| E diele, 19.02.2012, 06:46 PM |
 Rrustem Geci
Rrustem Geci
KËNGËT E RRUGËS
(  p   o   e   m   ë  )
Tek  po  pija kafenë  e  mëngjesit
një   zë   shumëzohej  nga  qyteti
lashë kafenë, dhe  dola  në  rrugë
në  Prishtinë   kudo  demonstrata!..
Ajo këngë  e  zëshme  e Kosovës
ai  zemërim gjigand i studentëve
popullit tonë i dha zemër, kurajë
që  të  bëhemi   më  shumë  duar!..
O sa më  gëzoi  ai  himn i rrugës
O  sa  më  gëzoi  mua   Prishtina
në tëra ato  duar  të  bëra  grusht
pashë një vox dei  për Kosovën!..
Kosova  ato  vite  digjej  si  qiri
dhe me vete barte mesazhin e ri
arti  i  çlirimit   nuk   njeh  kufij
në të gjitha kohët ka  emrin, liri!..
2
------------------------------------
Studentët,  loçkat   e   shpirtit
më  të  mirët  e kombit, më të
dashurit;  më  të  patremburit
thyen xhama, pasqyra, orendi
goditën figurën  e  pushtuesit
për  ta  nxjerrë   në   shesh  të
vërtetën, dhe  atë  ferr të bërë
Në demonstratat 1968 - 2000
mbi rininë  trime të  Kosovës
u sul e gjithë ushtria e  serbit
individ të  muzgut, karkalecë
polic me medaljone  krimesh
njerëz me urejtje  të  pëtejme
specialistë   të   ndëshkimeve
titistë  me  babë  dhe  me  bir
udb-istë të çajtoreve, berberë
miq të armiqve të sofistikuar
drejtorë bankash,sindikalistë
gjykatës me pozita  në  shtet
iu  sulën  rinisë  së  Kosovës
moshës  sonë  më   trimërore
3
-----------------------------------
Në ato vite të  kryengritjeve
Një  natë  në  Prishtinë ;  në
Tavnik e në Ferizaj; në Pejë
e  Prizren ; në Gjilan dhe në
Gjakovë; në Tetovë e Ulqin;
në Prizren  e  Skënderaj, në
Preshevë   e  Kumanovë; në
Mitrovicë dhe në Medvegje
edhe ëndërrat  kullonin gjak
Prej  se  njihen   të  mbjellat
dhe prej  se  njihen të korrat
Kosova  të   bukurën   e  ka
në puthje dhe  në  përqafim
flisnin gjyshet dhe gjyshërit
prindërit tanë të martirizuar
Qytetarë trima  të Prishtinës
Jehonte   zëri  i  militantëve
vullneti popullit nuk shkilet
vullneti i popullit  nuk jepet
vullneti popullit nuk shuhet
as me tanke, e as me burgje
4
------------------------------------
Nën atë shtetrrethim nga serbi
shqiptarët  ishin  të  kërcënuar
natën, ditën, në rrugë, në punë
sulmoheshin  shkollat   shqipe
sulmohej mielli  dhe buka, uji
dhe pemët, mësuesi  dhe  libri
emri dhe mbiemri,  prejardhja
sulmoheshin  veshjet,  dasmat
kostumi  dhe  veturat, punët e
ditës, ndenjat  e vona, njerëzit
e zakonshëm, mbjellat  dhe të
korrat,sulmohej arti dhe artisti
dhe  historia   e  popullit  tonë
Në ato vite të  gjenocidit serb
pakica  serbe  në   K o s o v ë
e  përkrahur    nga    Beogradi
sulmonte  çdo   gjë  shqiptare
rrënjët tona të  gjithmonshme
E  në   sofër    të   shqiptarëve
mungonin  fëmijët, shija  dhe
ngjyra, e  një  Kosove të  lirë!
5
------------------------------------
Në  Kosovën   e  atyre  viteve
Prishtina  ,  kryengritësi   ynë
u ngrit  lotët t´i kthejë në gurë
në grushte, në armë, në beteja
Zullumi  këputet  prej s´trashi
thot  një  fjalët  e  jona  e  urtë
Prishtina , trimja   e  Kosovës
pështynë ekranin e televizorit
natën  e  zezë  pis, dhe ngritet
shtypjen ta flak dhe  ta  mbys
Qytetarë   trima   të   Kosovës
thirrnisnin militantët në rrugë
ju  që lirinë  e  keni  në zemër
të  ngritemi  duhet   të   gjithë
se këtu jemi  më  afër  gjuhës
më afër dijes, më  afër gjakut
se këtu  jemi të gjithë në luftë
që  Kosovën ta  bëjmë  të lire
6
----------------------------------
Kosovë,  shumëzoj grushtat
Prishtina sonte  s´ ka gjumë
ajo  do që  të  jetë  e  zgjuar
deri   në   f u n d  të  këngës
deri   në    fund     të   luftës
Unë, më  i  vogli poet , më i
vockli, një banor i Kosovës
i mblodha këto  pika  gjaku
që  kjo poemë   të  mbijetoj
Njerëz, sonte  nuk jam poet
sonte  jam  i  njëjtë  s´ i   ju
dhe  kam   aq   gjak në  trup
sa   dorën   ta   bëjë   grusht
Prishtinë, e bukura Kosovës
këngën mos  e  le  që të ikë
mbaje  fort, dhe  shtrëngoje
është  këngë  e  gjakut tënd
dhe  këngë  e   rrugëve  tua!..
7
-----------------------------------
O ti që preke atë që s´preket
ti  që  vrave  atë  që  s´vritet
dhe  me  duart   prej  xhelati
shkele  në  barkun  e butë të
grave tona, vetëm  pse ishin
shqiptare,  dhe  mjalt-ëmbla
Prishtina të  rënët  i  këndon
ajo e  ruan   kujtimin  për ta
si  gjënë   më   të   shtrenjtë
Liri, unë e  ti  jemi  Kosovë
liri, unë  e  ti  jemi Shqipëri
liri  unë   e   ti   jemi  Iliridë
dhe   më   shumë    se   kaq;
këtu jemi   lindur, dhe  këtu
do  të  vdesim, ishte  fjala e
fundit  e   një   të   rëni   dje
lufta  ende  nuk ka mbaruar
jemi pesë degë të një rrënje!..
Rrustem Geci, Prishtinë, 1981