Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Raimonda Moisiu: Dashuri ne Shi

| E marte, 14.02.2012, 08:45 PM |


Raimonda Moisiu, Hartford Ct USA

 

Dashuri ne Shi!

(Per Shen Valentin)

 

Sa "shekuj" ne kishim pa u pare,

Po prane njerit-jetrit na solli ky shi,

Ky shi nervaprishur sikur njerezit perqark,

Puth une,

Puth ti.

 

Litaret e shiut po rrihnin me kamxhik,

Keta vitet qe kishim humbur qe te dy,

Njerezit nen cadra si kepurdha gjumash'

Me puthje mua,

Te puthja ty!

 

Vec llampa neoni si vajza lenesha,

Se nata e shiut e erret ish,

Te shterngoja, me shterngoje,

Puth une, puth ti !

 

Vec nje plak se c’u ndal te cepi i bulevardit,

Nen mimozen e celur po na shihte si skuth,

A shi, a lote, ridhnin nga syte e plakut....,

Une puth!

Ti puth!