Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Keze Kozeta Zylo: Të mjaltat kujtime

| E marte, 14.02.2012, 08:55 PM |


Keze Kozeta Zylo

 

Të mjaltat kujtime

 

I mëndafshtë ky muzg me qirinj ndezur,

Ti brenda dhomës, si yll i ndritur,

Ndaj shpirti digjet kaq shumë papritur,

Të vetmin që s’frenoj dhe Hënën e pabindur!

 

Më njomin buzkat të mjaltat kujtime,

Pranë pemës sonë me lule te kaltra,

Me fllad i dashur ajo na mbështillte,

Dhe si me magji na dhuronte flatra...

 

Një lot pikëllimi më rrëshqet qerpikut,

Për puthjen e zjarrtë, që e lamë atje,

Thonë është rrënjëzuar koha më e vyer,

Ndaj leshverdha Hënë s’na tradhëtoi ne...

 

Dhe prekim damarët e shpirtit të blertë,

Që aspak s’zverdhet, dhe pse vjeshta bie,

Sythet e tij janë degëve gjithë jetë,

Edhe kur dimri, ngricën sjelle tek ne…