| E merkure, 15.02.2012, 07:45 PM |
 100 VJET TË PAVARËSISË
100 VJET TË PAVARËSISË 
            Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi
Ç’ po m’ kërcejnë gishtat e dorës ,
Përmbi tela t’ çiftelisë –
T’ ia këndoj Shqipërisë dhe Vlorës ,
100 vjet të Pavarësisë !
Bijë e bija t’ shqiptarisë –
Me flamuj kah ti janë nisë !
Hapi krahët  Shqipëri , moj nënë ,
Se po vijmë në  gjirin  tënd  !
Vjen Kosova e Çamëria ,
Tuzi, Kraja e gjithë Malësia ...
Vjen Ulqini , Plava , Gucia ,
Ilirida , Pellagonia ...
Vjen Medvegja e Presheva ,
Vijnë shqiptarët nga gjithë këto treva ,
Pavarësinë për ta festuar –
T’ gjithë shqiptarët të bashkuar !
100 vjet  shqiponja e malit –
N’ zemrat tona ajo rritet !...
Mbi Atdhe t’ Ismajl Qemajlit –
100 vjet  e lirë  valëvitet !...
100 vjet fluturoi shqiponja ,
Nëpër fusha e malet tona – 
Që nga Vjosa e te Valbona ,
Që e qëndisi Marigona .
100 vjet pret Boletini ,
Që kur Isa u gjunjëzua –
T’ gjithë andej e këndej Drini  ,
Pavarësinë  për ta gëzua !
100 vjet në këto krahina –
Larg prej shqipes dy krenare !
Jemi rritë si zogj  jetima –
Nëpër këmbë t’ forcave barbare !
Gjilan, më 02.02.2012.     Demir KRASNIQI