Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Uka: Kosova u çlirua me luftë, rreziku po i kanoset ne tryeza te bisedimeve

| E shtune, 18.02.2012, 05:58 PM |


Kosova u çlirua me luftë, rreziku po i kanoset ne tryeza te bisedimeve.

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ish punëtor i Kombinatit Trepça

 

Për lirinë e Kosovës u luftua gjeneratë pas gjenerate qe nga atëherë kur Serbia i futi trupat e veta ne Kosovë. Shumë nga ne nuk i përjetuam përrallat e gjyshit sepse ata kishin vdekë ne istikamet ne kufijtë e Kosovës duke luftuar kundër regjimit serb qe edhe prindërit e shumëve prej neve shqiptarëve ishin rrit jetim dhe pa krah,siç po rriten edhe ne ditët e sotshme fëmija qe prindërit e tyre qe luftuan ne luftën e fundit për lirin e Kosovës. Mjerisht dëshmoret e ranë te etapave te ma hershme historike te vitit 1912 fare nuk përmenden bile as qe i ra ndermen dikujt nga udhëheqja e Kosovës te ndërtoj ndonjë memorial për ta,me qellim qe te përkujtohet edhe lufta e trimëria e para ardhësve tan te cilën e bën për lirin e kësaj toke.

Edhe se ndoshta ndonjë qe është përkujtua apo dekorua pasi qe u varke kush ka qen ne krye te shtetit te Kosovës dhe heronjtë e shpallur dhe memorialët e ndertura me kujdes janë seleksionuar janë  emëruar dhe ndërtuar memorialë nga regjionet kah vinë,dëshmori dhe udhëheqësit te cilët gjenden ne krye te shtetit ,kurse dëshmoret tjerë qe luftuan ne luftërat e ma hershme për lirin e Kosovës qe nuk kane familjar ne pushtet veprimi i tyre patriotik dhe lufta e tyre për lirin e këtij vendi po shukatet dhe nuk përmendet fare. Tani edhe lufta e fundit e cila u bë ne Kosovë,ne emër te asaj lufte shumë po përfitojnë privilegje marra mense,ne emër te luftës se ber për lirin e Kosovës po pretendojnë qe ta fitojnë te drejtën qe i ter buxheti i Kosovës te harxhohet vetëm për interesa te tyre ,bile me te zëshmit ne ketë drejtim janë ata qe po kërkojnë  privilegje qe kurrë një plumb nuk e ndezën kundër okupatorit për lirin e Kosovës. Kemi shumë luftuar  te cilët e lëshuan jetën e luksit ne shtetet perëndimore dhe erdhën e ju bashkëngjiten luftës për liri por sodë kanë mbet midis rruge ne mjerim te thellë social qe e ka edhe bukën thatë te mangët ne sofrën e vet. Luftën për lirin e Kosovës nuk e bën individët dhe grupet e ndryshme siç po pretendon dikush qe lëvdatat t’ia adresoj vetëm vetit për luftën për Çlirimin e Kosovës netët gjitha etapat historike luftën e ka ber populli dhe ata trima dhe trimëresha qe i dolën përball armikut qe nga viti 1912 e këndej dolën nga gjiri i këtij populli te varfër ekonomikisht por me zemër te madhe dhe bujar i gatshëm qe te jap çdo gjë për lirin e Kosovës. Trimat qe luftën për lirin e Kosovës kurrë nuk patën pretendime qe Kosovën ta ndajnë ne nahije dhe regjione siç po pretendohet te ndodh sot. Por këta trima u gjenden aty ku ishte shfaq rreziku nga armiku pa marr parasysh a, ishte rreziku un Drenicë Dukagjin Shalë apo Llap trimat e pushkës gjendeshin aty,kurse ata te bukës,ishin ne mesin e popullatës aty ku zhvillohej lufta. Krenarin  për sukseset e arritura ne frontet e luftës e ndanin ata luftëtar se bashku me popullatën e atyre regjioneve ku zhvillohej lufta,kurse për meritat trimërinë dhe guximin e tyre luftëtarët e pushkës vlerësimet javë lenin te tjerëve qe edhe sodë jemi dëshmitar te kohës se populli kurrë luftëtarët për Çlirimin e Kosovës si ka harrua edhe se regjimet e ndryshme i ndalonte emrat e këtyre luftërave te dalin ne sipërfaqe prapë se prapë populli sakrifikonte dhe me kryeneçësinë ma te madhe për veprën dhe trimërinë e tyre këndonin me lahutë e sharki. Te pa besët dhe tradhtaret bashkëpunëtoret e okupatorit populli çdo here ika injorua dhe nënçmua kurrë nuk ka hezituar qe ndaj tyre te marr veprime injorante atëherë kur nuk kishin mundësi te merrnin ndëshkime tjera ndaj tyre .Pra individët te cilët nuk ishin ne vijën kombëtare lëçiteshin me deke e drek nuk ftoheshin ne ahengje te ndryshme nuk ju shkonte askush ne dekë e as drek. Pra luftën për Çlirimin e Kosovës populli shqiptar e ka bart mi supet e veta ma shumë se njëqind vjet robëria këtij populli ika sill viktima te shumta gjatë këtyre etapave ky popull ka derdh shumë lot dhe gjak deri te liria e tanishme e Kosovës qe mjerisht Kosova ka metë e okupuar ende ne shumë regjione me fajin ton sepse armiku përçarjen ton mirë e ka shfrytëzuar e sodë me luftë diplomatike me miqtë dhe aleatet e vet ka arrit qe ne zemër te Kosovës te krijoj një serbi edhe ma te rrezikshme se serbin e vjetër dhe këta te dytën qe me luftë e përzunë prej Kosove .Kosova u Çlirua me ndihmën e aleateve tan,por duhet te pranojmë se miku ma i vendosur qe kurrë nuk shfaqe dyshim se dot jep çdo gjë për lirin e Kosovës ishin Shtetet e bashkuara te Amerikës. Pra për lirin dhe pavarësinë e Kosovës meritën e ka populli i Kosovës se bashku me Amerikën,dhe miqtë e Amerikës qe me diplomacinë qe udhëhiqi Amerika,shumë miq te saj evropian shtete te forta ushtarakisht dhe ekonomikisht u rreshtuan përkrah Amerikës ne luftë kundër regjimit serb,për lirin e popullit shqiptar te Kosovës .Tani pas Çlirimit veprimet tona si popull janë aq te çuditshme dhe te pa logjikshme dhe banale qe vërtet te bën te mendosh se vërtet pse i dhamë gjithë ato viktima e rezultatet e shtetit dhe shtetësisë se Kosovës janë aq te vobekta qe fare janë te pa dukshme.

Sillja jon kërkon një analizë voluminoze shkencor dhe duhet ne bazë te asaj analize te vijmë dhe te konstatojmë se kah dhe si ma tutje ku mund te thamë qe pa ndryshimin e veprimit ton paushall,me sjellje te mirë fillit programore dhe zhvillimore nuk ka dalje nga kjo gjendje qe për asnjë qytetar te vetëm te thjesht por edhe intelektual te mirëfillte te kësaj Kosove qe din ta dalloj te mirën prej te keqes,kjo gjendje e pa pëlqyeshme sociale ekonomike po shkon drejt një gjendje te pa durueshme. Pleqtë e urtë te Kosovës kanë pasur edhe këshilla te urta te cilat këshilla edhe sodë edhe nesër janë aktuale ku këshillonin dhe thoshin ruaju mos merr në thua sivjet se ne mot rrëzohesh. Neve si popull paria për bisedime ne Rambuje na u imponua siç na u pate  imponua edhe paria për diskutime te Vjenës,ku paria e diskutimeve te Vjenës ne radhë te par e përcaktoj kulaçin e atyre diskutimeve nga buxheti i Kosovës për gjep te vetin e pastaj ja mësyn Vjenës. Ky delegacion për diskutime ne Vjen nga Vjena na u kthye me një plan te çuditshëm qe nuk i ngjet kurrfarë sistemi shoqëror,te shteteve evropiane qe rregullon veprimin e brendshëm, shtetëror te drejtat e pakicave dhe organizimin e brendshëm shoqëror te ati shteti. Pra delegacioni i posaçëm nga Vjena u kthe edhe me dokument te posaçëm sepse vet shikimi e këtij delegacioni se qa po i jetë ne gjep pas diskutimet për statusin e Kosovës  ne vjen kit delegacion e bën te posaçëm qe edhe u kthye me dokument te posaçëm qe popullin e Kosovës e ndalon qe kurrë ky popull mos te mundet me krijua shtet.

Pra delegacioni i kovës nuk pat ide dhe njohuri për objekte te kultit qe Serbia ngulte këmbe se kishat dhe manastiret te cilat janë ne Kosovë janë pronë e popullit serb edhe kështu u emëruan e nuk u ra ndërmend se ato kisha dhe manastire janë te popullit te Kosovës prandaj pranimi i këtij pretendimi serb është një marrje ne thua e madhe qe veç tani po duken pasojat,e pengon lirin e lëvizjes se qytetareve edhe ne prona te veta.

 

Diskutimet e Vjenës i përmenda si gabim historik dhe humbje e madhe për Kosovën dhe popullin e saj sepse pakicën serbe te rebeluar kundër shtetësisë se Kosovës e bën si shtet formues te barabartë me shumicën bile mbi at barazi edhe si pakicë te privilegjuar edhe prapë se prapë shtetin e Kosovës nuk e pranon dhe kushtetuta e Ahtisarit ja pamundëson shtetit te Kosovës luftën ligjore kundër krimineleve te kësaj pakice e cila po vepron kundër shtetit te Kosovës dhe organeve te ti. Tani duhet ti kthehemi pozitës se popullit menjëherë i dal nga lufta dhe mbi  40% e popullatës se Kosovës lufta dhe forcat serbe ju kishin shkatërruar çdo gjë që kishin pra nga lufta ky numri i popullatës doli i pa aftë për te mbijetua gjendjen ne te cilën ishte.

Kaluan kohë duke pritur se mos po intervenon ndonjë qeveri apo shtet i huaj për te na ndihmua dhe sanuar dëmet e luftës por pritja ishte kot se koti,këtë se bëri as pushteti kosovar e as qeveritë e huaja qe popullata mendonte qe do ta bëjnë. Hyn disa organizata siç e quajtshin veten humanitare e ne emër te disa ndihma minimale fituan për veti miliarda ku ne ndihëm i kishin edhe disa,shqiptar te Kosovës qe ato organizata javë lan eshtrat për ti lëpi e vet e murrën mishin kurse nevojtaret për strehim prapë i lan pa kulm mbi kok ku edhe sodë e asaj dite shumë qëndrojn te pa strehë nga pasojat e luftës, kërkosh nuk interesohet për ta dhe fatin e tyre.

 

Punëtoria kosovare pas Çlirimit duke mendua se tash jemi te lirë menjëherë javë mësyn ndërmarrjeve te veta ku kishin punua ma par për te ja filluar punës atje ku mund te punohet mirëpo pengohej edhe nga vendoret dhe ndërkombëtaret qe te kthehet ne vendet e punës ku ishin përzunë nga regjimi serb tani edhe regjimi i ri i ashtu quajtur demokratik nuk ndryshoj asgjë ne të mirë te punëtorisë kosovare por ky regjim u dha hapësire shitjes se pasurisë te punëtorisë se Kosovës duke e lan punëtorin e Kosovës me shtagë e strajcë ne rrugë por edhe Kosova  spat fitim një metelik nga këto shitje. Sindikatat punëtore te cilat ekzistonin pas Çlirimit shkuan dhe u renditen ne radhët e AKM-ës ne vend qe ti thërrisnin punëtoret ne rezistencë për ti mbrojt ndërmarrjet e tyre,shumë prej udhëheqëseve sindikal përfituan shuma te mëdha parash për këto shukatje sepse e ter pasuria e punëtorisë kosovare u shit më pak se një fabrikë e cila u shit ne territorin e Serbisë.

Regjimi i ri i ashtu quajtur demokratik i vendosur nga bashkësia ndërkombëtare nuk la kënd pa e diskriminuar prej qytetareve te Kosovës duke fillua nga fëmijët e deri te pensionistët dhe njerëzit e politikes kosovare ne vënë qe te reagojnë ndaj këtij diskriminimi ata,këta diskriminues i falënderonin duke harrua se e drejta për te ekzistua është puna e punën e ndaluan për kit popullatë,te shumë vuajtur dhe tani ne Kosovë u krijua një mjerim social qe është rrezik te shpërthej ndonjë pakënaqësi dhe mos durim te kësaj gjendje e cila u krijua menje punë paushallë te pushtetarëve qe u punua nga Çlirimi e këndej,pa plan e as program qa me te pa punët,qe rrethanat e krijuara popullin e bën edhe më te vuajtur.

 

Qa është masë tragjike për kit popull shëndetësinë e tina e shkatërruan dhe si ndërkombëtaret dhe vendoret fare për shëndetësi te Kosovës nuk u interesuan,neper qendra shëndetësore kosovare nëse shkon duhet te jesh i ranë nga gjepi nëse nuk je i ranë duhet te pajtohesh me vdekje ne shtëpi,për ndonjë sëmundje pak sa serioze për tu shëruar ka qytetar i Kosovës qe e ka shit edhe shtëpinë pa i interesua,pushtetit te ashtu quajtur demokratik i vendosur ne Kosovë se ndaj te sëmurit i pa fuqishëm ekonomikisht duhet ti ndihmoj sepse humanizmi i secilës shoqëri e pushteti vërehet qa i ofron  te sëmurit dhe te pa aftit për jetë e këtu ne Kosovë ky pushtet as qe interesohet për këto kategori.

Pra gjithë këtij tmerri social e ekonomik te krijuar ne mesin e popullatës paria e Kosovës fare e pa brengosur për pozitën e qytetarëve te Kosovës filluan luksin nga paret e taksapaguesve kosovar qe ky luks i tyre i çuditi edhe ndërkombëtaret te cilët janë prezent këtu dhe kit luks qe e nisen njerëzit ne pushtet nga ky luks nuk janë duke largua dhe kanë përhap parullën Kosovën e japim kurse luksin nuk e japim për ti argumentua këto tani do ti paraqes disa argumente si vijon duke u nisur me pagat e udhëheqëseve ne regjion pastaj te udhëheqëseve tan ne Kosovë .Kryetari i Serbisë  Tadiqi dhe kryetari i Maqedonisë rroga mujore e tyre është ne lartësi prej 1500 e kurse rroga e kryetares se Kosovës është 3000-E, kurse rroga minimale ne Kosovë është 135-E. Pra tani një shtet si Serbia qe është ne gjendje ta maj Evropën me bukë sepse një far forme çdo herë edhe ka qen hambar i saj kryetari i saj jaka përcaktuar vetit lartësinë e rrogës ne paritet tri me nja .Kurse Kosova e ka bukën me te blemë dhe shumë gjana tjera qe mezi mbijeton popullata e saj kryetari i Kosovës ta marr kit rrogë është gjest Korrupëtive vet nga kreu i shtetit.

Po nëse i tërhiqet vërejtja dikujt për këto keqpërdorime te bëra apsulutisht gjendet i fyer

dhe te sheh si kundërshtar personal te ti sepse luksi i pa merituar javë ka qorruar dy birat e syve dhe nuk kanë vetëdije dhe e kanë hup arsyen qe edhe dikush ne ketë Kosovë nga ai buxhet i varfër duhet te haj bukë e sa për luks te tillë qe po e bëjnë pushtetarët e deputetet ende nuk janë pjek kushtet dhe nuk ka ven,fatkeqësisht kësaj teorie dhe praktike ju kanë bashkëngjit edhe deputet e institucioneve te kovës duke përfshi ata lokal e deri ne parlamentin e Kosovës. Pra u fitua bindja se dikush ne Kosovë duhet te marr sa të donë ti maj ka dy e tri vende te punës dikujt ti punësohen te gjithë anëtaret e familjes e dikush te gjuhet ne taborin e varfanjakëve dhe te përballet me te gjitha problemet jetike paja një veshi pushtetit te Kosovës ndaj këtyre problemeve qytetare duke mos qen te vetëdijshëm pushtetarët qe gjithsesi duhet dhe janë te obliguar te merren me problemet e qytetarëve. është edhe i obliguar për atë ne shtet qytetaret kanë dëshir te vendosin pushtet .Kosova është një vend qe paria e saj duhet te kanë kujdes se si po sillen dhe si po veprojnë sepse veprimet e tyre te deritanishme kanë tregua s’kanë punua më tepër për pushtet se për shtet. Pra u krijua një shoqëri nepotiste dhe një shoqëri ku korrupsioni po i brengos edhe te gjithë ata miq tan qe na ndihmuan e po na ndihmojnë me themelua shtetin,mirëpo kemi edhe te atillë qe janë kundër shtetësisë se Kosovës qe mendojnë se sa ma keq dot jetë aq ma mirë për forcat anti kosovare qe e pengojnë me veprimin e tyre forcimin e shtetit te posa formuar e fatkeqësisht miqtë e Serbisë Kosovën e kanë nda ne dysh duke e shfrytëzuar neglizhencën e udhëheqësve tan te habitur masë luksi,dhe tani veriu i Kosovës është i barikaduar nga grupet kriminele serbe dhe banoret shqiptar ne atë pjesë janë te rrezikuar për çdo dit e askush nuk interesohet për ta.

Pjesa veriore është një  problem dhe ka qen problem qe nuk ka guxuar qe te ndodh një sillje e tillë nga vendoret pa marr parasysh se kush ka qen ne pushtet. Kjo gjendje ne veri nga ndërkombëtaret dhe serbet lokal u krijua ne mënyre artificiale duke e shfrytëzuar neglizhencën e udhëheqjes kosovare ndaj asaj pjese te Kosovës. Pra duke u tregua indiferent udhëheqja vendore ndaj krimeve ekonomike qe bëheshin por edhe ndaj krimeve ne njerëz qe bënin këto rryma kriminele atje ne pjesën veriore,duke par ndërkombëtaret mos interesimin total te udhëheqjes kosovare për këto qa po ju ndodhin bashkëkombësve te vet edhe ndërkombëtaret lejuan qe te krijohet një pushtet i mirëfilltë i te gjitha strukturave shtetërore serbe. Pra tani ne pjesën veriore po funksionon shteti serb,dhe si po duket tani prej problemi politik ka kalua edhe ne atë ushtarak .Tani duhet ber presion ne ndërkombëtaret me ndihmën e shteteve te Bashkuara te Amerikës qe pjesa veriore te Çlirohet nga bandat e armatosura qe përveç shqiptarëve atje nuk ishte rrezikuar askush,sepse ne si po duket nuk kemi punuar qe te bëjmë forcë për ta ruajt dhe për te qen ne prezent aty  ku nuk kanë vullnet KFORI te ballafaqohet me grupe kriminele gjë qe edhe deklaratat e fundit te komandantit te KFORIT  e dëshmuan. Tani kjo pjesë u harrua nga te gjithë dhe fare nuk përmendet nga një here vjen nga një zë prej faktorit ndërkombëtar dhe ati serb sikur te dal prej fundit te bunarit e po i,thërrasin shqiptaret për kompromis e duke harrua se plani i Ahtisarit ka qen kompromisi ma i madhi qe pos politicientëve kosovar qe janë pajtua me ketë plan populli i Kosovës nuk pajtua kurrë.

 

Tani qeveria ika hi dialogut me serbin  pa mare parasysh qe Serbia ma krejt arsenalin e vet policor ushtarak e politik e ka okupua pjesën veriore,kurse faktori ndërkombëtar tani atyre forcave okupuese te pjesës veriore te Kosovës po ju shërben si logjistik duke ja ndalua qeveris se Kosovës qe ta bëj edhe lëvizjen më te vogël te jetë prezent atje sepse KFORI  në at pjesë e ka shpall zonë ushtarake dhe ne zana ushtarake nuk është i mirëseardhur askush e aq ma pak ndonjë forcë policore siç janë forcat speciale te policisë se Kosovës,Tani kjo nga qeveria po mbahet e fshehët,dhe popullatës shqiptare nuk po i tregohet realiteti dhe po del me deklarata shumë qesharake se gjëja serbet e pjesës veriore nuk po e rrezikojnë askënd përpos vet vetes,duke e anashkalua një

realitet i cili ekziston se nga kjo bllokadë shqiptarët e fshatrave veriore janë te rrezikuar skajshmërish,dhe çdo moment janë te rrezikuar nga ndonjë sulm i këtyre forcave serbe me qellim qe te spastrohet nga shqiptaret ne tersi ajo pjesë. Pra qeveria e Kosovës me ketë deklarata është duke e dëmtua Kosovën edhe ne arenën ndërkombëtare. Por është duke e dëmtua edhe me dialogun e filluar qe tani vet negociatorja ka fillua ti pranoj shumë detale qe e mohojnë shtetin e shtetësinë e Kosovës tani edhe qeveria e Kosovës me pranimin e këtyre elementeve ku nuk paraqitet shtetësia e Kosovës po paraqitet neutrale ndaj statusit.

Masat e vendosura te reciprocitetit nga ana e qeveris ishin masa shumë me ven qe vërtet e kishin detyrua serbin qe te mendoj se  qka më tutje por heqja dorë nga këto masa prapë ja qeli rrugën Serbisë qe te furnizoj tregun kosovar me mallrat e veta përmes miqve te vet kur këta miq te saj serbin e pranuan si shtet brena Kosovës edhe atëherë kur populli i Kosovës e shpalli serbin okupatore ne Kosovë. Sodë ne  parlamentin e Kosovës e qeverinë  ki njerëz te tillë qe kurën e kurës nuk besoj qe dikush ju ka qit votë atyre te jen ne krye te Kosovës apo kombit. Prandaj edhe për ata duke u vendos njerëzit qe nuk u deshtë  te vendosen ne vendet ku kërkohet kreativitet,te një politike demokratike shoqërore na ka ardhur puna sodë dhe jemi në atë piken më te ulët te unitetit dhe këta mirë janë duke e vërejtur armiket e Kosovës, prandaj me ketë punë te deri tanishme qe është bare kurrë nuk kem me mundur me shkua përpara.

Prandaj populli i Kosovës sodë prapë po thërret a sodë a kurrë te jemi unik ne veprime sjellje

Sepse shteti i Kosovës është ne rrezik është ende i pa fuqishëm te merret me çështjet e sigurisë e këta po e vërejnë armiqtë tan e Kosovën po e konsiderojnë si ndonjë mere te katundit dhe vinë propozime për ta nda ne tok serbe qe kurrë nuk kanë qen dhe ne tok shqiptare qe çdo here ka qen e tillë.

Për Kosovën dhe fatin e kosovareve mund te vendosin vet kosovaret duke e trajtua secilin qytetar ne mënyre te barabartë duke i sigurua mirëqenie sociale ekonomike kulturore arsimore shëndetësore politike dhe duke i krijuar siguri fizike. Prandaj përgjegjësit te cilët janë ne krye te shtetit nuk duhet punuar punën sodë për nesër por duhet te sillen dhe ta forcojnë shtetin e Kosovës ne te gjitha drejtimet dhe barrën e forcimit te shtetit te Kosovës duhet ta ndajnë peshën proporcionale ne krye te banorit dhe te ecet përpara nëse dëshirojmë te faketorizohemi ne vendin ku jemi.