Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pirro Prifti: Solidarizim i plotë me Greqinë e mposhtur nga problemet ekonomike

| E hene, 20.02.2012, 08:58 PM |


Solidarizim i plotë me Greqinë e mposhtur nga problemet ekonomike.

 

Nga Pirro Prifti

priftpirro@hotmail.com

 

Pa dashje kujtojme vitin 1991-1992 dhe 1997- 1998, kur shohim në TV e Europës dhe te Greqisë  revoltat popullore që po zgjasin prej muajsh në Greqinë fqinjë.

Shumëkush mund të më përqeshë apo të më shajë kur do të shohë këtë artikull solidariteti ndaj Greqisë fqinjë I cila u tregua e gatshme të na ndihmojë në kohën më të vështirë të fillimit të tranzicionit demokratik të viteve 1991-1992 e më vonë po ashtu si dhe ndihmën e pakursyer që na dha gjatë viteve 1997-1998 gjatë dështimit të skemave piramidale, dhe problemeve politike që ndërlikuan këto lëvizje social të asaj kohe në Shqipëri, lëvizje që sollën dhe ndryshimet e shumëpritura të rotacionit demokratik .

Është ë vërtetë që dështimi i sistemit ekonomiko-financiar që ndodhi në Greqinë fqinje të përjetshme nuk ishte vetëm pasojë e keqmanaxhimit politik të të dy partive më të mëdha greke por gjithashtu ishte dhe pasojë e krizës financiare botërore e kryesisht asaj Europiane.

Problemet ekonomike-finaciare të Greqië kanë qënë të ngjashme me dështimet ekonomike tonat të cilat korespondojnë me vitet 60 -70kur një pjese e mire grekëve si pasojë e Juntës së kolonelëve (21 April 1967, Kur Junta e Kolonelëve të Athinës nëpërmjet grushtit të shtetit largoi monarkinë . Vazhdoi deri  në korrik 1974, por në 1973   revolta e univeristit politeknik të Athinës shkaktoi më vonë bërjen e zgjedhjeve të reja demokratike në të cilat fitoi Karamanlis), emigruan në Gjermani dhe SHBA.

Më kujtohet fare mirë që edhe rregjimi gjakatar I Enver Hoxhës në vitin 1972 nëpërmjet Kryeministrit të asaj kohe u premtoi grekëve fqinjë që tu jepte grurë me cmim më të vogël sesa ai I tregut ndërkombëtar të asaj kohe. Pavarësisht se nuk u realizua, kjo tregoi gjëndjen e mjeruar të popullit grek gjatë juntës. Edhe para 1967 populli grek ishte nën trysninë e luftrave politike të së majtës komuniste ( jashtë ligjit) me  të djathën (Hellenic National Intelligence Service (KYP) and the LOK Special Forces); por disa politika të gabuara të Papandreut të asaj kohe e detyruan Mbretin ta shkarkojë atë si kryeministër duke shkaktuar aktivizimin e gjeneralëve me pretekstin se do të sulmohen nga BS.

Kjo gjëndje e rëndë ekonomike e Greqisë fqinjë po përsëritet sot pas 45 vitesh përsëri por në një formë tjetër. Nëse para 45 vitesh skamja, papunësia ishin record, mbretëria u shëmb dhe rregjimi dictatorial i djathtë acaroi politikat e brëndëshme e të jashtme, duke shkaktuar emigracion, sot bgjëndja është ndryshe, në një stad tjetër por efektet ekonomike janë të njëta: grekët përsëri si pasojë e keq-manaxhimit  politik  janë në gjëndje të rëndë, me një deficit tregëtar aq sa  c`e ka GDP  (GDP e 2010 ishte 304 bilion dollarë duke rënë këtë vit që shkoi 7% tremujorin e fundit të këtij viti).

Pavarësisht nga kjo, Greqia do të gjejë forca që të dalë nga gjëndja pavarësisht nga masat shumë shtrënguese ndaj popullit. Dihet që problemet mesa duket kanë filluar që në olimpiadën  e cila u bë në Greqi në vitin 2004, kur shuma të mëdha marramendëse  në formë kredie dhe huaje hynë në Greqi për të realizuar një olimpiadë sa më modern. Që atëhere, fondet mesa duket u keqmanaxhuan, partitë politike kryesore greke, ashtu si dhe në Shqipëri, gufuan dhe shtuan artificialisht fuqinë punëtore në administratë, duke arritur një shifër mbi 1 milion punonjës administrativë (në qeverisjen locale dhe qëndrore), duke paguar rroga shtesë e shpërblime të majmë të pa justifikuara, duke dhënë pensione pa kriter dhe sigurisht shumë të larta ( përfshi edhe ato të minoritarëve tanë që llogaritën rreth 20.00 familje minoritare shqiptare, dhe për secilën nga 300 euro në muaj).

Kontrolli  financiar i BE më në fund i konstatoi shpërdorimet dhe abuzimet dhe mori masa. Por askush në Shqipëri nuk fërkon duart, përvec disa pseudo-nacionalistëve të shpifur që kërkojnë vota dhe famë nëpërmjet fryrjes së zjarrit keqdashës nacionalist.

Shqiptarët janë të shqetësuar për vëllezërit e tyre grekë (vëllezër me të vërtetë sepse përvec rreth 1 milion shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi, janë plot arvanitas me gjak shqiptari që janë qytetarë të nderuar grekë, gjithashtu dhe vetë grekët si helenë që janë sigurisht janë pjesë e popullatave të lashta pellazgiko-ilirike që kanë jetuar në këto vënde për mijra vite rresht), sepse dështimet e tyre ekonomike do të rëndojnë edhe në Shqipëri, papunësi a tyre do të rëndojë edhe në Shqipëri, problemet e tyre social politike do të rëndojnë edhe në Shqipëri.

Për këtë arësye në shqiptarët gjithashtu solidarizohemi dhe përkrahim masat e qeverisë teknokrate greke për të dalë nga gjëndja, sepse shumë shpejt edhe tek ne mund të ndodhë e njëjta gja, prandaj, le të mos qesëndsim dhe të përqeshim hallet e fqinjëve tanë por ti ndihmojmë me aq sa kemi mundësi.

Ashtu sikundër ndodh përhera në vëndet me demokraci të problemet politike dhe lobet drejtuese politike sa herë që e cojnë gjendjen e vendit keq e mos më keq thërrasin e bërtasin për qeveri teknike me teknokratë.

Kur e marrin teknokratët në gjendjen e mjeruar vëndin përpiqen medoemos që ta ristrukturojnë dh eta mirë manaxhojnë vëndin e rrenuar nga politikanët makutë. Kjo ndohi në Itali, kjo ndodhi në Greqi, kjo ka ndodhur në Shqipëri ku ka patur dy qeveri teknike.

Dhe sa herë drejtuesit teknokratë e përmirësijnë gjëndjen hyjnë në lojë përsëri politikanët dallaveraxhinj të cilët  fillojnë të drejtojnë vëndin sikur të mos ketë ndodhur asgjë duke mos u hyrë gjemb në këmbë.

Kështu ndodhi në Greqi kur të tre qeveritë para-ardhëse janë fajtorë kokë e këmbë për gjëndjen e Greqisë dhe asnjë masë ligjore e penale nuk merret ndaj tyre.

Po kështu dhe në Itali politikanët që e cuan Italinë në një deficit tregëtar record u hoqën mënjanë por askush nuk po përballet me ligjin.

Po kështu dhe në Shqipëri ka ndodhur dhe mund të ndodhë në të ardhmen. Mendoj se kjo është një nga mangëitë e politikave të sistemeve demokratike. Kështu nuk ndodh as në SHBA dhe as në Gjermani, por vetëm në vëndet pak të zhvilluara.

Le të shpresojmë që klasa politike greke të ndërgjegjësohet dhe në të ardhmen të mos bëjë gabime të tilla sepses a herë që bëhen të fortë ekonomikisht –lobe të caktuara hidhen në sulm dhe shpërdorojnë paratë për qëllime nacionaliste, deri sa pastaj bien ngushtë sic ranë dhe kësaj here. Edhe tek ne në Shqipëri lobe të caktuara duke patur përkrahje politike nga jashtë bëhen më shumë nacionaliste sec duhen dhe mund të krijojnë tensione pa shkak.

Eksperienca duhet të na tregojë ne ballkanasve që fqinjët duhet të jenë të mirë të ndihmojnë njëri tjetrin në rast nevojë ashtu sic na kanë ndihmuar grekët, italiant dhe bota perëndmore gjatë kësaj kohe të tranzicionit. Shpresojmë që solidariteti ynë me kombin dinjitoz grek do të fashisë sado pak dhimbjen dhe zhgënjimin që ka pësuar nga politikat e gabuara të politikanëve të tyre arrogantë.