Edhe një herë Fuqitë e Vjetra te Evropës, ku hapur e ku gjysmë hapur anuan kah politika antishqiptare sllavo-greke, andaj edhe pas 1999 shqiptarëve ju duhen pasaporta me kalua nga një pjesë ne pjesën tjetër të atdheut të vet.

 

Duhet theksuar se as këto rezultate modeste të përpjekjeve të kombit ton për pavarësi nuk kishin me u arritur pa rolin vendimtar te MËRGATËS SË SHQIPEVE në SHBA, që nga koha e Vatrës së Nolit e deri me sot në drejtim të nxitjes së përkrahjes e SHBA në drejtim të Zgjedhjes Çështjes Shqiptare. Pa përkrahjen anglo-amerikane vështir se do se do të kishim arritur këto rezultate modeste dhe as që do të mund të ndalej makineria e gjenocidit sllav ndaj shqiptarëve ne vitin 1999 pa viktima shumë më të mëdha.

 

Andaj edhe 17 shkurti 2008 shënon vetëm fillimin e realizimit të sajë, sepse Çështja e Kosovë përfundon atëherë kur ajo e bashkuar me tera viset shqiptare, që tani janë nën sundimin kolonial të ish republikave sllave, të i bashkohen shteti Amë, Republikës së Shqipërisë. Shqiptarët kurrë nuk kanë pas as një lloj konflikti të brendshëm, qe te detyrohen te jetojnë të ndarë në më shume shtete, pro kjo ndarje atyre ju kanë imponua me dhune nga fqinjët shovinist dhe nga aletet e tyre.

 

ROLI KONSTRUKTIV I PROFESOR BUJAR HOXHËS

DHE SHTETIT SHQIPTAR NË ARRITJEN E BASHKIMIT TË ORGANIZATAVE ILEGALE NE LËVIZJEN PER PAVARËSINË E KOSOVËS, QË FILLIMISHT U EMRUA SI LRSSHJ E PASTAJ SI LPK

 

Në prag dhe pas demonstratave të vitit 1968 fillon të ndryshon pasqyra e organizimit të grupeve e organizatave ilegale ne Kosovë. Deri me atëherë skenën politike shqiptare në ish RSFJ e përbënin dy rryma politike:

 

1)         Rryma Politike Autonomiste e LKJ që përbëhej nga komunistet titist shqiptar, si pjesë e pushteti vasal të regjimit jugosllav;

 

2)         Rryma Politike për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e përbërë nga më shumë grupe e organizata ilegale që krijoheshin dhe shuheshin me zbulimin e tyre nga organet e shtetit. Dhe që ripërtëriheshin nga patriotët shqiptar posa dilnin nga burgjet.

 

Vetëm në prag dhe pas demonstratave të vitit 1968 skena politike fillon të fiton edhe një Rryme të re politike;

 

3)         Rryma Politike për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës, me të drejtë ne vetëvendosje deri ne shkëputje, ku do te bashkoheshin gjitha viset shqiptare nen sundimin e RSFJ, fillon të vepron në vitin 1967/68 ndërsa merr formën e organizimit të lart me krijim e PKMLSHJ me fillim në vitin 1975, si organizate vetme ilegale qe ka veprua në Platformën Politike të kërkesës për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës.

 

Si është e njohur PKMLSHJ ia arrin që demonstratat me kërkesa sociale studentore të pranverës të 1981 të i orienton ne kursin e kërkesës për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës dhe kjo sjell homogjenizimin e forcave ilegale rreth kësaj kërkese, si rezultat i të cilit është edhe arritja e bashkimit të tyre me 17 shkurt 1982 në LPK e sotme.

 

Pas shumë përpjekjeve të PKLMSHJ me vu kontakt me grupet e organizatat qe vepronin ne kuadër te Rrymës Politike për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, kjo iniciativë e PKMLSHJ fillon të realizohet jashtë vendit. Bisedimet mes PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ fillojnë kah fundi i nëntorit 1981 dhe ato kurorëzohen me bashkimin e tyre me 17 shkurt 1982 në LRSSHJ /LPK, të cilës i bashkohet edhe OMLK me 15 maj 1982.

 

Është e domosdoshme të theksohet roli shumë pozitiv i shteti shqiptar në mobilizimin e tera forcave politike rreth kërkesë për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës si dhe roli shumë pozitiv i diplomacisë shqiptare në krye me Bujar Hoxhën, Ibrahim Çavollin, Engjëll Kolanecin e tj. në përkrahjen pa rezervë të PKMLSHJ në drejtim të arritjes së bashkimit të këtyre organizatave në Lëvizjen për Republikën e Kosovës. Pas vdekjes së Enver Hoxhës fillon destabilizimi i brendshëm i tera shteteve socialiste gjë që e përfshin edhe Republikën e Shqipërisë, andaj evidentohet edhe ndryshimi i qëndrimit të Tiranës, edhe pse përkrahja nuk pushon as atëherë. Kjo përkrahje vëllazërore mundet me u krahasua me përkrahjen e Shqipërisë ndaj Kosovës ne kohën kur President ishte Rexhep Mejdani dhe kryeministër ishte Pandeli Majko në vitin 1999. Ndihma e diplomatëve dhe e shteti shqiptar ndaj PKMLSHJ ishte konsultative dhe logjistike, por asnjëherë diktuese apo shantazhuese, si ka përpjekje te prezantohet kjo ndihmë nga disa qarqe keqbërëse.

 

SI U PAJTUA SABRI NOVOSELLA

ME KRIJIMIN E PARTIS KOMUNISTE TË KOSOVËS

 

Është e logjikshme se të tria këto rryma politike ishin me orientime të majtë ideologjik. Për vet faktin se Kosova gjendjen brenda bllokut të shteteve socialiste dhe me qe shteti Amë ishte socialist, grupet ilegale me doemos se u rreshtuan kah e majta, sepse e djathta shqiptare qe e kishte mbajtur anën e fashizmit e nazizmit ne LDB e kishin humbur luftën bashkë me kapitullimin e nazizmit e fashizmit. Ndërsa për vet faktin se PKSH ishe rreshtuar në bllokun antifashiste lufta e saj NACIONAL ÇLIRIMTARE u njoh nga bota përparimtare. Andaj për atë kohë do të ishte vetëvrasje politike veprimi nga pozitat e djathta ideologjike. Koha kur është themeluar LPK nuk mundet të gjykohet e të vlerësohet me mendësinë e sotme, por duhet vlerësuar si pas rrethanave që kanë mbretërua në atë kohë.

 

Takimi Komisionit për Bashkim të PKMLSHJ me Sabri Novosellen u iniciua jo pse ne kishim informacione se ai është anëtar i udhëheqjes se LNÇKVSHJ, por se na duhej një lidhje e sigurt qe te na ven ne kontakt e Jusuf Gervallne dhe Kadri Zekën. Për Sabri Novoselën e dinim qe është rrobaqepës nga Prishtina dhe se është dënua me Adem Demaçin pse i ka qep flamujt kombëtar qe janë shpërnda ne vitin 1963/64 dhe se është vëlla i Selatin Novoselës qe ishte njeri nga organizatoret e demonstratave te 1968, e qe ne e çmonim shumë si shok te Osman Dumoshit i cili ishte lider i demonstratave të 1968.

 

Prandaj Thirrjet për Bashkim për Jusuf Gervallne dhe Kadri Zekën i dërguam përmes të Sabri Novoselës nga Adapazari. Si pas Sabri Novoselës, ai ato letra ua dërgon Jusuf Gervalles dhe Kadri Zekës dhe pas rreth një muaji vjen te ne një përgjigje me shkrim me dorëshkrimin e Jusuf Gërvallës.

 

Ende pa arritur përgjigja e Kadri Zekës, me 11 janar 1982 në Tiranë në rrethana të pa qarta vritet MEHMET SHEHU. Një javë më vonë me 17 janar 1982 në rrethine e Stuttgartit vriten vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka nga dora e UDB-es. Natyrisht se këto ngjarje e tronditen edhe Shqipërinë edhe Kosovën. Sidomos na tronditen neve qe ishim ne fillimin e bisedimeve për bashkim. U pa qartë se UDB-a e ka nuhatur bashkimin dhe se për ta pengua atë ajo filloi vrasjet. Kohë nuk kishim shumë andaj duhej përshpejtua procesi i bashkimit. Këtë e kishte kuptua edhe Sabri Novosella kur e humbi Jusuf Gërvallen qe ishte intelektual, gazetar dhe teoricent i shquar .

 

Kështu Sabri Novosella i shoqëruar edhe nga një far Xhafer Durmishi me 17 shkurt 1982 erdhën në Ankara për të biseduar për bashkimin e organizatave tona. Nga pala ime merrnim pjese unë cilësinë e Sekretarit Politik si edhe Sekretari Organizativi dhe Sekretari Operativ i KPMLSHJ Osman Osmani dhe Faton Topalli (nuk ka pas kryetar). Gjatë bisedimeve te me parme Sabri Novosella kishte shfaqur mospajtim me themelimin e PKK-Partinë Komuniste të Kosovës, por ne këto bisedime as ai dhe as shoqëruesi i ti nuk e refuzuan themelimin e PKK. Derisa ata dëshmojnë se bisedimet për bashkim mes LNÇKVSHJ e OMLK, që ishin zhvilluar më parë, kanë dështuar mu në këtë pikë.

 

Unë i dija qëndrimet personale djathtiste e Sabri Novoselles, por nga shkrimet i dija edhe qëndrimet majtiste te Jusuf Gërgalles e të bazës së LNÇKVSHJ. Ndërsa shoqëruesi që e kishte marre formalisht me veti nuk kishte kur far rëndësie se çka mendonte ai, as për Sabri Novosellen as për ne. Ai ishte aty që Sabri Novosella të mos ishte vetëm, sepse ne vetëm me Sabri Novosellen nuk do të bisedonim fare.

 

Duke i ditur qëndrimet e Sabri Novoselles unë u përcaktova për një art tjetër te negociatave për bashkim. Ne të Komisionit për Bashkim nga PKMLSHJ nuk insistuam në bashkimin në parti, por u pajtuam qe të bashkohemi në Lëvizje për Republikën Shqiptare të Kosovës (që si ide e propozoi Osman Osmani), e cila do të organizohet ashtu si janë të organizuara Republikat tjera ne ish RSFJ, qe kishin ne strukturat e veta nga Partitë Komuniste e deri te Organizata e Pionierëve. Mendohej që në këto organizata do të hynin ata qe aty e kanë vendin. Në këtë formë Sabri Novosella dhe shoqëruesi i ti Xhafer Durmishi u pajtuan me formimin e PKK brena LRSSHJ/LPK me ndjenjën e fitores se bashkimi po bëhet në Lëvizje. Por, nga ajo qe deklarojnë tani duket se ata këtë ose nuk e kanë kuptua fare as atëherë e as sot pas 30 viteve. Ose kanë menduar që ati Vendimi mund ti përbishtërojnë me vonë. Megjithëse përbishtërimet ndodhen edhe në drejtime tjera, ata përfunduan jashtë LPK, dhe LPK e vazhdoi punën edhe pa t´a. Brenda LPK ndryshuan disa gjenerata brezash të udhëheqëseve të cilat janë meritore për luftën e suksesshme drejt shkatërrimit të ish Jugosllavisë.

 

Kur ra blloku socialist dhe kur u shkatërrua ish RSFJ pushuan tëra arsyet për themelimin e PKK e të Republikës Shqiptare të Kosovës ne kuadër te një shteti qe me e nuk ekzistonte. LPK këtë situatë e kishte parapare me kohë duke marr Vendim qe nëse RSFJ e kundërshton krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës, ajo do te zhvillon luftë çlirimtare dhe do te bashkohet me shtetin Amë Republikën e Shqipërisë. Pra, as njëherë nuk ka ekzistua kur far opsioni për krijimin e më shumë shteteve shqiptare nëse shkatërrohet RSFJ.

 

LPK I MBIJETOI TERA KOMPLOTET FRAKSIONISTE DHE NE FILLIM TE VITIT 1991 MORRI VENDIM PËR KRIJIMI E USHTRISË ÇLIRIMTARETË KOSOVËS

 

Në prag të 10 vjetorit të demonstratave të 1981 në shtëpinë e Bajram Prapashticës në fshatin Prapashticë, KK Prishtinë, me 04 shkurt 1991 u mbajt Konferenca e dyte e LPK. Në këtë Konferencë të LPK morrin pjesë: Bahedin Hallaqi, Ilaz Kadolli, Azem Syla, Raif Qela, Hydajete Krasniqi, Irfan Musmurati, Zyrafete Muriqi, Xhevat Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Ismet Sylejmani dhe Halit Krasniqi. Në këtë Konfernce u zgjodh Komiteti i ri Drejtues në përbërje: Xhevat Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Ismet Sylejmani dhe Halit Krasniqi. Në punimet e kësaj konference te LPK thuhet se u murr Vendimet mbi themelimin e krahut ushtarak te LPK, qe me vone morri emrin UÇK. Me themelimin e krahut ushtarak te LPK u ngarkuan Azem Syla dhe Ahmet Haxhiu.

 

Nga fillimi i veprimtarisë se UÇK e deri me 11 Qershor kur Brigada 152 e UÇK-a hyri në Prishtinë në krye me komandant Adem Shehun, LPK përjetoi ekspanizonin e vet maksimal. Nga qershori 1999, LPK e braktisen disa grupe qe krijuan parti te shumta politike sepse lakmuan grabitjen e pushteti akoma pa u bere shteti, duke kërkuar edhe shuarjen e LPK. Ndërsa LPK morri vendim qe do te vazhdoi ta zbatoi Programin e vet deri realizimin e ti të plot.

 

LINDJA DHEN SHUARJA E LPK

 

Deri te lindja e LPK ka ardhur për arsye konkrete, dhe ajo do të pushoi së ekzistuari vetme kur të shuhen arsyet e krijimi të sajë. Për LPK komb është mbi te gjitha. LPK ka vetëm karakter demokratik kombëtar andaj ajo nuk njeh as një lloj ideologjie apo forma tjera sektare të përçarjes mes shqiptarëve.

 

Lëvizja për Pavarësi Kombëtare (LPK) ka një rrugë të gjate nga themelimi e deri te shuarja e saj, që do të vjen pas realizmit te bashkimit kombëtar. Deri atëherë do të shihen qartë ambiciet e atyre qe hynë ne LPK për ti shërbyer atdheut dhe të atyre që fatkeqësinë e kombit të vet e keqpërdorën apo që duan ta keqpërdorin për realizimin e interesave të tyre egoiste politike, ekonomike e materiale. Ata që gjatë kësaj rruge rrëzohen, LPK do tu ju ndihmon te ngritën, ata që nuk kanë më energji dhe ndalen, LPK nuk mundet më ti pret, ata që provojnë të ndalin LPK, ajo do ti shkel në fyt dhe do të vazhdon rrugën e vet drejt lirisë dhe drejt bashkimit kombëtar.

 

Por, LPK që nga themelimi i vet e ka qartësuar se ajo nuk do të lufton qe të shporret tirania e sundimtarëve të huaj dhe të vendose pushti i tiranisë vendore, të ndonjë klani apo klike që do të vazhdoi të jeto në kurrizin e popullit duke e shtypur lirinë e tij dhe duke shfrytëzuar punën, djersën dhe pasurin e popullit për t´ u pasurua vet. Pas arritjes së lirisë, pavarësisë, sovranitetit e bashkimit kombëtar brenda një shteti, LPK do të garanton që populli me referendum mbi vetëvendosjen, vet të cakton rendin e brendshëm shtetëror, pozitën e vet neutrale e sovrane ne marrëdhëniet ndërkombëtare, kushtetutën e ligjet dhe çdo normë tjetër me interes gjithë kombëtar. LPK do të kujdeset që të vihet në fuqi demokracia autoktone ku populli vet vendos për fatin e vet dhe ku nuk do të mund qe partiokracia e parazitëve politik të benë pushtetin ne vend të demokracisë. Vetëm kur të garantohen këto vlera dhe kur të jete e sigurt se gjithë shtetasit shqiptar do te jen te barabit para ligjit, do të vjen deri te përmbyllja e misionit të LPK dhe vetëm atëherë LPK do të pushon së ekzistuari.

 

Për shkak të gjendjes dramatike ne te cilën gjendet atdheu, menjëherë duhet rikëmbur Këshillat Popullore të LPK në të gjitha nivelet, duke filluar nga Bashkësitë Lokale e deri ne nivelin Republikës ku ato kanë ekzistuar më parë dhe të themelohen aty ku nuk ka pas më parë, në gjithë hapësirën kombëtare si dhe në të gjitha shtet tjera ku jetojnë mërgimtarët tan. Për organizimin e bashkimin gjithëkombëtar rreth flamurit të Skënderbeut për LPK nuk vlejnë as kufijtë e imponuar nga sundime te huaja brenda atdheut ton as kufijtë e shteteve të huaja ku ata janë detyrua më emigrojnë. Bashkësitë Shqiptare do ti themelojnë Komunat Shqiptare kudo qe janë, qe shqiptaret te bëjnë një jetë te qytetëruar kolektive duke e ruajtur substancën e vet kombëtarë kudo qe ata jetojnë, duke e luftuar energjikisht çdo lloj përçarje mes shqiptarëve, si brenda si jashtë vendit .