| E diele, 19.02.2012, 08:35 PM |
Neki Lulaj
DEGDISJE
Shkojnë ditët
Ikin motet
E unë mbetem
Si kujtim i degdisur
Mbi gurin e oxhakut
Duke u ngrohur
Me una pishe në vatër
E kurrë nuk ftohem
Nuk dorëzohem
Nuk lëkundem
Kurrë nuk ik
As kurrë nuk kotem
Zoti im e zoti yt
Na e krijoi tokën
Dhembja na i çimentoi
Muret e zemrës
Ballin në hartë t´Atdheut
E kam
Duart si shtizë Flamuri
Vlora vlon
Qe një shekull
Ku Shqipja valon
Gazi i ngrirë
Në kristale
Degët e trupit
I bekon
Duke i zbukuruar
Gjetheve me pipa
Rrënjë të reja
U përtërijnë
Dhe përlind Bashkimi
I bijve të Skënderbeut
Duke e mugulluar
Hymnin e Atdheut
Vlastarë të rinj
E këngë të reja
Në vallëzimin
E fjollave të dëborës
Që shkrihet duke prurë
Lulet më të bukura
Të qiellit
Çelin në shkretetirën
E acarit të ndarjes
Që shkon duke u shkrirë
Për një bashkim të mbarë
DORËSHKRIMI
Dorëshkrimet ngelin
Në Biblotekë
Nëpër fletët e shkarravitura
I mbulon pluhuri i harresës
I merr miu e i grisë ngadalë
Ndërton strofullën e kujtesës
Dorëshkrimet digjen
Nëpër gazeta
Fjala e bukur
Qan me zë
Bukurinë e fjalës
Fute në libër, që
Muzat të këndojnë
Kur fjalët vallëzojnë
Dorëshkrimin e hedhur
Mbi fletore
Ma kishte grabitur
Zogu sqep bardhë
Fjalët lidhi në libër
E me të botoje
Përmbledhjën e parë
Sot në Bibliotekën
E sentimenteve kombëtare
Dorëshkrimi i dikurshëm
U bë „Meshar“
I kënaq lexuesit
E studiuseit
Me historinë
E vargut të parë
ORTEK BORE
Heroinës së dëborës
Moti i trazuar i hyri borxh
Duke ia zgjuar
Gjumin e lehtë të foshnjërisë
Orteku i natyrës pa mëshirë
Xhelat i veshur me rroba të zeza
Ia morën të dy prindërit
Me të dashur Amserës.
Ëndrrat e fëmijërisë sime
Të ndrydhura
Nën ortekun e dëborës
Në gjumin e parë
Nëna, babai, vëllai ikën
Me heshtjen e dhunshme
Pa ia lënë
Lamtumirën foshnjës.
Bardhësinë e mijëra fluturave
E lulet e bardha
Gjithmonë
Në vazo dekori i ekspozoi
E borën e bardhë
Nga dritarja e kopshtit
E imagjinoi
Dhe ndarjen nga më te dashurit
Kurrë në këtë moshë
Nuk e paramendoi.
Jam engjëllushë
(Thot voglushja)
Që do të më mungojë
Nëpër shkallët e jetës
Drita e dashurisë:
Përkdhelja e nënës
Këshilla e babës
Edhe loja e bacës.
Jam heroinë e dëborës
Amsera pesë vjeçare
E ngelur bonjake e kohës
S´di kush do të m’i blejë
Rrobet e modës
Kush do t´ma dhurojë
Çantën dhe librat e shkollës
Kur do t´më vijë vëllau i motrës
Apo 11 shkurti ishte lufta e borës?
TESTAMENTI
Mbi rërën e Bunës
Të larë qe pesë shekuj
Testamentin e kërkoi.
Terë natën
Eca nëpër pyje pa moshë
Jeta na rrodhi si lëmsh
Nëpër muret e zemrës
Nepër rrudhat e shpirtit
Arkeologjin po e gjurmoj
Gjumin e bëra
Në gërmadhat e shpirtit
Nën hijen e braktisjes
Testamentin e kërkoj
Dheut ia mora erën
Tokës ia qepa plagët
Të gjitha nuk munda
Trojet t’i bashkoj
Testamentin ta zbuloj
Uji vesh gurin lëmashk
Gërsheta flokësh të gjelbërta lëshon
Mbulojnë testamentin e kohës
Në ballin e gjithësisë
Dielli rreze eklipse lëshon.
RRAHJE KOHËRASH
Më rrahën
Erërat e kohërave
Si dëbora e shkurtit
E egër me erë e fortunë
Në Kosovë e në veri
Fryn murlani me stuhi
Si në kohën e Gjergjit të ri.
Mijëra flutura
Të bardha të mërdhira
Nga ky acar
Ma puthin fytyrën
E mbi vetullat e trasha
E gjejnë ngrohtësinë
E motit të madh
Në janar.
I mbusha
Disa thasë të vjetër
Me margaritarë
Nuk vlejnë më
Më përshpëriti Shekulli
Se moti i madh
Ka për të ardhë.