| E diele, 19.02.2012, 08:33 PM |
Dibran Demaku
NËN MOLLË
Tregim
-„A do të çelë dashuria jone kështu e bardhë dhe e bukur si këto lule të mollës?!“
-„Dashuria jonë do të çelë e bukur dhe shumëngjyrëshe si të gjitha lulet e botës!“
-„Por, unë i dua më së shumëti lulet e mollës!”
-„Ndërsa unë i dua të gjitha lulet.i dua lulet e mollës.lulet e pjeshkës, lulet e qershisë që kanëngjyrën e buzëve tua…!“
-„Unë të thash që më së shumëti i dua lulet e mollës! Lulet e mollës që kanë çelur këtu mbi kokat tona!“
-„Ndërsa unë të thash se i dua të gjitha lulet pa dallim.P0r,është njëra nga ato që ka ëelë në zemrën time dhe që është më e bukura nga të gjitha!“
-“Më e bukur se lulet e mollës?”
-“Më e bukur se lulet e mollës!”
-“Më e bukur se lulet e pjeshkës?”
-“Më e bukur se lulet e pjeshkës!”
-“Më e bukur se lulet e qershisë?”
-“Më e bukur se lulet e qershisë!”
-“Dhe sigurisht që do më tregosh se si e ka emrin ajo lule?”
-“Nuk ta them dot!”
-“Përse nuk ma thua dit?”
-“Sepse mund të bëhesh xheloze në atë lule që unë e dua fort!”
-“E si u bëkam xheloze vetën nga emri një luleje dhe kur unë të kam kaq pran?”
-“Ndodhë nganjëherë që përmendja e vetëm një fjalëze apo e një petali luleje ,tjetri të bëhet xheloz!”
-“Ç`na thënke edhe ti?”-dhe një buzëqeshje e çiltër ia dridhi krejt shtatin.
-“Të thash se emrin e asaj luleje nuk ta them edhe për një arsye tjetër!”
-“Dhe cila çenka arseja tjetër?”
-“Mund të ndodhë që nga ai emër i thënë të bëhen xheloze edhe lulet e mollës këtu mbi kokat tona!”
-“Aq e bukur qenka ajo lule saqë edhe mollët e lules u bëkan xheloze karshi saj?”
-“Të thash se ajo është lulja më e bukur e botës!”
-“Dhe ti nuk do ta thuash emrin e saj se nuk do ta thuash?”
-“Ta thash se emrin e asaj luleje nuk e them dot,andaj mos insisto!”
-“Nuk do ta thush as nëse unë të lutem?”
-“Tash më zure ngusht. Lutjeve tua nuk u bëj dot ballë!”
-“Atëherë ma trego emrin e asaj luleje se më çmende!”- sikur e rudheroi ajo.
-“Emrin e lules më të bukur në botë e ke ti e dashura ime.Dhe lulja më e bukur në botë për mua je ti!”- ia ktheu ai dhe duke e shtrenguar për trupi e puthi me afsh në buzë,në faqe kudo…
-“Ngadalë,ngadalë se po më zë frymën!”-u dëgjua zëri i saj. Pas lirimit nga puthjet e zjarrta tëtij.
-« Të thash se nëse e them emrin e lules më të bukur në botë do të bëhen xheloze edhe lulet e mollës.Shikoji se si i kanë varur buuzët.Sikur duan të shkrehen në vaj ! »
-« Të lutem m`i mbërrijë ca lule molle.Dua që me to të thuirë një kurorë për dashurinë tonë ! »
-« Nuk i kap dot lulet e mollës, e dashur.Sapi duart e mia u afrore degëve të mollës,ato ikin largohen.Zgjaten drejt qiellit ! »
-« Mbase janë hidhëruar nga krahasimi që bëre pak më parë duke më quajtur mua si lulen më të bukur në botë ! Por,prit.Unë do t`i mbërrijë vet lulet e mollës dhe me to do të thurë dy kurora të bukura ! »
-« Përse dy kurora kur ti mund të bësh vetën një.Dhe me atë ne ta kurorëzojmë dashurinë tonë ? »
-« Ah, edhe nga mua po ikin lulet e mollës.Nuk i kap dot.Çfarë po ndodhë kështu vallë ?! »
-« Lëri të qeta lulet e mbase ato do të afrore vetë.Eja këtu të të puth edhe njëherë.Dua të shijoj ëmbëlsinë e buzëve tua ! »
-« Ua,po ndodhë mrekullia.Nga lulet po lindin bërthamat e para të mollëve.Shikoji i dashur sa të bukur janë ! »
-« Janë të bukura sepse ngjajnë me mollët në gjoksin tënd në fillim.Të kujtohet e dashur kur kanë zënë të rriten mollët në gjoksin tënd ? »
-« Si nuk më kujtohet !Në fillim m`u forcua gjoksi.Unë fillova të frikësohem.Mendoja se mos më kshte prekur ndonjë sëmundje.Njëherë pata menduar të bisedoja me mamanë time,por më vinte turp.Dy gungat e vogla në gjoks,që ngjanin shumë me këto mollët e reja,në fillim i shtrëngoja shumë me duar duke shpresuar se nën presionin e duarve ato do të iknin.Dhe ato jo vetëm që nuk iknin.por dita- ditës rriteshin.Merrnin formën që kanë tash.Kur morën formën finale më nuk më dhimbnin.Unë i lëmoja me duar dhe nën ledhatimin e duarve unë ndjeja një ndjesi të ëmbël ! »
-« Pastaj ?! »
-« Pastaj të njoha ty.Ti m´i ledhatoje në çdo takim dhe mollët e gjoksit tim nën ledhatimin e duarve tua shkriheshin nga kënaqësia ! »
-« Prit t`i puth njëherë mollët e gjoksit tënd.Si u hutova këtë herë dhe nuk u ndesha kaq gjatë me to ?! »
-« Më ngadalë të lutem se nga ëmbëlsia që po ndiej po frikësohem se do të më ndalojë zemra ! »
-« Mos u frikëso e dashur se ëmbëlsia vjen pikërisht nga zemra ! »
-« Tash m`u kujtuan dy vyrgje që i kam shkurar ditë më parë ! »
-« Ashtu ?! Qenke bërë edhe poete e dashur,urime ! »
-« Jo,nuk jam bërë poete,por i kam shkruar dy vargje për dashurinë tonë ! »
-« Dhe a mund t`i kujtosh se çfarë thonë ato dy vyrgje për ë tonë ? »
-« Në të vërtetë ato dy vargje bëjnë fjalë për mua dhe për ty ! »
-« Dhe për dashurinë tonë ? »
-« Domosdo edhe për dashurinë tonë ! »
-« Dhe ?! »
-« Dhe…unë Dritë ti Dritan, unë rritë ti Kapedan…!”
-« Ha ha ha ! Bukur! Vërtetë,bukur!Por…?!”
-“Çfarë, por?”
-“Ajo, figura e kapedanit sikur nuk më pëlqeka.Çfarë do kapedani tek dashuria jonë?!”
-“Kapedani është kapedan! Dhe ai i mbron gjithmonë ata që kanë nevojë.Edhe ti je kapedan që mbron dashurinë tonë!”
-“Pastaj?!”
-“Pastaj dashuria jonë rritet e rritet! E bukur! E shëndetshme! E bardhë! Si dëbora në shpat!”
-“Si dëbora në shpat? E ku po e shef ti borën?”
-“Ja, si ajo dëbora në shpat! Në majë bjeshke!”
-“E kur dëbora e parë mbulon shpate në bjeshkë atëherë skuqen mollë e pjeshkë!”
-“Shikoji mollët, i dashur! Ato janë skuqur e janë bërë për t`u ngrën!”
-“E ç`më duhen mollët kur i kam faqet tua si mollë të skuqura dhe të ëmbla!”
-“Mos bëj krahasime të tilla se mund të hidhërohen mollët,ashtu siç u hidhëruan pak më parë lulet e tyre!”
-“E çfarë mund të bëj unë kur faqet tua janë më të ëmbla se vetë mollët e skuqura në degë!”
-“Unë e dua një mollë nga degët!...Në të vërtetë unë i dua dy mollë nga degët: një për mua e një për ty i dashur!”
-“Do të thotë që mua më bie që t`i mbërrijë mollët nga degët e dashur!”
-“Mos deshe që t`i mbërrijë unë ! »
-«
-“Provoje njëherë,mbase mollët nuk do të ikin!”
-“Nuk kam fat e dashur!Edhe mollët nuk më duan!Shikoji si zgjaten degët drejt qiellit sapo të afrohen duart e mija!
-“Atëherë do të provoj vetë!”
-“Provoje e dashur!. Mbase mollët ty të duan më shumë,sepse ti nuk je si ato,por më e bukur se ato!”
-“Edhe mua nuk po më duan mollët. Ato po ikin edhe nga duart e mija.Sapo i zgjas duyrt drejt tyre,deget po zgjaten drejt qiellit!...Ua ç`më gejti!”
-“Çfarë të ndodhi e dashur!”
-“Më shpoi gishtin nj? bletë! Ua sa dhimbje kam!”
-“Ma jep gishtin të ta puth!Buzët e mija do ta thithin helmin e bletës dhe gishi yt do të shërohet!”
-“Shikoji degët e mollës i dashur! I ka mbuluar dëbora!Ua sa bukur! Dëbora i ka rënë edhe mbi flokët tanë,mbi duat tona e ne nuk kemi të ftohtë!”
-“Mbase vetë dashuria jonë na mbron nga i ftohti e dashur!”
-“Por si erdhi dimri kaq shpejt!Si ndërruan katër stinët për një ditë! Ne,a u takuam sot në mëngjes!A mos jemi duke ëndërruar i dashur!”
-“Jo,jo nuk jemi duke ëndërruar e dashur!”
-“Atëherë,çfarë po ndodhë me ne?!...Si mund të ndërrohën të katër stinët në një ditë?!...Ne jemi në ëndër i dashur!”
-“
-“
-“Tash po ta vendos dorën tënde te zemra jote.A po i ndjenë të rrahurat e zemrës tënde?”
-“
-“Tëherë?”
-“Duhet të jemi zgjuar e jo në ëndërr!”
-“Por unë kam frikë i dashur!”
-Ngase ke frikë e dashur!“
-„Kam frikë nga Ujku!“
-„Ku po e sheh ujkun e dashur!“
-“Ja,atje larg!...Shikoji sytë e tij të skuqur!... Ata sy të tij kërkojnë gjak!... Gjakun tonë!...Kuku,nëna ime!...”
-“Dritë moj ku je, të marrtë pushka!”
-“Më piu e zeza! Ime Më e ka vënë re mungesën time!...”
-“Bam!-u dëgjua jehona e një krisme pushke!”
-“Iku ujku i dashur!... Shpëtuam!...Iku nga krisma e pushkës!...
-“Ujku iku…por pushka më zuri mua!”
-“Çfarë thua i dashur! Ty nuk të zë pushka! Ti je kapedan i dashurisë sonë! Dhe kapedanët e dashurisë nuk i zë pushka!“
-„Shikoje këmbën të mbuluar nga gjaku!E ka shpuat plumbi i pushkës! I asaj pushke që jote Më u lut që të zinte ty e dashur!“
-„Mos ke frikë nga plaga i dashur.Unë me puthjet e mija do ta shëroj plagën tënde!“
-„Mos, Drita,mos! Mos e dashur se ashtru do të ma pishë krejt gjakun!”
-« Unë nuk po ta pi gjakun, por me puthje po ta shëroj plagën ! »
-« Moooossss ! »-dhe i doli gjumi.E kuptoi se kishte ëndërruar.E kuptoi se ishte i shtrirë në shtrat së bashku me të shoqen.Ajo në gjumë e sipër ishte rrotulluar dhe me krejt peshën e saj ia kishte zënë këmbën.Nga pesha e së shoqes e tërë këmba i ishte mpirë.Përveq mpirjes në këmbë po ndjente edhe një dhimbje të pashpjegueshme.U mundua që ta lëvizte këmben,por nuk e lëvizte dot…Ju kujtua edhe njëherë ëndrra… Ajo ëndërr e ëmbël…Sa do të dëshironte që ajo ëndërr të zgjaste e të zgjaste…Të mos përfundonte asnjëherë !...
-Eh,Drita ime, Drita ime !-i doli nga gjoksi një ofshamë.-Sa larg jemi nga njëri-tjetri !...Afër jemi vetëm në ëndërr…