| E shtune, 18.02.2012, 05:39 PM |
Shahin Ibrahimi
Qyteti im
Kam frikë zhurmën e hapave të mia
Dhe mendimit tim nuk i jap zë
Me merakun mos të shqetësohet fëmija
Dhe shijen ja heq vetes për çdo gjë.
Festival mizash në një cep tortuari
Dikush ju kish hedhur pak lëmoshë
Ngarkuar me mikrobe jo për krenari
Strehohen për të jetuar në vënde bosh.
Hap dritaren për pak ajër të pastër
Oxhaqet më ngulen në trup si gjëlpëra
Ajri ju çimenton gjakun e kaltër
Nën qiellin e ëndrrave,ju zbehet fytyra.
Dëbora e zezë mbulon zemrat e fëmijëve
Nga smogu i makinave që vallëzojnë
Erërat që fryjnë drejt nesh i shtyjnë
Rrënqethen zemrat kur ne e zbulojmë.
Fushat kërkojnë ajër të kondisionuar
Dhe pemët po vdesin nga ndotjet toksike
Ne ulim kokën jemi të frikësuar
Se pështyma e fëmijëve ka lëndë kimike.
Shoqëria e gjyshit
Fytyrë mvrënjtur dhe shikimi me qësëndi
Si erdhi mirë,që shokun në klub takoi
Në shtërngimin e duarëve kishte ngrohtësi
Vëndi kishte tradita,përse ai i lëndoi?.
U gëzova kur të pash o mik i vjetër
Por këtu po mbytemi nga loti në sytë
Miqësia do na dalë dhe në botën tjtër
Për miq si ju,hapen dyert e shtëpisë.
Më e rëndë kjo fjalë se plumbi i hasmit
Akoma më e zezë u bë fytyra e mikut
Me mankth prisja fjalën e xhevapit
Të mendojsh të nesërmen,s`të ikën yndyra.
Gjakun tim kam me vete,s`lajmërova të tjerë
E di besën tënde,por më mirë të bizedojmë
Lash miq e krushqi,ty të trokita në derë
Zemra sot me plagë,sytë nesër mos lotojnë.
Andej nga anët tona rrëbeshi po fillon
Unë i pa shkolluar jam,s`di si ta shpjegoj
Yzmeqar dje sot,me zervën na qëllon
Grek duhet të bëhesh,që atje të qëndrojsh.
Unë e kam hëngur ç`kasha për të ngrënë
Kokat mbi supe keni,vadallëkun latë atje
Koha do sitisë gjëndjen,ne diçka do bëjmë
Jashtë nuk jemi,se kami vllazëri ore .
Të ngrohim shpresën
Çdo ditë shoh kaltërsinë e qiellit
Mendimet më rrjedhin si lumë
Dua ti marr rrezet diellit
Që shpresën ta ngrohja më shumë.
Jeta jonë nuk ndërtohet me lutje
Në fëmininë e largët kishim disa vonesa
Shpresa dhe dëshira të shtynë më tutje
Vullneti i mirë largon këto pengesa.
Doja të arrija atje,ku të tjerët s`ishin
Veten e mbysja me pyetje pa kuptim
Drejt të pa njohurës mendimet veten prishin
Sepse e pa njohura ska arsyetim.
Përqafimi i vetmisë të afron me Askushin
Mbrënda teje mendimi qëndron i ndrydhur
Arsya me vullnet dëshiron të jesh dikushi
Të çlirojmë ndjenjat,jetën për të ngritur.
Luftë me veten e të tjerët është jeta
Prandaj të mirat e saj të gëzojmë
Me besim të afrohemi tek e vërteta
Që brezat që vijnë të qeshur të jetojnë.