E enjte, 14.11.2024, 06:28 PM (GMT)

Kerko: Sanxhaku shqiptar

Fahri Xharra: Sanxhaku shqiptar?

E merkure, 15.02.2012, 08:04 PM


Sanxhaku shqipëtar?

Nga Fahri Xharra

Ishte Shtatori i vitit 1990,pas një dite zyrtare në fabrikën e tekstilit “Rashka” të  Novi Pazarit,e pata një mbrëmje të ”suksesëshme” në një hotel të madh të atij qyteti.Ishte hala koha kur guxonim të flisnim atë çka mendonim.ia dham vetës një “ detyrë “,që sa më shumë të  “mbledhim “ shqiptar apo së paku nga ata  që e ndiejnë vehten ende shqipëtar, nga personeli i hotelit,kuzhinierët, pastrueset e dhomave ,pastrueset në përgjithësi ,rojet,nga të gjithë që frymonin në atë mbrëmje në atë hotel. Nuk e teproj se nga të “intervistuarit” na dual një numër shumë i madh i atyre që e dinin veten për ish-shqiptar,që gjyshërit iu flisnin vetëm shqip,që bahej plisi deri vonë,që ende e dinin ndonjë fjalë në shqipe ,por bisedat u zhvilluan aso kohe në serbishte.

Novi Pazari është një qytet me një trashëgimi të shtrenjtë kulturore,qytet i shumë shtresave ,ku nga çdo shtresim i gjejmë gjurmët e së kaluarës së  posaqme. Novi Pazari është kryeqendra e Sanxhakut ,një rajon që shtrihet prej kufirit të Bosnjes e gjer në Kosovë, me një sipërfaqe prej 8403 km katror.. Gjashtë komuna të Sanxhakut tani i takojnë Serbisë (Novi Pazari,Sjenica,Tutini,Prijepolja, Nova Varoshi, dhe Priboji) ,dhe pesë të tjera që i takojnë Malit të Zi ( Plevla ,Belo Polja,Berani,Rozhaja, dhe Plava)

Është e njohur historikisht që banorët e parë të kësaj ane ishin Ilirët e pastaj Shqipëtarët ,të cilët u valavuan gjatë historisë me pushtimet romake, sllave dhe turke .

  tetorin e vitit 1912 ,pas rënjës së turkut ,Sanxhaku u pushtua përfundimisht nga Mali i Zi dhe Sërbia.  Që nga  ai sulm shkatërrues e deri më 1970 e bëri që mbi një milion shqiptar dhe “boshnjak” e pupulluan Turqinë.

Pse “ boshnjak” e jo  boshnjak?  Sepse thjeshtë  e lirë e me përgjegjësi të plotë ata  ishin“boshnjak “,pra shqipëtarë.  Dhuna e posaqme me parametrat e saj e imponuar nga marrëveshjet turko-serbe e bëri që shqiptarët së pari të bëhen   musliman e pastaj t`a ndërrojnë edhe gjuhën dhe të quhen e ta quajnë vehten boshnjak.

“ Mund të mirrej me mend se shfaqja e përzierjes asimiluese që manifestihej aty ku me dhunë ndërpriteshin lidhjet me vetveten që doemos  do të pasonte me rikëndjelljen e brezave tjera të cilët do të ishin shumë të përshtëshëm për ndërtimin e “njeriu të  ri” të pastruar nga kujtesa dhe të gjitha ngarkesat tjera të cilat mund të

paraqitnin pengesa drejt ardhmërisë “ (Jusuf Buxhovi : Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit), .... që të bëhen “boshnjakët”.Pasojat e presionit turko-serb ishin asimilimi fetar,humbja e vetëdijes kombëtare,mos hapja e shkollave shqipe dhe si pasojë edhe humbja e gjuhës shqipe.Është interesante se si sot Turqia po e përdorë muslimanizmin e shqiptarëve dhe “ boshnjakëve” të Sanxhakut si ambasada të interesave të tyre për të bër një hap më të madh në Europë. E ne ,pa kurrfarë analize i vehemi pas.

Për të treguar se këndej pari flitej shqip dhe besohej shqip ,po i shënoj të ilustruara me fotografi .përshkrimet e disa kishave dhe manastireve “serbe” ( përshkrimet për këto janë të perkthyera nga shenimet serbe) ,të rrethinës së Novi Pazarit

Manastiri i Sopoqanit

Kisha është e ndërtuar në një apside gjusmërrethore. Pamja e jashtme është e stilit Romak. Portali dhe dritaret të përthekuara nga gurët. Ndërtimtarë ishin të ardhur sigurisht nga anët lindore të Adriatikut. Freskat bizantine-sllave datojnë nga viti 1273.

Historia e jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore të romakëve e bizantëve me perandorë,turqve me pashallarë,azema e sadriazema.dhe serbeve me Cara. Cilët nga ata i jepnin nderë atdheut?

Kisha  e Shën Pjetrit

Vetë Kisha e ka bazën e rrumbullakët dhe vjen nga koha bizantine,kurse freskat në mbrendinë e saj vijnë

nga shekulli X , XII, XIII. Dikur në vend të saj ishte një objekt i herëshëm romano-katolik i shekullit VII

e më herët vend i shenjtë ilir,mbetjet etë cilit janë gjetur më 1957. Disa nga elementet e kishës me konstuktin e tyre e tregojnë prejardhjen pararomake të Adriatikut. ( shenime serbe)

Manastiri Shtyllat e Shën Gjergjit

Sot ,si kishë ortodokse serbe ,gjindet në një pozitë shumë të mirë,në një bregore mbi  Novi Pazar. Thuhet se Manstirin e ndërtoi  Car Stefan Nemana (Nimani,Nemanjiq) me 1171.Manastiri është i ndërtuar në pronat e dikurshme të Dinastisë së Nemanëve (Nemanjiqëve).  Shtyllat janë të ndërtuara me stilin karakteristik,që e bëjnë lidhëshmërinë e stilit bizantin dhe atij romak. Shtyllat e Gjergjit janë të ndërtuar me një varg risi arkitektonike dhe ndërtimore të kohës.Këtu janë shtyllat karakteristike, vestibulat anësore,kupja eliptike (vezake) si dhe zgjidhja specifike e hapësirës qendrore ndër kupolë.,çka s`është e zakonshme në stilin sllav të ndërtimit. Thuhet që nga pamja e dikurshme e manastirit ka ngelur shumë pak.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora