Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Dhuratat e miqëve, na gëzojnë (XV)

| E hene, 20.02.2012, 07:59 PM |


Krenaria dhe tragjedia e Kollovozit

Ballina, dhe më poshtë, tre poezi nga ky libër

 -------------------------------------

--------------------------------------

 --------------------------------------------------

… nga historia e dhimshme e vrasjes së poetit!

-------------------------------------

Në shpindinë, mjaftojnë vetëm 10 rrjeshta nga Is Kadare

Kjo foto që shihni më poshtë, që mua më pëlqen ta diçitoj: “Foto–monument”, jo vetem të afërmit, miqtë e të njohurit e Havziut, por edhe lexuesit e thjeshtë, sikur na ndjek e na apelon nga pas:  -Heeej, kujdes! Kurrë ma, Fjala në Litar!

 ------------------------------------------------

Shënim:

 

Zotri Hamit Nela, që ka nënshkruar më sipër dhuratën për mua është nga Kollovozi i Topojanit të Kukësit, afër-moshatarë dhe kusheri i poetit Havzi Nela. Eshtë i përndjekur e i përsekutuar politik dhe ka rreth gjysëm shekulli që punon e jeton në NJ të SHBA-së. Eshtë një besimtar i përkushtuar në rrugën e Zotit, njeri i njohur, i nderuar, me autoritet e respekt ndër bashkatdhetarë. Jeton me korrektësi vetveten e familjen e tij, dhe, nuk bën shumë lëshime ku mendon se i cënohet identiteti. Ndjehet mirë në debate me të tjerët dhe shquhet si atdhetar.

Edhe jeta e Hamitit meriton një libër të veçantë çka ndoshta më vonë edhe mund të shkruhet, por sot desha tua prezentoj edhe për një fakt tjetër se:-Jemi bërë miq shtëpie nderveti. Kushëriri i Hamitit, Dëfrim Nela, para pak muajsh, ka fejuar mbesën tonë, studenten universitare, Besjona Idriz Vatoci, nga Bujani i Tropojës, por me banim në NJ, USA. Përfitojmë edhe nga ky rast botimi në revistën ZemraShqiptare, që të ju urojmë të dy të rinjëve fejesën, bashkim të shpejtë dhe jetë sa më të lumtur bashkshortore.

 

Zotri Hamitit, duke e falënderuar për dhuratën, i urojmë jetë të gjatë e pleqëri sa më të gëzueshme, ndërsa për të dy familjet tona, miqësia qoftë e pandërprerë.

 

-------------------------------------------

 

(Ekskluzivisht për ZemraShqiptare, nga NJ, USA, shkurt 2012)