| E shtune, 18.02.2012, 05:21 PM |
NE VEND TE URIMIT!
Askund nuk ndihet atmosfera e festimit të katervjetorit të shpalljes së pavarsisë. Në rruget e Kosovës akoma asnjë flamur, në rrjetet sociale akoma asnjë poezi, këngë apo lajmërim dinjitoz përveqëse ata që këtë ditë e presin për ti mbushë xhepat me dollarë, euro e lek.
Shteti edhe poqëse qet flamuj, do ti qet ata me gjashtë yjë, ndersa falmuri me shkaben dykrenare që u ujit me mija litra gjak shqiptari e u pagua me mijëra jetë njeriu do të struket dikund duke dënesë nga padrejtësia që ia bënë ata që në emrin e popullit e atdhuet sot errsojnë e kthjellin motin si ua do qefi.
Gjithsesi Kosova është e Pavarur ashtu si është. Më mirë nuk ishim asnjëherë përpos gjatë LNÇ-së kur kishim Shqipëri të Madhe. Kështu i thoshte gjyshi im ndjesë pastë asaj Shqipërie të viteve katërdhjeta i cili nuk e kishte kursyer jetën për atë Shqipëri.
Sot janë harruar të atëhershmit sepse historia për Kosoven filloi shumë vonë. Filloi historia pasi u hoq Serbia dhe frenjët e pushtetit i moren ata që vranin e digjnin kufoma, ata që ligjin e ekzekutonin në rrugë, në prita, me maska e që janë në gjendje prap ta bëjnë. O ZOT I MADH! SA E DHIMBSHME KUR VRITEN NJERZIT E PAFAJSHEM NE LIRI E NE EMRIN E POPULLIT,ATDHEUT E LIRISE! Bile ata që vranin kokat e kombit quheshin "patriot" të mdhenjë. Kjo ska ndodhë askund në botë!
Pas sa vite çlirim Kosova është e mbushur me krim të të gjitha llojeve të mundshme, gjë që e thanë sot edhe strukturat e larta të shtetit.
Mbesim me shpresë se në pesëvjetorin e Pavarsisë Kosova do të frymoj ndryshe, ashtu si e do populli me ligje e drejtësi për të gjithë, me drita, ujë e bukë për të gjithë dhe me liri për të gjithë.
Baca Adem Jashari dhe Dr. Ibrahim Rugova gjithmonë thonin:
Zoti e bekoftë Kosoven!
Edhe ne sot po themi:
Zoti e bekoftë Kosoven!
Zoti e bekoftë popullin shqiptarë!
Zoti e bashkoftë trungun shqiptar!
Me rrespekt
Agim Gashi-Gjermani!
KANË MARRË FLAKË KANGËT E MIA
(Dëshmorëve, pavarësisë dhe unitetit shqiptar)
Kanë marrë flakë këngët e mia
Çohu Adem Jashari se erdhi pavarësia!
Çohu Adem Jashari shetite Kosovën
Krah m’krah me President Rugovën.
Ju dëshmorë jeni liria
Në arena e në kufi,
Për liri ju trupat shtritë
Për me ba Shqipninë-Shqipni!
U banë kater vite
Do t´bahen tremi,
Kosova ime e dashur
Liri e pavarsi.
Dëshmorët e kombit
N´valle të lirisë
E nderojnë Kosovën
Nderojnë pavarsinë.
Kosovës së pavarur
Liria i ndriti,
Terrin ia ban dritë
Zahir Pajaziti.
Atje në Koshare
Edhe rranzë Pashtriku
Gjithmonë ndër sy trimash
Ai Ahmet Krasniqi.
Nga tokë e Dukagjinit
Me shqiponjë në ball,
Valles mirë i prinë
Salihu ushtar.
Fill pas tij në valle
Djali i Karadakut,
Agim Ramadani
Hero lule gjaku.
Gjaku Juaj i derdhur
Lule liri mbiu,
Kangës ja thonë n´vorr
Xheva e Fehmiu.
Kullat e Junikut
Që s‘u tundën kurrë,
O Bekim Berishës
Ia kanë falë nji gur.
Ia kanë fal gurin
Me ia ruajtë kujtimin
Si nderoj flamurin
Ato nderojnë trimin.
Fushat e Kosoves
I ka mveshë blerimi,
Për Adrian Krasniqin,
Luan Haradinin.
O të gjithë dëshmorët
Bukur hedhin vallen,
Nderojnë Kadri Zekën
Dhe Jusuf Gërvallen.
Çon fjalë Enver Hadri
Nga varri n´Bruksel,
Hej Kosova ime
Paq dritë e paq nder.
Fryma e Mic Sokolit
Zani i Smajl Hysenit,
Gëzim uji Valbonës
Forcë gurët e Shkëlzenit.
Vjen Shote Galica
Ua përkdhel ballin,
N`çerdhe të amshimit
Me dritë ua mbusha varrin.
Parajsën e juej
Me nur ua ndrin,
Me rend ju përqafon
Uron Pavarsinë.
Urime, urime,
Dëshmorët e mi,
Së shpejti do ta bajmë
Shqipninë-Shqipni!!!
Mbi qiellin shqiptar
Nuri juej ndritë,
Përkulemi me nder
Për të bardhën dritë.
17.02.2009, Düren
E ripërpunuar
15.02.2012